Home Blog Page 8218

Christina Aguilera, dëshiron të pozojë nudo për ‘Playboy’

0

Christina Aguilera-nudo shtatezan1Këngëtarja ka në plan të zhvishet sërish e totalisht, pasi të sjellë në jetë fëmijën e dytë.

Sapo ka pozuar nudo për numrin e gushtit të revistës “V Magazine”, duke treguar format e shtatzënisë së saj. Mirëpo, sipas “In Touch Weekly”, biondja 33-vjeçare ka në plan të zhvishet sërish, pasi të sjellë në jetë fëmijën e dytë, duke treguar, pse jo, më shumë se deri tani.

Christina Aguilera-nudo shtatezan“Ajo dëshiron të pozojë për Playboy – ka treguar një burim afër saj -. Ishte diçka që e donte ta bënte përpara shtatzënisë. Christina e adhuron së tepërmi trupin e saj”. Gjithsesi, pas lindjes së fëmijës, këngëtarja duhet të punojë shumë për të gjetur formën e duhur në mënyrë që të dalë para fotografëve të “Playboy”.

“Me të vërtetë që është shumë e vendosur të bëjë një gjë të tillë – vazhdon burimi – dhe duket se ka nisur të marrë masat që tani, në mënyrë që shtatzënia të mos i bëjë të fitojë peshë. Christina po bën plan të tregojë hapur të gjithë ‘asetet’ e saj…”.

Kjo do të ishte hera e parë për Aguilerën në revistën e famshme për adultë, ndërkohë që përpara saj e kanë bërë këtë disa personazhe të famshëm.

Helmimet në Spitalin e Prizrenit

0

spitali i prizrenitSonte në emisionin “Jeta në Kosovë”  transmetohet  reportazhi për helmimet në Spitalin e Prizrenit. Mësoni se si ndodhi që tre pacientë të operohen në të njëjtën ditë, në të njëjtin repart dhe në të njëjtin spital, e më pas të dërgohen urgjentisht për në QKUK të Prishtinës për trajtim të mëtutjeshëm? Gjithashtu, ndiqeni reportazhin që tregon se çfarë po ndodh me Liqenin e Batllavës. Cili është vendimi i MMPH-së dhe si po e presin banorët atë.

Çfarë ndodhi me këta tre pacientë, a u shëruan ata, cilat janë pasojat ë tyre shëndetësore, kush ishte buzë vdekjes nga ky helmim?

Po ashtu, mësoni se si ndodhi që Spitali i Prizrenit të mos ketë dokumentacion rreth operimit të tyre, pse personeli mjekësor nuk dinte se si u helmuan këta tre pacientë, cila ishte diagnoza përfundimtare e tyre?

Pse institutet që janë përgjegjëse për këto raste nuk dhanë asnjë konstatim se prej nga erdhi e gjithë kjo situatë, pse Departamenti për Krime Ekonomike i Policisë së Kosovës ngriti kallëzim penal dhe ndaj kujt e bëri atë, si ndodhi që prokurori i rastit ta hedh poshtë kallëzimin penal si të pabazuar, mbi çfarë baze e bëri ai atë?

Pse nuk i hyri në punë prokurorit raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Prizren, i cili konstatoi se nga mostrat e marra në vendin e ngjarjes, doli se 65 për qind e sallave të operacioneve dhe në repart është e papastër?

Çfarë kërkojnë palët nga ky rast, pse ata kanë kundërthënie edhe me avokatin e tyre, kush e paditi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Spitalin e Prizrenit për këto raste, a e dinë këto dy institucione se janë paditur?

Gjithashtu, ju mund ta ndiqni edhe reportazhin për Liqenin e Batllavës.

Çka ka marrë vendim Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me plazhet e Batllavës, sa po e respektojnë qytetarët këtë vendim dhe sa është i pranueshëm për ta vendimi për ndalimin e çdo aktiviteti turistik në Liqenin e Batllavës, çka paraqet shqetësim serioz në këtë liqe për banorët e kësaj ane, si dhe për Komunën e Podujevës?

Emisionin “Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni në RTK çdo të enjte prej orës 20:20, si dhe reprizën të nesërmen në mesditë.

Nuk pajtohet me gjobën, kërcënon pjesëtarët e Policisë në Suharekë

0

policia 7Një person ka kërcuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Suharekë. Kërcënimi është bërë gjatë kohës sa Policia ia shqiptonte një tiket të dënimit për kundërvjatje.

“Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje ka fyer dhe kërcënuar policët, duke mos zbatuar urdhrat e tyre. I dyshuari është dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Martesa e Joliet dhe Pitt, do të këndojnë Beyonce dhe Jay-Z

0

BradPitt-AngelinaJolieBrad Pitt dhe Angelina Jolie së shpejti pritet të kurorëzohen, ndërsa përgatitjet tashmë janë në proces.

Megjithatë ceremonia e martesës së mbase çiftit më të famshëm në botë pritet të jetë e thjeshtë, me programin muzikor që pritet të jetë gjëja më e veçantë e mbrëmjes.

Në të vërtet Brad ka lutur çiftin tjetër të famshëm Beyonce dhe Jay-Z të këndojnë në dasmën e tij dhe Jay-Z ka thënë se do të mundohet t’ia plotësojë dëshirën. Beyone është e preferuara e të gjashtë fëmijëve të çiftit.

“Kemi biseduar me fëmijët për dasmën tonë, andaj i kemi pyetur se si ata e imagjinojnë, ndërsa imagjinatat e tyre janë shumë qesharake”.

“Në një mënyrë ata do të jenë organizatorët, ashtu që dasma do të jetë në shenjë të Disneyt dhe paintballit”, ka thënë Jolie në një intervistë të fundit.

Hoxhë Irfani: Ja kush është ekstremist! (Video)

0

IrfanSalihu-hoxhaPak ditë pas arrestimit të më shumë se 40 shtetasve kosovar nën dyshimin për lidhje me terrorizëm, në kanalin Youtube po qarkullon një video e të njohurit Hoxhë Irfan Salihut nga Prizreni.

Ai në këtë video disa minutëshe jep shpjegim se çka është ekstremizmi.

“Kush është ekstremist? Ai që ma ndalon në shkollë qikën teme me shku në shami.

Ai që ma shan mjekrën është ekstremist, sunetin e Muhamedit a.s”, ka thënë ndër të tjera imami i xhamisë.

Për më tepër ju ftojmë që ta ndiqni viedon.

Policia: Prizreni i sigurt për ‘DokuFest’

0

Dokufest veresPjesëmarrësit dhe mysafirët e shumtë që do të jenë gjatë “DokuFestit” në Prizren, janë shumë të sigurt.

Asgjë nuk ka të vërtetë rreth publikimeve në rrjetet sociale se ky eveniment kulturorë do të sulmohet nga ithtarët e organizatës terroristë ISOS.

Aksionet e policisë së Kosovës, për të vënë në pranga edhe personin e fundit të dyshuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISOS po vazhdojnë. Policia rajonale e Prizrenit, mbrëmë shoqëroi në mbajtje edhe Naser Abdylin nga Prizreni.

Personi në fjalë kohë më parë kishte qenë imamë në Ratkoc të Rahovecit, por, RTK merr vesh se me kërkesë të komunitetit atje, ai është përzënë nga ai fshat, për arsye se kishte përdorur fjalor fyes, thirrje për dhunë ndaj të gjitha organizatave botërore që veprojnë në Kosovë pas lufte, ndalesën e shkollimit të femrës myslimane e të tjera.

Por, arrestimi i këtyre personave, hapi edhe një temë tjetër që lidhet direkt në qytetin e Prizrenit. Siç dihet këto ditë në këtë qytet, starton ngjarja më e madhe kulturore në vend “DokuFest”, ndërsa u përhapën shumë fjalë se këta persona kishin cak sulmin e këtij evenimenti. Kjo u hodh poshtë nga Drejtori rajonal i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

“Për të gjithë pjesëmarrësit do të ketë siguri maksimale”, tha  Krasniqi.

Por, në stafin e “Doku Festit” ky lajm nuk ka dhënë asnjë ndikim. “Të gjithë jemi në vlugun e punës, duke u marrë me përgatitjet përfundimtare”, thotë Eroll Bilibani, Drejtor ekzekutiv i Festivalit, raporton RTK.

Festivali do të nis nesër në mbrëmje me hapjen e ekspozitës së fotografit amerikan Donald Weber, ndërsa për 9-të ditë, qyteti i Prizrenit, do të jetë qendra e kinemasë botërore, për filmin e shkurtër dhe atë dokumentarë.

