18.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 8202

Arsimtarja Beatrisa Demiri nga Rahoveci, fiton çmimin special ‘Shaban Jashari’

0

buja cmimetNë pjesën e parë të majit do të nënshkruajmë memorandumin e kurrikulave të përbashkëta me Shqipërinë. Arsimi në Kosovë po ecë e po zhvillohet. Kështu ka thënë sot, Ministri i Arsimit, Ramë Bujë, në ceremoninë për ndarjen e çmimeve për mësimdhënësit më të mirë të vitit, kushtuar 7 marsit, Ditës së Mësuesit. Çmimi special ‘Shaban Jashari’ iu nda mësues së shkollës ‘Mihail Grameno’ në Rahovec, Beatrisa Demiri. Derisa Buja i shpërbleu edhe 30 mësimdhënës të të gjitha komunave, nga 29 mijë që janë në të gjithë Kosovën.Buja tha se po punohet që arsimi në Kosovë të përafrohet me atë evropian.

“Në pjesën e parë të majit, ne do të nënshkruajmë memorandumin e kurrikulave të përbashkëta me Shqipërinë, dhe kjo për mua si prijës aktual i Arsimit në Kosovë, dhe ata që kanë fatin të jenë prijës të Arsmit në Shqipëri, nuk ka privilegj më të madhë, dhe nuk e bënë më besoni për kombtarinë e Shqiptarisë, sepse kjo tanimë është gjithçkaja dhe shumëçkaja jonë por po e bëjmë për arritjen e asaj që është cilësore, e avancuar, e arsimit që përafrohet me arsimin evropian’, ka thënë ai.

Sipas Bujës, ka edhe dritëhije në arsimin e Kosovës, por siç tha ai, çdo kund ka të tilla. E për titullin special për mësimdhënësin më të mirë, ai tha se të mirret ky titull është diçka vërtetë e veçantë.

E nderuar dhe me emocione duke mos e pritur këtë çmim kryesor, është shprehur edhe mësuesja Demiri. Ajo tha se ky çmim do t’i motivojë për më shumë punë dhe përkushtim të gjithë mësimdhënësit e tjerë.

“Ndihem shumë e privilegjuar, e nderuar pasi ky çmim mbanë emrin ‘Shaban Jashari’, dhe mendoj që ky shpërblim për të gjithë ne do të jetë edhe një shtytje që të punojmë në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja”, ka thënë ajo.

Si një ndër emrat më të çmuar për Kosovës, Buja e cilësoi figurën e Shaban Jasharit, derisa foli për veprën dhe jetën e tij. Ndryshe, çmimi ‘Shaban Jashari’ përmban shumën prej 1000 euro.

Krasniqi e Limaj, vizitojnë familjen Jashari

0

limaj e krasniqi ne prekazNë kuadër të aktiviteteve të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga deputeti Fatmir Limaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka bërë sot homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz dhe ka vendosur kurorë lulesh.
Me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi tha se misioni i Komandantit Legjendar Adem Jashari, ishte shtimi i vendosmërisë, i guximit dhe besimit të popullit shqiptar për liri.

“Duke iu falënderuar këtij misioni, UÇK-ja u masivizua dhe u mobilizua në luftën për liri, të cilën e gëzojmë sot”, theksoi kryetari Krasniqi.

Kreu i Kuvendit vizitoi edhe Familjen Jashari, ku u prit nga përfaqësuesi i kësaj familjeje, Murat Jashari.

Shënohet 16 vjetori i Epopesë së UÇK-së edhe në Prizren

0

0001Homazhe të shumta janë bërë në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, me rastin e 16 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin familjar të dëshmorëve,veteranë e invalid të luftës së UÇK-së, zyrtarë të lartë komunal të Prizrenit si dhe qytetarë të shumtë.Gjithashtu buqeta me lule janë vendosur edhe në Monumentin e Lirisë në qendër të Prizrenit

Delegacioni i Komunës është udhëhequr nga kryesuesi i KK-së,Kujtim Gashi.

“Epopeja e UÇK-së, është nderi dhe krenaria jonë kombëtare dhe si e tillë është edhe motivuese dhe obliguese që të gjithë në të zgjedhurit e popullit të punojmë dhe mbrojmë interesa et qytetare duke u treguar shumë te kujdesshëm dhe duke ju ofruar qytetarëve shërbime sa më cilësore komunale”, tha Gashi.

“Ne zotohemi së do të punojmë gjithmonë në shërbim të amanetit të tyre dhe fuqishëm angazhohemi qe Kosova të rrugëtoj drejt arritjeve të reja politike në integrimin ndërkombëtar si shtet i suksesshëm”, premtoi ai.
Homazhe ka bërë edhe nënkryetari i Komunës, Lulëzim Kabashi, dhe drejtorët e Ekzekutivit /PrizrenPress.com/

Bashkimi Demokratik, e gatshme për zgjedhjet nacionale

0

75969_648678365180675_1673424185_nBashkimi Demokratik i Zafir Berishës është shprehur e gatshme që të shkojë në zgjedhje nacionale,

“Pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar Bashkimi Demokratik me mbështetjen e qytetarëve u identifikua si forcë serioze politike në komunën ë Prizrenit dhe Dragashit ku në kuvendet e këtyre komunave përfaqësohet nga këshilltarët e vet të cilët bartin frymën programore të Bashkimit Demokratik si dhe mbrojnë interesat e qytetarëve në këto organe”,tha zëdhënësi i BD-së,Leart Batusha.

“Bashkimi Demokratik do të synoj reflektimin e programit të vet zgjedhorë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku në bashkëpunim me forcat politike të cilat janë përcaktuar për një qeverisje më ndryshe të bashkëpunoj si dhe të reflektoj me një përgjegjësi më të madhe në institucionet qeverisëse në të dy nivelet”

“Kryesia e Bashkimit Demokratik mori qëndrim që të vazhdojë konsultimet me strukturat e partisë për një përgatitje sa më të mirë për sfidat e radhës që e presin Kosovën por veçanërisht Prizrenin pasi në qytetin e Prizrenit ditët në vazhdim priten zhvillim e të cilat do të kërkojnë organizim politik si dhe përgjegjësi qytetare më të lartë”.

“Bashkimi Demokratik është i gatshëm të bashkëpunoj me forca politike të cilët kanë për synim luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe forcat politike të cilat kanë përafërsi programore më ne”

“Kryesia e Bashkimit Demokratik u përcaktua që këshilltarët e sajë në Kuvendet Komunale të mbajnë takime të rregullta me qytetarë në selinë e BD-së dinën e enjte dhe premte nga ora 11:oo, nga këto takime do të barten kërkesat e tyre nëpër Kuvende Komunale”./PrizrenPress.com/

 

Drejtorët e rinj të Mujës, nuk dalin në punë

0

RamadanMuja14-01Drejtorët e rinj të Ekzekutivit të Prizrenit nuk kanë dalë ende në punë. Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ndërkaq ende është duke punuar me drejtorët e mandatit të vjetër.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tha se drejtorët e rinj nuk kanë mundër të fillojnë punën për shkak angazhimeve që kryetari Muja ka pasur në ditët e fundit. “Kryetari Muja ka qenë shumë i angazhuar,por edhe në vizitë zyrtare në Çeki,prandaj edhe nuk kanë filluar punën drejtorët e rinj”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, pjesërisht ka shpallur përbërjen e re të Ekzekutivit. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një javë që kur janë emëruar, drejtorët e rinj vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Zëdhënësi Berisha premton se nga java e ardhshme, do të fillojnë punën drejtorët e rinj.”Nga java e ardhshme do t’ia fillojnë punën,sepse aktualisht janë duke u bërë edhe disa analiza të punës nëpër secilën drejtori”,tha Berisha. /PrizrenPress.com/

 

