Home Blog Page 8190

Ramush Haradinaj: Gjykata nuk mund ta mohojë fuqinë tonë politike

0

Ramush Haradinaj 1Gjykata Kushtetuese nuk mund ta mohojë të drejtën e shumicës në Kuvend për ta propozuar Kryeparlamentarin. Ne e kemi shumicën politike për të qeverisur dhe mund të gjejmë zgjidhje kur dështon PDK’ja. Ne nuk negociojmë me PDK’në për postin e Kryeparlamentarit; nuk mund ta shpërblejmë një parti që s’ka bërë asgjë të mirë për vendin. Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK’së, flet për Gazetën Express.

Express: Cili është komenti juaj për njoftimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e PDK’së?

R. Haradinaj: Njoftimi për media i Gjykatës Kushtetuese nuk e shpjegon vendimin në tërësi dhe është i pa komentueshëm prej meje. Ajo çka mund të them është se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur t’i ikë ose të mohojëi të drejtën e shumicës politike, në këtë rast, LDK-AAK-NISMA dhe partnerëve për kandidaturëne Kryetarit të Parlamentit. Ne presim të na njihet e drejta në kandidaturë sikurse në situatën për mandatarin e Qeverisë.

Express: Ju prisni që kur të publikohet Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor tuajin?

R. Haradinaj: Jo në favor tonin, sepse këtu po shihet se është një gjendje jo aq e qartë në njoftimin për media të Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo, ajo çka presim ne është se është e pamundshme t’i mohohet opozitës, tash shumicë politike LDK-AAK-NISMA dhe partnerëve, e drejta në kandidim. Dhe, ne presim që në këtë kandidim ta zbatojmë në seancën e ardhshme. Na vjen keq që duhet të përsëritetvotimi dhe të gjitha ato aspekte, të cilat janë kaluar. Mirëpo, rezultati do të jetë i njëjtë, Kryetari Mustafa do të jetë Kryetar i Parlamentit.

Express: Meqenëse, Gjykata Kushtetuese po e njeh si Grupin më të madh Parlamentar PDK’në si fituese e zgjedhjeve, si mund të vini ju në shprehje të rikandidoni, ju si Grup Parlamentar, Isa Mustafën për të udhëhequr Kuvendin, pasi në Rregulloren e Punës së Kuvendit përmendet se të drejtën për të propozuar Kryetarin e ka vetëm grupi më i madh parlamentar?

R. Haradinaj: Këtu shihet se Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar edhe aspekte të procedurave të brendshme të Kuvendit. Pra, çështja që i ka rregulluar Rregullorja. Shpresoj se ata vetë e kanë dhënë klauzolën përmes së cilës kandidatura do të ndodh. Megjithatë, shumica në Kuvend mund të prodhojë një zgjidhje. Në rast se të bllokimit dhe në rast se partia e parë që iu ka dhënë e drejta për të kandiduar nuk e zgjedh Kryetarin e Parlamentit, atëherë, nuk parashihen zgjedhjet nëse nuk zgjedhet Kryetari i Parlamentit, por grupet tjera parlamentare me siguri se do ta japin alternativën. Pra, do të gjendet një mënyrë e kandidimit. Kjo është qartësuar në Vendimin e Gjykatës dhe shumica politike të jep një zgjidhje dhe të formohen institucionet. Në këtë rast, ne në çdo variant e kemi zgjidhjen. Kemi shumicën politike për të qeverisur dhe mund të gjejmë zgjidhje kur dështon PDK, e cila ka mbetur e vetme pa asnjë partner politikë.

Express: A jeni në gjendje si Bllok politik të bëni lëshime dhe të negocioni pozitën e Kryetarit të Parlamentit. Pra, a jeni ju në gjendje t’ia jepni PDK’së pozitën e Kryeparlamentarit dhe të vazhdoni me formimin e Qeverisë?

