13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Komunat Veriore me statute sipas Rezolutës 1244

Mitrovice-VeriuNgjashëm me kohën e administrimit të Kosovës nga Kombet e Bashkuara, veriorët i nisin statutet e tyre duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Përfaqësuesit e zgjedhur nga katër komunat veriore të Kosovës kanë paralajmëruar se do të mblidhen sot (e mërkurë) për të vendosur për statutet dhe simbolet e komunave – shkruan gazeta Tribuna.

Mbledhjet me të njëjtat qëllime i kanë thirrur kuvendet komunale të Mitrovicës veriore, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Bazuar edhe në Marrëveshjen e Brukselit të arritur në dialogun Prishtinë-Beograd, komunat veriore kanë dorëzuar statutet dhe simbolet e propozuara edhe në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në Prishtinë.

“Lidhur me përmbajtjen e Statuteve të komunave, vlerësimi i ligjshmërisë bëhet nga MAPL pas aprovimit nga Kuvendi i Komunës”, ka thënë Lumnije Demi, zëdhënëse e kësaj ministrie.

“Por, në rast se Statuti i Komunës nuk është në pajtim me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, atëherë MAPL bazuar në nenin 82.1 të Ligjit Nr. 3/L-040 për Vetëqeverisje lokale kërkon nga komuna rishqyrtimin dhe harmonizimin e Statutit me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës”.

Koordinatori i ekipit udhëheqës për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Dragan Jablanoviq, ka shprehur besimin e tij se Qeveria e Kosovës do t’i pranojë statutet e propozuara, të cilat, sipas tij, janë hartuar në bazë të Ligjit për Qeverisje Lokale.

Më Shumë

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Lajmet e Fundit