Shpërndahet kuvendi, zgjedhjet në fund të majit

0

KuvendiKosoves5-27Partia Demokratike e Hashim Thaçit dhe Lidhja Demokratike e Isa Mustafës janë pajtuar që të shpërndahet Kuvendi i Kosovës, e jo të shkohet me rrëzim të qeverisë. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda partisë më të madhe në vend. “Dy partitë në parim janë pajtuar që të shpërndahet Kuvendi përgjatë muajit prill, dhe kah fundi i muajit maj, të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ky burim brenda PDK-së. Mirëpo, sipas këtij burimi, ende janë në përgatitje të mënyrës apo “skenarit” se si do të shpërndahet Kuvendi dhe kur saktësisht duhet të ndodhë.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi në një intervistë dhënë për Gazetën Blic para pak ditësh ka thënë se zgjedhjet mund të mbahen edhe para muajit qershor, kërkesë kjo e LDK-së. Ai poashtu ka thënë se së bashku me LDK-në janë duke punuar që të gjejnë formën më të mirë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, sipas tij, opsioni më i mirë do të ishte përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Ndërkohë, në anën tjetër AAK-ja e Ramush Haradinajt është duke kërkuar me çdo kusht rrëzimin e kësaj qeverie. Ndërsa para disa javësh kishte iniciuar një mocion votëbesimi për rrëzimin e qeverisë, që nuk gjeti mbështetjen e LDK-së, tani ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Thaçi.

Burime nga PDK-ja thonë se edhe nëse AAK-ja i mbledh mbi 10 mijë nënshkrime, në Kryesi të Kuvendi ka shumë gjasa që ky peticion mos të merret fare për bazë dhe të vlerësohet si jokushtetutes. “Mirëpo, mos harroni se AAK-ja as në Kryesi të Kuvendit nuk ka mbështetje për këtë peticion”, ka thënë ky burim.

Çlirim Hoxha: Si rekrutoheshin 14-vjeçarët për t’u bërë skafistë

0

Clirim HoxhaVlora e skafeve, trafikut, krim it të organizuar, Vlora që shihej përditë në mediat ndërkombëtare si çerdhe e tregues anarkie. Nga ana tjetër, Vlora që na çonte drejt Italisë, tokës së premtuar, në kohën kur të gjithë ia mbathnin nga sytë këmbët, thjeshtë për të ikur nga këtu.

“Bebi skafisti” është romani që risjell në kujtesë ngjarje disi të lëna mënjanë, por për fat të keq, histori të vërteta e të trishta se si vocërrakët merrnin udhët e trafikut, të krimit, rrugë në të cilat ndihmonte vetë policia, por edhe emra që sot janë biznesmenë të “nderuar” e ndoshta edhe më shumë. Një roman që rreket të shkruajë një pjesë të historisë dhe tragjedisë shqiptare postkomuniste duke dokumentuar me fakte, atë që ndodhi gjatë viteve të tranzicionit, për t’u lënë brezave një pasuri letrare që duhet lexuar me vëmendje.

Ngjarjet e këtij romani janë dramatike, por dhe tepër joshëse e interesante, çka do t’u bëjë të ndiheni mirë dhe të udhëtoni në kohë me një gomone misterioze, që endet në dimensione ku tragjeditë, dashuritë, joshja dhe pendesa janë pjesë e dhimbjes shqiptare të epokës ku jetojmë. Një roman që na njeh me ngjarjet e Vlorës gjatë viteve 1990-2000 – vite të trafiqeve të mëdha. Një roman që denoncon lidhjet e policisë me trafikantët e qenieve njerëzore, ku protagonist kryesor është Altini, një djalë 14-vjeçar, të cilin e kanë thirrur për të drejtuar një gomone oqeanike me katër motorë, me 250 kuaj fuqi secili.

Edhe emri “Bebi skafisti” nuk është një rastësi, por një emër i gjetur nga mediat italiane, pasi trafikantët e asaj kohe kishin vendosur t’ua besonin adoleshentëve drejtimin e gomoneve për të dërguar në brigjet e Italisë klandestinë, prostituta, bimë narkotike etj. Por libri nuk përfundon këtu. Ai do ta çojë lexuesin në episode dhe skena të panjohura, ku intrigat dhe prapaskenat ia lënë vendin njëra-tjetrës. Autori i librit hedh dritë mbi veprën e tij, e përmes saj, mbi Vlorën e 10 viteve.