R. Haradinaj: Shikoni, PDKnuk i ka bërë ndonjë shërbim ndaj vendit që ta shpërblejmë. Ne s’kemi asnjë marrëveshje të caktuar me PDK’në. Ne jemi përcaktuar për ndryshime të plota. Qëndrojmë për këto ndryshime të plota. I gjithë blloku politik, përfshirë LDK’në, AAK’në, NISMA, Vetëvendosje e partnerët e tjerë jemi dakorduar për ndryshime. Pra, nuk do të hyjmë në asnjë aranzhman me PDK’në. Në rast se i është njohur e drejta në kandidaturë, në do të presim që ata ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe ne do të provojmë të drejtën tonë, për t’i dhënë zgjidhje institucioneve. Ne e kemi të garantuar zgjidhjen dhe i japim zgjidhjen vendit. Nuk e çojmë vendin në krizë, nuk pengojmë ndërtimin e institucioneve. Përkundrazi, ne i japim zgjidhje sepse kemi shumicën politike në Kuvend.

Express: Vendimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese a çon vendin më afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, apo jo?

R. Haradinaj: Jo. Ky vendim, përkundrazi. Në rast se e ka paraparë të drejtën për kandidaturë për LDK-AAK-NISMA, atëherë, në njëfarë mënyre, ripërsërit atë që ndodhi në seancën e kaluar. Por, edhe me një ndryshim, sepse i ka dhënë mundësi edhe njëherë PDK’së me përsëritë dështimin që i ka ndodhur në Kuvend, ku PDK kandidoi kandidatin e tyre, por nuk e zgjodhi. Do të thotë e ka kthyer edhe njëherë mundësinë të përsëritet seanca, por nuk ndryshon gjendja në vend. Sepse kandidatura e LDK-AAK-NISMA ofron zgjidhje për vendin. Pra, nuk jep zgjedhje por zgjidhje për ndërtimin e institucioneve të vendit.

Nuk hyjmë në pazare

0

IsmetBeqiriGjykata Kushtetuese tashmë ka dëgjuar argumentet e PDK’së dhe Bllokut Opozitar për seancën konstituive të 17 korrikut dhe pritet të dalë me vendimin e saj për ta qartësuar këtë çështje dhe për ta zhbllokuar vendin nga ngërçi politik.

Ismet Beqiri, Sekretar i Përgjithshëm i LDK’së, beson se vendimi do të jetë në favor të tyre.

Por, çfarë nëse ndodh e kundërta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë PDK’së? A do ta votojë Blloku kandidatin e PDK’së për Kryeparlamentar, në mënyrë që t’i hapë vetes rrugë për krijimin e Qeverisë nga LDK-AAK-Nisma, në raundin e dytë?

“Së pari, ne besojmë thellë se të gjitha argumentet juridike janë në anën tonë dhe Gjykata mbi bazën e tyre do të vendosë në favorin tonë”, ka deklaruar Ismet Beqiri për politiko.net.

“Kurse, ne nuk hyjmë në kurrfarë ‘pazaresh’ me askënd (me PDK, në këtë rast) për kurrfarë postesh.”
“Ne si Bllok deri në fund do t’i shkojmë marrëveshjes sonë. Tjerat janë spekulime dhe të pavërteta”, ka thënë Ismet Beqiri për politiko.net.

