18.1 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025
Home Blog Page 8194

Libri i intelektualëve francezë për Kosovën

0

FSK-marrshDy francezë, Sebastien Gricourt dhe Gilles Pernet, janë përkujdesur që përmes botimit të një libri në vendlindjen e tyre të paraqesin gjendjen reale të zhvillimeve pas lufte në Kosovë, por edhe pas shpalljes së pavarësisë.

Ata kanë treguar se iniciativa e tyre është bërë si kundërpërgjigje ndaj librit me titull “Kosova një kauzë e drejtë për një shtet mafioz”, të gazetarit francez Pierre Pean, për të cilin gazeta Tribuna pati shkruar në mars të vitit të kaluar.

Libri i Pean, që dyshohet se është financuar nga lobi serb, i botuar në muajin prill të vitit 2013 pasqyron funksionimin e SHIK-ut, lidhjet e kësaj strukture që pretendohet se ekzistojnë me kryeministrin aktual të Kosovës Hashim Thaçi.

Aktivitetet e nëntokës në Kosovë, lufta e UÇK-së, akuzat për krime lufte dhe lidhjet e pretenduara të nëntokës me ish-kryeministrin tjetër, Ramush Haradinaj.

Librin Pean pretendon se e mbështet në raporte të inteligjencës së trupave franceze që kanë operuar në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Ai ngrit akuza edhe ndaj shumë zyrtarëve ndërkombëtarë, përfshirë dy gjeneralët francezë Xavier Bout de Marnhac dhe Yves De Kermabon për bashkëpunim me “politikanët që janë edhe bosët e nëntokës kosovare”.

3 milionë euro borxhet e Suharekës, dhuratë nga Kuçi

0

SaliAsllanaj-ldkPushteti i kaluar keqmenaxhoi me punët e Komunës së Suharekës. Blerim Kuçi e futi komunën në borxhe, të cilat tani po i paraqesin probleme pushtetit të tanishëm, që doli nga zgjedhjet e fundit lokale.
Kryetari Sali Asllanaj akuzon në intervistën dhënë KosovaPress-it ish kryetarin Blerim Kuçi se jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për punëtorët e “Ballkanit” por se i ka dhënë edhe mirënjohje udhëheqjes së kësaj kompanie.

“Unë mendoj që problemet janë të shumta, sidomos problemet me borxhet që ka grumbulluar komuna sidomos në vitin e fundit zgjedhor që ishte, ku është pretenduar që ish partia me çdo kush të mbetet në pushtet me formën e punëve të paligjshme dhe me projekte pa projekte, do të thotë janë bërë ‘ad hok’, aty për aty, natën e ditën në mënyrë që të krijoj një opinion kinse janë parti punëtore, parti e cila ua zgjidh problemet qytetarëve”, tha Asllanaj.

Për të gjitha parregullësit e bëra gjatë qeverisjes së kaluar, Asllanaj thotë se janë organet ato që duhet të merren me to dhe të vlerësojnë se a janë shkelje procedurale apo penale.

Njëri ndër ato organet, sipas Asllanajt është edhe auditori i përgjithshëm i cili do të hartoi raportet për vitet e kaluara. Ndërsa, puna e tij është që të bëjë prerjen e punëve të këqija që janë bërë deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar.

“Po, një ndër ato organet kompetente e cila pikërisht hulumton dhe studion etikën financiare, të qarkullimit financiar në Komunë, është edhe auditori i përgjithshëm, sikurse edhe auditori komunal që e ka atë detyrë pikërisht zbatimin e ligjit, në procedurat financiare në komunë. Në këtë aspekt mendoj që ka pasur punë edhe për auditorin e brendshëm edhe atë të jashtëm që të evidentohen të metat. Dhe përgjegjësi është që auditori të evidentoj të metat dhe të jepen rekomandime se si të korrigjoheshin ato. Natyrisht, gjithmonë raportet e auditorit kanë pasur praktik që të shkojnë edhe në prokurori dhe atje të vlerësohen se a ka pasur shkelje procedurale dhe sa ka pasur shkelje të themi të natyrës penale”, thotë Asllanaj.

