Home Blog Page 8189

Gjashtë kandidatë për rektor të UP-së, ndër ta edhe Anton Berishaj

0

UP-rektoratiGjashtë kandidatë do të garojnë për postin e rektorit të universitetit ‘Hasan Prishtina”. Shumica prej tyre kanë kandiduar të premten në momentet e fundit të mbylljes së konkursit.

Gazeta “Koha Ditore” ka mësuar se në mesin e tyre janë edhe ushtruesi i detyrës së rektorit, Anton Berishaj, si dhe anëtari i Këshillit Drejtues, Behxhet Mustafa. Ndërkaq, katër të tjerët janë: Adem Nura, Ramadan Zejnullahi, Berim Ramosaj dhe Isuf Musliu, të gjithë profesorë të UP-së.

Për Behxhet Mustafën, burime të gazetës kanë thënë se e ka ngrirë postin e anëtarit të Këshillit, meqë e kundërta do të përbënte konflikt interesi.

Synimi i postit të rektorit për të dytën herë nga Berishaj vlerësohet si sfidues. Puna e tij gjashtëmujore është vlerësuar e pjesshme nga ekspertë të arsimit, por edhe nga përfaqësues të organizatave studentore..

Cliff: Lista Serbe në qeveri, por jo si faktor vendimtar

0

IanCliff6-12Bllokimi politik që po e frenon krijimin e institucioneve nuk duhet ekzagjeruar, thotë ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff.

Në një intervistë për “Kohën Ditore” ai shpreh pritjet e tij që gjithçka të nisë të zgjidhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa thekson se Qeverinë e ardhshme të Kosovës e presin sfida të mëdha, siç janë: zhvillimi ekonomik, dialogu me Serbinë dhe integrimet evropiane.

Në intervistë Cliff ka theksuar se Lista Serbe do të duhej të jetë pjesë e Qeverisë, por jo faktor përcaktues i krijimi të saj.

Duke folur për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë, Cliff ka thënë se nuk duhet lejuar që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të jetë një lloj shteti brenda shtetit të Kosovës.

Ai ka lavdëruar institucionet e drejtësisë në Kosovë rreth masave të ndërmarra në luftën kundër radikalizmit.

Jakup Krasniqi: Në PDK probleme kisha me Thaçin

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se ka raporte të shumë të mira me Xhavit Halitin, por edhe me shumë personalitete tjera të PDK-së. Ai ka thënë se është i pakënaqur me vendimet e kryetarit të partisë.

Ai këto komente i ka bërë në emision Argument Plus në RTV21.

“Nuk kam pasur probleme me asnjë njeri në PDK. Kam pasur pakënaqësi me mënyrën se si është udhëhequr partia, se si janë marrë vendimet në parti, se si është ngufatur partia”, ka thënë Krasniqi, transmeton Gazeta Blic.

Krasniqi ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e ka rrëzuar Isa Mustafën nga posti i kryeparlamentarin. Sipas tij, ende nuk është publikuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, andaj edhe ende nuk e dimë saktësisht se çka përmban ai.

Krasniqi ka thënë se cdo bashkëpunim me PDK-në nuk sjell asgjë të mirë për vendin. “Ne u kemi qëndruar besnik parimeve tona”, ka thënë Krasniqi.

I dyti i Nismës ka thënë se ka pasur përpjekje nga PDK që të takohen me njerëz të partisë sonë.
“Ka pasur përpjekje që të takohen me mua, me z. Limaj, por edhe me anëtarë të tjerë”, ka thënë Krasniqi.

Kadriu: S’i kemi problem votat, do ta shihni në Kuvend

0

Thaci me margarita kadriunMargarita Kadriu, deputete e PDK-së, thotë se Gjykata Kushtetuese sot e ka bërë “super të qartë” se kush është grupi më i madh parlamentar.

Andaj ajo pret që në seancën në Kuvendin e Kosovës të hidhet në votim emri i një kandidati të PDK-së për kryetar të Kuvendit.

“Unë mendoj se duhet të kthehemi në seancën e Kuvendit, të votojmë kandidatin i cili është kandidat i grupit më të madh parlamentar, gjë që sot shumë qartë u tha, për të gjithë, i pëlqeu a si pëlqeu dikujt, është çështje që nuk ka relevancë në këtë rast, me rëndësi është që kandidati i Grupit më të madh Parlamentar do të hidhet në votim”, tha Kadriu në një intervistë për RTV21.

Kadriu thotë se PDK nuk i ka problem votat, dhe se kjo do të dëshmohet në Kuvend. Tha se janë të hapur dhe nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt politik.

Ajo u shpreh kundër zgjedhjeve të reja në vend, mirëpo tha se “jemi të gatshëm si Parti Demokratike e Kosovës që cilido skenar që të jetë i përgatitur, do të thotë ne të shkojmë më tutje, me rëndësi është të krijohen institucionet dhe institucionet të krijohen me bazë, vullnetin e popullit”.

The Economist: A ka vdekur Lavdrim Muhaxheri?

0

Lavdrim MuhaxheriA ka vdekur Lavdrim Muhaxheri? Në fund të korrikut lideri i luftëtarëve shqiptare për xhihad në Siri (në foto) ka postuar foto të tij në Facebook, ku shfaqet duke prerë kokën e një të riu që thuhet se ishte spiun.

Pak ditë më parë, mediat në Ballkan, duke iu referuar një lajmi të një televizioni kurd, raportonin se 24-vjeçari nga Kosova ka vdekur. Megjithatë, në mediat sociale një mik i tij e mohoi një gjë të tillë.

Derisa bota perëndimore dhe agjencitë e sigurisë po merren dhe po e përpijnë vrasjen e gazetarit amerikan, James Foley, me gjasë nga një britanik i IS, vendet e Ballkanit po merren me versionet e veta të këtij problemi. Me qindra shqiptarë myslimanë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria raportohet se kanë shkuar për ta ndjekur rrugën e xhihadit, së bashku me myslimanë të Bosnjës, transmeton koha.net. Një video e fundit e Shtetit Islamik shihet Muhaxheri duke e reklamuar pasaportën e tij të Kosovës, përkrah shqiptarëve tjera nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Muhaxheri shihet me një shpatë dhe premton se do ta pushtojë Romën dhe Spanjën e më pas shqiptarët në video i shkatërrojnë pasaportat e tyre.

Gjithsesi, fenomeni nuk është i kufizuar vetëm për myslimanët. Në fakt, në javët e fundit po merr një tjetër rëndësi edhe çështja e serbëve ortodoksë të cilët kanë shkuar dhe vazhdojnë të shkojnë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Në një deklaratë të kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, të gjithë ata që shkojnë në luftën e Ukrainës janë mercenarë dhe veprimet e tyre janë tepër të dëmshme për Serbinë.

Deri tani, askush nuk e di sesa serbë kanë shkuar për të luftuar në Ukrainë, gjithsesi mendohet se numri i tyre është mes 30 dhe 100 personave. Vuçiq thotë se serbët janë duke luftuar në të dy anët, edhe pse dyshohet se pjesa më e madhe ka të ngjarë të jetë në anën e rebelëve pro-rusë, transmeton koha.net.

Si Serbia ashtu edhe Kosova tani janë duke përgatitur legjislacionin për t’i ndaluar qytetarët e tyre që të marrin pjesë në luftëra të huaja. Bosnja veçse e ka aprovuar këtë ligj.

“The Economist” thotë se, sipas shifrave policore, deri mët ani në Siri dhe Irak janë vrarë 16 shqiptarë të Kosovës.

Në fund, prestigjiozja londineze “The Economist”, përmend edhe shkrimin e të përditshmes “Koha Ditore” rreth dekonspirimit dhe vrasjes së një bashkëpunëtori të AKI-së në Siri, i cili, siç raportoi “Koha Ditore”, ka qenë i infiltruar në mesin e xhihadistëve shqiptarë.

Vritet shqiptari në xhami në Zvicër, dyshohet për hakmarrje

0

zvicerNjë shqiptar rreth të 50-ave është vrarë në orët e pasdites në xhaminë “El Hidaje“ në St.Gallen pas namazit të xhumasë.

Viktima raportohet të jetë me origjinë nga Presheva, thotë për “albinfo”, Burim Berisha, i cili ishte i pranishëm në xhami. Sipas tij, dyshohet për hakmarrje.

“Një 50-vjeçar vrau me 5 plumba një shqiptar të po të njëjtës moshë për hakmarrje ngase ia paska vra vëllanë”, thotë Berisha për “albinfo”.