PDK pas vendimit të Kushtetueses: Vazhdojmë me Misionin e Ri

0

Thaci-misioni i ri14Partia Demokratike e Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO119/14, në lidhje me kërkesën e 30 deputetëve për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancën konstituive të datës 17 Korrik 2014.
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson këtë vendim si një akt të vendosjes së kushtetutshmërisë në vend dhe si një tregues të fuqishëm se vullneti i qytetarëve të Kosovës, i shprehur në zgjedhjet e përgjithshme të datës 8 qershor, është suprem dhe i patjetërsueshëm.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë këtë vendim meritor, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Në këtë kontekst, Partia Demokratike e Kosovës, thotë se si prijëse e proceseve shtetformuese në Republikën e Kosovës, do të punojë intensivisht që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja në Kosovë, në përputhje me mandatin që ka marrë nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që të implementojë Misonin e Ri për zhvillimin ekonomik të Kosovës, hapjen e vendeve të reja të punës dhe procesin e pandalshëm të integrimeve evropiane. Edhe në mandatin e ardhshëm, fryma e bashkëpunimit dhe e qasjes gjithëpërfshirëse në proceset madhore për vendin tonë, do të jenë bosht i angazhimit dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës”, vazhdon reagimi i PDK-së.

Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje për punën profesionale të ekipit të saj, të udhëhequr nga akademik Arsim Bajrami. /Telegrafi/

Krenohet kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha

0

ymer hoxhaKryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha është krenuar me punën që institucion ka bërë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ai tha se në këtë periudhë kohore është zvogëluar numri i lëndëve.

“Gjatë kësaj kohe kemi mbyllura edhe katër raste të korrupsionit, prej 18 raste sa ka pranur”, tha Hoxha,

Edhe pse gjykata vazhdon të veprojë me kapacitete të kufizuara, sipas tij, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë gjashtë muajve të parë të vitit ka qenë 116%, që është dëshmi e përkushtimit të stafit të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Gjykata vazhdon të ketë nevojë edhe për pesë gjyqtarë shtesë si dhe dy përkthyes për të shtuar nivelin e efikasitetit”, tha Hoxha.

Ai tha se përveç rezultateve pozitive në punën e vet, Gjykata Themelore është duke punuar intensivisht edhe në rritjen e komunikimit me qytetarët.

Për këtë qëllim, gjykata sot ka promovuar produktet e reja të cilat kanë për qëllim rritjen e transparencës dhe forcimin e komunikimit me qytetarët:Strategjia e Komunikimit e Gjykatës, fletushka “Si t’i qasemi gjykatës?” dhe video sporti “Gjykatë e hapur”.

“Strategjia e Komunikimit vë në zbatim planet konkrete për të nxitur transparencën, të krijoj një lidhje të fuqishme me qytetarët dhe të vë në përdorim mjetet dhe teknologjitë e reja për të forcuar lidhjen e gjykatës me qytetarët”.

Produkti i dytë që u promovua sot është fletushka “Si t’i qasemi gjykatës?”, që përmban informacione relevante për punën e gjykatës dhe të drejtat e qytetarëve. Së treti, gjykata ka prezantuar spotinë shkurtër televiziv, që ka përmbajtje informative për punën e gjykatës dhe to të transmetohet në televizionet lokale të Prizrenit, duke synuar edukimin e qytetarëve për të drejtat e tyre karshi gjykatës.

“Këto janë vetëm produktet e para të komunikimit të cilat gjykata i ka zhvilluar në bashkëpunim me organizatën EC Ma Ndryshe, si pjesë e projektit “Lidhja e komunitetit me shërbyesit e drejtësisë”, që përkrahet nga USAID dhe mbikëqyret nga ATRC”, tha Hoxha. /PrizrenPress.com/

Gani Geci i është dorëzuar EULEX-it

0

Gani Geci-ish deputetI dyshuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, Gani Geci i është dorëzuar EULEX-it.

Burime të Kohës Ditore kanë treguar se ish-deputeti para pak çastesh i është dorëzuar organeve të misionit evropian të sundimit të ligjit në Kosovë, me kusht që të mos ketë punë me gjyqësorin kosovar.

Dorëzimi i tij pritet të konfirmohet në orët në vazhdim, përcjell koha.net.

Ruzhdi Shaqirit ishte vrarë në qytetin e Skenderajt, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, kishte kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar, për ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci.

Ruzhdi Shaqiri, dyshohet se ishte vrarë në një restorant në qytetin e Skenderajt, dhe atë pas një fjalosje që kishte pasur me tashmë të dorëzuarin Gani Geci.

