12.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 8197

“Kjo qeveri meriton shkarkim”

0

AGK-Donika KadaBujupi-peticionNë ditën e 8 Marsit, një grup grash ka nënshkruar sot një peticion me synim mbështesjen e nismës “Kjo qeveri meriton shkarkim” për largimin e kësaj qeveria.

Kryetarja e AGK-së, deputetja Donika Kadaj-Bujupi, pas nënshkrimit të peticionit, ka thënë se largimi sa më i shpejtë i kësaj qeverie mundëson krijimin e rrethanave të reja, më të favorshme, në të mirë të ndërtimit të një të ardhme më të sigurt, prosperuese e zhvillimore për qytetarët dhe vendit tonë.

“Kriza e thelluar sociale dhe ekonomike, papunësia gjithnjë e më e thellë, migrimi i të rinjve, që janë fëmijë nënash të Kosovës, tregon qartë për perspektiven e mbytur vendin tonë, nga kjo qeveri”, ka thënë deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Gratë nënshkruese të peticionit thanë se ikja sa më e shpejtë e kësaj qeverie do të shënojë momentin e parë të kthesës në të mirë të vendin dhe të ardhmes për të rinjtë tanë.

Posti i Kryeministrit pengon koalicionin LDK-AAK

0

QeveriaKosoves-NdertesaZyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e kanë komentuar në mënyrë të ndryshme deklaratën e kryetarit të LDD-së, Nexhat Daci i cili deklaroi se duhet të përsëritet formula e koalicionit të vitit 2004, LDK-AAK.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së Eqrem Kryeziu, ka thënë për “Epoka e re” se nuk i ka bërë shumë përshtypje vlerësimi i liderit të LDD-së për përsëritjen e koalicionit LDK-AAK.

“Jam i moçëm, këtë e pranoj, por influencues nuk jam hiç. O burrë, Ramushi deri dje thoshte se dua të hyj në koalicion me Thaçin. Tani thuaje ka vendosur të vijë me neve. Formula mund të jetë ajo që ka thënë Daci, por unë nuk e kam studiuar kiminë për t’u marr me formula”.

“Ramushi po ka qejf me ia dhënë postin e kryeministrit si në vitin 2004, por ka mbaruar bre koha me ia fal dikujt postin e kryeministrit”.

Në anën tjetër nënkryetarja e AAK-së Melihate Tërmkolli për “Epoka e re” ka thënë se koalicioni me LDK’në do të ishte i mirëseardhur jo vetëm për AAK’në por për të gjithë qytetarët, gjithashtu thotë se do të ishte edhe shpëtimtar për të gjithë qytetarët e Kosovë.

“Besoj se nëse veç bëhet koalicioni, marrëveshjet janë të mundshme. Nuk po them se AAK-ja është e gatshme të heqë dorë prej postit të kryeministrit, as nuk heq dorë, por po them se, nëse bëhet ky koalicion, ka mundësi për të gjetur mundësinë për të ecur tutje”.

Sfidë në veri mbesin simbolet e shtetit

0

Adriana HoxhiqIsh-drejtoresha e Zyrës Administrative në veri, Adriana Hoxhiq, ka thënë se procesi i integrimit të veriut në sistemin e shtetit të Kosovës do të jetë i vështirë, por jo i pamundur.

Ajo është e bindur se do të arrihet sukses në veri, por nuk është e sigurt se integrimi i plotë do të bëhet në vitin e parë. “Jemi nisur në drejtimin që ta integrojmë veriun. Mendoj se i gjithë ky proces do të përfundojë me rezultate pozitive dhe integrimi i veriut në sistemin e Kosovës do të ndodhë”, ka thënë Hoxhiq në një intervistë për “Epokën e re”.

Ajo ka deklaruar se funksionimi i komunave në veri do të jetë i pamundur pa bashkëpunimin me nivelin qendror në Prishtinë.

