Home Blog Page 8286

Të moshuarve në Shtëpinë e Pleqve, askush nuk ua hapi derën për festë

0

Rrahman Shala-shtepia e pleqeve75 vjeçari Rrahman Shala, i vetëm ishte edhe në këtë festë Bajrami.

Ai është banor i Shtëpisë së Pleqve. Ai që nga mëngjesi ka pritur që dikush t’ia uroj festën e Bajramit. Ai madje, i është gëzuar vizitës së gazetares së RTK-së, e cila ka realizuar një reportazh në këtë Shtëpi.

Ata rrëfejnë se si kanë përfunduar në Shtëpinë e Pleqve.

Shumicën e kohës e kalojnë duke biseduar me banorë të tjerë të këtij institucioni. Dreka sot ishte më e begatë. Nuk mungonin as ëmbëlsirat që tradicionalisht shërbehen për festën e Bajramit.

Ata kanë marrë urime nga personeli dhe shokët e tyre. Ata janë pajtuar me fatin që të jetojnë në këtë Shtëpi.

Miriam Cani bën ndërhyrje në gjoks

0

Miriam Cani-gjoksMiriam Cani ka hedhur disa dyshime për ndërhyrje kirurgjikale në gjoksin e saj teksa është shfaqur me një fustan të bardhë duke kërcyer.

Këngëtarja simpatike në krahasim me daljet e tjera gjoksi i duket më në formë duke hedhur zërat se ajo mund të ketë rritur numrin e masës së saj lart.

Miriam Cani-me fustan

Zhvarroset pas 22 vitesh, trupi i tij ende i freskët (Foto)

0

Suad FejzullahuSuad Fejzuallahu i lindur në vitin 1972 ne Çellopek të Tetovës, i rënë në luftën e Bosnjës (Prijedor 1992), është zhvarrosur këtë të premte. Trupi i tij nga Prijedori është sjellë në vendlindje, por e veçanta është se, siç thotë vllau i Suadit për TetovaSot se trupi i Suadit ishte ende i freskët dhe teshat thuajse të padëmtuara, vetëm fytyra pak e nxirë. Trupi i viktimës pas 22 vitesh, ende nuk është dekompozuar apo kalbur.

Mjeku ligjor, Agim Ramadani, për TetovaSot, thotë se toka prej argjili ose argjili të pasur me kripra minerale dhe lagështi e mbron trupin nga kalbja, sepse ndihmon në konservimin e indeve të buta. Nga ana tjetër, edhe dijetarët islam e komentojnë moskalbjen e trupit pas varrimit. Sipas tyre nuk ka argumente nga Sheriati se trupat e shehidave nuk kalben ashtu sikur trupat e pejgamberëve. Ka transmetime se Allahu ia ka ndaluar tokës të ‘hajë’ ose ti kalb trupat e pejgamberëve ndërsa për shehidat nuk ka ardhur asnjë transmetim. Por, vërtetohet fakti se në histori, disa trupa të gjetur kanë qenë të paprishur, pra dyshohet për trupa shehidësh, por ky fakt nuk përbën pjesë të asnjë dispozite islame.

Suad Fejzullahu-zhvarrosetPra, trupi i zhvarrosur i Suad Fejzullahut, i varrosur 22 vite më parë në Prijedor të Bosnjës, ka dy mundësi ti ketë mbijetuar dekompozimit, e para është interpretimi shkencor mbi përbërjen e tokës argjilore dhe e dyta se Allahu e ka bërë këtë si nderim ndaj të vdekurit.

Ndryshe, dy javët e fundit nga Prijedori janë zhvarrosur 280 të vrarë në luftë në një var masiv dhe pritet të gjenden edhe viktima tjera. /TetovaSot/

Ahmeti: Williamson nesër s’do përmend emra!

0

Arben Ahmeti-gazetarAnalisti politik, Arben Ahmeti thotë se është fatkeqësi që raporti i Clint Williamsonit që do të publikohet nesër në Bruksel, po e gjen Kosovën pa institucione të konstituara nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Sipas tij, mungesa e institucioneve do të jetë hendikep, pasi që raporti i Williamsonit nuk do të mund të promovohet për të përmirësuar imazhin e Kosovës.

“Përkundër se mund të ketë të akuzuar për krime nga të cilat janë zhdukur disa qindra serbë civil, e mira është se drama për trafikim organesh do të hidhet poshtë si një e pavërtetë e fabrikuar nga Serbia me qëllim që të luaj rolin e viktimës në një luftë ku ka qenë agresorja absolute”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Ai tutje thotë se për shkak të disa individëve që do të duhen të përgjigjen për fatin e disa serbëve, ne si shoqëri nuk bënë të mos i gëzohemi raportit të Williamsonit.

“Për secilin civil të zhdukur, serb ose shqiptar, drejtësia duhet të vihet në vend”, thotë ai.

Ahmeti thekson se Williamson nesër nuk do të merret me asnjë emër të përveçem.

“Duhet pasur parasysh se ia nesër nuk do të tregoj emrat e të akuzuarve e as rastet për të cilat do të akuzohen. këto detaje do të bëhen vetëm pas ngritjes së aktakuzave që do të ndodh tek vitin e ardhshëm kur të jetë themeluar Gjykata Speciale”, vlerëson tutje Ahmeti.

“Williamson nesër do të tregoj se nuk ka pasur trafikim organesh, dhe ky është lajm i mrekullueshëm”, ka përfunduar Ahmeti.
Pas tri vitesh hetime, nesër do të flas në Bruksel, Shefi i Task-Forcës Speciale, Clint Williamson.

Gjatë konferencës që do të mbahet paraditen e së martës në Bruksel, Williamson do t’iu drejtohet gazetarëve ndërsa do të bëjë publike të gjeturat e hetimeve trivjeçare, hetime këto që janë bazuar në raportimin e zviceranit Dick Marty.

Franca, azil të krishterëve të Mosulit

0

flamuri i francesFranca ka thënë se është e gatshme që të mirëpres të krishterët nga veriu i Irakut të cilëve militantët e Shtetit Islamik iu kanë thënë se duhet të konvertohen në myslimanë apo të paguajnë taks fetare apo të përballen me vdekjen.

Ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të Francës përmes një komunikate të përbashkët në Paris, kanë thënë se “ne jemi gati që nëse duan ata, të lehtësojmë ardhjen e tyre si azilantë në tokën tonë”, raporton REL.

Qeveria franceze tashmë është duke ofruar ndihmë për persona të zhvendosur që janë larguar duke shkuar në rajonin irakian që udhëhiqet nga kurdët për të shpëtuar nga dhuna e Shteti Islamik, organizatë kjo që më parë është njohur me emrin Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti.

Kryengritësit e Shtetit Islamik kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit irakian në veri dhe perëndim të këtij shteti, duke detyruar shumë familje të krishtera që të largohen nga Mosuli, qytet që ka pasur të krishterë për shumë vjet.