Thaçi: Koalicion me bazë të gjerë dhe për gjithëpërfshirje

0

Thaci-qeveriaKryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të fillojnë angazhimin për formimin e një koalicioni qeverisës gjithëpërfshirës. Ai ka thënë se askush nuk do të mund t’ia grabitë legjitimitetin qytetarit të Kosovës.
Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Thaçi ka thënë formula më e mirë e qeverisjes është respektimi i përcaktimit të qytetarëve për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës për të krijuar një koalicion me partnerët e saj.

“Aktualisht jemi duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pastaj do të fillojmë angazhimet për një koalicion me bazë të gjerë dhe për gjithë-përfshirje – pra për një bazë sa më të gjerë të subjekteve shqiptare dhe përfshirje gjithë-etnike. Formula më e mirë e qeverisjes është respektimi i përcaktimit të qytetarëve për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për krijimin prej saj të një koalicioni me partnerë. Pra duhet krijuar një qeverisje me bazë të fuqishme të legjitimitetit dhe legalitetit. Duhet të vazhdojë qeverisja e mirë, do të vazhdojë beteja kundër ekstremizmit, beteja për rendin dhe ligjin, beteja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe implemenimin e plotë të “Misionit të Ri”, të prezantuar nga PDK – nga partia fituese e zgjedhjeve të vitit 2014”, ka thënë Thaçi.

I pyetur nëse do të jenë të gatshëm të kalojnë në opozitë, në qoftë se nuk e sigurojnë shumicën e duhur për krijimin e koalicionit qeverisës, Thaçi ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë kontratën me qytetarët, falë besimit të fituar nga qytetarët për ndërtimin e institucioneve dhe mekanizmave politikë.

“Koalicioni ynë ka qenë dhe para zgjedhjeve me qytetarët e Kosovës. Edhe pas dy mandateve e kemi fituar legjitimitetin e qytetarëve, gjë që ka ndodhur rrallë me ndonjë parti politike në rajon. Por kjo dëshmon se qytetarët e kanë vlerësuar punën e mirë të PDK-së dhe Qeverisë së Kosovës. Në spektrin politik të Kosovës, PDK-ja është partia më stabile dhe më kredibile, partia e votëbesimit të madh qytetar në vend dhe më e respektuara prej bashkësisë ndërkombëtare. PDK-ja do të vazhdojë kontratën me qytetarët, falë besimit të fituar nga qytetarët për ndërtimin e institucioneve dhe mekanizmave politikë”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se institucionet nuk do të ndërtohen mbi mllefe, por duke respektuar në plotni legjitimitetin qytetar.

“Askush nuk do të mund t’ia grabitë legjitimitetin qytetarit të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Duke folur rreth arrestimeve të fundit, Thaçi ka thënë se angazhimet e fundit të organeve të sigurisë së Kosovës kanë qenë në përputhje të plotë me agjendën e pakompromis në luftë kundër elementëve ekstremistë të çfarëdo ideologjie, që mund të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

“Së shpejti do ta kalojmë edhe ligjin për njerëzit që marrin pjesë në luftërat jashtë Kosovës. Jemi vendi i parë dhe qeveria e parë në rajon që po e procedon një ligj të tillë, që është edhe një dëshmi se vërtetë jemi të pakompromis në betejën kundër së keqes. Kosova është vend i lirë dhe i pavarur. Orientimi ynë, i të gjitha institucioneve dhe subjekteve politike, është shumë i qartë – orientim euroatlantik. Kosova kurrë, në asnjë fazë dhe në asnjë rrethanë të angazhimeve të veta për liri dhe pavarësi, nuk ka lejuar dhe toleruar elementë të tillë”, ka thënë Thaçi.

Malishevë: Inspektorët largojnë ndërtimin pa leje mbi ‘Tumën ilire’

0

Malisheve-Tuma ilireDrejtoria e Inspektoratit në Malishevë, sot ka filluar largimin e ndërtimit pa leje, mbi “Tumën Ilire”, në afërsi të qendrës së qytetit në Malishevë. Mbi këtë hapësirë, po largohet një fontanë dhe një hapësirë me kubëza betoni, të vendosura nga pronari i një lokali afarist hotelier, ndërsa kjo hapësirë, do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Në largimin e këtij ndërtimi, inspektorët komunalë, kanë qenë të shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, por nuk ka pasur rezistencë nga ana e pronarit dhe nuk është regjistruar asnjë incident.

“Kthimin në gjendjen e mëparshme të “Tumës Ilire” e kishte kërkuar edhe Instituti Arkeologjik i Kosovës (IAK), pas një inspektimi që kishin bërë në këtë hapësirë, në shkresën dërguar në organet përkatëse, kishin kërkuar që urgjentisht, bazuar në ligjin mbi Trashëgimin Kulturore, të largohen kubëzat, fontana dhe tavolinat e vendosura, pasi sipas IAK, pronari ka vepruar jashtëligjshëm”, thotë shefja e Zyrës për Informim në Malishevë, Pranverë Kastrati.

“Po ashtu bazuar në dokumentacionin në drejtorinë komunale për urbanizëm, ai ndërtim në atë hapësirë, është bërë pa leje ndërtimore”.

“Kjo hapësirë e cila supozohet të jetë “Tumë Ilirie”, në vitin 2000, me vendim të Komunës së Malishevës, është shpallur zonë e mbrojtur, e po ashtu kjo Tumë, është e mbrojtur edhe me ligj dhe është në listën e Trashëgimisë Kulturore të MKRS-së, me numër rendor 161, statusi/nr. vendimit 0301-8000/88, me numër unik të Databazës 003016”.

“Me këtë rast, mbështetur në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040, Ligjit për Procedurën Administrative nr.02/L-28, Ligjin e Ndërtimit nr.04/L-110, Ligjit mbi Trashëgimin Kulturore nr.02/L-88, Vendimit të Kryetarit të Komunës së Malishevës nr.01.112/00, shkresës së IAK nr.152-03, shkresës nga drejtoria e Urbanizmit nr.05/174, procesverbaleve të inspektorëve, drejtori i Inspektoratit ka dhënë urdhëresë, për kthimin në gjendjen e mëparshme, ku është kërkuar që fillimisht kjo të bëhet nga pronari në mënyrë vullnetare, apo në të kundërtën, konform rregulloreve dhe ligjeve në fuqi, të veprohet në kthimin e gjendjes së mëparshme të asaj hapësire”.

Deri në ditën e premte, hapësira pritet të kthehet në gjendjen e mëparshme. /PrizrenPress.com/

Thyerja e veturave të mërgimtarëve – cak i hajnave në Prizren

0

Hajnat thyen makinaThyerja e veturave të mërgimtarëve vazhdon të jetë në fokus të hajdutëve këtë sezon të verës në qytetin e Prizrenit.

Policia Rajonale në Prizren thotë se kjo dukuri ka shënuar rritje këtë vit, ndonëse nuk jepet ndonjë shifër e saktë e numrit të veturave të plaçkitura. E, bashkatdhetarët, të cilët kanë qenë në shënjestër të hajnave, thonë se nëse policia nuk merr masa – atëherë ata janë të obliguar të mos e vizitojnë vendlindjen viteve të ardhshme.

Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Prizren i ka thënë Radio Kosovës se këtë verë ka pasur rritje të numrit të veturave të thyera, të cilat i kanë raportuar nga mërgimtarët që kanë ardhur për pushimet në vendlindje. Sipas tij, thyerjet janë raportuar të kenë ndodhur gjatë ditës nëpër parkingjet publike, por edhe në orët e mbrëmjes në parkingjet e restoranteve ku mbahen ahengjet e ndryshme.

Të dëmtuarit, njofton Policia e Kosovës, kanë raportuar për dëmtim të dyerve të makinave, për plaçkitje të dokumentacioneve, syzeve dhe gjësendeve të domosdoshme për ngasjen e makinave.

Një mërgimtar, të cilit i është thyer vetura, por që nuk ka dashur t’i përmendet emri në Radio Kosova, ka thënë se kjo nuk është hera e parë që i është thyer vetura.. Sipas tij, gati për çdo vit, sa herë që vije për pushime, përballet me këtë problem.

“Jam shumë i zhgënjyer, sidomos me policinë, e cila kurrë nuk po arrin t’i kap hajnat. Nganjëherë më shkon në mend të mos vije fare me makinë për pushime”, ka thënë mërgimtari.

Zëvendëskomandanti i Policisë në Prizren, Avdi Kryeziu, ka konfirmuar për Radio Kosovën se Policia Rajonale në Prizren, po heton një numër të madh të thyerjes së veturave me targa të huaja.