“Funksionimi i komunave në veri të Kosovës, pa bashkëpunimin me nivelin qendror të Prishtinës, është i pamundur. Në qoftë se kjo nuk arrihet brenda gjashtë muajve, atëherë do të arrihet pas një viti”, është shprehur ajo.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se edhe më tutje sfidë mbesin simbolet e Republikës së Kosovës, për të cilat pala serbe nuk është e gatshme t’i pranojë ashtu siç dëshiron Prishtina.

“Për integrim konkret dhe efikas do të nevojitet një periudhë tranzicioni gjatë së cilës duhet të ndërmerren disa hapa në të ardhmen. Po ashtu, sfidë edhe më tutje mbesin simbolet e Republikës së Kosovës, për të cilat pala serbe nuk është e gatshme t’i pranojë ashtu siç dëshiron Prishtina”, ka theksuar Hoxhiq.

Minoritetet kërkojnë ulëset e rezervuara

0

NenadRashiq-MPMSQeveria e Kosovës ka miratuar dhe ka proceduar për në Kuvend propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e amendamenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me sektorin e sigurisë në vend, ku parashihet të bëhet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Megjithatë, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, kanë kërkuar që gjatë ndryshimeve të Kushtetutës të kihen parasysh kërkesat e komuniteteve pakicë për zgjatjen e mandateve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka thënë për Radio Kosovën në gjuhën serbe se do të jetë e vështirë për t’i bindur deputetët joshqiptarë të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) nëse në të njëjtën kohë shumica nuk e mbështet idenë për zgjatjen e mbajtjes së vendeve të rezervuara në Kuvend nga ana e pakicave.

“Nuk jemi duke e kushtëzuar, por fuqimisht dhe në mënyrë të qartë kërkojmë që ulëset e rezervuara, që janë të rëndësishme për pakicat, të miratohen në të njëjtën pako të përbashkët. Pra, nuk do të shantazhojmë apo të kushtëzojmë, por kërkojmë reciprocitet dhe trajtim të drejtë”, ka thënë Rashiq.

Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e quan të jashtëligjshme kërkesën e pakicave, që në kuadër të ndryshim-plotësimit të Kushtetutës të përfshihen edhe kërkesat e pakicave për vendet e rezervuara. Krasniqi ka thënë se kërkesat e tyre janë në kundërshtim me dokumentin gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit.

“Pakicat nuk kanë të drejtë ta bëjnë kërkesën që janë duke e bërë. Ato i kanë pasur dy mandate me dokumentin gjithëpërfshirës. Ato dy mandate tani përfundojnë dhe kërkesat e tyre janë të jashtëligjshme, nuk përkojnë me ato të drejta që i kanë pasur me dokumentin gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari”, është shprehur Krasniqi për Radio Kosovën.

Ashton: Rrugë e gjatë deri në çrrënjosjen e diskriminimit

0

ashtonBE financon rreth 200 projekte dhe nisma në botë që synojnë të ndihmojnë gratë të përfitojnë nga arsimi dhe shërbimi shëndetësor, të punojnë dhe të jetojnë të lira nga dhuna dhe diskriminimi dhe të zënë vendin e duhur në shoqëri. Të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave janë një përparësi universale për BE-në dhe kjo reflektohet në diskutimet aktuale të planit post- 2015 për zhdukjen e varfërisë.

“Na pret rrugë e gjatë, përpara se të çrrënjosim diskriminimin gjinor”.

Të drejtat e grave dhe vajzave janë një përparësi universale për BE-në, duke garantuar se Unioni Evropian mbetet i angazhuar për mbështetjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave. Kështu është shprehur Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikat e Sigurisë, Catherine Ashton, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, ne festojmë transformimin e vërtetë që ka parë bota në të drejtat e grave, falë arritjeve individuale dhe pjesëmarrjes sonë të përbashkët në jetën politike. Gratë kanë bërë përparime të mëdha, por mbetet ende një rrugë e gjatë për arritjen e një bote pa diskriminim gjinor. Aksesi i barabartë në arsim dhe në shërbimet shëndetësore dhe mundësia për t’u bërë pjesëmarrës me të drejta të plota në jetën politike është e drejta e kujtdo dhe një përbërës thelbësor i demokracisë. Qëndrueshmëria afatgjatë dhe zhvillimi mund të arrihen vetëm nëse trajtohet dhuna dhe diskriminimi kundër grave. Aty ku gratë përparojnë, shoqëritë përparojnë, aty ku gratë vuajnë, vuajnë edhe shoqëritë ku ato jetojnë. Kam pasur privilegjin të takoj shumë gra frymëzuese, që përmes punës së tyre të madhe dhe sakrificave kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në historinë e vendeve të tyre. Sot unë i nderoj këto gra, guximi dhe vendosmëria e të cilave shtroi udhën për brezat e ardhshëm”, është shprehur Ashton.

Ajo nënvizon se të drejtat e grave dhe vajzave janë një përparësi universale për BE-në, duke garantuar se Unioni Evropian mbetet i angazhuar për mbështetjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Pse 8 Marsi është dita ndërkombëtare e gruas?

0

Dita nderkombetare e gruasIdeja për Ditën Ndërkombëtare të Gruas u hodh fillimisht në fillim të shekullit të 19të, e cila ishte një periudhë e trondituar nga luftrat, trazirat, varfëria etj…

Marsi njihet si ‘Dita e Gruas’, në të gjithë Botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por dhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati nëntë të dekada.

Kjo ditë u dedikohet mbi të gjitha grave të thjeshta, të cilat në saj të vlerave të tyre ndryshuan historinë botërore; kjo ditë u kushtohet grave të cilat për shekuj luftuan për barazinë e gruas në shoqëri. Në Greqinë antike, Lysistrata ishte nismëtarja e grevës së seksit ndaj burrave me kusht që ata të ndalonin luftën; gjatë Revolucionit Francez, gratë parisiene kërkuan të drejtat e grave nën thirrjen për “liri, barazi dhe bashkim”.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të 19të, e cila ishte një periudhë e trondituar nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

1909 – Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë Nacionale e Gruas, u festua në SHBA më 28 shkurt. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit.

1910 – Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagen, u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morrën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjestare në parlamentin e Finlandës.

1911 – Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagen, një vit më pare, në 1911 Dita e Gruas u vendos të festohej për here të pare në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.

Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në 25 Mars, një zjarr tragjik në NY vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës.

1913-1914 – Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe.
Ndërsa në pjesë të tjera të europës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 Mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.

1917 – Si rrjedhojë e humbjes së mbi 2 milion ushtarëve Rusë gjatë Luftës së Parë Botërore, gratë ruse të dielën e fundit të shkurtit të 1917ës, u bashkuan në greva urie kushtuar ‘Bukës dhe Paqes’. Katër ditë pas fillimit të këtyre grevave, Cari u detyrua të jepte dorëheqjen dhe qeveria e përkohshme ju dha grave në Rusi të drejtën e votës. Kjo ngjarje ndodhi në 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili përdorej në atë kohë në Rusi. Sipas kalendarit Grigorian i cili përdorej kudo në botë, kjo date bie në 8-të mars.

Që prej asaj dite ‘Dita Ndërkombëtare e Gruas’ morri dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajon dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Kosova ka veç 673 mijë votues

0

Lista votuesveNdryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme kërkojnë që në listën e votuesve të përfshihen vetëm shtetasit rezidentë, shkruan ‘Koha Ditore’.

Sipas Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile, ku janë të regjistruar vetëm personat që kanë kaluar procesin e verifikimit të të dhënave të tyre pas lëshimit në funksion të sistemit të ri të gjendjes civile, janë gjithsej 672.504 shtetas me vendbanim në Kosovë.