Që nga momenti i vrasjes, familjarët e Gani Gecit, deklaronin se Ganiu nuk gjendej në Kosovë, dhe se për shkak të pasigurisë në burgje të Kosovës, ai është larguar në Zvicër apo në Gjermani.

Kuçi: Nuk kishim dilema për vendimin e Kushtetueses

0

Kuci-hajredin5-30Partia Demokratike e Kosovës thotë se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila sot vendosi në favor të kësaj partie për kontestimin e zgjedhjes së Isa Mustafes kryeparlamentar.

Sipas nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçi, vendimi i Kushtetueses ishte i drejt, dhe se PDK- nuk ka pasur dilema në të drejtën sic thotë ai legale që buron nga Kushtetuta e Republikës dhe nga legjitimiteti i votës së qytetarëve të vendit.

“Edhe ditën që është arritur ajo marrëveshje, ua kam thënë me bindje profesionale dhe qytetare këtë përfundim edhe para mediave, edhe në emisione, por edhe në pjesën e seancës konstiutive. Kam qenë i bindur si jurist, edhe si Kryetar i Komisonit të Kushtetutës dhe nuk kam thyer kurrizin në dobi partiake, pastaj kam qenë I heshtur për t’I dhënë mundësi gjykatës ta thotë fjalën e vet”, është shprehur Kuçi për Indeksonline.

Kuçi thotë se pret të ketë vendime legale dhe demokratike nga të gjithë pa përjashtim, në ndërtimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e 8 Qershorit, duke dhënë përgjegjësi të lartë për premtimet e dhëna para qytetarëve.

Ai ndër tjerash thotë se edhepse Kushtetuesja ka vendosur në favor të PDK-së, kjo parti nuk do të mbajë inate.

“PDK nuk mbanë inate, do të sillet me përgjegjësi, me urtësi dhe mencuri dhe tolerancë, ndaj cdo individi dhe subjekti.”
Nënkryetari I PDK-së ka shtuar se faza e dilemave ka përfunduar dhe që sipas tij, tani është koha e vendimeve në dobi të qytetarëve dhe vendit me të gjithë akterët politikë dhe shoqërinë civile.

“Ditët e kaluara kanë qënë një sfidë për demokracinë e re në Kosovë, në të cilën, sjelljet ishin racionale, dhe kemi fituar një përvojë më shumë për tash dhe situatat e ngjashme që mund të vijnë”, ka thënë Kuçi.

Zvarritja e procesit të restaurimit e dëmton xhaminë e Jashar Pashës

0

Xhamia Jashar PashësOrganizata “Ec Ma Ndryshe” është e shqetësuar nga zhagitja e procedurave të nisjes së restaurimit dhe konservimit që MKRS-ja ia ka besuar TIKA-s, dhe beson se kjo kontribuon në masë të madhe në degradimin e mëtutjeshëm të këtij monumenti.

“Në kuadër të projektit ‘Transparency Online’, EC Ma Ndryshe, nga muaji qershor, ka filluar hulumtimet rreth punëve konservuese dhe restauruese në objektet e trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Pas konstatimit të vonesave në aktivitetet restauruese të Xhamisë së Çarshisë, hulumtimi i ardhshëm ka për objektiv Xhaminë e Jashar Pashës”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

Ajo ka treguar edhe historinë, kur që nga më 23 shtator 2011 ishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim (TIKA), Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Sipas kësaj marrëveshjeje, TIKA do të mbulojë koston e plotë të projektit, për të cilën kishte ndarë rreth 900 000 euro.

“Pas hartimit të projektit të restaurimit nga ana e TIKA-së dhe sigurimit të të gjitha lejeve të nevojshme për ndërhyrje në objekt, në vitin 2012 pritej të bëhej së paku shpallja e tenderit dhe përzgjedhja e punëkryesit. Sipas përfaqësuesit të TIKA-s në Kosovë, kjo punë u realizua vetëm tani dhe fillimi i punimeve pritet të nisë brenda pak kohësh”, thuhet në komunikatë.

