10.9 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 8204

FAZ: Putini merrr shembull Kosovën, shkelmoi serbët

0

PutinGazeta gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan sot se një deklaratë e presidentit rus, Vladimir Putin ka tronditur serbët derisa ka marrë vetëvendosjen e shqiptarëve të Kosovës si shembull për atë se çfarë ju duhet edhe banorëve të Krimesë në Ukrainë. Beogradi konsiderohet një aleat i ngusht i Moskës. Mirëpo tash presidenti rus me një fjali të vetme për shqiptarët e Kosovës i ka tronditur serbët, shkruan FAZ në tekstin me titull, “Putini i shkelmoi serbët”.

Gjatë një interviste të fundit për ngjarjet e këtyre ditëve në Ukrainë, Putin është pyetur si e sheh të ardhmen e Krimesë dhe nëse bashkimi me Rusinë është zgjidhje sipas tij.

Putin u përgjigj se ai mendon që vetëm qytetarët që jetojnë në një territor të caktuar, mund të vendosin për të ardhmen e tyre. Putin më pas merr si shembull shqiptarët e Kosovës dhe shton se atyre ju është dhënë e drejta për vetëvendosje, diçka që sipas “njohurive të tij” ka qenë e sanksionuar me dokumente të OKB-së, por që askush nuk e anuloj atë të drejtë.

“Nëse banorët e Krimesë duan të ndjekin shembullin e Kosovës, kjo është në rregull”, ka thënë Putin.

Krasniqi: Adem Jashari, legjendë e përjetësisë

0

AdemShabanHamz-JashariMe rastin e Epopesë së UÇK-së, kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka nderuar të rënët e Prekazit dhe Llaushës. Ai kujton se si mëngjesin e 5 marsit, para orës 6:00, mbi Prekazin e Poshtëm dhe Llaushë fillon një sulm i fuqishëm nga të gjitha armët e artilerisë armike.

Sulmi, siç kujton Krasniqi, kryesisht ishte bërë nga Fabrika e Municionit, nga kodrat e Skenderajt, Lisat e Xanit e pozicione të tjera që kishte ngritur armiku.

Sipas tij, i fuqishëm ka qenë edhe zjarri i njësitit të UÇK-së që ishte gjetur i rrethuar.

“…Dëgjohej fuqishëm mitralozi i Adem Jasharit, Besarta më vonë do të tregojë se nuk kishte pushuar as kënga e Komandantit Legjendar. Kështu shpesh herë në histori, shqiptarët e pranonin “vdekjen si me le” e më se miri këtë e tregon rënia heroike e Komandantit Legjendar – Adem Jasharit. Armiku mendonte se duke vrarë Adem Jasharin me familje e farefis do ta shuante qëndresën e shqiptarëve, dhe se shqiptarët do të frikësoheshin, do t’i nënshtroheshin pacifizmit dhe do të vazhdonte loja e pakufi e marrëveshjeve mes Rugovës dhe Milosheviqit. Por, kështu nuk mendonte udhëheqja politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e as populli liridashës shqiptar”, ka shkruar kryeparlamentari Krasniqi në Facebook.

Në luftën e Prekazit u vranë 58 shqiptarë, fëmijë, gra, pleq e të rinj dhe kjo qe një humbje e madhe për tërë kombin, e sidomos për Drenicën e Jasharët. Mirëpo, sipas Krasniqit, llogaria që bëri armiku doli e gabuar, sepse radhët e UÇK-së po shtoheshin në mënyrë marramendëse.

“Populli, e sidomos rinia, po bindej gjithnjë e më tepër se nderi e dinjiteti i kombit e Atdheut do të mbrohej me luftë të armatosur e jo me përulje prej zvarraniku. Lufta veç kishte filluar. Pushka kishte qenë ajo që gjithherë kishte mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kombit. As tani s’mund të pritej diçka tjetër. Vrasja e komandantit legjendar, sakrifica kolektive e tre brezave të Jasharëve (Kushtrimi Ademi e Shaban Jashari, nipi, baba dhe gjyshi të rënë me pushkë në dorë), hapi një epokë të re të lavdisë e të madhështisë në historinë tonë të re”, shkruan më tej Krasniqi.

Krasniqi thotë se në këtë periudhë, lufta për liri po hynte në një rrugë pa kthim dhe do të vazhdojë deri në fitore.

“Shqiptarët e fituan jo vetëm lirinë, por në rrugën e shtet ndërtimit e fituan edhe Botën Demokratike. Bota shpejt u bind për vendosmërinë e shqiptarëve, për pathyeshmërinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila po njihte vetëm ngritje. Adem Jashari u bë legjendë e përjetësisë. Ora e Kosovës kishte ardhur. Vetëm tradhtarë e frikacakë kishin frikë nga liria. Liria po vinte për të gjithë. Më të guximshmit në krye me Adem Legjendarin nuk hezituan t’i hapin flatrat si shqiponja për t’i dal zot Atdheut në kohë furtunash të rrezikshme. Lavdi!”, ka përfunduar Krasniqi postimin e tij në Facebook.

Muharremi mbron “Eqën”

0

hanefimuharremi-ldkNënkryetari i Degës së LDK-së, Hanifi Muharremi, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të tij, Eqrem Kryeziut. Ai tha se Kryeziu nuk është zhveshur nga kompetencat në mbledhjen e fundit të Kryesisë në Prishtinë.

“Në takimin që kishim me zyrtarët e Degës dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa,është diskutuar gjerë e gjatë për unifikimin e LDK-së”, tregon Muharremi.

Ai tha se në këtë takim ka pasur shumë diskutime edhe nga zyrtarë të cilët tashmë i takojnë një fraksioni brenda LDK-së.

“Fraksionet e tilla janë pjesë e ndryshimeve pozitive që mund të ndodhin në zgjedhjet nacionale në favor të LDK-së”, tha ai.

Hanifi Muharremi është zgjedhur kryesues i Shtabit Koordinues në LDK-në e Prizrenit. Ai thotë se ndryshimet mund të ndodhin vetëm në Kuvendin e Degës,i cili do të mbahet pas zgjedhjeve nacionale. /TV Prizreni/

Një veturë godet një motoçiklist në Prizren

0

motociklet aksidentNjë veturë ka goditur aksidentalisht një motoçiklist. Aksedenti ka ndodhur sot rreth orës 12: 20 minuta në rrugën “William Woker” në Prizren.

Motoçiklisti është dërguar menjëherë në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. Gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Zyrtarët e policisë në Prizren, ndërkaq nuk kanë dhënë informacion rreth këtij aksidenti trafiku. Zëdhënësi i PK-së,Hazir Berisha i ka thënë TV Prizrenit se ende nuk është kompletuar raporti për aksidentin nga Njësia e Trafikut.

Mësohet se një aksident me fatalitet ka ndodhur edhe dje në rajonin e Hasit.Në këtë aksident ka humbur jetën një grua. Policia në Prizren nuk ka raportuar as për këtë rast./PrizrenPress.com/

 

Gratë diskutuan për rolin e tyre në gjyqësinë e Kosovës

0

Gratë në gjyqësinë e KosovësNë Gjykatën e Apelit në Kosovë sot u organizua një aktivitet për nder të muajit mars, si muaji i historisë së grave dhe përpjekjeve të tyre për barazi dhe avancim shoqëror.

Gjyqtaret e kësaj gjykate, së bashku me drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket dhe një grup të vajzave studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, diskutuan për sfidat e të qenit gjyqtare, si dhe mundësitë që kanë juristet e reja të përfshihen në sistemin e drejtësisë.

Ky aktivitet gjithashtu shërbeu si një rast për të njoftuar opinionin me Forumin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Kosovës (Forumi) që është themeluar në dhjetor të vitit 2013 dhe ka për qëllim të promovojë rolin e grave në sistemin e drejtësisë në Kosovë, për të avancuar barazinë për të gjitha gjyqtaret dhe prokuroret ekzistuese dhe ato të ardhshme.

Diskutimi në Gjykatën e Apelit u udhëhoq nga gjyqtarja BiljanaRexhiq, e cila është dhe kryetare e Forumit. Ajo theksoi rolin e rëndësishëm që luajnë gratë në gjyqësorin e Kosovës, qoftë si gjyqtare, apo në pozita të tjera, për fuqizimin e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit në vend, si dhe inkurajoi studentet që të përzgjedhin karriera si gjyqtare të së ardhmes.

Rexhiq tha se sistemi gjyqësor në Kosovë ka nevojë për më shumë lidership nga radhët e femrave dhe inkurajoj këto të fundit që të jenë sa më shumë prezentë në pozitat vendimmarrëse.

Znj. Shauket përgëzoi pjesëmarrëset nga dy gjenerata në këtë takim dhe theksoi rëndësinë që USAID-i i kushton barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës. Edhe ajo i inkurajoi studentet që të synojnë sa më shumë dhe të rrisin numrin e gjyqtareve në Kosovë.

Maji, muaji i filmit nga Kosova në Shqipëri

0

Elvira Diamanti-AQSHFFondi i filmit të Kosovës do të shfaqet për publikun e Shqipërisë në pranverë. Bëhet fjalë për disa filma artistik dhe dokumentar të dy kohëve para viteve 90 dhe krijime aktuale.

Drejtorja e arkivit të filmit Elvira Diamanti, siç transmeton abcnews, thotë se pas dixhitalizimit të fondit të parë filmik nga specialistët e AQSHF ka ardhur koha që kjo kinema të jetë më prezente në Shqipëri.

Diamanti vlerëson kryesisht kinemanë e ditëve të sotme të Kosovës, e cila, sipas saj, po përfaqësohet mjaft mirë në festivale ndërkombëtare.

Synimi i bashkëpunimit të dy arkivave ka dhe një ëndërr që, sipas Diamantit, nuk do jetë e largët hapja e laboratorit të restaurimit filmit.

Muaji maj në arkivin e filmit është konceptuar si një festë e kinemasë kosovare, ku do të projektohen filmat e panjohur për publikun në Shqipëri, artistik dhe dokumentar si dhe krijimet më të fundit, por nuk do të mungojnë edhe kineastët dhe krijuesit e këtyre produksioneve.

Aksident i rëndë, rrotullohet vetura (Foto)

0

Aksident-rrotullohet veturaNjë aksident rëndë trafiku ka ndodhur sot në aksin rrugor Shtërpcë – Brezovicë. Në një foto të siguruar nga Indeksonline vërehet që vetura është shumë e dëmtuar dhe poashtu mësohet se ka disa persona të lënduar.

Ende nuk dihen detaje të tjera rreth aksidentit e as gjendja shëndetësore e të lënduarve.

Aksident-rrotullohet vetura1

Jashari: Kosova ka ushtri që nga viti 1997

0

BekimJashari-prekazManifestimi tradicional Epopeja e UÇK-së, ka filluar sot me parakalimin e pjesëtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesi i familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, Bekim Jashari, pasi ka falënderuar të pranishmit, ka thënë se Kosova ka pasur ushtri që nga viti 1997. Ai ka uruar të gjithë qytetarët për shndërrimin e FK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

“Të dashur vëllezër dhe motra, të nderuara institucione të Kosovës, të dashur dhe shumë të respektuar Ushtria e Kosovës që për ne keni qenë ushtri që nga viti 1997, më 28 nëntor që nga dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Urime emri i ri, e mbajtshi me shëndet, e trashëgofshi, e mbajtshi me krenari. Lavdi e përjetshme e të gjithë atyre që ranë për lirinë tonë që ne sot e gëzojmë. Urime festa”, ka thënë Jashari, shkruan Epoka e re.

