8.8 C
Prizren
E martë, 8 Tetor, 2024

Fushata me FAK-un

FSK12-16Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës vazhdon te jetë tema në qendër të vëmendjes, ndërsa ka skepticizëm mes partive politike se të gjitha veprimet e kryeministrit Thaçi në këtë drejtim kanë prapavijë politike, në kohën kur vendi për disa muaj pritet të hyjë në zgjedhje.Kreu i qeverisë në mbledhjen e fundit, topin për çështjen e FAK-ut ia ka hedhur Kuvendit të Kosovës ku nga këta të fundit po kërkon të nisin procesin e ndryshimeve kushtetuese. Por, pak kush beson se ky proces mund të ndodhë për shkak se ndërhyrjet në Kushtetutë kërkojnë kohë, ndërsa legjislatura aktuale pritet të shpërbehet jo më larg se muaji maj.

Kjo sipas përfaqësueseve të partive opozitare është edhe një arsye më shumë që kryeministri gjitha këto veprime rreth FAK-ut po i bën për fushatë.

Ai që duket më i preokupuar me veprimet e kryeministrit është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili insiston që me çdo kusht ta shkarkojë qeverinë. Ai për këtë qëllim ka nisur procedurat për mocion por edhe po kërkon mbështetjen e qytetarëve përmes peticionit,shkruan tribuna.

Haradinaj ka thënë se veprimet për FAK-unë nuk mund të kuptohen ndryshe pos fushatë, pasi, sipas tij, ato forca pritet të krijohen tek në vitin 2016

Më Shumë

Muaji Rozë në Dragash, fillojnë aktivitetet për rritjen e vetëdijes mbi kancerin e gjirit

Sot, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Dragashit, Arijeta Skeraj, së bashku me kryetaren e Grupit të Grave Asambleiste, Suada Bajrami dhe zyrtaren për Barazi...

Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal

Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, kurse në dispozicion të institucioneve shëndetësore janë 85 mijë vaksina. Sot, në mënyrë simbolike në ditën...

Lajmet e Fundit