12.5 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Djegia e librit, veteranët: Më e pakta gjë që mund të bëhet kundër Surroit

Djegia e librit te SurroitNjë grup i veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Komuna e Malishevës, të hënën, rreth orës 11:00, në parkun e këtij qyteti, e kanë djegur librin e publicistit Veton Surroi, “Këmbët e Gjarprit”. Një pako me libra, anash së cilës shkruante “Po i djegim idetë e titistëve”, është vendosur përballë shtatores së heroit Adem Jashari dhe pasi është rrethuar me një numër gazetash të dominuara nga “Koha Ditore” është bërë spërkatja e tyre me benzinë dhe u është vënë zjarri.

Bekim Hoti, një veteran i UÇK-së, aktualisht anëtar i Kuvendit Komunal të Malishevës nga radhët e PDK-së, i ka shpjeguar motivet për këtë akt. Duke i dhënë në vazhdimësi mbiemrit Surroi mbaresën “viq” dhe duke e etiketuar atë si antikombëtar e me emra të tjerë fyes, Hoti ka thënë se djegia e librit është më e pakta gjë që mund të bëhet kundër tij, shkruan Koha Ditore.

Duke e ndërlidhur më pas edhe emrin e publicistit Halil Matoshi në të njëjtën vijë dhe duke i vënë të njëjtën mbaresë, Hoti ka thënë se Surroi dhe Matoshi “me veprimet antikombëtare, siç i kanë bërë kohëve të fundit, meritojnë apo edhe duhet të shpërblehen ndryshe”.

Muajin e kaluar e njëjta organizatë pati djegur librin edhe në Ferizaj, akt ky që pati ngjallur reagime të shumta dhe qe cilësuar si vandalizëm. Autori i librit, Veton Surroi, pati reaguar me vetëm një fjali në “Facebook”: “…njëherë i djegin librat, pastaj i veshin këmishët e zeza…”.

Më Shumë

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

Shënohet përvjetori i Masakrës së Dragaqinës në Suharekë

Sot shënohet përvjetori i masakrës së Dragaqinës, një ngjarje tragjike që ndodhi gjatë Luftës në Kosovë. Forcat serbe ekzekutuan 11 burra të fshatit Dragaqinë të...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit