2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Deklaratat fiktive të Putinit

Afrim-Hoti1Krahasimet e rastit të Krimesë me Kosovën, nga Presidenti rus, Vladimir Putin, janë deklarata fiktive dhe absolutisht të paqëndrueshme.

Kështu vlerëson, njohësi i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, i cili thotë se veprimet e Presidentit rus përdoren si argumente, se shpallja e pavarësisë së Kosovës mund të shërbejë si shembull për vatrat tjera të krizës.

Në një bisedë për lajmi.net, Hoti thotë se Kosova është e pafuqishme të përfitojë nga qëndrimet e shtetit rus, megjithëse një gjë e tillë do të mund të ndodhte, vetëm përmes negociatave me shtetet e fuqishme perëndimore.

“Mendoj se është deklaratë fiktive, krahasim absolutisht i paqëndrueshëm por që është në linjë me politikën ruse që ka qenë prej fillimit kundër shpalljes së Kosovës duke përdorur argumente se shpallja e kësaj pavarësie mund të shërbente si precendent për vatrat tjera të krizës”.

“Për të justifikuar qëndrimin e mëparshëm, Putin thotë që rastet që kanë ndodhur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës po vijnë si rrjedhojë e atij vendimi që është marrë nga ana e Perëndimit”.

“Nuk mendoj se është shqetësuese në kuptimin e ndryshimit të rrethanave me Kosovën. Ndërkohë në artikulimin e qëndrimit kosovar pa asnjë dilemë do të duhej të ishin kundër kësaj ndërhyrje, sepse kjo ndërhyrje paraqet dhe në mënyrë të pastër një agresion ndaj shtetit të pavarur”.

“Kosovarët janë të pafuqishëm që të përfitojnë nga qëndrimi rus, po mbase qëndrimi rus do të mund të zbutej në negociatat me akterët kryesor që janë sot në gjeopolitikë në radhë të parë SHBA”.

Në prononcimin e tij të parë për shtyp, që nga ndërhyrja e forcave ruse në rajonin e Krimesë, Presidenti rus, Vladimir Putin, kishte thënë që qytetarët e këtij rajoni duhet të lihen të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Shikoni për shembull njerëzit në Kosovë që lejohen të votojnë, atëherë pse duhet t’ua mohojmë këtë njerëzve të Krimesë”, kishe deklaruar Putin.

Pushtimin e një pjese të territorit të Ukrainës, e kishte dënuar ashpër edhe diplomacia e jashtme kosovare, e cila veprimet e shtetit rus i ka quajtur si kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë së shtetit Ukrainës dhe të rajonit e më gjerë.

Pas protestave të cilat çuan në rënien e Presidentit ukrainas, Victor Yanokuvich, shteti rus kishte futur forcat e saja të armatosura në rajonin e Krimesë nën arsyetimin e mbrojtjes së qytetarëve rusë.

Më Shumë

“Pata bashkëbisedim të ngrohtë”, Abidixhiku viziton fshatin Bellanicë të Malishevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Bellanicë të Malishevës, ku u prit në shtepinë e familjes Kafexholli. Në një postim...

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Lajmet e Fundit