Ndërsa, për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës, Asllanaj thotë se do t’i realizoi të gjitha, duke qenë se nuk ka dhënë premtime astronomike e të parealizueshme.

Ai thotë se është duke vizituar qytetarët dhe duke i garantuar ata se atë çka e ka premtuar në zgjedhje do ta realizoj.

“Dhe, për këtë ne kemi pasur një plan në infrastrukturë, ku kemi paraparë që për katër vitet e pushtetit komunal të kemi 21 milionë, nga buxheti i komunës që është i garantuar me ligj. Dhe në suaza të këtij buxheti kemi bërë premtime, dhe unë mendoj që hiq, këto borxhe rreth 3 milionë euro që ka lënë pushteti i kaluar, kjo është ai defekti që mund të shkaktoj probleme dhe pakënaqësi tek qytetarët se nuk e përmbusha komplet planin, sepse komplet pjesën e planit ju garantoj se do ta realizoj”, thotë kreu i Suharekës.

Asllanaj thotë se nuk i ka lënë anash as punëtorët e Fabrikës IGK ‘Ballkan’ të Suharekës, pasi është i mishëruar me problemet e tyre, dhe padrejtësitë që u janë bërë atyre.

Ai tha se është dhe ka qenë në anën e punëtorëve, për të eliminuar parregullsitë qoftë të privatizimit, qoftë të plotësimit të kushteve të punëtorëve.

Por, ai fajëson organet qendrore për neglizhencë në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve. Sipas tij, kompensimi i punëtorëve duhet të bëhet patjetër dhe nuk ka dilema nëse duhet apo jo të bëhet kjo.

“Është një pyetje paradoksale duket, një e drejtë ligjore që shtat vite ka qenë dashtë të realizohet, ndërsa, ne e shtrojmë pyetjen a do të bëhet ajo. Për mendimin tim, nuk ka a do të bëhet, por duhet të bëhet shumë shpejt. Sepse është përgjegjësi e të gjitha organeve, qoftë qeverisë, qoftë parlamentit, qoftë AKP-së, që duhet të zgjidhet problemi”, tha ai.

Sipas Asllanajt, kjo gjendje është paradoksale dhe janë justifikime, siç i quan ai palidhje, për mos kompletim të bordit të AKP-së.

Ai akuzon edhe pushtetin e kaluar për mospunë në realizimin e kërkesave të punëtorëve, madje sipas Asllanajt, pushteti i kaluar i ka dhënë edhe mirënjohje kësaj kompanie.

Buzhala tallet me koleget deputete: Po ju mungon vetëm defi

0

Grate deputete shqiptareDeputeti i PDK-së Berat Buzhala, politikani më aktiv në rrjetin social Facebook, nuk ka mundur të përmbahet pa komentuar kur ka parë një foto të postuar nga dikush prej deputeteve të Kuvendit të Kosovës, ku ato kishin vizituar Kuvendin e Shqipërisë, për të shënuar së bashku me koleget e tyre festën e 8 Marsit.

Si zakonisht, edhe kësaj here ai ka përdorur cinizmin, duke u tallur me to. Deputeti Buzhala, indirekt kolegeve të tij, u ka thënë se vetëm defi është duke u munguar, transmeton reporteri.

“Urime oj kolege, te gjithave truq qysh jeni. Shoqeria i ka syte ne ju. Takime sikur keto jane garance dhe siguri per te gjithe shqiptaret. Kishte me qene mire qe sa ma shpesh me u tubu, e kohe pas kohe – pse jo – edhe me u defry me ndonje instrument muzikor, per te cilen gje une jam i bindur qe ca prej jush dini edhe ta manovroni me shkathtesi. Une jam krenar per avancimin e femres shqiptare deri ne keto nivele. Ndonese i brengosur pse ne kete grup nuk jane perfshire edhe femra te institucioneve tjera….”, ka shkruar Buzhala në Facebook.

Reforma kozmetike

0

Thaci,pacolli, Mustafa , shalaZgjedhjet e fundit nacionale në vend u karakterizuan me probleme e parregullsi të mëdha, si pasojë e sistemit zgjedhor.

