Home Blog Page 8205

Priten të zbulohen 300-400 spiunë në Maqedoni

0

Tome AxhievGjatë mandatit të ri të Komisionit për Verifikimin e Fakteve, i cili do të përfundojë në vitin 2009, pritet të shpallen për kodoshë 300 deri 400 persona.

Kryetari i Komisionit Tome Axhiev ka deklaruar për gazetën “Dnevnik” se, sipas parashikimeve të tij, ky numër i bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete, të cilët kanë spiunuar në baza politike dhe ideologjike, do të dalë nga lustrimi i dosjeve të periudhës nga 1945 e mbrapa.

“Disa persona, të cilët i kemi konsideruar si të rëndësishëm do të kenë një qasje ndryshe, ndoshta edhe negative për kontekstin historik, kurse persona të tjerë do të fitojnë vendin e merituar në luftën për Maqedoninë e Pavarur”, tha Axhiev.

Ai foli edhe në lidhje me dosjet që pritet të merren në dorëzim nga arkivat e Beogradit.

Sipas një vlerësimi të tij, janë rreth 500 deri 700 persona bashkëpunëtorë të dikurshëm të shërbimeve serbe në Maqedoni.

Prizren: Konfiskohen 3.51 gram substancë narkotike

0

DrogaaPolicia në Prizren ka konfiskuar 3.51 gram substancë narkotike. Dyshohet se substance është e llojit “Marihuanë”.

“Njësiti policor ka ndaluar dy te dyshuar “Polo” me targa lokale. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit ka gjetë dhe konfiskuar 3.51 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, po ashtu është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarve”.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Vrasja e të riut më ngjyrë, përshkallëzohen protestat në SHBA

0

Protestat në SHBA14Protestues të zemëruar protestuan mbrëmjen e djeshme nëpër rrugët e qytetit Ferguson, për vrasjen e një të riu me ngjyrë nga një polic i bardhë.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e zemëruara të qy tetit të Mizurit. Forcat e policisë zbatuan një ndalim qarkullimi për të dy tën natë me radhë. Ndalim qarkullimi filloi në mesnatë, sipas orës lokale dhe zgjat deri në orën 5 të mëngjesit.

Jay Nixon, guvernatori i shtetit të Mizurit u shpreh dje se autoritetet do të vendosnin ndalim qarkullimin për një kohë të
pacaktuar. Sipas tij shkak janë bërë përleshjet thuajse të përnatshme mes policisë dhe protestuesve.

Ndërkohë guvernatori Nixon ka shpallur gjendjen e emergjencës në Ferguson.

Udhëheqësi i njohur i të drejtave civile, Al Sharpton e cilësoi vrasjen e 18-vjeçarit Michael Brown një “moment përcaktues” për SHBA-të. I riu Brown është vrarë më 9 gusht, dhe tashmë vrasja e tij është pasuar çdo ditë me protesta të dhunshme, ndonjëherë të shoqëruara edhe me grabitje. Të dhënat e para të autopsisë tregojnë se z. Brown u qëllua të paktën 6 herë, nga të cilat mori 2 goditje në kokë, raporton “The New Y ork Times”.

Një i vdekur dhe tetë të lënduar në një aksident trafiku në Caralevë të Prizrenit

0

Aksident shiritatNjë person ka ndërruar jetë dhe tetë të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku në Grykë të Caralevës së Prizrenit. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur për shkak mos përshtatjes të shpejtësisë nga vetuara e llojit ‘Pezhio”

“Si pasojë e aksidentit nëntë persona pësojnë lëndime trupore nga të cilat një ndërron jetë, ndërsa shtatë të tjerë janë dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës. Viktima është shtetës i Maqedonisë.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Serb duke lëvizur me veturën ‘Pezho’, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi automjetin dhe del ne shiritin e kundërt qarkullues me ç’ rast godet veturën ‘Mercedes’ kombi me ngasës viktimën mashkull K-Shqiptar, e me pas automjetit ‘Golf III’ me me ngasës mashkull K-Shqiptar i cili ishte pas veturës se parë, e qe godet po ashtu edhe veturën e dytë”. PrizrenPress.com/

Rajmond Ransi, dënohet me 5 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë

0

Njeriu me maskGjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, ia shqiptoi dënimin të akuzuarit Rajmond Ransi, prej 5 viteve burgim dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 euro, si bashkëkryerës, ndërsa për veprën e dytë armëmbajtje pa leje dënimin me gjobë në shumën prej 500 euro.

“I akuzuari së bashku me vëllain e tij të mitur, paraprakisht të përgatitur, me maska dhe të pajisur me kallashnikov ndërsa i mituri me shufër të metaltë dhe me automjetin e markës “Golf 6“ me targa 044-925-DG, ishin nisur në drejtim të pompës së derivateve “Petrol Company“ e cila gjendet në dalje të qytetit të Prizrenit në drejtim të Suharekës, hynë në kabinë ku ishin të dëmtuarit, R.N. dhe R.B. dhe duke i kërcënuar seriozisht me jetë, nga ata marrin shumën e të hollave në vlerë prej 1.427 euro dhe dy telefona mobil “LG” dhe “Iphone” dhe gjatë ikjes i akuzuari Rajmond gjuan në drejtim të dëmtuarve”, thotë zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Në dënimin me burg prej 5 vitesh do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 25.04.2014 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. /PrizrenPress.com/

15 seanca gjyqësore në Prizren

0

Prizren-GjykataNë Gjykatën Themelore në Prizren do të mbahen sot 15 seanca gjyqësore.