Sa të vërtetë janë adoleshentët-skafistë që ju tashmë i quani bebi skafisti?
Po, titulli i librit “Bebi skafisti” është marrë nga mediet italiane gjatë viteve të trafiqeve të mëdha, 1993-2003. Ishte koha kur trafikantët e qenieve njerëzore u ndien të rrezikuar nga forcimi i masave të Guarda di Financës për të frenuar trafikun e paligjshëm midis të dyja brigjeve, sidomos pas vitit të mbrapsht 1997. Italia hodhi në det më shumë forca dhe nxori edhe ushtrinë në vijën bregdetare përballë Shqipërisë. Në këto kushte, skafistët u ndienë vërtetë të rrezikuar dhe nisën t’ua besonin gomonet adoleshentëve. Ata i merrnin ata me vete në udhëtimet e tyre dhe në kthim u jepnin drejtimin e gomoneve, deri sa aftësoheshin plotësisht. Kur Guarda di Financa konstatoi se gomonet po drejtoheshin edhe nga adoleshentët, vunë alarmin, ndërkohë që mediat italiane hapnin edicionet informative me “Bebi skafisti drejtojnë gomonet”.

Keni takuar ndonjë prej këtyre adoleshentëve? Kush i mësonte ata të merreshin me këtë punë?
Nuk kam takuar ndonjë prej tyre, por si dëshmitar i atyre ngjarjeve e di se si rekrutoheshin adoleshentët dhe në roman tregohet fare qartë.
Në roman mësohen shumë gjëra që nuk dihen dhe nuk janë dëgjuar ndonjëherë. Rekrutimi i adoleshentëve niste si një lojë, apo kuriozitet i tyre për të bërë një xhiro me gomone. Ky kuriozitet fëmijëror u shfrytëzua nga trafikantët, të cilët i stërvitën ata, por edhe i paguan gradualisht, derisa ata e panë se këtyre piratëve të vegjël dhe sypatrembur mund tu besoje gjithçka. Fillimisht për çdo rrugë ata merrnin nga 1 milion lireta, kur në një gomone oqeanike 11 m të gjatë hipnin 60 klandestin, por shuma shtohej për çdo javë dhe joshja e Bebi Skafistit i kishte futur edhe këta në rrjetin e trafikut.
Pse keni shkruar një roman për këtë histori? Keni lidhje personale me ngjarjet?
Nuk kam asnjë lidhje personale, por jetoj në Vlorë dhe jo vetëm si shkrimtar, por edhe si gazetar që shkruaja në atë kohë për situatën në Vlorë me pseudonimin Sazan Karaburuni, kam informacionin e nevojshëm, ç’ka më ka vlejtur për të shkruar romanin e 6-shtë “Bebi skafisti”.
Keni dijeni ku janë sot, ish-skafistët? A janë të njohur ata?
Ata që drejtonin dikur skafet dhe gomonet, disa u arrestuan nga Guarda di Financa, disa të tjerë hoqën dorë nga trafiqet dhe iu futën biznesit. Nuk kam informacion për përfshirjen e ndonjërit prej tyre në sferat e larta të politikës.

Ju vetë, keni udhëtuar me skaf?

Nuk kam udhëtuar ndonjëherë me skaf, por kam qenë në breg të detit në vitet ’93-’94-’95, kur skafet niseshin fare hapur dhe nën vëzhgimin e policisë drejtë Italisë ngarkuar me klandestinë.