Për këtë arsye, partitë politike me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare u patën zotuar për një reformim të thellë të komplet legjislacionit zgjedhor, për të bërë të mundur një proces më të rregullt zgjedhor.

Por, pas vonesave shumë të mëdha në bërjen e reformës zgjedhore, partitë politike duket se u dorëzuan në fund dhe u mjaftuan vetëm me disa ndryshime aspak substanciale e të domosdoshme, por vetëm me një reformë kozmetike.

Kryetar i Komisionit për Legjislacion në Parlamentin e Kosovës, Arben Gashi, deklaroi për Deutsche Welle se komisioni e ka kryer punën dhe edhe qeveria tashmë e ka proceduar ligjin në Kryesinë e Kuvendit.

“Ka plot ndryshime që pritet të ndodhin: Ndryshimet që kanë të bëjnë me KQZ, raportet e KQZ me Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa, procedurat e votimit, procedurat e identifikimit, procedurat e numërimit, pra plot çështje të rëndësishme që shpresojmë se do ta përmirësojnë procesin zgjedhor”.

Qysh në vitin 2011 ka një rekomandim nga Komisioni Evropian që ka kërkuar reformë zgjedhore në Kosovë.

Blerim Burjani, ish anëtar i KQZ’ve, deklaroi gjithashtu për DW, se nuk ka pasur vullnet politik që të ndodhë reforma me gjithë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare.

“Kemi parë që partitë politike nuk janë të interesuara që të ketë reformë adekuate ligjore për zgjedhjet, nuk janë të interesuara që Kosova të jetë e ndarë në zona dhe të jetë më i mirë përfaqësimi i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës”.

“Atyre iu konvenon që akoma në Kosovë të jetë vetëm një zonë zgjedhore. Kjo u konvenon sidomos partive të vogla”.

Ndërkohë, në reformën zgjedhore përfaqësuesit e komunitetit serb kërkojnë që të përfshihet edhe pika që ka të bëjë me vazhdimin e mandateve të rezervuara për pakicat.

Mirëpo, sipas Kushtetutës së Kosovës pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, vendet e rezervuara shndërrohen në ulëse të garantuara. Kjo nënkupton që pakicat nga zgjedhjet e ardhshme, nuk do të mund të marrin sikurse deri tash 20 ulëse në Kuvend që në fillim, plus ulëset që mund t’i fitojnë me vota, por gjithsej mund t’i kenë vetëm 20 ulëset e tyre të garantuara. 10 ulëse për komunitetin serb dhe 10 të tjera, për komunitetet tjera pakicë.

Nenad Rashiq, ministër i punës së mirëqenies sociale në Qeverinë e Kosovës, u shpreh për DW se vazhdimi edhe për një mandat i vendeve të rezervuara për pakicat, është në të mirë të imazhit të Kosovës.

“Vazhdimi i vendeve të rezervuara edhe për një mandat është në interes jo vetëm të komunitetit serb por të të gjitha komuniteteve”.

“Ne do të jemi këmbëngulës që vendet e rezervuara janë edhe në të mirë të Kosovës”.

“Unë personalisht mendojë se nëse Kosova edhe njëherë e dëshmon se i favorizon komunitetet, kjo shkon drejtpërdrejt në të mirë të qasjes ndërkombëtare për Kosovën dhe po ashtu për shumicën shqiptare të Kosovës”.

Deklaratat fiktive të Putinit

0

Afrim-Hoti1Krahasimet e rastit të Krimesë me Kosovën, nga Presidenti rus, Vladimir Putin, janë deklarata fiktive dhe absolutisht të paqëndrueshme.

Kështu vlerëson, njohësi i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, i cili thotë se veprimet e Presidentit rus përdoren si argumente, se shpallja e pavarësisë së Kosovës mund të shërbejë si shembull për vatrat tjera të krizës.

Në një bisedë për lajmi.net, Hoti thotë se Kosova është e pafuqishme të përfitojë nga qëndrimet e shtetit rus, megjithëse një gjë e tillë do të mund të ndodhte, vetëm përmes negociatave me shtetet e fuqishme perëndimore.