Ardian Vehbiu: Kadare që njoh do llahtarisej nga procesioni provincial

0

Ardian VehbiuNjë lexim prej studiuesi i debatit për çështjen Kadare-Nasho Jorgaqi. Pse u ndje i lënduar studiuesi dhe pse duhet të flasë shkrimtari, ku po shkojmë me dhunën verbale dhe pse do llahtarisej Kadare (shenjt) që po e nxjerrin si hero pozitiv të një narrative kombëtariste primitive… 
Ardian Vehbiu, vjen në “Gazeta Shqiptare” në një intervistë mbi çështjen “Kadare-Nasho Jorgaqi”. “Nuk ka qenë kurrë synimi im të ndërhyj si palë në këtë ‘përplasje’, por vetëm të përpiqem të kuptoj diçka më thellë dinamikat e autorësisë letrare, jetës private dhe nevojës për konformim, nën totalitarizëm, temë kjo që më intereson drejtpërdrejt si studiues”, thotë ai, mbasi ka shënuar më herët se letrën e hapur të Jorgaqit (botuar një javë më parë në ‘GSH’) e ka lexuar si “një ftesë miqësore që ia bën një shkrimtar kolegut të vet, për të hapur një debat për burimet e letërsisë”. Ndërsa thotë se nuk beson që autori dhe “Onufri” kanë falsifikuar, qëllimisht, datën e një dorëshkrimi, shton se çështja ka natyrë etike dhe çdo qasje formale do ta shpërfytyronte, pasi siç thotë Vehbiu, kemi të bëjmë këtu me njerëz dhe intelektualë të profilit të lartë, jo me batakçinj. 
Z.Vehbiu, si e keni lexuar letrën e hapur të Nasho Jorgaqit për Ismail Kadarenë? 
E kam lexuar si një ftesë miqësore që ia bën një shkrimtar kolegut të vet, për të hapur një debat për burimet e letërsisë, përfshi këtu edhe jetën private të autorit dhe të njerëzve që e rrethojnë. 
A mendoni se ai ka të drejtë të ndihet i fyer: pse Kadare nuk i ka për-mendur emrin, apo pse Kadare është shprehur se vepra e Nasho Jorgaqit nuk i ka pëlqyer? 
Kam përshtypjen se N. Jorgaqi është lënduar për disa arsye njëherësh – por sidomos ngaqë e ka parë të nëpërkëmbur miqësinë e vet të hershme me I. Kadarenë. Përndryshe, po t’u besojmë atyre që thotë N.J. për miqësinë mes dy shkrimtarëve, besoj se ata të dy kanë pasur rast të bisedojnë më shumë se një herë për “Dashurinë e Mimozës” dhe shpresoj të bisedojnë mes tyre sërish. Gjithsesi, nuk ka qenë kurrë synimi im të ndërhyj si palë në këtë “përplasje”, por vetëm të përpiqem të kuptoj diçka më thellë dinamikat e autorësisë letrare, jetës private dhe nevojës për konformim, nën totalitarizëm, temë kjo që më intereson drejtpërdrejt si studiues. 
Ka ide se Kadare nuk e përmendi emrin e Jorgaqit që të mos e fyente, meqë atij “Dashuria e Mimozës”, nuk i ka pëlqyer, madje shkruan se kur e ka lexuar, ka vënë duart në kokë. 
Por vetë mospërmendja me emër, në një kohë që flitet haptazi për ty, lëndon. Dhe në lidhje me “Dashurinë e Mimozës” unë nuk do të flisja aq për fyerje, sa për lëndim: edhe pse u ndalua nga censura e regjimit, ose pikërisht pse, ajo u bë vepër kult në vitet 1960-1970, qarkullonte dorë më dorë, i mbështjellë me gazetë që të mos i dukej titulli, pse përmbushte një nevojë të caktuar të lexuesit – kushedi sot do ta quanim chick lit, sepse vajzave dhe grave u pëlqente shumë. Dhe besoj se autori, N. Jorgaqi ka qenë krenuar për të, ndonëse në heshtje; kushedi edhe e ka parë si një vepër shërbyese. Ai thotë tani se novelën dy herë ia ka ndaluar regjimi; çka ia bën “fëmijën” të persekutuar, përballë atij vetë si autor dhe njeri publik, të cilin ndonjëherë edhe e kanë përfolur si “të privilegjuar”. Prandaj edhe mënyra shpërfillëse me të cilën ka folur I. Kadareja për atë novelë mund ta ketë plagosur veçanërisht, sidomos po të kemi parasysh edhe miqësinë që kanë pasur ata të dy mes tyre në kohën kur shkruhej dhe kur ndalohej novela. 
Në letër, profesori hodhi idenë se Kadare, “Mjegullat e Tiranës”, nuk e ka shkruar më 1958, por me gjasa, vitet e fundit. Ju ç’mendim keni për këtë? 
Kjo nuk është aq ide, sa një akuzë serioze – së cilës besoj se I. Kadareja duhet t’i përgjigjet me qetësi. Akuza është serioze jo sepse iu lëviz datëlindja një dorëshkrimi, por sepse vë në dyshim një imazh dhe një narrativë të caktuar biografike, që I. Kadareja dhe ekipi editorial i “Onufrit” kërkojnë t’i prezantojnë publikut në Shqipëri, edhe nëpërmjet botimit të këtij romani, deri dje të panjohur, madje të mohuar prej autorit vetë. Përndryshe, unë nuk besoj që autori dhe “Onufri” të kenë falsifikuar qëllimisht, datën e një dorëshkrimi; sikurse nuk besoj edhe që N.J., me letrën e vet, synonte ta nxirrte zhvendosjen e datës si mashtrim. Çështja ka natyrë etike dhe çdo qasje formale, ose “juridike” do ta shpërfytyronte; kemi të bëjmë këtu me njerëz dhe intelektualë të profilit të lartë, jo me batakçinj, nga ata që u del çdo ditë surrati në TV. 