Ju keni parë vetë skena ku policia bashkëpunonte me skafistët?
Përgjigjen për policë të lidhur me trafiqet do ta merrni në faqet e librit, pasi nuk mundet që në një intervistë në gazetë të komentoi skena apo sekuenca, pasi rrezikoj. Romani u jep shpjegime shumë pyetjeve dhe pikëpyetjeve dhe unë nuk kam dashur ta botoj në këtë kohë. Do kisha dashur të botohej pas 10 vjetësh, por nisa ta shkruaja në 2011 dhe e përfundova në 2012 plotë dy vjet. Aty flitet për aktivitetin dhe rolin e Komitetit të Shpëtimit Publik të Vlorës gjatë vitit 1997, për tragjedinë e Otrantos, për luftën e policisë ndaj bandave kriminale etj.
Romani ka edhe skena të nxehta dhe tepër joshëse, por shkon edhe përtej imagjinatës njerëzore, duke zhbiruar dhe ngritur në art vuajtjet e një nëne, e nënës së jetimit Altin të mbiquajtur Bebi Skafisti. Akuzat e saj kundër skafistit që i joshi dhe mashtroi djalin, klithin fortë dhe bien mbi honet detare të Kanalit të Otrantos, si një mallkim kohërash të mugëta.
Romani kapërcen epokat dhe ndalet edhe tek përplasja e së vërtetave mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe grekëve, ku një debat i një profesori shqiptar me disa nacionalistë të Vorie-Epirit hedh dritë dhe dërrmon pretendimet absurde.
Romani fokusohet edhe tek ngjarja e rëndë e Komisionit të Caktimit të Kufijëve dhe zbulon se përse u vra Gjeneral Telini dhe kush ishin autorët e tij.
Të 370 faqet e romanit Bebi Skafisti të mbajnë të mbërthyer deri në fund dhe lexohen me një frymë. Është letërsi moderne pa kufizime dhe skema, letërsi e pleksur dhe histori që i duhet këtij vendi, i duhet brezave për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në këtë vend gjatë viteve të tranzicionit maskara.

Ka personazhe të vërteta mes atyre që ju përmendi në libër?
Në faqen e parë të romanit tim shkruhet: “Çdo emër personazhi, pozicion apo ngjarje që ngjason me realitetin është vetëm një rastësi”./bw/

Përulen para veprës së familjes Jashari

0

prekaz,homazheHomazhe pranë kompleksit memorial në Prekaz ka bërë edhe ambasadori në largim i Shqipërisë, Islam Lauka dhe drejtues të partisë më të re Nisma për Kosovën. Lauka tha se nuk do të mund të largohej pa nderuar këtë familje.

Kurse, kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi foli për sakrificën e kësaj familje, ndërkaq, Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj vlerësoi lartë heroizmin e kësaj familje të dhënë 16 vjet më parë.

Fillojnë homazhet te Jasharajt

Një delegacion i Aleancës Kosova e Re ka bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, në nderim të “Epopesë së UÇK” dhe heroizmit të familjes Jashari.

Deri më tani homazhe ka bërë edhe një delegacion i Komunës së Skenderajt, ku edhe shumë qytetarë të tjerë janë duke vazhduar të bëjnë homazhe.

U prezantuan dy libra në italisht të Anton Nikë Berishës

0

antonNë qytetin e Katanxaros (Catanzaro) u promovuan dy libra të Anton Nikë Berishës: “Cascata di luce nel cuore” (Ujëvarë drite në zemër) dhe “Delle Rapsodie albanesi del 1866” (Mbi rapsoditë arbëreshe të vitit 1866), të dyja të botuara nga shtëpia botuese “Pellegrini” e Kozencës.
Promovimi u mbajt në Kuvendin e kapuçinëve të Katanxaros.

Për librat e përmendur folën prof. Cesare Mulè, prof. Francesco Graceffa, Maurizio Perrone dhe atë Carlo Fotino, drejtues i Kuvendit të kapuçinëve në Katanxaro.

Në fjalën e vet të hapjes prof. Mulè vuri në dukje punën e frytshme krijuese të Anton Nikë Berishës, i cili tash njëzet vjet punon në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Kalabrisë, ku tani është profesor i Letërsisë Shqipe. Në mënyrë të veçantë ai përmendi librat e Berishës kushtuar Nënës Tereze, midis të cilave edhe “Cascata di luce nel cuore”, për të cilën pastaj foli M. Perrone dhe lexoi disa pjesë nga libri.

Atë Carlo Fotino foli për vlerat e jashtëzakonshme të përshpirtshmërisë së Nënës Tereze, e cila është bërë objekt vështrim i veprave të shumta artistike, siç ndodh dhe me librin poetik të prof. Anton Nikë Berishës. Fryma e përshpiertshmërisë dhe e flijimit të saj për tjetrin bëhet edhe më e vlefshme në kohën tonë, kur bota ballafaqohet me ligësi e luftëra të ndryshme.
Prof. Graçefa ndriçoi disa nga vlerat e studimit “Delle Rapsodie albanesi del 1866” kushtuar rapsodive arbëreshe të botuara nga Jeronim De Rada më 1866. Ai foli dhe për arbëreshët në përgjithësi dhe për trashëgiminë e tyre të pasur dhe për ruajtjen shumëshekullorë të indentitetit të tyre kulturor, gjuhësor e fetar.

Në tubim u lexua dhe letra e imzot Vincenzo Bertolone, ipeshkëv i Katanxaros, i cili për arsye të detyrimeve baritore nuk pati mundësi të marrë pjesë në promovimin e librave të përmendura.

Në letrën e vet imzot Bertolone theksonte rëndësinë e veprimit të Nënës Tereze në Kalkutë të Indisë dhe në vende të tjera të botës, në mënyrë të veçantë përkushtimin e saj shpirtëror e fizik për të varfrit e më të varfërve si dhe besimin e saj të pamëdyshtë në Hyjin atë dhe në Birin e tij, Krishtin, ku ajo u mbështet për të përmbushur detyrën e saj të rëndësishme.
Duhet theksuar se për organizimin e këtij takimi meritën kryesore e ka atë Aldo Mercuri, autor i disa librave të rëndësishme dhe udhëheqës i bibliotekës shumë të pasur të kapuçinëve të Katanxaros.

Në fund Anton Nikë Berisha i falënderoj autorët që folën për veprat e tij, organizatorin dhe të pranishmit në tubim.

Maloku: AAK-ja po ngutet

0

Naim MalokuIsh-nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku, e ka quajtur të ngutshëm veprimin e AAK-së, që nëpërmjet mocionit, tash së fundi peticionit, po tenton ta rrëzojë Qeverinë. Ai ka thënë për “Epokën e re” se kjo nismë nuk ka qenë e menduar mirë, prandaj mund të ketë pasoja për vetë AAK-në.
“Fakti që nga 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk ka mundur t’i marrë 40 nënshkrime tregon se nuk ka pasur parapërgatitje të mirë. Thjesht, ka qenë veprim i ngutshëm i AAK-së. Shefi i grupit parlamentar i AAK-së është dashtë që brenda Kuvendit ta sigurojë mbështetjen e deputetëve pastaj t’i hyjë nismës. Mendoj se nuk e ka pasur vendin dhe kohën kjo nismë. Prandaj, frikësohem se mund të ketë pasoja jo të mira për vetë AAK-në”, ka deklaruar Maloku.
Ai ka vlerësuar se paraprakisht AAK-ja është dashur ta përgatisë terrenin e pastaj të marrë vendim për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
Maloku ka folur edhe për peticionin që ka nisur AAK-ja për rrëzimin e Qeverisë. Këtë veprim ai e ka quajtur antikushtetues. “Unë e shikova edhe Kushtetutën dhe askund në Kushtetutë nuk ka përkufizim që me peticion mund të rrëzohet Qeveria. Peticioni mund të përdoret për të çuar në Kuvend ndonjë ligj ose ndonjë nen të ligjit. Pra, nuk kishte përkufizim në Kushtetutë që me peticion të rrëzohet Qeveria”, ka deklaruar Maloku, duke shtuar se ky peticion mund të jetë një test i përkrahjes së AAK-së nga ana e qytetarëve. “Mendoj se ky është edhe një test i përkrahjes së AAK-së në masë. Ndoshta është një tentim për ta sensibilizuar anëtarësinë e AAK-së për t’u aktivizuar rreth peticionit”, ka thënë Maloku.
Ai ka bërë me dije se ende është anëtar i thjeshtë i AAK-së. “Ende jam anëtar i AAK-së dhe e konsideroj si partinë time. Prandaj, mendoj se nuk ka pasur ndonjë konsultë të brendshme për të shkuar ose jo me këto dy nisma. Është dashur të hapet një debat i brendshëm, të konsultohen juristët dhe ekspertët në mënyrë që të mos të shkohet me nisma të tilla”, ka thënë Maloku.