10.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Shpërndahet kuvendi, zgjedhjet në fund të majit

KuvendiKosoves5-27Partia Demokratike e Hashim Thaçit dhe Lidhja Demokratike e Isa Mustafës janë pajtuar që të shpërndahet Kuvendi i Kosovës, e jo të shkohet me rrëzim të qeverisë. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda partisë më të madhe në vend. “Dy partitë në parim janë pajtuar që të shpërndahet Kuvendi përgjatë muajit prill, dhe kah fundi i muajit maj, të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ky burim brenda PDK-së. Mirëpo, sipas këtij burimi, ende janë në përgatitje të mënyrës apo “skenarit” se si do të shpërndahet Kuvendi dhe kur saktësisht duhet të ndodhë.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi në një intervistë dhënë për Gazetën Blic para pak ditësh ka thënë se zgjedhjet mund të mbahen edhe para muajit qershor, kërkesë kjo e LDK-së. Ai poashtu ka thënë se së bashku me LDK-në janë duke punuar që të gjejnë formën më të mirë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, sipas tij, opsioni më i mirë do të ishte përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Ndërkohë, në anën tjetër AAK-ja e Ramush Haradinajt është duke kërkuar me çdo kusht rrëzimin e kësaj qeverie. Ndërsa para disa javësh kishte iniciuar një mocion votëbesimi për rrëzimin e qeverisë, që nuk gjeti mbështetjen e LDK-së, tani ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Thaçi.

Burime nga PDK-ja thonë se edhe nëse AAK-ja i mbledh mbi 10 mijë nënshkrime, në Kryesi të Kuvendi ka shumë gjasa që ky peticion mos të merret fare për bazë dhe të vlerësohet si jokushtetutes. “Mirëpo, mos harroni se AAK-ja as në Kryesi të Kuvendit nuk ka mbështetje për këtë peticion”, ka thënë ky burim.

Më Shumë

Bajram Gigolli lanson projektin e radhës, i dedikohet dëshmorëve dhe martirëve të Lubizhdës së Hasit

Me një theks të fortë historik, kjo këngë përshkruan ngjarjet e njëra prej betejave më të rëndësishme të luftës së fundit në vendin tonë. Me...

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Lajmet e Fundit