VV: Thaçi e Rexhepi po duan të duken më të mirë se 40 të arrestuarit

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! e konsideron të dëmshme euforinë dhe ekzaltimin që po ndërtohet në formë fushate, posaçërisht nga disa medie të regjimit, me rastin e arrestimit të 40 qytetarëve të Kosovës të dyshuar për terrorizëm e krime në luftë në Siri.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Prokuroria e gjyqësori, policia e AKI-ja, porsi Qeveria e Kosovës, janë të shquar për skandale e papërgjegjësi, për korrupsion e partizim prandaj nuk duhet të ngutemi me duartrokitje për një proces të cilit nuk i dihet mirë as fillimi se lëre më fundi.

Aq më tepër që, sipas VV-së, të njëjtit nuk i luftojnë as strukturat shtetërore të Serbisë dhe as krimin e kontrabandën në Kosovë me të cilat ndodhen në marrëveshje diku publike e të zhurmshme e diku xhentëlmene e të heshtur.

“Nëse del që policia i ka arrestuar këta 40 njerëz shumë më parë për bindjet dhe pamjet e tyre sesa për krimet e kryera, atëherë këto arrestime kollaj do të mund të bëhen kundërproduktive në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje konsideron që Bashar al-Assadi, kryetari i Sirisë, është diktator që duhet rrëzuar nga pushteti, mirëpo jo pse është shiit, por për shkak se është diktator në krye të një regjimi vrastar.

“Lufta në Siri nuk është vetëm thjesht luftë politike e as kryengritje popullore kundër Assadit. Grupe e organizata nga më të ndryshmet marrin pjesë atje duke luftuar edhe njëra-tjetrën me motive e qëllime të panjohura tërësisht dhe me rezultate e pasoja të paparashikueshme plotësisht. Prandaj, qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi nuk duhet të shkojnë në atë luftë. Ne e njohim të drejtën universale të secilit për t’u solidarizuar me rezistencën dhe kryengritjet e popujve të shtypur e të shfrytëzuar nëpër botë por jemi të bindur që lufta në Siri nuk ka nevojë dhe madje pamundëson një solidaritet të tillë. Lufta në Siri nuk mund të jetë as lufta jonë e as luftë për ne”, vlerëson VV-ja.

Ndër tjerash, Vetëvendosje vlerëson se nëpërmjet këtyre arrestimeve, kryeministri në ikje dhe ministri i brendshëm në ikje po duan të duken më të mirë sesa 40 të arrestuarit.

“Mirëpo, nuk është kështu. Varfëria e papunësia që po rriten, arsimi e edukimi që po bien, predikimet fetare ekstreme që po shtohen dhe mediet që i promovojnë ato, e kanë bërë Kosovën tokë pjellore për ekstremizmin. Pikërisht ky kryeministër dhe qeveria e tij në ikje paraqesin përgjegjësit kryesor politik për këtë gjendje të rëndë. Ata janë shkaktarët e problemit dhe jo zgjidhja e tij. Kryeministri dhe qeveria e këtillë veprojnë vetëm atëherë kur janë duke e humbur pushtetin sepse vetëm te pushteti e kanë edhe mendjen edhe qenien. Për shkak të këtij pushteti që e ka kapur shtetin, kemi shërbim informativ partiak në vend të atij kombëtar e shtetëror dhe kemi banda e klane në vend të ushtrisë së Kosovës”, konsideron Lëvizja Vetëvendosje.

Në fund, VV-ja vlerëson se përveç logjikës së privatizimit që e copëtoi shoqërinë dhe e dëmtoi natyrën, përveç korrupsionit enorm qeveritar që e vodhi buxhetin dhe pamundësoi mirëqenien, edhe braktisja e bashkimit kombëtar shqiptar nga elita politike dhe institucionet e Kosovës ka krijuar terren për partikularizmat e skajshëm fetar.

“Kosova duhet të jetë shtet sekular ku shteti është i ndarë nga feja dhe ku liria e besimit dhe praktikimi i feve janë të garantuara. Mirëpo, Kosovën gjithnjë duhet parë si një pjesë të kombit shqiptar që vazhdon të jetë i ndarë padrejtësisht. Binarët e duhur të shqiptarëve përbëhen prej dy shinave historike: asaj ushtarako-kombëtare (prej Skënderbeut te Adem Jashari) dhe asaj politiko-filozofike (prej Sami Frashërit te Ukshin Hoti). Njëkohësisht, shinat e binarëve të shtetit të Kosovës duhet të jenë Republika me Social-demokraci dhe Shteti Zhvillimor në ekonomi”, përfundon reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje. /PrizrenPress.com/