10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Na duhet qeverisje e fuqishme

Ramush Haradinaj 1 Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është në gjendje emergjente, prandaj ka nevojë për një qeverisje të re dhe të fuqishme.
“Kosovës i duhet nisje e re, qeverisje që nuk e pranon rutinën, qeverisje që nuk i pranon këto logjika që kanë ndodhur deri tash. Pra, kemi nevojë për një qeveri të fuqishme dhe me argumente të reja”, ka thënë Haradinaj në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka treguar se AAK-ja ka kapacitete për t’ia sjellë vendit një qeveri e cila do ta ndalte korrupsionin industrial dhe do të fokusohej në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pra, AAK-ja, nëse e merr besimin ta udhëheqë qeverinë e vendit, nuk do të thotë se do të qeverisë vetëm AAK-ja, por do të qeverisë Kosova dhe të gjitha ata që janë të zotë dhe ekspertë, sepse nuk po flasim për situatë rutinë dhe të zakonshme. Është një situatë emergjente në Kosovë, prandaj i ftojmë të gjithë ata që janë për një nisje të re për Kosovën dhe për një zhvillim ekonomik, i cili do të mundësojë rritje të pagave dhe ulje të papunësisë”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje pa shkarkimin e Qeverisë aktuale do të ishte e dëmshme për të ardhmen e vendit. Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se peticioni qytetar për rrëzimin e Qeverisë është duke ecur mirë.

“Kam kërkuar shkarkimin e Qeverisë me mocion, kurse tash kemi iniciuar peticionin, të cilin e kanë nënshkruar mbi 30 mijë qytetarë. E kemi bërë këtë peticion për ta marrë përkrahjen e qytetarëve në mënyrë që fillimi të jetë sa më i fuqishëm dhe të kemi një nisje të re. Duhet të kalojmë në formë të re, e bindja ime është se Kosova, institucionet, qeveria e ardhshme dhe kryetari i Qeverisë duhet të kalojnë në një situatë të re për ta nxjerrë Kosovën nga gjendja e tanishme”, ka vlerësuar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka kërkuar ndërprerjen e dialogut, duke thënë se Kosova nuk duhet të vazhdojë përjetësisht këtë proces.

“Kam kërkuar që Kosova ta konstatojë të përmbyllur këtë proces të dialogut dhe t’i përkushtohet zbatimit të marrëveshjeve të arritura, për shkak se janë harxhuar temat dhe për shkak se ka zhagitje. Pra, ky proces është kthyer në një lloj abuzimi. Bindja ime është se vazhdimi i dialogut në këtë format dhe zhagitja e mëtejshme janë abuzime dhe të dëmshme”, ka deklaruar Haradinaj.

Më Shumë

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Djali i Ancelottit nuk i fsheh ambiciet: Dua të bëhem trajner i Realit

Nga Carlo Ancelotti te Davide Ancelotti, te Reali mund të ketë një rokadë baba-bir për sa i përket stolit të ekipit të bardhë. Por...

Lajmet e Fundit