Home Blog Page 8221

Nuk kishte plan për sulm terrorist në ‘DokuFest’

0

DokuFest XIII-ndrysho mos u mshefAsnjëri prej të arrestuarve për terrorizëm nuk dyshohet për planifikim sulmesh në Kosovë, por vetëm për pjesëmarrje në grup terrorist në Siri e Irak, mëson Koha Ditore.

Lajmi se të dyshuarit planifikonin sulm në njërën prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në vend “DokuFest” është i pavërtetë, kanë thënë për gazetën zyrtarët policorë.

Madje as në kërkesën e prokurorit për paraburgim dhe në urdhërarrestet që ka siguruar Koha Ditore nuk ka dyshim për planifikim sulmesh në Kosovë.

Mediat kanë raportuar se njëri prej të arrestuarve dyshohet se kishte në plan të kryente një sulm në “DokuFest”, teksa thirreshin në burime anonime. I njëjti person, thoshte ky burim, ka pasur për qëllim të dërgojë mesazh se Prizreni është qytet mysliman si kundërpërgjigje e donacioneve amerikane për festivalin.

Dafina, ‘orgji me bashkëshortet…’ për ditëlindje

0

Dafina me bashkëshortetDafina Zeqiri, pas turneve të saj të lodhshme gjen kohë edhe për miqtë. Menjëherë pas mbarimit të koncertit në Ferizaj këngëtarja ka festuar ditëlindjen e mikeshës së saj.

Ato kanë festuar deri në mëngjes, ndërsa në orët e para të mëngjesit shihen duke ndarë të njëjtin shtrat.

Dafina dhe tre femra të tjera të veshura me fustanet e festës dhe të përqafuara me njëra tjetrën mjaftohen me një shtrat.

“Me bashkëshortet e mia në shtrat”, shkruan Dafina në Instagram.

Librat e vjetër në versionin online

0

Libri-llaptopiDisa libra të vjetër mjekësorë, që datojnë prej shekullit të 19, do të hyjnë në një proces dixhitalizimi dhe do të vijnë në formën e një libri online. Ky projekt është ndërmarrë nga 9 universitete britanike, pasi librat e tyre ishin shumë të vjetër dhe faqet e tyre ishin zverdhur.

Kjo rrezikonte që informacioni i tyre të humbiste, ndaj nisma e re do të hyjë në histori në botën shkencore. Librat e rinj online do të jenë në shërbim të shumë studentëve të mjekësisë, ose shumë personave të interesuar lidhur me këtë çështje në mbarë botën.

Menaxheri i këtij projekti u shpreh se ata janë duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet partnere, për të ndërtuar bibliotekën e trashëgimisë shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, dhe janë duke konvertuar libra, të cilat lejojnë të eksplorosh çdo aspekt të mjekësisë dhe njohuria e përthithur nga to të lejon të zhvillosh njohuri të reja për përparimin e mjekësisë.

Dixhitalizimi ka mbërthyer shumë fusha të jetës në ditët e sotme, ndaj as librat nuk mund t’i shpëtonin dot vorbullës së tij.

Edhe 48 orë ndalim për të dyshuarit për terrorizëm

0

Arrestohet per terrorizem40 të dyshuarve për terrorizëm u është vazhduar masa e ndalimit edhe për 48 orë të tjera, raporton RTK.

Në seancën e parë dëgjimore, 5 nga të arrestuarit kanë pranuar se kanë qenë për vizitë në Siri, por kanë mohuar pjesëmarrjen në luftime apo në organizime terroriste.

Të gjithë të arrestuarit e tjerë e kanë mohuar së kanë qenë pjesë e grupeve terroriste ISIS dhe Al-Nusra. Ndërsa pala mbrojtëse është shprehur e bindur në pafajësinë e klientëve të tyre, duke e cilësuar arrestimin spektakël dhe në dëm të vendit.

Vendimi për masa të tjera ndaj të arrestuarve pritet të merret të enjten. 40 të arrestuarit, përveç pjesëmarrjes në luftën e Sirisë dhe Irakut, dyshohen edhe për rekrutimin e të rinjve kosovarë për pjesëmarrje në luftërat në Lindjen e Mesme.

 

Edhe një i dyshuar për terrorizëm, arrestohet në Prizren

0

arrestimi 2Edhe një person tjetër nën dyshimin për terrorizëm është arrestuar sot në qytetin e Prizrenit.

I arrestuari është N. Abdyli, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e rrjetit të grupit të të arrestuarve që dyshohen për pjesëmarrje dhe bashkëpunim me organizatat terroriste ISIS dhe Al-Nusra, raporton rtk.

Personi në fjalë ka pasur fletëarrest nga Prokuroria Speciale në Prishtinë. Mësohet se policia do të vazhdojë edhe më tej me operacionin për arrestimet e të kërkuarve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat në Lindje të Mesme.

J.Lo i dedikon një hit të pasmeve të saj

0

JenniferLopez-I loh ya PapiAjo shquhet si femra me fundshpinën më seksi në botën e muzikës. Jennifer Lopez, sigurisht, nuk mund të ketë turp ta shfaqë sa më shumë të mundet pjesën më të preferuar të trupit të saj, madje edhe duke e titulluar këngën e saj të re “Booty”, pjesë e albumit të saj të tetë “A.K.A.”, në nder të hireve të saj.

Këngëtarja 45-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, i ka bërë format e saj të pasme subjekt i artit muzikor të “single”-it të saj të ri, teksa janë fotografuar nga Steven Gomillion dhe Dennis Leupold, fotot të cilat ajo i publikoi të mërkurën në llogarinë e saj në Instagram.Jennifer Lopez-te pasmet

Kostumi i saj i banjës, bardhezi, shfaq J.Lo përpara kamerave tepër seksi dhe format e saj të pasme në perfeksion. Superylli latin, në hitin e saj të fundit “Booty”, ka bashkëpunuar me Pitbull, ashtu siç ka bërë së fundi edhe në këngën e hapjes së Botërorit të Brazilit.

http://youtu.be/RwPHxTHIiHs

Rita Ora dhe Iggy Azalea sjellin superhitin e ri (Video)

0

Rita Ora dhe Iggy AzaleaDy vajza të fuqishme kundër një mashkulli të padurueshëm, videoklipi i ri i ‘Black Widow’.

Video e shumëpritur për këngën ‘Black Widow’ nga reperja australiane Iggy Azalea dhe shqiptarja Rita Ora është lansuar sot.

Në videoklip shohim dyshen si karaktere të filmit Kill Bill, të cilat bashkohen kundër mashkullit të padurueshëm që vetëm i nxin jetën.

Kënga ‘Black Widow’ është pjesë e albumit të parë të Iggy Azalea, e shkruar në bashkëpunim me Katy Perry dhe Ritën dhe pritet të jetë një nga hitet më të mëdha të këtij viti.

Bilalli: Krerët e BIK-ut duhet të japin dorëheqje

0

Idriz Bilalli-sindikata e BIKKryetari i Sindikatës së BIK-ut, Idriz Bilalli në një intervistë për RTK-në ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, arrestimet e 40 të dyshuarve për luftërat në Siri dhe Irak.

Ai ka fajësuar krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, për të cilët thotë se, duhet të japin dorëheqje nga funksionet e tyre.

“Ata individ që janë në krye të BIK- të dhe të cilët e kanë neglizhuar situatën, duhet sigurisht të tërhiqen dhe të paktën të japi dorëheqjen morale”, ka thënë ai, duke shtuar se duhet të lëshohet rruga për ri-organizmi të BIK-ut. Mund ta konfirmojë në cilësinë e Sindikatës së BIK-ut shqetësimin tonë për dukurit e tilla.

“E kemi shfaqur me kohë, para 3-4, viteve. Por që mbështetjen tonë se kemi gjetur as nga BIK as nga krerët e institucioneve”, tha ndër të tjera Bilalli.

Rrëzohet aeroplani, vdes kandidati presidencial i Brazilit

0

Eduardo CamposKandidati brazilian për president, Eduardo Campos, ka vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në qytetin juglindor të Santos të mërkurën, bën me dije rrjeti televiziv i lajmeve “GloboNews”, pa treguar se si e ka marrë këtë informatë.

Një burim brenda Partisë Socialiste të Brazilit më parë i ka thënë Reutersit se Campos ka qenë në aeroplanin “Cessna 560XL” kur ai u rrëzua.

Campos, 49-vjeç, është ish-guvernator i shtetit verilindor Pernambuco që kishte mbështetjen e rreth 10 për qind të votuesve në sondazhet e fundit.

Arrestime edhe në ditët e ardhshme: 150 persona në listën e kërkimit, mes tyre edhe femra

0

terroristet kosovar ne siriGjykata e Prishtinës u rrethua të mërkurën me masa të rrepta sigurie gjatë shoqërimit të 40 të arrestuarve si të dyshuar për terrorizëm dhe si pjesëmarrës në luftërat në Irak e Siri.
Gjykata vendosi 48 orë arresti për të arrestuarit, ndërsa vendimi për ta pritet që të merret sot ose nesër për shkak të numrit të lartë të tyre. Avokatët e të dyshuarve thonë se të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm, e ndërsa 4-5 prej tyre kanë pranuar që kanë marrë pjesë në ushtrinë çlirimtare të Sirisë, ushtri kjo e cila sipas tyre nuk konsiderohet si ushtri terroriste.

Avokatët e të akuzuarve janë shprehur optimistë se klientët e tyre do të shpallen të pafajshëm pasi Prokuroria nuk ka prova për akuzat e ngritura.

Por, nga ajo që Top Channel ka parë në kërkesën e prokurorit special Blerim Isufaj, pothuajse të gjithë të dyshuarit akuzohen për vepra të ngjashme penale, si organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste, nxitje të urrejtjes, përçarjes, rekrutim për terrorizëm etj. Mbi këto dyshime, prokurori Isufaj ka kërkuar masën e paraburgimit për të gjithë të arrestuarit e një dite më parë.

Po ashtu, Top Channel ka mësuar nga burime brenda policisë se aksionet për arrestimin e personave që dyshohet se janë infiltruar nëpër organizata terroriste do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Mësohet se në listën e kërkimit të Policisë janë edhe mbi 150 kosovarë dhe në këtë numër në polici thonë se ka edhe femra.

Njëri prej të arrestuarve dyshohet se kishte në plan të kryente një sulm në Doku Fest, ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë, tha për Top Channel një burim zyrtar në kushte anonimati. /Top Channel/