Në përgjigje të pikëpyetjeve të Jorgaqit, botuesi i Kadaresë, Bujar Hudhri, foli për dorëshkrimin e romanit dhe madje në “GSH” u botuan edhe faksimilet e tij. A mendoni, se çështja e datimit të veprës u sqarua? 
Disa e kanë trajtuar problemin e datimit si të ishte çështje ekspertize teknike, por unë besoj se një përgjigje e shtruar e I. Kadaresë do të shërbente më mirë për të qetësuar publikun, duke filluar që me N. Jorgaqin, i cili datën e botimit e vinte në dyshim jo me argumente, si të thuash, teknike, por duke analizuar përmbajtjen e librit, ose me arsyen se I. Kadareja që njihte ai në ato kohë, nuk mund të kish shkruar diçka të tillë dhe me argumentin tjetër, të paverifikueshëm, por kushedi me vlerë njerëzore, se po të kish ekzistuar një dorëshkrim i tillë në vitin 1958, ai, N.J., do ta kish marrë vesh nga autori. 
Unë këtu shoh një mosmarrëveshje mes dy miqsh, që mund dhe duhet të zgjidhet me një dialog publik, i cili ne të tjerëve të interesuar mund të na shërbejë edhe si shkollë për të kuptuar raportet mes privates dhe publikes në letërsi. Ky dialog do të sqaronte, idealisht, edhe si erdhi puna që një mik i dikurshëm të akuzojë publikisht I.K.-në, për pasaktësi në datëlindjen e deklaruar të një teksti; edhe pse kjo më duket tani pak e vështirë, në rrethanat kur N.J. iu nënshtrua një linçimi publik nga jeniçerët në mediat, të cilët kujtojnë se po e mbrojnë I.K.-në, duke e shëtitur rrugëve si të ishte idhull, shenjt a statujë prej allçije të pikturuar, nga ato që hijeshojnë kishat e provincës; dhe që duan të frikësojnë të gjithë ata të tjerët të cilët kërkojnë ta problematizojnë këtë figurë të rëndësishme të kulturës shqiptare; jo për ta rrëzuar, por për ta kuptuar më mirë, atë dhe veten. 
I.K.-ja që njoh unë do të llahtarisej përballë këtij procesioni provincial, i cili e trajton atë, shkrimtarin, si hero pozitiv të një narrative kombëtariste primitive, me karakteristika praktikisht të njëjta me ato të heroit pozitiv në novelën “Dashuria e Mimozës”, që e shqetësuan pa masë I.K.-në këtu e gjysmë shekulli më parë. Ky debat u duk, pra, sikur nisi rreth datimit të një dorëshkrimi, por më duket se tani ka më rëndësi, për të gjithë ne, që të reflektojmë për kulturën e dhunës verbale, të censurës publike, të rrugaçërisë dhe të linçimit, që është ulur këmbëkryq në mediat e Tiranës dhe që, duke përfituar nga liria e fjalës, po bën të pamundurën për t’u mbyllur gojën atyre që kanë vërtet diçka për të thënë. 
Ju shpreheni se data e saktë të shkrimit të romanit “ndihmon për të kuptuar trajektoren e Kadaresë, nga letrar vjershash të stilit rus, në shkrimtarin ndoshta më të madh të Ballkanit gjatë viteve 1980, në përballje me regjimin e Enver Hoxhës nga njëra anë dhe me tregun letrar të Perëndimit nga ana tjetër”. A mendoni se në atë libër gjendet përgjigja? 
Gjendet një pjesë e vogël e përgjigjes, dhe pikërisht ajo që ka të bëjë me rrethanat në të cilat filloi ftohja e autorit, I.K., me diktaturën, me regjimin totalitar dhe me realizmin socialist dogmatik. Këto kanë rëndësi për studiuesin e veprës së I.K.-së; sepse në materialet e hershme, kur një shkrimtar ende nuk e ka rafinuar stilin e vet, mund të shquhen akoma pasioni ideologjik, tundimet dhe etika e autorit. Sot lexon e dëgjon budallallëqe të mëdha në media, por e vërteta është se I.K.-ja, ashtu siç e njohim, është produkt i një historie të gjatë dhe komplekse, ku ndërthuret jeta e tij private dhe publike, si qytetar ndonjëherë në kontakt të drejtpërdrejtë me kupolën totalitare dhe më tej me elitat e kulturës botërore; me jetën e tij si autor i një numri të madh veprash letrare, të përkthyera anembanë planetit dhe kandidat për çmimin Nobel; dhe i gjithë ky gërshetim ka shkuar paralelisht me historinë e Shqipërisë dhe të botës. Përndryshe, unë nuk dua ta shoh si operacion thjesht komercial, botimin e këtij romani gjysmë të mohuar nga autori; edhe pse nuk pres, madje nuk dëshiroj, që një gjest i tillë editorial, me jehonë të ekzagjeruar në mediat, të synojë rivlerësimin biografik të I.K.-së. Është e gabuar, për mendimin tim, që jeta e një shkrimtari të përfshihet në veprën e tij dhe t’u nënshtrohet redak-timeve dhe përmirësimeve gjithfarësh, nga zelltarët e radhës. 

