18.1 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025
Home Blog Page 8196

Shoqëria civile, opozitë e vetme në Prizren

0

ismet kryeziuPërfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se deri më tash kanë qenë opozitë e vetme në Prizren.

Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, vlerëson se ka degradim të komunikimit ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve për ‘inputin’ qeveritar në vendimmarrje.

Ai tregon se shoqëria civile ka reaguar ndaj disa veprimeve, të vlerësuar si të paligjshme të bëra nga ana e pushtetit, përfshirë ndërtimet e “egra” apo hotelet në qendër të Prizrenit, ekskursionit të anëtarëve të Kuvendit Komunal në Dubrovnik, me para publike dhe veprime të tjera.

“Kemi reaguar në të gjitha rastet ku është konstatuar se ka shkelje ligjore”, tha Kryeziu.

Hajrullah Çeku, drejtor ekzekutiv “EC Ma Ndryshe”, tregon se kjo organizatë po mundohet të jetë monitoruese e ndërhyrjeve të paligjshme në zonën historike të Prizrenit dhe të ndikojë në rritjen e transparencës së punës së ekzekutivit, që duhet t’i hap mbledhjet e tij edhe për pjesëmarrje të gazetarëve.

Zyrtari i MAPL-së, Agron Maxhuni, ndërkaq mendon se edhe nga shoqëria civile ka mjaft mungesa, të cilat në radhë të parë kanë të bëjnë me adresimin e plotë të shqetësimeve lidhur me punën e qeverive lokale.

Osman Hajdari nga Bashkimi Demokratik (BD) në Prizren vlerësoi rolin e OJQ-ve duke thënë se ‘këto vite ato kanë qenë opozita e vetme në këtë komune’.

“EC Ma Ndryshe” ka bërë një punë të mirë përmes reagimeve në fushën e urbanizmit, ndërsa tashmë do ta ketë edhe përkrahjen e BD-që do të luaj një rol të fortë opozitar, duke ia prishur “komoditetin” e deritashëm të pushtetit prizrenas”, tha ai.

Zëdhënësi i komunës, Ymer Berisha, ndërkaq i ka quajtur si dezinformata kritikat e “EC Ma Ndryshe”, duke thënë se ata në shumtën as nuk dinë si të kërkojnë qasje në punën e komunës. /PrizrenPress.com/

 

Inspektoriati hetoi reth 350 policë

0

Policia e KosovesPolicia e Kosovës gjatë vitit 2013 ka numëruar 8458 punonjës. Prej tyre, 328 kanë qenë subjekt i hetimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK). Ose ndryshe, 4 për qind e tërë punonjësve të Policisë, kanë qenë nën hetime si të dyshuar për vepra të ndryshme.Sidoqoftë, gjatë vitit 2013 janë 33 punonjës të Policisë më pak të hetuar se në vitin 2012.

Këto të dhëna dhe shumë të tjera të trajtuara rast pas rasti, janë përmbledhur nga IPK-ja në një raport vjetor.

Sipas raportit, del se gjatë vitit 2013, IPK-ja ka hetuar 39 zyrtarë të graduar, prej tyre 1 kolonel, 2 nënkolonel, 3 kapiten, 11 toger, 22 rreshter, 273 zyrtarë policor si dhe 16 punonjës nga stafi civil.

Për periudhën janar-dhjetor 2013, nëpërmjet 1064 ankuesve, IPK-ja ka pranuar gjithsej 1050 ankesa lidhur me supozimet për shkelje disiplinore/penale të zyrtarëve policorë.

“Këto ankesa kanë ardhur nga qytetarët tanë nga të gjitha komunitetet etnike dhe gjinore në forma të ndryshme ashtu siç parashihet me mekanizmat e ankimimit të mbështetura me akte ligjore dhe nënligjore”, sqaron IPK-ja

Viti 2014 shpallet “Viti i Jeronim De Radës”

0

Jeronim De RadaMbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Librit, shpall 2014 si “Viti i Jeronim De Radës”, me rastin e 200 vjetorit të lindjes së themeluesit të letërsisë dhe kulturës arbëreshe.

Në nder të poetit dhe publicistit të shquar, Ministria e Kulturës Shqiptare me bashkëfinancim të Ministrisë së Kulturës së Kosovës, do të botoj veprën e plotë të Jeronim De Radës për këtë jubile.

Memaj: Unë mblodha nënshkrime për shkarkimin e “Eqës”

0

Fatmir Memaj LDKIsh-asamblisti i LDK-së, Fatmir Memaj, ka pranuar se ka qenë njëri nga aktivistët që ka mbledhur nënshkrime për shkarkimin e Kryesisë dhe kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren,Eqrem Kryeziun. Ai thotë se LDK-ja në Prizren,ka nevojë për ndryshime pozitive.“Natyrisht se unë isha njëri ndër aktivistët në mbledhjen e nënshkrimeve për votëbesimin e kryetarit dhe Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren”,tregon Memaj.

Ai falënderon të gjithë delegatët e Kuvendit të Degës, të cilët pa hezitim kanë përkrahur iniciativën për shkarkimin e Kryesisë dhe Kryeziut.

“Po ashtu i falënderoj edhe kryetarët e nëndegëve dhe kryesitë e tyre, që janë bashkangjitur fuqishëm kërkesave për ndryshime, kërkesa këto shumë të natyrshme”.

“Të gjithë e dinë se mbi 60% e anëtarëve të Kuvendit të Degës, dhe mbi 33 nëndegë nga gjithsejtë 45 nëndegë sa i ka Dega e Prizrenit, kanë nënshkruar edhe formalisht kërkesën me shkrim për ndryshime”.

“Këto kërkesa janë të bazuara edhe në Statutin e LDK-së, por mbi të gjitha është shprehur vullneti i shumicës absolute të anëtarësisë së LDK-së”.
Memaj tregon se “puçistët” nuk do të ndalën në konsolidimin e LDK-së në Prizren.

“Me gjithë tendencat e disa elementeve destruktive, për etiketime ndaj nesh, si puçistë, klandestine etj. jemi të vendosur që të punojmë për konsolidimin e Degës së LDK-së në Prizren. Nuk mund të na ndalin këta servil, disa nga të cilët edhe jokompetent, në rrugën tonë rugoviane”.
“Për ne këta janë njerëz të dështuar me moral të ulët, që cdo ditë i ndërrojnë fytyrat. Dje kanë sharë e sot lavdërojnë”.

Memaj, falënderon liderin e LDK-së Isa Mustafën për ndërhyrjen që ka bërë në Degën e LDK-së në Prizren. Ai thotë se formimi i Shtabit Koordinues, zhvesh nga kompetencat kryetarin e Degës, Eqrem Kryeziun.
“Isa Mustafa me mençurin e tij të pashoq shpëtoi Degën e LDK-së në Prizren, duke i dhënë rrugë të drejt zgjidhjes së problemeve”.

“E zhveshi nga kompetencat Kryesinë aktuale dhe kryetarin, dhe e formoi një shtab, që do të udhëhiqet nga dy njerëz të fortë, sic janë Hanefi Muharremi dhe Haziz Hodaj”.

“Pa një LDK të fortë në Prizren, zgjedhjet nacionale nuk ka shans të fitohen”./PrizrenPress.com/

 

Në Kosovë nuk ka ende reformë zgjedhore

0

Zgjedhje-kosoveKëtë vit në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ndonëse akoma nuk ka një datë të caktuar dhe as një reformë zgjedhore. Kjo reformë është kusht i Bashkimit Evropian për integrimin e Kosovës

Megjithë kërkesat e komunitetit ndërkombëtar që në Kosovë të bëhet reforma zgjedhore, subjektet politike akoma nuk kanë arritur të bien dakord për kryerjen e saj. Tashmë viti 2014 është e konfirmuar si viti i zgjedhjeve të përgjithshme, ndonëse akoma nuk ka një datë të caktuar.

Përfaqësues të Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, thonë se tashmë disa ndryshime në ligjin për zgjedhjet do të ndodhin, por akoma nuk dihet se cilat dhe a do të kalojnë ato ndryshime në kuvendin e Kosovës.

Arben Gashi, kryetar i Komisionit për Legjislacion në Parlamentin e Kosovës, i tha Deutsche Welle-s se komisioni e ka kryer punën dhe edhe qeveria tashmë e ka proceduar ligjin në kryesinë e kuvendit.

“Ka plot ndryshime që pritet të ndodhin: Ndryshimet që kanë të bëjnë me KQZ, raportet e KQZ me Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa, procedurat e votimit, procedurat e identifikimit, procedurat e numërimit, pra plot çështje të rëndësishme që shpresojmë se do ta përmirësojnë procesin zgjedhor”, thotë Arben Gashi.

