Home Blog Page 8217

Leonora Jakupi e Neki Emra së bashku…

0

Leonora Jakupi-Neki Emra2Këngëtarja ikonike e skenës muzikore shqiptare, Leonora Jakupi do të vijë edhe me një këngë të re.

Këtë vit, Leonora kremton 20 vjetorin e saj në skenë dhe duket që e ka marr muzikën me seriozisht se kurrë!

Pas një pauze të gjatë kjo është kënga e tretë gjatë këtij viti, por ndryshe nga të tjerat kësaj here ajo na vjen ne bashkëpunim.

Leonora Jakupu-Neki EmraNeki Emra është ai me të cilën Leonora ka bashkuar forcat, për të na e sjell këngë e re për këtë sezone, bën të ditur Blic. “Çift ty dua të kem” mban titullin kënga për muzikën e së cilës është përkujdesur kompozitori Florent Boshnjaku.

Kënga shumë shpejt do ta ketë premierën pasi që xhirimet për vizuelizimin e këtij projekti kanë përfunduar. Bëhet e ditur që videoklipi është realizuar në bregdetin shqiptar nga produksioni “Max”.

Shelyn Chapra, modelja e parë indiane që pozon nudo

0

Shelyn Chapra-indianeShelyn Chapra, bukuroshja brune që po shihni në këto foto është modelja e parë indiane që ka pozuar për revistën “Playboy”.

Me foto të nxehta dhe shumë provokuese aktorja e Bollywood ka pozuar nodo për revistën duke hyrë në histori si modelja e parë indiane që del nudo për “Playboy”.

Stojanovic: ‘Srpska’ mbështet bllokun LDK-AAK-NISMA

0

Branimir Stojanovic-srpskaKryetari i Komunës së Graçanicës dhe zyrtari i lartë i Listës Srpska, Branimir Stojanovic, ka thënë sot në Çagllavicë se “Srpska” lufton për të drejtat e bashkësisë serbe në Kosovë, për formimin e Gjykatës Speciale “në mënyrë që të kryerësit e krimeve ndaj serbëve, por edhe shqiptarëve, të gjenden para drejtësisë, si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Duke marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Duke pritur qeverinë kosovare”, bashkë me ministrin në largim të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic dhe analistin politik, Behlul Beqaj, Stojanovic ka thënë se “Srpska” nuk do të përcaktojë formimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe ka përsëritur se kjo listë i ka dhënë mbështetje Isa Mustafës pasi që më herët kanë thënë se do ta mbështesin atë që e ka shumicë për formimin e qeverisë, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, Lista Srpska nuk do të jetë faktor i destabilizimit dhe ka shtuar se para se të hyjë në qeveri do të ketë parasysh para se gjithash formimin e “Bashkësisë së komunave me shumicë serbe” dhe ruajtjen e lidhjeve me Beogradin.

A po rrezikohet Kosova nga virusi Ebola?

0

Virusi EbolaPasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë ndërkombëtare kundër virusit Ebola, Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës ka ngritur shkallën e gatishmërisë në rast të shfaqjes së rasteve të kësaj sëmundje me fatalitet të lartë.

Zyrtarë në këtë institut kanë thënë se kujdesi në parandalimin e sëmundjes është shtuar dhe se nuk ka nevojë për panik duke e ditur se virusi nuk po përhapet përmes ajrit, por me kontakt direkt me lëngjet e trupit të personit të infektuar apo të kafshës së infektuar.

Virusi vdekjeprurës Ebola, nuk paraqet ende rrezik për Kosovën, thotë drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani.

“Shumë pak udhëtarë mund të jenë të involvuar në shtete endemike të Afrikës, aty ku e ka burimin virusi Ebola. Por, ne, si Institut, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në aeroporte dhe institucione shëndetësore i kemi marrë masat që të intensifikohen rastet dhe të trajtohen në aspektin shëndetësor në qoftë se ka ndonjë qytetar të infektuar. Por, ne rekomandojnë që deri sa të kalojë epidemia, të mos udhëtojnë në ato vende”, thotë Ramadani.

Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se Kosova tash për tash ka një përgatitje të mirë për ballafaqim me virusin Ebola në raste të paraqitjes së ndonjë pacienti të infektuar.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në këtë ministri, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, se ata tashmë janë të përgatitur për t’u përballur me situatën në rast nevoje.

“Ajo që tash për tash mund të thuhet është se Kosova ka një përgatitje të mirë për ballafaqim me sëmundje ngjitëse, pasi që kemi pasur përvoja për menaxhimin e situatave, si me gripin e derrit, apo ethet hemorragjike, me të cilën ballafaqohemi çdo vit”, deklaron Hoti.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publike në Kosovë, posedon laboratorë që brenda ditës mund të diagnostikojë llojet e viruseve, e po ashtu mund të bëhen edhe trajtimet profesionale të rasteve eventuale të prekura.

“Sa i përket trajtimit, mundësitë janë të bollshme dhe të mjaftueshme në shërbimin spitalor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, tregon ai.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i të vdekurve nga virusi Ebola në Afrikën Perëndimore, ka kaluar mbi një mijë.

Virusi vdekjeprurës Ebola, shkakton një temperaturë të lartë, të vjella, dhe gjakderdhje.

Tashmë, OBSH-ja ka autorizuar përdorimin e një ilaçi eksperimental për të luftuar virusin vdekjeprurës të Ebolas që deri më tash ka vrarë mbi 1000 persona.

Deri më tash nuk është zbuluar ndonjë kurë për Ebolan, dhe për këtë arsye shumica e njerëzve që infektohen, vdesin./rel/

Vlorë:Kamerieri gjendet i vdekur. Policia: U rrah për vdekje

0

dhermi vlorNjë i ri i cili punonte kamerier në një prej lokaleve të Dhërmiut është gjetur i vrarë pranë bregut të detit jugor. Pasi kishte marrë sinjalizimet nga banorët e zonës, Policia e Qarkut të Vlorës ka njoftuar sot për gjetjen e një trupi të pajetë në brigjet e plazhit të Drimadhës, në Dhërmi.

Uniformat blu bëjnë të ditur se janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, një person rreth të 30-ave me iniciale D.V nga Elbasani, duke ngritur dyshimet se ai mund të ketë humbur jetën nga dhuna e ushtruar.

Banorët e zonës thonë se viktima punonte si një kamarier në një nga lokalet e plazhit me emrin ‘Shija e Jetes’. Mësohet se i riu, punonte si kamerier në lokalin në Drimadhe vetëm prej 10 ditësh.

Gazetari Enrik Mehmeti nga Vlora bën me dije se dyshohet se ngjarja ka lidhje me humbjen e një shume lekësh. Paraprakisht mësohet se i riu është akuzuar për humbjen e 500 mijë lekëve të rinj. Nje dite me pare ne lokal ka pasur nje grindje per Shumen e humbur te lekeve. Kurse sot ne mengjes, trupi i te riut u gjet i pajete, ndersa shkak i vdekjes dyshohet dhuna e ushtruar mbi te.

Këto dyshime i përforcon edhe pastruesja e të njëjtit local ku punonte viktima, e cila pretendon të jetë dhunuar nga pronarët. Kjo e fundit ka mbërritur me shenja dhune në spitalin e Vlorës. “Jam dhunuar nga pronarët e lokalit”, ka deklaruar Dorina Sako, 43 vjeçe nga Tirana.

Mjekët e spitalit të Vlorës bëjnë me dije se pastruesja ka shenja dhune në kokë, por nuk ka rrezik për jetën.

Ndërkohë që policia ka mbërritur në lokalin ku punonte viktima, për të marrë në pyete punonjësit., më qëllim për të zbardhur vrasjen e kamerierit.

Agolli nderohet me çmimin “Teuta”

0

DriteroAgolli me cigareShoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, me 27 dhe 28 gusht, në Rugovë të Kosovës dhe në Kotorr të Malit të Zi, do të organizojë manifestimin letrar “Muzat e Alpeve 2014?.

Gjatë këtyre ditëve , sipas burimeve nga kjo shoqatë, shkruan Atsh, do të organizohet një tryezë e rrumbullaket me temën: “Bashkëpunimi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi dhe integrimet evropiane në fushën e letërsisë”, si dhe do të promovohet libri i autorit të mirënjohur boshnjak Safet Hadrovic “Zrtve-Viktimat”.

Ky aktivitet i cili do të shoqëruat me nje mbremje poetike, do të vijojë në Kotorr të Malit te Zi, me promovimin e librit të Ibrahim Kadriut “Populli është fajtor -Narod je kriv”, i përkthyer në gjuhën malazeze.

Në Risan, qyteti i lashtë i mbretëreshës ilire Teuta, shoqata do të ndajë çmimin “TEUTA”, kushtuar veprës jetësore të shkrimtarit te mirënjohur shqiptar Dritero Agolli, me motivacion , “Njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj i cili u bë sinonim i vlerave të qëndrueshme të fushave krijuese dhe emblemë e kohës dhe si personaliteti i sotem me popullor ne kumtin e letrave shqipe”.

Agillo do ta marrë këtë çmim nga shkrimtari i mirënjohur malazez, akademiku Jevrem Bërkoviç, fitues i çmimit “Teuta” vitin e kaluar.

Mbajtja e manifestimit “Muzat e Alpeve 2014?, mundësohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, Ministria për Integrime Evropiane e Kosovës, Komuna e Pejës si dhe nga Komuna e Kotorrit. Në vitin 2015, “Muzat e Alpeve” do të organizohet në Shqipëri, ku pritet që Çmimi “Teuta”, për veprën jetësore , ta marrë një shkrimtar nga Republika e Kosovës

Konfiskohet një armë në aheng familjarë në Landovicë

0

Armet ne dasemNjë armë e llojit “AK-47” është konfiskuar në një aheng familjarë në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Siç  raporton Policia e Kosovës, konfiskimi është bërë pas njoftimit se në një aheng ka të shtëna me armë.

“Pas marrjes së informatës se në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga i dyshuari mashkull K-Rom kanë konfiskuar armën AK-47 të cal.7.62 dhe një karikator pa fishekë”.Me urdhër të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Arrestohen gjashtë persona në Prizren

0

PoliciaKS-prangatGjashtë persona janë arrestuar brenda 24 orësh në komunën e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me kërkesë të Gjykatës Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se të arrestuarit nuk iu kanë përgjigjur pagesave të gjobave të ndryshme.

“PrizrenPress”, publikon pa ndërhyrje raportin e plotë të Policisë së Kosovës.

RAPORTI

Rr. “William Woker”, Prizren 13.08.2014 – 08:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj gjykatës -pagesën e dënimit me gjobë është liruar.

Rr. “Selajdin Braha”, Prizren 13.08.2014 – 10:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj gjykatës -pagesën e dënimit me gjobë është liruar.

Rr. “Tregu i Ri”, Prizren 13.08.2014 – 10:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj gjykatës, pagesën e dënimit me gjobë është liruar.

Fshati Lubizhdë, Prizren 13.08.2014 – 11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është arrestuar e dyshuara femër K-Serbe dhe e njëjta pasi ka kryer obligimet ndaj gjykatës -pagesën e dënimit me gjobë është liruar.

Rr. “Eqrem Qabej”, Prizren 13.08.2014 – 12:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj gjykatës, pagesën e dënimit me gjobë, është liruar.

Rr. “Komuna e Parisit”, Prizren 13.08.014 – 09:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit në kohëzgjatje prej 13 ditëve.

Më pak shanse për evakuimin e refugjatëve në Irak

0

Chuck HagelDepartamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se ka mundësi të heqë dorë nga ideja e një misioni për evakuimin e refugjatëve nga një mal në Irakun verior, pasi sipas vlerësimit të gjendjes, në atë zonë ka shumë më pak refugjatë sesa ç’mendohej më parë.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel, duke folur me gazetarët dje në mbrëmje, përmendi efektivitetin e goditjeve amerikane kundër grupit të Shtetit Islamik dhe ndihmave humanitare nga ajri, si faktorë që kanë kontribuar në përmirësimin e situatës në Malin Sinjar, raporton VOA.

Kurdët e Irakut dhe pakica të tjera, u strehuan në Malin Sinjar për t’i shpëtuar mizorive vdekjeprurëse të militantëve në rajonet e gjera pranë kufirit sirian.

Shtetet e Bashkuara dërguan trupa në atë zonë këtë javë për të shqyrtuar mundësinë e ndihmës humanitare. Zoti Hagel tha dje se pavarësisht nga vlerësimi pozitiv, përpjekja e Shteteve të Bashkuara nuk është kompletuar.

Këshilli, sot propozimi për shkarkimin e Fullanit

0

Ardian Fullani gurvenatorKëshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për përgjegjësitë që duhen mbajtur lidhur me skandalin e vjedhjes së shumës prej 7.1 milionë dollarëve.

Burime nga ky institucion bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se gjatë kësaj mbledhjeje, e dy ta që nga dita kur u zbulua vjedhja, do të kërkohet edhe dorëheqja e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Nuk është ende e qartë cili nga anëtarët do ta propozojë shkarkimin, por një prej anëtareve, Ermelinda Meski është shprehur publikisht që Guvernatori të marrë përgjegjësitë e tij në këtë situatë. Po ashtu, anëtari tjetër profesori i njohur Adrian Civici ka deklaruar se Guvernatori dhe Këshilli Mbikëqyrës janë përgjegjës pse nuk ndaluan vjedhjen.

Këshilli Mbikëqyrës ka aktualisht 7 anëtarë, ku përveç guvernatorit Fullani, i cili është kryetar i Këshillit dhe zv.guvernatores Elisabeta Gjoni, bëjnë pjesë edhe Petraq Milo, Dhori Kule dhe Ela Golemi.

Propozimi për shkarkim pritet t’i referohen nenit 47 , pika 2 e ligjit të Bakës, sipas të cilit Këshilli Mbikëqy rës mund t’i propozojë Kuvendit shkarkimin e Guvernatorit nëse cenon thellë interesat e Bankës.