“Mendoj se është deklaratë fiktive, krahasim absolutisht i paqëndrueshëm por që është në linjë me politikën ruse që ka qenë prej fillimit kundër shpalljes së Kosovës duke përdorur argumente se shpallja e kësaj pavarësie mund të shërbente si precendent për vatrat tjera të krizës”.

“Për të justifikuar qëndrimin e mëparshëm, Putin thotë që rastet që kanë ndodhur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës po vijnë si rrjedhojë e atij vendimi që është marrë nga ana e Perëndimit”.

“Nuk mendoj se është shqetësuese në kuptimin e ndryshimit të rrethanave me Kosovën. Ndërkohë në artikulimin e qëndrimit kosovar pa asnjë dilemë do të duhej të ishin kundër kësaj ndërhyrje, sepse kjo ndërhyrje paraqet dhe në mënyrë të pastër një agresion ndaj shtetit të pavarur”.

“Kosovarët janë të pafuqishëm që të përfitojnë nga qëndrimi rus, po mbase qëndrimi rus do të mund të zbutej në negociatat me akterët kryesor që janë sot në gjeopolitikë në radhë të parë SHBA”.

Në prononcimin e tij të parë për shtyp, që nga ndërhyrja e forcave ruse në rajonin e Krimesë, Presidenti rus, Vladimir Putin, kishte thënë që qytetarët e këtij rajoni duhet të lihen të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Shikoni për shembull njerëzit në Kosovë që lejohen të votojnë, atëherë pse duhet t’ua mohojmë këtë njerëzve të Krimesë”, kishe deklaruar Putin.

Pushtimin e një pjese të territorit të Ukrainës, e kishte dënuar ashpër edhe diplomacia e jashtme kosovare, e cila veprimet e shtetit rus i ka quajtur si kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë së shtetit Ukrainës dhe të rajonit e më gjerë.

Pas protestave të cilat çuan në rënien e Presidentit ukrainas, Victor Yanokuvich, shteti rus kishte futur forcat e saja të armatosura në rajonin e Krimesë nën arsyetimin e mbrojtjes së qytetarëve rusë.

Hyseni: Programi i rikualifikimit të mësimdhënësve, jocilësor

0

Halim HyseniEksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, thotë se programi i MAShT-it për rikualifikimin dhe riaftësimin e mësimdhënësve ka qenë i nevojshëm, por jo në formën që është bërë
Eksperti i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, njëherësh drejtor në Qendrën për avancimin e performancës së sistemit arsimor, ka thënë se programi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për rikualifikimin dhe riaftësimin e mësimdhënësve ka qenë i nevojshëm, por jo në formën në të cilën është bërë – shkruan Koha Ditore.

Ai është shprehur pa rezervë ndaj këtij programi. Halimi ka thënë se rikualifikimi kështu si është duke shkuar nuk është i mirë. Sipas tij, programi nuk është aq cilësor, sa për t’i aftësuar ose përgatitur arsimtarët dhe mësuesit që të jenë në gjendje t’i përgatisin nxënësit e tyre për punë pas tri dekadave. Sipas Hysenit, zhvillimi profesional duhet të nxitet ne dy mënyra. E para, aspekti material, që nënkupton paga më të larta dhe e dyta, avancimi në karrierë, që, sipas tij, duhet të bëhet në bazë të rezultateve dhe performancës së arritur në punë. Ai ka thënë se edhe pagat duhet të jenë lineare, porse duhet të bëhen në bazë të performancës.

“Arsimi fillor është pjesë e sistemit të arsimit dhe ky sistem në përgjithësi është në krizë. Kjo gjendje e arsimit nuk garanton një zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë, do të thotë se gjendet në një rreth vicioz dhe tani për tani nuk dihet shtegdalja”, ka thënë Hyseni.

Thaçi nis ‘emisarët’ në ShBA kundër Tribunalit

0

hashim thaci 3Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur për në Washington këshilltarin e tij Bekim Çollaku dhe ministren e Integrimeve, Vlora Çitraku – shkruan gazeta Tribuna.