Qysh në vitin 2011 ka një rekomandim nga Komisioni Evropian që ka kërkuar reformë zgjedhore në Kosovë. Blerim Burjani, ish anëtar i KQZ-ve, i tha DW, se nuk ka pasur vullnet politik që të ndodhë reforma megjithë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare.
“Kemi parë që partitë politike nuk janë të interesuara që të ketë reformë adekuate ligjore për zgjedhjet, nuk janë të interesuara që Kosova të jetë e ndarë në zona dhe të jetë më i mirë përfaqësimi i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Atyre iu konvenon që akoma në Kosovë të jetë vetëm një zonë zgjedhore. Kjo u konvenon sidomos partive të vogla”, thotë Blerim Burjani i cili për disa vite ka qenë anëtarë i KQZ-ve.

Ndërkohë, në reformën zgjedhore përfaqësuesit e komunitetit serb kërkojnë që të përfshihet edhe pika që ka të bëjë me vazhdimin e mandateve të rezervuara për pakicat. Mirëpo, sipas Kushtetutës së Kosovës pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, vendet e rezervuara shndërrohen në ulëse të garantuara. Kjo nënkupton që pakicat nga zgjedhjet e ardhshme, nuk do të mund të marrin sikurse deri tash 20 ulëse në Kuvend që në fillim, plus ulëset që mund t’i fitojnë me vota, por gjithsej mund t’i kenë vetëm 20 ulëset e tyre të garantuara. 10 ulëse për komunitetin serb dhe 10 të tjera, për komunitetet tjera pakicë.

Nenad Rashiq, ministër i punës së mirëqenies sociale në qeverinë e Kosovës, i tha DW-së, se vazhdimi edhe për një mandat i vendeve të rezervuara për pakicat, është në të mirë të imazhit të Kosovës.

“Vazhdimi i vendeve të rezervuara edhe për një mandat është në interes jo vetëm të komunitetit serb por të të gjitha komuniteteve. Ne do të jemi këmbëngulës që vendet e rezervuara janë edhe në të mirë të Kosovës. Unë personalisht mendojë se nëse Kosova edhe njëherë e dëshmon se i favorizon komunitetet, kjo shkon drejtpërdrejt në të mirë të qasjes ndërkombëtare për Kosovën dhe po ashtu për shumicën shqiptare të Kosovës”, tha Nenad Rashiq.

Por çfarë do të ndodhë nëse partitë politike shqiptare vazhdojnë të jenë kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara? Nenad Rashiq thotë: “Nëse vendoset diçka në këtë drejtim dhe çka do që të vendoset duhet të vendosim së bashku. Ende jam optimist se pakicave do t’u mundësohet edhe një mandat me vende të rezervuara, mirëpo, nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë mendojë se do të jemi bashkë të gjitha komunitetet dhe të shohim se çfarë do të bëjmë në të ardhmen”.

Shumica e partive politike parlamentare janë kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara për pakicat. Që t’u vazhdohet pakicave rezervimi i vendeve në Kuvend duhet ndryshuar edhe Kushtetuta e Kosovës.

Edhe disa organizata të shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore në Kosovë janë kundër vazhdimit të mandateve për ulëse të rezervuara për pakicat. Në një intervistë të mëparshme për DW, Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI, thotë se kjo do ta dëmtonte demokracinë në Kosovë.

“Çështjen e ulëseve të rezervuara e ka zgjidhur Kushtetuta e Kosovës dhe ato vende tashmë transformohen në vende të garantuara. Çdo qasje për ta ndryshuar pakon gjithëpërfshirëse të Presidentit Ahtisari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të kishte pasoja në ndërtimin e një demokracie funksionale në Kosovë, si dhe do të pengonte procesin e vendimmarrjes brenda institucionit më të lartë përfaqësues në vend Kuvendin e Kosovës”, thotë Driton Selmanaj.

Sidoqoftë, javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës do të ndodhë debati për reformën zgjedhore. Të fundit që kërkuan që zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë këtë vit të mbahen me reformë zgjedhore, ishin vëzhguesit e Bashkimit Evropian që monitoruan zgjedhjet lokale në Kosovë. /DW/

“Kjo qeveri meriton shkarkim”

0

AGK-Donika KadaBujupi-peticionNë ditën e 8 Marsit, një grup grash ka nënshkruar sot një peticion me synim mbështesjen e nismës “Kjo qeveri meriton shkarkim” për largimin e kësaj qeveria.

Kryetarja e AGK-së, deputetja Donika Kadaj-Bujupi, pas nënshkrimit të peticionit, ka thënë se largimi sa më i shpejtë i kësaj qeverie mundëson krijimin e rrethanave të reja, më të favorshme, në të mirë të ndërtimit të një të ardhme më të sigurt, prosperuese e zhvillimore për qytetarët dhe vendit tonë.

“Kriza e thelluar sociale dhe ekonomike, papunësia gjithnjë e më e thellë, migrimi i të rinjve, që janë fëmijë nënash të Kosovës, tregon qartë për perspektiven e mbytur vendin tonë, nga kjo qeveri”, ka thënë deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Gratë nënshkruese të peticionit thanë se ikja sa më e shpejtë e kësaj qeverie do të shënojë momentin e parë të kthesës në të mirë të vendin dhe të ardhmes për të rinjtë tanë.

Posti i Kryeministrit pengon koalicionin LDK-AAK

0

QeveriaKosoves-NdertesaZyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e kanë komentuar në mënyrë të ndryshme deklaratën e kryetarit të LDD-së, Nexhat Daci i cili deklaroi se duhet të përsëritet formula e koalicionit të vitit 2004, LDK-AAK.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së Eqrem Kryeziu, ka thënë për “Epoka e re” se nuk i ka bërë shumë përshtypje vlerësimi i liderit të LDD-së për përsëritjen e koalicionit LDK-AAK.

“Jam i moçëm, këtë e pranoj, por influencues nuk jam hiç. O burrë, Ramushi deri dje thoshte se dua të hyj në koalicion me Thaçin. Tani thuaje ka vendosur të vijë me neve. Formula mund të jetë ajo që ka thënë Daci, por unë nuk e kam studiuar kiminë për t’u marr me formula”.

“Ramushi po ka qejf me ia dhënë postin e kryeministrit si në vitin 2004, por ka mbaruar bre koha me ia fal dikujt postin e kryeministrit”.

Në anën tjetër nënkryetarja e AAK-së Melihate Tërmkolli për “Epoka e re” ka thënë se koalicioni me LDK’në do të ishte i mirëseardhur jo vetëm për AAK’në por për të gjithë qytetarët, gjithashtu thotë se do të ishte edhe shpëtimtar për të gjithë qytetarët e Kosovë.

“Besoj se nëse veç bëhet koalicioni, marrëveshjet janë të mundshme. Nuk po them se AAK-ja është e gatshme të heqë dorë prej postit të kryeministrit, as nuk heq dorë, por po them se, nëse bëhet ky koalicion, ka mundësi për të gjetur mundësinë për të ecur tutje”.

Sfidë në veri mbesin simbolet e shtetit

0

Adriana HoxhiqIsh-drejtoresha e Zyrës Administrative në veri, Adriana Hoxhiq, ka thënë se procesi i integrimit të veriut në sistemin e shtetit të Kosovës do të jetë i vështirë, por jo i pamundur.

Ajo është e bindur se do të arrihet sukses në veri, por nuk është e sigurt se integrimi i plotë do të bëhet në vitin e parë. “Jemi nisur në drejtimin që ta integrojmë veriun. Mendoj se i gjithë ky proces do të përfundojë me rezultate pozitive dhe integrimi i veriut në sistemin e Kosovës do të ndodhë”, ka thënë Hoxhiq në një intervistë për “Epokën e re”.

Ajo ka deklaruar se funksionimi i komunave në veri do të jetë i pamundur pa bashkëpunimin me nivelin qendror në Prishtinë.

“Funksionimi i komunave në veri të Kosovës, pa bashkëpunimin me nivelin qendror të Prishtinës, është i pamundur. Në qoftë se kjo nuk arrihet brenda gjashtë muajve, atëherë do të arrihet pas një viti”, është shprehur ajo.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se edhe më tutje sfidë mbesin simbolet e Republikës së Kosovës, për të cilat pala serbe nuk është e gatshme t’i pranojë ashtu siç dëshiron Prishtina.

“Për integrim konkret dhe efikas do të nevojitet një periudhë tranzicioni gjatë së cilës duhet të ndërmerren disa hapa në të ardhmen. Po ashtu, sfidë edhe më tutje mbesin simbolet e Republikës së Kosovës, për të cilat pala serbe nuk është e gatshme t’i pranojë ashtu siç dëshiron Prishtina”, ka theksuar Hoxhiq.

Minoritetet kërkojnë ulëset e rezervuara

0

NenadRashiq-MPMSQeveria e Kosovës ka miratuar dhe ka proceduar për në Kuvend propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me sektorin e sigurisë në vend, ku parashihet të bëhet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Megjithatë, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, kanë kërkuar që gjatë ndryshimeve të Kushtetutës të kihen parasysh kërkesat e komuniteteve pakicë për zgjatjen e mandateve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka thënë për Radio Kosovën në gjuhën serbe se do të jetë e vështirë për t’i bindur deputetët joshqiptarë të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) nëse në të njëjtën kohë shumica nuk e mbështet idenë për zgjatjen e mbajtjes së vendeve të rezervuara në Kuvend nga ana e pakicave.

“Nuk jemi duke e kushtëzuar, por fuqimisht dhe në mënyrë të qartë kërkojmë që ulëset e rezervuara, që janë të rëndësishme për pakicat, të miratohen në të njëjtën pako të përbashkët. Pra, nuk do të shantazhojmë apo të kushtëzojmë, por kërkojmë reciprocitet dhe trajtim të drejtë”, ka thënë Rashiq.

Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e quan të jashtëligjshme kërkesën e pakicave, që në kuadër të ndryshim-plotësimit të Kushtetutës të përfshihen edhe kërkesat e pakicave për vendet e rezervuara. Krasniqi ka thënë se kërkesat e tyre janë në kundërshtim me dokumentin gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit.

“Pakicat nuk kanë të drejtë ta bëjnë kërkesën që janë duke e bërë. Ato i kanë pasur dy mandate me dokumentin gjithëpërfshirës. Ato dy mandate tani përfundojnë dhe kërkesat e tyre janë të jashtëligjshme, nuk përkojnë me ato të drejta që i kanë pasur me dokumentin gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari”, është shprehur Krasniqi për Radio Kosovën.

Ashton: Rrugë e gjatë deri në çrrënjosjen e diskriminimit

0

ashtonBE financon rreth 200 projekte dhe nisma në botë që synojnë të ndihmojnë gratë të përfitojnë nga arsimi dhe shërbimi shëndetësor, të punojnë dhe të jetojnë të lira nga dhuna dhe diskriminimi dhe të zënë vendin e duhur në shoqëri. Të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave janë një përparësi universale për BE-në dhe kjo reflektohet në diskutimet aktuale të planit post- 2015 për zhdukjen e varfërisë.

“Na pret rrugë e gjatë, përpara se të çrrënjosim diskriminimin gjinor”.

Të drejtat e grave dhe vajzave janë një përparësi universale për BE-në, duke garantuar se Unioni Evropian mbetet i angazhuar për mbështetjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave. Kështu është shprehur Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikat e Sigurisë, Catherine Ashton, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ne festojmë transformimin e vërtetë që ka parë bota në të drejtat e grave, falë arritjeve individuale dhe pjesëmarrjes sonë të përbashkët në jetën politike. Gratë kanë bërë përparime të mëdha, por mbetet ende një rrugë e gjatë për arritjen e një bote pa diskriminim gjinor. Aksesi i barabartë në arsim dhe në shërbimet shëndetësore dhe mundësia për t’u bërë pjesëmarrës me të drejta të plota në jetën politike është e drejta e kujtdo dhe një përbërës thelbësor i demokracisë. Qëndrueshmëria afatgjatë dhe zhvillimi mund të arrihen vetëm nëse trajtohet dhuna dhe diskriminimi kundër grave. Aty ku gratë përparojnë, shoqëritë përparojnë, aty ku gratë vuajnë, vuajnë edhe shoqëritë ku ato jetojnë. Kam pasur privilegjin të takoj shumë gra frymëzuese, që përmes punës së tyre të madhe dhe sakrificave kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në historinë e vendeve të tyre. Sot unë i nderoj këto gra, guximi dhe vendosmëria e të cilave shtroi udhën për brezat e ardhshëm”, është shprehur Ashton.

Ajo nënvizon se të drejtat e grave dhe vajzave janë një përparësi universale për BE-në, duke garantuar se Unioni Evropian mbetet i angazhuar për mbështetjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.