20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Shoqëria civile, opozitë e vetme në Prizren

ismet kryeziuPërfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se deri më tash kanë qenë opozitë e vetme në Prizren.

Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, vlerëson se ka degradim të komunikimit ndërmjet shoqërisë civile dhe institucioneve për ‘inputin’ qeveritar në vendimmarrje.

Ai tregon se shoqëria civile ka reaguar ndaj disa veprimeve, të vlerësuar si të paligjshme të bëra nga ana e pushtetit, përfshirë ndërtimet e “egra” apo hotelet në qendër të Prizrenit, ekskursionit të anëtarëve të Kuvendit Komunal në Dubrovnik, me para publike dhe veprime të tjera.

“Kemi reaguar në të gjitha rastet ku është konstatuar se ka shkelje ligjore”, tha Kryeziu.

Hajrullah Çeku, drejtor ekzekutiv “EC Ma Ndryshe”, tregon se kjo organizatë po mundohet të jetë monitoruese e ndërhyrjeve të paligjshme në zonën historike të Prizrenit dhe të ndikojë në rritjen e transparencës së punës së ekzekutivit, që duhet t’i hap mbledhjet e tij edhe për pjesëmarrje të gazetarëve.

Zyrtari i MAPL-së, Agron Maxhuni, ndërkaq mendon se edhe nga shoqëria civile ka mjaft mungesa, të cilat në radhë të parë kanë të bëjnë me adresimin e plotë të shqetësimeve lidhur me punën e qeverive lokale.

Osman Hajdari nga Bashkimi Demokratik (BD) në Prizren vlerësoi rolin e OJQ-ve duke thënë se ‘këto vite ato kanë qenë opozita e vetme në këtë komune’.

“EC Ma Ndryshe” ka bërë një punë të mirë përmes reagimeve në fushën e urbanizmit, ndërsa tashmë do ta ketë edhe përkrahjen e BD-që do të luaj një rol të fortë opozitar, duke ia prishur “komoditetin” e deritashëm të pushtetit prizrenas”, tha ai.

Zëdhënësi i komunës, Ymer Berisha, ndërkaq i ka quajtur si dezinformata kritikat e “EC Ma Ndryshe”, duke thënë se ata në shumtën as nuk dinë si të kërkojnë qasje në punën e komunës. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Avdyli: Shumica në VV ishin pro Osmanit – e luta Kurtin ta propozojë për presidente, por s’më dëgjoi

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se brenda GUXO-s ministrja Donika Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa...

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Lajmet e Fundit