Më tutje Berisha thotë se bëhet fjalë për një ngatërresë familjare që kishte fillet para 20 vjetëve. Vrasësi nuk ishte xhemat i rregullt i xhamisë “El Hidaje”. Ai kishte ardhur për të marrë hakun nga regjioni i Sargans-it të Zvicrës. Akti makabër ka tmerruar besimtarët e pranishëm.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, e cila thotë se në një xhami në lagjen Winkeln të St-Gallenit gjatë një shkëmbim zjarri që ishte dëgjuar të premten ka mbetur i vdekur një person..

“Një patrullë policore arriti disa minuta më vonë në vendin e ngjarjes dhe takuan një njeri me një pistoletë”, ka thënë zëdhënësi, Gian Andrea Rezzoli.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për shkak të hetimeve.

“Thesari”, gjykata lë në burg nipin e Bitrajt

0

KlevisGjykata e Apelit ka vendosur të lërë në burg Klevis Bejtajn, përgjegjës për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shtetit. Ajo ka lënë në fuqi vendimin për ‘arrest me burg’ të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Klevis Bejtaj, 27 vjeç, nipi i Ardian Bitrajt, doli sot para Gjykatës së Apelit, ku mori masën për qëndrimin në burg. Ai është arrestuar me akuzën e “moskallëzimit të krimit”, sepse ka pasur dijeni për vjedhjen që Bitraj kishte bërë në Thesarin e Shtetit.

Përfshirja e 27-vjeçarit në këtë supervjedhje është faktuar nga disa elementë të hasur nga prokuroria gjatë hetimeve.

Sipas tyre, Klevis Bejtaj, ishte në dijeni të vjedhjes, pasi është fiksuar nga kamerat duke pritur në makinë jashtë ambienteve të thesarit, dajën e tij, Ardian Bitraj, teksa ky i fundit dilte me shumën e parave të vjedhura.

Christian Frei: “Para disa viteve bëja filma për luftëra tash bëj film për dashurinë”

0

konferenca ne dokufest 224Një histori spiunazhi, pastaj një e dashurisë dhe rrëfime të tjera që janë shndërruar në filma, kanë qenë pjesë e konferencës së sotme në kuadër të Festivalit të Filmit Dokumentarë dhe të Shkurtë “DokuFest”. Ndërkohë pritet të realizohet edhe diskutimi “Pesë vjet më pak”, që ka për qëllim nxitjen e debatit mbi statistikat se kosovarët jetojnë pesë vjet më pak se sa qytetarët e rajonit
Konferenca filloi me histori spiunazhi ku Marylin Ness, regjisore e filmit 1971 që është pjesë e garës së filmave ndërkombëtare dhe regjisore e filmit tjetër “E-Team” pjesë e garës së filmave për të drejtat e njeriut, tha: “Për mua ky dokumentar ka një rëndësi tepër të madhe sepse tregon një kohezion social në atë sesi njerëzt kanë ndryshuar botën duke u ngritur e vepruar për të drejtat e tyre dhe duke i argumentuar dyshimet e tyre mbi shoqërinë a pushtetin ku jetojnë”, ka thwnw Ness, e cila nw konferencwn e sotme edhe Christian Frei – regjisori i nomunuar për Oskar dhe regjisor i filmit Sleepless in New York, Peter Indergand – drejtori i fotografisë i nominuar për çmimin Emmy dhe kinematograf i filmitSleepless in New York, Lynn Fin– folëse në konferencën për teknologji DOKU:TECH, dhe Fred Abrahams – anëtar i Human Rights Watch.

Regjisori Christian Frei i nominuar për çmimin e Akademisë Amerikanë “Oscar”, në DokuFest sivjet ka sjell filmin e tij që flet për dashurinë i titulluar “Sleepless in New York”. Filmi i tij është cilësuar nga kritika si një portretizim i torturimit nga dashuria pasi që nëpërmjet këtij filmi ai ka arritur të tregoj sesi vuajtja nga dashuria nuk është vetëm një vuajtje e kohës së adoleshencës.
Frei i cili së bashku me Peter Indergan, drejtori i fotografisë i nominuar për çmimin Emmy dhe kinematograf i filmit “Sleepless in New York”, kanë qenë në Kosovë në vitin 1999 kur ka përfunduar lufta tha se është një kënaqësi që rikthehet në qytetin që e kishte vizituar 15 vite më parë. “Jam shumë i lumtur që rikthehem në qytetin e Prizrenit aty ku tashmë gjithçka ka ndryshuar dhe më e rëndësishmja për karrierën time është se për dallim që para disa viteve bëja filma për luftëra tash bëjë film për dashurinë”, tha Frei.

Në konferencë ka qenë i pranishëm edhe anëtari i Human Rights Watch, Fred Abrahams i cili në konferencë foli për kujtimet e tij më Kosovën e para 15 viteve ku ka treguar për vizitën e tij në fshatin Qyshk. “Kam parë sesi në DokuFest sivjet ka tregime të ndryshme prej Sirisë, Libisë e deri tek Kosova. Por mendoj se duhet të ketë sa më shumë tregime që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe mendoj se DokuFest në këtë pikë është festivali më i rëndësishëm. Sa për Qyshkun mendoj se është njëri nga shumë fshatrat e Kosovës që kanë tregime për t’i rrëfyer”, ka thënë Abrahams.

Përveç shfaqjes së filmave sot do të mbahet edhe paneli i diskutimit i quajtur “Pesë vjet më pak”, një debat ka për qëllim të nxisë bisedën mbi jetëgjatësinë mesatare në Kosovë, në veçanti mbi faktin se kosovarët jetojnë pesë vjet më pak se kombet e tjera në rajon për shkak të ndotjes me qymyr.
Christian Frei dhe Emmy Peter Indergand do të jenë pjesë e një master klase për të diskutuar për krijimin e filmave WAR PHOTOGRAPHER, SPACE TOURISTS dhe SLEEPLESS IN NEW YORK.
Ndërsa Corinne Diserens (kuratore e MMX, SI E RËNË NGA QIELLI një sens i mendësisë publike & Drejtoreshë e de l’erg, Bruxelles) dhe Catherine David (Zëvendësdrejtoresha e Qendrës Pompidou në Paris, kuratore e Unedited History, Iran 1960-2014, Musée d’art moderne de la Ville de Paris) do të diskutojnë tre filmat e jashtëzakonshëm të filmëbërësit Iranian Parviz Kimiavi: P like Pelican (1976), The Stone Garden (1976), dhe The Mongols (1973), pjesë e programit special të Ekspozitës Muslim Mulliqi në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Në DokuNights sonte do të performojë këngëtarja e njohur suedeze Molly Nilsson/

Kryetari i Partisë së Fortë: Vendimin e Kushtetues ta dërgojmë në Kushtetuese!

0

Visar Arifaj-lexhendariiEdhe Partia e Fortë ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i saj, Visar Arifaj në Twitter ka shkruar:

“Tash vendimin e Gjykatës Kushtetuese duhet me e çu n’Gjykatë Kushtetuese për me e vlerësu kushtetutëshmërinë”

Thaçi: Faleminderit Gjykatë Kushtetuese!

0

Thaci14-17aKryeministri në detyrë, Hashim Thaci, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë që praktikat e ligjshmërisë në vendin tonë, po forcohen çdo ditë.

“Shteti i Kosovës çdo ditë e më shumë po i forcon praktikat e respektimit të kushtetueshmërisë dhe të ligjshmërisë. Sot, Gjykata Kushtetuese tha fjalën e vet për rrjedhën e seancës konstituive të datës 17 korrik 2014 dhe i hapi rrugë formimit të institucioneve të Kosovës në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 8 qershorit.
Kosova ka vënë edhe praktikën e pranimit të vendimeve të institucioneve gjegjëse prandaj presim që të gjitha palët do ta pranojnë edhe këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Partia Demokratike e Kosovës, si prijëse e proceseve shtetformuese, do të punojë intensivisht që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja në Kosovë, në përputhje me mandatin që ka marrë nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme dhe të fillojë të implementojë “Misonin e Ri” për zhvillimin ekonomik të Kosovës, hapjen e vendeve të reja të punës dhe procesin e pandalshëm të integrimeve evropiane.
Edhe në mandatin e ardhshëm, fryma e bashkëpunimit dhe e qasjes gjithëpërfshirëse në proceset madhore për vendin tonë, do të jenë bosht i angazhimit dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai në profilin e tij në FB.