“Departamenti i Përgjithshëm do t’i procedojë 12 seanca gjyqësore, Departamenti për të Mitur do t’i mbaj 2 seanca dhe Departamenti për Krime të Rënda do ta mbaj vetëm një seancë gjyqësore”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj. /PrizrenPress.com/

Musliu: BIK-u instaloi ekstremizmin fetar

0

Osman Musliu-hoxhe“Për ekstremizmin fetar në Kosovë janë disa faktorë, të cilët kanë ndikuar që të jemi këtu ku jemi. Së pari duhet pasur parasysh se për një problem në familje, përgjegjësi kryesor është i zoti i shtëpisë e që në këtë rast udhëheqja e Bashkësisë Islame është fajtori kryesor për këtë gjendje në të cilën jemi”, ka thënë hoxhë, Osman Musliu, i cili disa vjet më parë është rrahur brenda xhamisë, shkruan Zëri.

Jacobson do të jetë nikoqire e ‘Natës amerikane’ në DokuFest

0

Tracy Ann Jacobso33Ambasadorja e SHBA-ve, Tracey Ann Jacobson, do të jetë nikoqire e “Natës amerikane” të dytë në “DokuFest” të hënën, me 18 gusht, në ora 19:00, transmeton Indeksonline. Këtë vit, Ambasada e SHBA-ve është krenare që ka sjellë Revynë e Filmave Amerikanë (AFS – American Film Showcase) në DokuFest si pjesë e Fokusit të “DokuFest”-it: programin Amerika.

Në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë Jugore, Revyja e Filmit Amerikan do të prezantojë një program të përbërë nga 15 dokumentarë amerikanë të shpërblyer, të cilët për tema kanë diversitetin dhe shoqërinë civile. Përmes Revysë së Filmit Amerikan Ambasada e SHBA-ve po ashtu sponsorizon vizitat në Kosovë të David France, i cili ishte nominuar për një Oskar për dokumentarin “Si të mbijetohet murtaja” dhe të Claire Aguilar, një kuratore filmi, montazhere dhe redaktore mediale që ka përvojë 20-vjeçare në mediumet publike.

Gjatë “DokuFest”-it France dhe Aguilar do të mbajnë një sërë punëtorish, ligjëratash, dhe intervistash.

UPZ drejtohet jashtëligjshëm nga një ushtrues detyre

0

UPZ 45Universiteti i Prizrenit po drejtohet jashtëligjshëm nga një ushtrues detyre, i cili së shpejti mbush moshën e pensionimit, shkruan Koha Ditore.

Ndërsa Ministria e Arsimit, e cila e ka emëruar atë, tani po thotë se nuk është përgjegjëse për shpalljen e konkursit për rektor të këtij Universiteti.

Zahadin Shemsidini, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prizrenit, në nëntor të vitit të shkuar është emëruar nga MASHT-i si ushtrues detyre i rektorit të këtij Universiteti, pas dorëheqjes së ish-rektorit, Mazllum Baraliu, nga ky post.

Ai pati dhënë dorëheqjen pas vendimit të Bordit të shkuar të UP-së, që u kërkonte profesorëve të përcaktoheshin rreth vendit të tyre të punës, duke shmangur mbajtjen e dy pozitave publike me orar të plotë njëkohësisht.

‘DokuFesti’ përçon në botë imazhin për Kosovën normale

0

Prizren per dokufestPaulina Bukowskas nga Polonia i janë dashur shumë argumente për t’i bindur prindërit dhe miqtë e saj se Kosova më nuk është një vend i rrezikshëm dhe se këtu gjendja është normale.

Ka kaluar një javë prejse ajo ka ardhur në Prizren dhe është angazhuar si praktikante në festivalin e filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, duke u përkujdesur për imazhin e kësaj ngjarjeje në mediat sociale.

“Për fat të keq, kur e përmend Kosovën në Poloni njerëzit e perceptojnë si diçka të rrezikshme dhe se mund të të ndodhë diçka e keqe. Prindërit e mi ishin të shqetësuar në fillim, por tani janë në rregull, ngase lajmërohem çdo ditë”, ka thënë Bukowska për Kohën Ditore.

Ajo ka bërë të ditur se “DokuFesti” ka qenë arsyeja kryesore që e ka nxitur të përballet me kundërshtitë në rrethin e saj dhe të vijë për disa javë në Kosovë.

“Kam punuar në festivalin e filmit në Krakow dhe aty kam dëgjuar për ‘DokuFestin’. Festivali në Prizren ka një ndikim të madh dhe tani edhe vetë jam bindur se shumë mysafirë ndërkombëtarë vijnë këtu vetëm për këtë arsye, ndërkohë që njihen për së afërmi edhe me kulturën dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi”, ka deklaruar Bukowska