14.9 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Sfidë në veri mbesin simbolet e shtetit

Adriana HoxhiqIsh-drejtoresha e Zyrës Administrative në veri, Adriana Hoxhiq, ka thënë se procesi i integrimit të veriut në sistemin e shtetit të Kosovës do të jetë i vështirë, por jo i pamundur.

Ajo është e bindur se do të arrihet sukses në veri, por nuk është e sigurt se integrimi i plotë do të bëhet në vitin e parë. “Jemi nisur në drejtimin që ta integrojmë veriun. Mendoj se i gjithë ky proces do të përfundojë me rezultate pozitive dhe integrimi i veriut në sistemin e Kosovës do të ndodhë”, ka thënë Hoxhiq në një intervistë për “Epokën e re”.

Ajo ka deklaruar se funksionimi i komunave në veri do të jetë i pamundur pa bashkëpunimin me nivelin qendror në Prishtinë.

“Funksionimi i komunave në veri të Kosovës, pa bashkëpunimin me nivelin qendror të Prishtinës, është i pamundur. Në qoftë se kjo nuk arrihet brenda gjashtë muajve, atëherë do të arrihet pas një viti”, është shprehur ajo.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se edhe më tutje sfidë mbesin simbolet e Republikës së Kosovës, për të cilat pala serbe nuk është e gatshme t’i pranojë ashtu siç dëshiron Prishtina.

“Për integrim konkret dhe efikas do të nevojitet një periudhë tranzicioni gjatë së cilës duhet të ndërmerren disa hapa në të ardhmen. Po ashtu, sfidë edhe më tutje mbesin simbolet e Republikës së Kosovës, për të cilat pala serbe nuk është e gatshme t’i pranojë ashtu siç dëshiron Prishtina”, ka theksuar Hoxhiq.

Më Shumë

Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij...

Bashkimi për finalen, Bora për historinë – gjithçka vendoset nesër në Prizren

Bashkimi dhe Bora përballen të mërkurën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, me serinë e barabartë 2:2. Takimi...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit