4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ashton: Rrugë e gjatë deri në çrrënjosjen e diskriminimit

ashtonBE financon rreth 200 projekte dhe nisma në botë që synojnë të ndihmojnë gratë të përfitojnë nga arsimi dhe shërbimi shëndetësor, të punojnë dhe të jetojnë të lira nga dhuna dhe diskriminimi dhe të zënë vendin e duhur në shoqëri. Të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave janë një përparësi universale për BE-në dhe kjo reflektohet në diskutimet aktuale të planit post- 2015 për zhdukjen e varfërisë.

“Na pret rrugë e gjatë, përpara se të çrrënjosim diskriminimin gjinor”.

Të drejtat e grave dhe vajzave janë një përparësi universale për BE-në, duke garantuar se Unioni Evropian mbetet i angazhuar për mbështetjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave. Kështu është shprehur Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikat e Sigurisë, Catherine Ashton, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ne festojmë transformimin e vërtetë që ka parë bota në të drejtat e grave, falë arritjeve individuale dhe pjesëmarrjes sonë të përbashkët në jetën politike. Gratë kanë bërë përparime të mëdha, por mbetet ende një rrugë e gjatë për arritjen e një bote pa diskriminim gjinor. Aksesi i barabartë në arsim dhe në shërbimet shëndetësore dhe mundësia për t’u bërë pjesëmarrës me të drejta të plota në jetën politike është e drejta e kujtdo dhe një përbërës thelbësor i demokracisë. Qëndrueshmëria afatgjatë dhe zhvillimi mund të arrihen vetëm nëse trajtohet dhuna dhe diskriminimi kundër grave. Aty ku gratë përparojnë, shoqëritë përparojnë, aty ku gratë vuajnë, vuajnë edhe shoqëritë ku ato jetojnë. Kam pasur privilegjin të takoj shumë gra frymëzuese, që përmes punës së tyre të madhe dhe sakrificave kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në historinë e vendeve të tyre. Sot unë i nderoj këto gra, guximi dhe vendosmëria e të cilave shtroi udhën për brezat e ardhshëm”, është shprehur Ashton.

Ajo nënvizon se të drejtat e grave dhe vajzave janë një përparësi universale për BE-në, duke garantuar se Unioni Evropian mbetet i angazhuar për mbështetjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Lajmet e Fundit