Lista e votuesve nuk do ta kishte as gjysmën e numrit të votuesve të zgjedhjeve të kaluara, në rast se do të realizohej tash votimi në përputhje me një normë të re që përmban Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme. Norma imponon që në listë të përfshihen vetëm shtetasit me banim në Kosovë.

Fushata me FAK-un

0

FSK12-16Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës vazhdon te jetë tema në qendër të vëmendjes, ndërsa ka skepticizëm mes partive politike se të gjitha veprimet e kryeministrit Thaçi në këtë drejtim kanë prapavijë politike, në kohën kur vendi për disa muaj pritet të hyjë në zgjedhje.Kreu i qeverisë në mbledhjen e fundit, topin për çështjen e FAK-ut ia ka hedhur Kuvendit të Kosovës ku nga këta të fundit po kërkon të nisin procesin e ndryshimeve kushtetuese. Por, pak kush beson se ky proces mund të ndodhë për shkak se ndërhyrjet në Kushtetutë kërkojnë kohë, ndërsa legjislatura aktuale pritet të shpërbehet jo më larg se muaji maj.

Kjo sipas përfaqësueseve të partive opozitare është edhe një arsye më shumë që kryeministri gjitha këto veprime rreth FAK-ut po i bën për fushatë.

Ai që duket më i preokupuar me veprimet e kryeministrit është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili insiston që me çdo kusht ta shkarkojë qeverinë. Ai për këtë qëllim ka nisur procedurat për mocion por edhe po kërkon mbështetjen e qytetarëve përmes peticionit,shkruan tribuna.

Haradinaj ka thënë se veprimet për FAK-unë nuk mund të kuptohen ndryshe pos fushatë, pasi, sipas tij, ato forca pritet të krijohen tek në vitin 2016

Shteti, i pafuqishëm karshi uzurpatorëve në veri

0

Mitrovice-VeriuKa 14 vjet që Abdylqerim Mripa nuk po mund të ketë qasje në pronën e tij në veri të Mitrovicës. Banesa e tij dydhomëshe është e uzurpuar që nga viti 2000 nga familja e Vesko Raduloviq.

Policia e Kosovës por as Agjencia Kosovare e Pronës nuk po mund ta dëbojnë uzurpatorin Raduloviq. Ky i fundit madje nuk është duke e paguar as qiranë për pronarët legjitimë të kësaj prone,shkruan Tribuna.

Për një gjë të tillë, familja Mripa posedon edhe verifikimin nga Agjencia e Pronës ku vetë ata kanë dhënë pëlqimin për përfshirjen e pronës në skemën vullnetare të qiradhënies nga data 04.06.2007, por që nga atëherë nuk ka marrë asnjë cent nga qiraja

Mirupafshim!

0

Thaci dacic mynihKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq, nuk do t`i shtrëngojnë më duart. Këtë të paktën nuk do ta bëjnë në cilësinë e udhëheqësve të qeverive aktuale të Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka hequr dorë nga përpjekja që t`i takojë kryeministrat para zgjedhjeve në Serbi, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

Kjo ka ndodhur pavarësisht insistimit të Brukselit që gjithsesi të organizohet edhe një takim për të arritur tri pajtime, pa të cilat, zbatimi i marrëveshjes së Brukselit është i pamundshëm. Kosova dhe Serbia nuk janë marrë vesh ende për gjykatat, shpërbërjen e formacionit paraushtarak “Civlina Zastitna (serb v.j.)”, si dhe nuk janë pajtuar ende për statutin e Asociacionit/bashkësisë së komunave serbe. Kësisoj, marrëveshja e parë e normalizimit të marrëdhënieve është e pazbatueshme,shkruan Tribuna.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se ekipi i ndërmjetësues Ashton do të provojë që një takim të radhës ta aranzhojë fill pas zgjedhjeve në Serbi, qysh në javën e parë pas 16 marsit, por në një situatë kur Beogradi nuk e ka të emëruar qeverinë e re, vështirë se do të mund të mbahet takimi