Limaj: Po Qeveri gjithëpërfshirëse, por pa PDK-në

Limaj-Mustafa-Haradinaj14(E plotësuar) Blloku LDK-AAK-Nisma, thonë se do të kenë qeverinë gjithëpërfshirëse por pa PDK-në.

Ata thonë se ka pasur pak ngecje në bisedime me Vetëvendosjen, por që sërish do të kthejnë ritmin e tyre.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se me Vetëvendosjen bisedimet kanë qenë korrekte, e sa i përket listës serbe thotë se ata nuk kanë pas asnjë kusht deri me tani.

Këto janë thënë pas një takimi të përbashkët të liderëve të këtyre subjekteve, takim ky në të cilin u bisedua për seancën që pritet të mbahet me 21 gusht.

E në këtë seancë, bllokun e treshes do t’i përfaqësoj Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Që të tri palët vlerësuan se është humbur shumë kohë për krijimin e institucioneve por thanë se qëndrimi i tyre i përbashkët është i pandryshueshëm. /KP/

 

Ka filluar takimi i Bllokut

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, posa kanë filluar takimin.

Përveç tjerash, pritet të diskutojnë edhe për seancën e 21 gushtit, ku përfaqësuesi i tyre dhe i PDK-së do të ballafaqohen në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, kurse pas takimit ata pritet të flasin para mediave.

 

Sot takohen liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma

Liderët e bllokut do të takohen në zyrën e grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma do të takohen sot në mesditë në Kuvendin e Kosovës, ku përveç tjerash, temë e pashmangshme pritet të jetë edhe seancën e cila do të mbahet më 21 gusht në Gjykatën Kushtetuese, ku blloku dhe PDK do të paraqesin argumentet dhe kundër-argumentet, lidhur me seancën e parë konstituive më 17 korrik. /KP/

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit