Zvarritja e procesit të restaurimit e dëmton xhaminë e Jashar Pashës

Xhamia Jashar PashësOrganizata “Ec Ma Ndryshe” është e shqetësuar nga zhagitja e procedurave të nisjes së restaurimit dhe konservimit që MKRS-ja ia ka besuar TIKA-s, dhe beson se kjo kontribuon në masë të madhe në degradimin e mëtutjeshëm të këtij monumenti.

“Në kuadër të projektit ‘Transparency Online’, EC Ma Ndryshe, nga muaji qershor, ka filluar hulumtimet rreth punëve konservuese dhe restauruese në objektet e trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Pas konstatimit të vonesave në aktivitetet restauruese të Xhamisë së Çarshisë, hulumtimi i ardhshëm ka për objektiv Xhaminë e Jashar Pashës”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

Ajo ka treguar edhe historinë, kur që nga më 23 shtator 2011 ishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim (TIKA), Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Sipas kësaj marrëveshjeje, TIKA do të mbulojë koston e plotë të projektit, për të cilën kishte ndarë rreth 900 000 euro.

“Pas hartimit të projektit të restaurimit nga ana e TIKA-së dhe sigurimit të të gjitha lejeve të nevojshme për ndërhyrje në objekt, në vitin 2012 pritej të bëhej së paku shpallja e tenderit dhe përzgjedhja e punëkryesit. Sipas përfaqësuesit të TIKA-s në Kosovë, kjo punë u realizua vetëm tani dhe fillimi i punimeve pritet të nisë brenda pak kohësh”, thuhet në komunikatë.

Sipas memorandumit të bashkëpunimit të lartpërmendur, është evidente që e gjithë përgjegjësia për hartimin, administrimin dhe implementimin e projektit i është lënë donatorit, në këtë rast TIKA-s, ndërsa përgjegjësitë e rezervuara për MKRS-në konsistojnë në sigurimin e të gjitha kushteve të nevojshme administrative që TIKA të realizojë projektin.

“Në fillim të vitit 2012, Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës vendos ta mbyllë xhaminë për besimtarë, pasi që u konstatua rrezikshmëri e konsiderueshme nga çarjet dhe dëmet tjera që xhamia i ka pësuar nga koha. Ekziston rreziku që këto dëme në objekt të përkeqësohen edhe më tej nëse nuk ndërmerren disa masa siguruese”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit