13.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Kuçi: Nuk kishim dilema për vendimin e Kushtetueses

Kuci-hajredin5-30Partia Demokratike e Kosovës thotë se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila sot vendosi në favor të kësaj partie për kontestimin e zgjedhjes së Isa Mustafes kryeparlamentar.

Sipas nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçi, vendimi i Kushtetueses ishte i drejt, dhe se PDK- nuk ka pasur dilema në të drejtën sic thotë ai legale që buron nga Kushtetuta e Republikës dhe nga legjitimiteti i votës së qytetarëve të vendit.

“Edhe ditën që është arritur ajo marrëveshje, ua kam thënë me bindje profesionale dhe qytetare këtë përfundim edhe para mediave, edhe në emisione, por edhe në pjesën e seancës konstiutive. Kam qenë i bindur si jurist, edhe si Kryetar i Komisonit të Kushtetutës dhe nuk kam thyer kurrizin në dobi partiake, pastaj kam qenë I heshtur për t’I dhënë mundësi gjykatës ta thotë fjalën e vet”, është shprehur Kuçi për Indeksonline.

Kuçi thotë se pret të ketë vendime legale dhe demokratike nga të gjithë pa përjashtim, në ndërtimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e 8 Qershorit, duke dhënë përgjegjësi të lartë për premtimet e dhëna para qytetarëve.

Ai ndër tjerash thotë se edhepse Kushtetuesja ka vendosur në favor të PDK-së, kjo parti nuk do të mbajë inate.

“PDK nuk mbanë inate, do të sillet me përgjegjësi, me urtësi dhe mencuri dhe tolerancë, ndaj cdo individi dhe subjekti.”
Nënkryetari I PDK-së ka shtuar se faza e dilemave ka përfunduar dhe që sipas tij, tani është koha e vendimeve në dobi të qytetarëve dhe vendit me të gjithë akterët politikë dhe shoqërinë civile.

“Ditët e kaluara kanë qënë një sfidë për demokracinë e re në Kosovë, në të cilën, sjelljet ishin racionale, dhe kemi fituar një përvojë më shumë për tash dhe situatat e ngjashme që mund të vijnë”, ka thënë Kuçi.

Më Shumë

Mërgimtari nga Suedia jep dhjetëra pajisje teknologjike për shkollat e Rahovecit

Gjatë orës mësimore hyri me laptopa në duar. Në shkollën “Vëllezrit Frashëri” në Drenoc të Rahovecit, Agron Berisha u prezantua tek nxënësit. Mision i mërgimtarit nga...

Zafir Berisha: Vrasja e Drinit, humbje për Kosovën

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar bashkëluftëtarin Ekrem Rexha-Drini,  në 23 vjetorin e vrasjes së tij. Ai thotë se “Drini” ka dhënë në kontribut...

Lajmet e Fundit