Milica – fëmija i vetëm serb në Prizren

0

milicia ne pzDerisa qëndroi në festën e manastirit Arkangjelët e Shenjtë në Prizren, me ministrin serb të Punës Aleksandar Vulin u takua edhe, siç shkruan gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, fëmija i vetëm serb i Prizrenit. Milica (Gjorgjeviq) e vogël (gjashtëvjeçare), siç e quan gazeta këtë fëmijë vajzë, i “raportoi” Vulinit se si i ecën mësimi, njofton Koha. net.

Ajo e shfrytëzo rastin e dhe falënderoi Vulinin për “mundësinë që i kishte dhënë që të shkollohet në qytetin e vet”.

Ish – ministri serb për Kosovën pasi e përqafoi vajzën, e pyeti si i ecën mësimi i serbishtes, i matematikës dhe i anglishtes.

Po përpiqem të mësoj, i tha ajo zyrtarit nga Serbia.

Williamson nga kjo ndërtesë paraqet nesër raportin

0

SITF-ndertesaTaskë Forca e Bashkimit Europian e cila i ka hetuar pohimet për trafikim me organe në Kosovë, ka njoftuar se Prokurori Williamson do t’i bëjë publike dhe para mediave gjetjet gjatë Konferencës për shtyp nesër në Bruksel. Raportin do të prezentohet në ora 10.30.

Pas një hetimi i cili ka zgjatur gadi 3 vite, Ambasadori dhe Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, do të paraqesë raportin e hetimeve të bazuara në “Raportin e Dick Marty”-it i cili qe miratuar nga Këshilli i Europës në Strasburg.