Të dy zyrtarët kosovarë po qëndrojnë atje për të kërkuar mbështetjen e administratës amerikane kundër themelimit të një Tribunali europian për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

I gjithë lotimi po bëhet në mënyrë konfidenciale. Për këtë kryeministri Thaçi nuk është konsultuar as me njerëzit brenda Qeverisë së Kosovës. Një konsultë megjithatë thuhet ta ketë pasur në takimet që kreu i Qeverisë ka pasur me liderin e LDK-së Isa Mustafa, dhe atë të AAK-së Ramush Haradinaj./Tribuna/

Erdhi dita e minoriteteve

0

Edita TahiriMinistrat serbë në Qeverinë e Kosovës nuk po heqin dorë sa i përket vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës edhe për një mandat.

Ata tani veten e konsiderojnë më të relaksuar, pasi që ndryshimet kushtetuese që lidhen me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, varen kryesisht nga ta,shkruan Zëri.

Për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve të shumicës dhe shumica e dyfishtë e deputetëve të pakicave.

Me këtë rast, pala shqiptare ose duhet të pranojë vazhdimin e ulëseve të rezervuara për minoritetet edhe për një mandat, ose nuk do të mundë ta themelojë FAK-un në këtë kohë

Paradite mësues, pasdite studentë

0

opinion 23Detyrimi i mësimdhënësve me shkollë të lartë pedagogjike për kryerjen e programit të rikualifikimit nga Ministria e Arsimit për një periudhë dyvjeçare po cilësohet si nismë e paanalizuar mirë, shkruan sot. E diela me Koha Ditore Edhe vetë mësimdhënësit thonë se nuk kanë përfituar më shumë sesa që kanë pasur njohuri paraprake. Në sy të ekspertëve të arsimit kjo duket më shumë si një mundësi për t`u pajisur me diplomë të studimeve bachelor.

Dita e premte për dy vjet ishte e stërngarkuar për mësuesen Nadire Breznica. Përveç obligimeve prej nëne e mësueseje, atë ditë asaj i ishte shtuar edhe një obligim tjetër.

Çdo të premte dhe të shtunë ishte e detyruar të ndiqte programin e avancimit të mësimdhënësve në kuadër të Ministrisë së Arsimit. Paradite ishte mësuese, pasdite studente.

UPZ, zgjedhë organet drejtuese në mënyrë të kundërligjshëm

0

UPZ 45Parlamenti  Studentor i Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, ka reaguar rreth parregullësive dhe shkeljeve ligjore, që janë bërë në  zgjedhjen e organve drejtuese në këtë institucion.

Kryetari i Parlamentit Studentor në UPZ, Nehat Gashi tha se për këtë çështje janë ankuar edhe në KQZ  të UPZ-së.

“Parlamenti  Studentor në UPZ ka ngritur fuqishëm zërin kundër parregullësive dhe shkeljeve ligjore me rastin e zgjedhjeve të organeve të reja drejtuese në UPZ.

“Parlamenti Studentor në UPZ ka bërë anëkesë ndaj listës së KQZ -së në UPZ. Kemi kërkuar që në listën për kandidat të Fakulteti Juridik për Senator (anëtar të Senatit) në UPZ të mos përfshihet ligjeruesi i angazhuar Safet Hoxha, i cili në radhë të parë është edhe kryetar i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik”

“Safet Hoxha është një zyrtar i lartë publik, dhe sipas Statutit të Universitetit te Prizrenit, neni 16, paragrafi 1 nuk mundet të zgjedhet si anëtar i Senatit të UPZ-së.Po ashtu bie ndesh me Ligjin per Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik (LIGJI Nr 04-L-051)”.

“Ky fakt është konfirmuar joformalisht edhe nga Agjensioni Anikurrupsion, mirëpo kjo si duket nuk po e pengon Menaxhmentin e UPZ-së dhe KQZ-në, të cilët me datën 13.03.2014 kanë caktuar konstituimin e Senatit të ri, i cili do të zgjedhë edhe strukturën e njësive akademike”.

“Parlamenti Studentor i UPZ-së njofton se do të protestojë fuqishëm për të ndaluar çdo përpjekje që në Senat të UPZ-së të hyjnë individ të caktuar në menyrë të kundërligjshëm”/PrizrenPress.com/ .