Ndërkaq, presidentja Atifete Jahjaga, ka deklaruar se më 5, 6 dhe 7 mars qytetarët e Kosovës përkujtojmë dhe nderojmë sakrificën sublime të gjithë atyre, që dhanë jetën për shtetin, për lirinë dhe për paqen.

“Ne nuk kemi më kohë për të humbur, sepse shteti dhe shoqëria jonë ka nevojë për përmbylljen e të gjitha reformave që janë nisur. Vendit tonë duhet t’i krijojmë një e ardhme të qëndrueshme, një Kosovë stabile që do të mbetet rrëfim suksesi i përbashkët i yni dhe i bashkësisë ndërkombëtare dhe një vlerë e shtuar për aleatët tanë strategjikë. Ky ishte amaneti i të gjithë brezave që sakrifikuan për të sotmen tonë dhe këtë amanet ia kemi borxh Kosovës, që ta përmbushin për të ardhmen tonë”, është shprehur Jahjaga.

ASHAK: Largimi i Titos dhe Hasanit, është e kundërligjshme

0

ASHAK-objektiKryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve e Kosovës (ASHAK) i ndoqi me vëmendje prononcimet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) lidhur me debatin midis dy anëtarëve të ASHAK-ut, Rexhep Qosjes dhe Hivzi Islamit.

“Në të dy prononcimet udhëheqja e ASHSH-së pa asnjë shkas u implikua drejtpërsëdrejti në këtë debat midis individësh, duke marrë anën e atij që pa të drejtë dhe në vazhdimësi e denoncon Akademinë tonë. Pikënisja e debatit qëndronte tek kritikat ndaj ASHAK-ut që i paska pranuar J. B. Titon dhe S. Hasanin anëtarë dhe nuk i paska hequr deri sot nga lista e anëtarësisë.

Shërbimi profesional i Akademisë, në bazë të procesverbaleve të kohës, i dha shpjegimet përkatëse për opinion, duke saktësuar se heqja nga lista e kujtdo që është pranuar njëherë në Akademi është e kundërligjshme dhe në kundërshtim me të gjitha parimet e akademive të botës. Në kohën kur janë pranuar gjithashtu Tito dhe Hasani anëtarë të ASHAK-ut, R. Qosja ka qenë anëtar funksional i Akademisë dhe i të gjitha forumeve të saj.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është institucion me 36 anëtarë aktivë dhe një plotësisht pasiv (R. Qosja), i cili nuk merr pjesë në asnjë aktivitet dhe nuk vjen në institucion tash e shumë vjet. ASHAK i ka organet e veta të ligjshme: Kuvendin, Kryesinë, Seksionet dhe trupat e tjerë, përmes të cilave zhvillon veprimtarinë e saj. Në këto suaza, secili anëtar ka mundësi të shprehë të gjitha shqetësimet e tij dhe të kërkojë mbështetje për propozimet dhe idetë konkrete. Mbi këto nivele dhe themele Akademia si institucion e zhvillon edhe bashkëpunimin me institucionet e tjera, brenda Republikës së Kosovës dhe jashtë saj, përfshirë edhe bashkëpunimin me ASHSH-në mbi bazë të Marrëveshjes së bashkëpunimit dhe protokolleve për zbatimin e saj, që nënshkruhen çdo dy vjet.

Ndërhyrja dhe rreshtimi i njëanshëm i udhëheqjes se ASHSH-së, mbi bazë të preferencave ideologjike, siç është bashkimi me një grup personash jashtë Akademisë, le të kuptohet se ASHSH-ja në raportet e saj me ASHAK-un, dëshiron të niset nga marrëdhëniet e saj me individë që ajo apo kreu i saj parapëlqen dhe jo nga raportet me institucionin, me të cilin ka marrëveshje bashkëpunimi. Seleksionimi i tillë i njëanshëm dhe ndërhyrja paternaliste mund të ketë implikime serioze në bashkëpunimin midis dy institucioneve.
Pavarësisht nga rrethanat, në këtë bashkëpunim ASHAK-u asnjëherë nuk është nisur nga parime të tilla, por ka bërë çmos që çdo gjë në marrëdhëniet midis dy institucioneve të rrjedhë në rrafsh institucional, pa ndërhyrë asnjëherë dhe për asnjë gjë në raportet dhe çështjet brenda ASHSH-së. Kjo ishte dhe baza e shëndoshë që ka siguruar bashkëpunimin afatgjatë dhe e ka bërë të mundshëm realizimin e një varg aktivitetesh të përbashkëta, gjë që për ASHAK-un gjithnjë ka qenë prioritet absolut.

Gjatë bashkëpunimit shumëvjeçar, ASHAK është përpjekur që me çdo kusht t’i realizonte të gjitha pikat e Protokollit, ndërsa nga ana e ASHSH-së në vitet e fundit ka pasur mjaft ngecje, me arsyetim se Akademia është në proces të reformimit, nuk i ka më institutet dhe qendrat studimore brenda saj etj., që nuk dukeshin krejtësisht të qëndrueshme.

Kryesia e ASHAK-ut thekson edhe njëherë se dëshiron fuqishëm që bashkëpunimin ta çojë përpara dhe ta ngrejë në shkallë edhe më të lartë, gjithnjë në kuadër të marrëveshjeve institucionale për bashkëpunim reciprok.

Raportet e individëve të ASHSH-së me individë a grupe joformale, kudo që të jenë, janë çështje të tyre, por në raportet me ASHAK-un është e nevojshme të evitohen sjelljet emocionale, mësimet ideologjike etj. ndaj Akademisë sonë dhe udhëheqjes së saj, mbi bazë të superioritetit të rremë dhe përgjithësisht të sjelljeve paternaliste, të cilat e rrezikojnë seriozisht raportin e bashkëpunimit, për çka ASHAK-u nuk mund të mbajë përgjegjësi”, thuhet në letër, e cila është nënshkruar nga nënkryetari Akademik Pajazit Nushi. /rtk/

Krasniqi: Qershori, muaji ideal për mbajtjen e zgjedhjeve

0

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se qëllimi i formimit të formacionit të ri politik “Nisma për Kosovën” nuk ka qenë dëmtimi i Partisë Demokratike të Kosovës, por ofrimi i një alternative të re në skenën politike kosovare, e cila sipas tij, ka qenë e nevojshme për shkak të degradimit të institucioneve shtetërore nga udhëheqja e deritanishme.

Ish sekretari i PDK-së vlerëson se koha ideale për mbajtjen e zgjedhjeve është muaji qershor, edhe pse sipas tij, këtë nuk mund ta vendos Nisma, por subjektet e mëdha politike në vend.

“Mendoj që muaji qershor është kohë e përshtatshme për mbajtjen e procesit zgjedhor, kjo për shkak edhe të kushteve klimatike të përshtatshme. ‘Nisma Për Kosovën’ ka hyrë në garën politike për të ofruar alternativë dhe program cilësor qeverisës, duke treguar kështu gatishmëri për ndërtimin dhe instalimin e shtetit të së drejtës në politikë, ekonomi, drejtësi. Qëllimi ynë kryesor që ligji të veprojë njëjtë mbi të gjithë qytetarët, dhe jo kjo të bëhet në mënyrë selektive”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.

Ndryshe, të premten është bërë i njohur subjekti i ri politik i paralajmëruar nga ish-anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

“Nisma për Kosovën” është partia më e re politike, e cila u zyrtarizua të premten. Subjekti i ri politik do të udhëhiqet nga Fatmir Limaj, ndërsa kryetar të Organit Kombëtar të kësaj partie, Këshilli themelues zgjodhi kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.