Javën e kaluar, Williamson ka qëndruar në Prishtinë dhe në Beograd ku është takuar me politikanë udhëheqës të të dy shteteve. Në Prishtinë ai u prit nga Presidentja e Kosovës, Jahjaga, si dhe u takua me Ministrat në largim, Kuçin, Rexhepin dhe Çekun. Në Beograd, ambasadori amerikan u prit nga Kryeministri i Serbisë Vuçiq si dhe nga Prokuri Special për krime lufte i Serbisë, Vekariq.

Mediat përndryshe javëve të fundit kanë spekuluar gjerësisht për gjetjet e mundshme si dhe ngritjen e aktakuzave kundër ish- udhëheqësve të UÇK-së, tash politikanë të njohur shqiptarë të Kosovës. Përkundër kësaj, si Williamson ashtu edhe ekipi i tij nuk kanë lejuar që të rrjedhë asnjë informacion për natyrën e raportit apo edhe akuzat e mundshme që mund të dalin nga këto hetime. Sidoqoftë, të gjitha analizat e deritashme nisen nga fakti që Task Forca e BE-së më në fund do të heq çdo dyshim që në të ashtuquajturën “Shtëpi të Verdhë” në Burrel të Shqipërisë ka patur trafikim organesh. Me këtë Kosovës edhe do t’i hiqej një barrë e madhe mediale e cila e ka ngarkuar prej paraqitjes në opinion të, së pari librit të ish-Prokuroes së Tribunalit Carla Del Ponte e mëpas edhe raportit të Dick Marty i cili në bazë të këtij libri edhe i “inicioi” hetimet në fjalë.

Në të njejtën kohë nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së aktakuzave për ish-pjestarë të UÇK-së për krime lufte. Të të cilit rang apo nivel por dhe rajon këta pjestarë që janë hetuar do të jenë ende nuk dihet por edhe këtu supozohet që asnjë prej liderëve aktualë të Kosovës nuk do “preket” nga këto hetime. Sidoqoftë, Kosova tashmë ka hyrë në obligime si politike ashtu edhe ligjore për mbarëvajtjen e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës e cila do të ketë selinë e saj në Prishtinë dhe në Hagë.

Përndryshe në një njoftim për media, zëdhënësi i Taskë Forcës ka bërë të ditur se Prokurori kryesor i Taskë Forcës Speciale të Bashkimit Europian (SITF), Ambasadori Clint Williamson do të bëjë një deklaratë rreth të gjeturave të SITF, të martën, më 29 korrik në ora 10 e 30 në sallën e konferncave për shtyp në Këshillin Europian në ndërtesën e njohur “Justus Lipsius”. /Blic/

Qytetarët: Kosova, e njohur për tolerancë

0

Kisha e XhamiaMe rastin e festës së Fitër Bajramit, qytetarët në Prishtinë flasin për rolin e fesë në shoqërinë e Kosovës.

Shumica prej tyre thonë se Kosova është e njohur për tolerancën e saj fetare, por ka edhe të tillë që thonë se toleranca nuk iu bën përshtypje, për shkak se e shohin fenë si diçka që mund të dëmtojë shoqërinë.

Zana Vuniçi, thotë se pa marrë parasysh që gjatë luftës në Kosovë, është tentuar që populli i Kosovës të etiketohet si popull mysliman, toleranca gjithmonë ka eksituar. Zana shpreson të mbetet kështu.

“Gjithmonë kemi qenë vend që kemi pasur tolerancë fetare, janë munduar të na etiketojnë si vend mysliman gjatë kohës së luftës, por ajo nuk ka qenë e vërtetë, ne kemi tolerancë, dhe shpresoj që do të vazhdojë të mbesë ashtu”, shprehet Zana.
Kohën e luftës e përmend edhe Donika. Por asaj i duket që vërehet një dallim nga koha e pasluftës kur qytetarët kanë qenë edhe më tolerantë sesa që janë tani.

“Mendoj që para luftës ka pasur më shumë tolerancë fetare, duke u nisur nga fakti se festat fetare janë festuar pavarësisht se cilës fe i përket. Tash po më duket që ka më pak tolerancë”, thekson ajo.