Sipas memorandumit të bashkëpunimit të lartpërmendur, është evidente që e gjithë përgjegjësia për hartimin, administrimin dhe implementimin e projektit i është lënë donatorit, në këtë rast TIKA-s, ndërsa përgjegjësitë e rezervuara për MKRS-në konsistojnë në sigurimin e të gjitha kushteve të nevojshme administrative që TIKA të realizojë projektin.

“Në fillim të vitit 2012, Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës vendos ta mbyllë xhaminë për besimtarë, pasi që u konstatua rrezikshmëri e konsiderueshme nga çarjet dhe dëmet tjera që xhamia i ka pësuar nga koha. Ekziston rreziku që këto dëme në objekt të përkeqësohen edhe më tej nëse nuk ndërmerren disa masa siguruese”. /PrizrenPress.com/

Krasniqi: Gjykata Kushtetuese ka ndërhyrë në punët e Parlamentit

0

Jakup Krasniqi14-12Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e ka cilësuar si ndërhyrje në punët e Parlamentit vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli jokushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës Kryetar të Kuvendit.

Ai ka thënë për Gazetën Express se kur të publikohet vendimi në tërësi do të ketë mundësi të thotë më shumë sa i përket të drejtës së Gjykatës Kushtetuese për të ndërhyrë në punët e Parlamentit.

“Realisht, është një ndërhyrje e një institucioni në një institucion tjetër. Sigurisht, kjo nuk është e shëndetshme për demokracinë në Kosovë. Por, duhet ta shikojmë në tërësi vendimin e pastaj kur kemi në tërësi sigurisht se do ta komentoj këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Krasniqi.

Blloku beson se vendimi i Gjykatës është në favor të tyre

0

ramushi, limaj  mustafaKa reguar koalicioni LDK-AAK-NISMA pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Koalicioni LDK-AAK-NISMA e ka marrë në konsideratë njoftimin për media nga Gjykata Kushtetuese dhe është në pritje të publikimit të tekstit përfundimtar”, thuhet ne reagimin e Bllokut.

“Blloku është i bindur që e drejta për kandidim i është njohur koalicionit dhe në këtë mënyrë është hapë dera e vetme për krijim të institucioneve të reja”. /PrizrenPress.com/

Zyrtare: Ja vendimi i Gjykatës Kushtetuese

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesGjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejt kërkeses së Partisë Demokraike të Kossovës.

Sipas vendimit të marrë sot, Kushtetuesja ka vendosur në favor të PDK-së.

Vendimi i plotë
Të enjten, më 21 gusht 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës mbajti këshillime dhe votoi në rastin KO119/14, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014.
Kërkesa u parashtrua në Gjykatë, më 18 korrik 2014, nga Xhavit Haliti dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese vendosi si në vijim:

I. njëzëri, të DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;
II. me shumicë votash, TË KONSTATOJË që:
a. mbledhja dhe procedura e ndjekur pas pezullimit të seancës konstitutive, më 17 korrik 2014, nga Kryesuesja, për shkak të mungesës së kuorumit, kanë shkelur nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene;
b. Vendimi Nr. 05-V-001, i 17 korrikut 2014, është jokushtetues, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe për nga përmbajtja, pasi nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi Kryetarin e Kuvendit dhe, rrjedhimisht, është i pavlefshëm;
c. Seanca konstituive e Kuvendit, që ka filluar më 17 korrik 2014, nuk është realizuar plotësisht, konkretisht nuk janë zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Rrjedhimisht, Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstitutive duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët në pajtim me nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe me Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene dhe në pajtim me këtë Aktgjykim.

Teksti i plotë i Aktgjykimit do t’u dorëzohet palëve, do të postohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare në kohën e duhur.