10.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Arsimtarja Beatrisa Demiri nga Rahoveci, fiton çmimin special ‘Shaban Jashari’

buja cmimetNë pjesën e parë të majit do të nënshkruajmë memorandumin e kurrikulave të përbashkëta me Shqipërinë. Arsimi në Kosovë po ecë e po zhvillohet. Kështu ka thënë sot, Ministri i Arsimit, Ramë Bujë, në ceremoninë për ndarjen e çmimeve për mësimdhënësit më të mirë të vitit, kushtuar 7 marsit, Ditës së Mësuesit. Çmimi special ‘Shaban Jashari’ iu nda mësues së shkollës ‘Mihail Grameno’ në Rahovec, Beatrisa Demiri. Derisa Buja i shpërbleu edhe 30 mësimdhënës të të gjitha komunave, nga 29 mijë që janë në të gjithë Kosovën.Buja tha se po punohet që arsimi në Kosovë të përafrohet me atë evropian.

“Në pjesën e parë të majit, ne do të nënshkruajmë memorandumin e kurrikulave të përbashkëta me Shqipërinë, dhe kjo për mua si prijës aktual i Arsimit në Kosovë, dhe ata që kanë fatin të jenë prijës të Arsmit në Shqipëri, nuk ka privilegj më të madhë, dhe nuk e bënë më besoni për kombtarinë e Shqiptarisë, sepse kjo tanimë është gjithçkaja dhe shumëçkaja jonë por po e bëjmë për arritjen e asaj që është cilësore, e avancuar, e arsimit që përafrohet me arsimin evropian’, ka thënë ai.

Sipas Bujës, ka edhe dritëhije në arsimin e Kosovës, por siç tha ai, çdo kund ka të tilla. E për titullin special për mësimdhënësin më të mirë, ai tha se të mirret ky titull është diçka vërtetë e veçantë.

E nderuar dhe me emocione duke mos e pritur këtë çmim kryesor, është shprehur edhe mësuesja Demiri. Ajo tha se ky çmim do t’i motivojë për më shumë punë dhe përkushtim të gjithë mësimdhënësit e tjerë.

“Ndihem shumë e privilegjuar, e nderuar pasi ky çmim mbanë emrin ‘Shaban Jashari’, dhe mendoj që ky shpërblim për të gjithë ne do të jetë edhe një shtytje që të punojmë në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja”, ka thënë ajo.

Si një ndër emrat më të çmuar për Kosovës, Buja e cilësoi figurën e Shaban Jasharit, derisa foli për veprën dhe jetën e tij. Ndryshe, çmimi ‘Shaban Jashari’ përmban shumën prej 1000 euro.

Më Shumë

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës...

Lajmet e Fundit