Vesa nga Prishtina, thotë se besimi është çështje personale, dhe se nuk është e sigurt nëse populli kosovar është tolerant apo jo.

“Unë jam tolerante, unë e kam besimin tim dhe mendoj që është çështje personale. Nuk ka nevojë të imponohet. Përndryshe, sa i përket popullatës, në përgjithësi, mendoj se ne si popull jemi shumë neglizhent ndaj pakënaqësive të jetës, andaj si popull nuk e di a jemi tolerantë”.

Driton Gashi thekson tolerancën me të cilën është njohur gjithmonë Kosova, edhe pse thotë se kohëve të fundit janë parë disa lëvizje pak më radikale në këtë drejtim.

Ai nuk beson që një gjë e tillë ta lë prapa zhvillimin e shoqërisë kosovare.

“Kosova ka qenë e njohur gjithmonë për tolerancën fetare, edhe pse kohëve të fundit i kemi pasur disa lëvizje më radikale, mirëpo, nuk besoj që kjo do të ndikojë te ne si shoqëri, që të na lë mbrapa për një kohë më të gjatë”, shprehet Gashi.

Ka edhe qytetarë të cilët thonë se roli i fesë në shoqëri vetëm e dëmton atë. Albani është një nga ta.

“Roli i fesë në shoqërinë kosovarë është që t’i bëjë të gjitha më keq. Asnjë efekt tjetër nuk e ka. Unë nuk mund të flas për tolerancën fetare, kur nuk i besoj, nuk më intereson edhe nëse nuk ka. Vetëm mund të them që feja i bën gjërat edhe më keq në këtë shoqëri”, thekson ai.

Ndërsa Graniti, thotë se ka tolerancë fetare nga shumica e popullsisë në vend, duke e dalluar një pjesë të vogël.

“Mendoj që një grup i madh ka tolerancë, por kemi një grup të vogël që ka injorancë fetare. Mendoj që disa njerëz janë rritur të ekspozuar ndaj feve të ndryshme, derisa një pjesë tjetër janë rritur në vendet rurale më të izoluar, janë më të irituar nga kryqi e simbolet fetare i lidhin me ato nacionale”, shprehet Graniti.

Besa në anën tjetër, thotë se roli i fesë nuk është shumë i rëndësishëm, duke u nisur nga fakti që në Kosovë, të gjithë janë tolerantë, dhe feja asnjëherë nuk i ka penguar njerëzve t’i ndihmojnë njëri-tjetrit.

“Ne jemi popull tolerant, dhe feja nuk na penguar kurrë që t’i ndihmojmë njëri tjetrit”, thotë ajo.

Festa e Fitër Bajramit u urua nga përfaqësues të lartë fetarë dhe politikë, të cilët kryesisht përçuan mesazhe tolerance./REL/

Dodë Gjergji: Zoti është i përbashkët

0

Dodë Gjergji-TernavaNë Bashkësinë Islame të Kosovës, ndër të parët vizitorë, të cilët erdhën për të uruar Festën e Fitër Bajramit ishte Dodë Gjergji, i cili tha se Zoti është i përbashkët si për katolikë ashtu dhe për myslimanë, të cilët dhe pse i ndajnë festat, nuk e ndajnë dashurinë për njeri tjetrin.

“Unë pata kënaqësinë që sot në këtë moment t’i uroi kryemyftiut zotit Tërnava, Festen e Bajramit. Sepse është një festë e cila na bashkon të gjithëve në agjërim, na bashkon të gjithëve përpara zotit të gjithëpushtetshëm, i cili është zot i përbashkët si për myslimanet si për katoliket. Sepse siç ka thënë Papa Gjon Pali i Dytë, neve të gjithëve na nxen i njëjti diell që e ka krijuar zoti. Nuk mund t’i ndajmë të mirat që zoti ia ka dhënë njerëzimit dhe pse ne i ndajmë festat, ne nuk e ndajmë dashurinë për njëri tjetrin”, tha Gjergji, transmeton Telegrafi.