Home Blog Page 8287

King Kong, prapë në vitin 2016

0

Film-King KongFilmi i parë për King Kongun është xhiruar në vitin 1933, ndërsa më pas janë bërë edhe tre filma të tjerë, në vitet 1976, 1986 dhe 2005. Filmi sjell një personazh gjigant të trilluar në formën e një gorille kolosale, e cila tanimë paraqitet në secilin version të filmit.

Kompania Legendary Pictures ka njoftuar se filmi i ri për King Kongun, i quajtur “Skull Island”, do të shfaqet në kinema në vitin 2016, transmeton KultPlus.

Premiera e filmit do të jepet më 16 nëntor 2016, ndërsa gjatë njoftimit në San Diego, është dhënë edhe një paraqitje e shkurtër.

Për projektin e ri filmik, Legendary Pictures është bashkuar me Universal Pictures dhe të dy këto kompani të mëdha janë përgjegjëse për realizimin e filmit.

Filmi i parë për King Kongun është xhiruar në vitin 1933, ndërsa më pas janë bërë edhe tre filma të tjerë, në vitet 1976, 1986 dhe 2005. Filmi sjell një personazh gjigant të trilluar në formën e një gorille kolosale, e cila tanimë paraqitet në secilin version të filmit.

Në versionin e fundit të filmit, në vitin 2005, në rolet kryesore u paraqitën Naomi Watts, Jack Black, Adrien Brody e Colin Hanks. Filmi fitoi mbi 550.5 milionë dollar nga arkat botërore, ndërsa morri edhe fitore në ndarjen e çmimeve të famshme Oscar.

Nora Istrefi bën gjimnastikë me të dashurin

0

Nora-Roberti-gjimnastikeNora Istrefi dhe i dashuri i saj Roberti siç duket po kalojnë një kohë të bukur sëbashku.

Këngëtarja ka postuar në Instagramin e saj një foto në breg të detit ku tregon gjimnastikën që po bën me të dashurin e saj.

Jahjaga e Haradinaj në “kafe të Bajramit” (Foto)

0

Jahjaga e Haradinaj kafe per bajramKryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga sot, pa vizitës në Bashkësinë Islame, me ç’rast kryemyftiut Naim Tërnavës ia uroi Bajramin e Madh, ndaloi në një kafene në rrugën “Qamil Hoxha”, që lidhet me Sheshin Nënë Tereza të kryeqytetit.

Rastësisht apo me qëllim aty ishte edhe lideri i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër të Kosovës nga blloku opozitar, Ramush Haradinaj, transmeton Koha.net.

Jahjaga dhe Haradinaj u përshëndeten dhe nuk dihet nëse me këtë rast ata vetëm ia uruan njëri – tjetrit Bajramin, pasi fjalët zgjatën pak dhe të dy zunë vend në tavolinat e veta.

Jahjaga e Haradinaj kafe per bajram1Në këtë kafe më herët me Haradinjan qëndroi edhe ish-kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

Presidentja Jahjaga pati një përshëndetje të përzemërt edhe me ish-politikanen e Kosovës dhe aktualisht zyrtare e Socialdemokratëve të vendi, Kaqusha Jashari.

Çka e shtyu Thaçin të dalë në përkrahje të Izraelit dhe hebrenjve?

0

Thaci-qeveriaHashim Thaçi ka dalur hapur në përkrahje të Izraelit dhe habrenjëve në kulmin e konfliktit në Gaza. Ai përmes një postimi në Facebook iu kujtoi kosovarëve kontributin e dhënë ër Kosovën nga disa personaliteteve të njohura me origjinë hebrenje.

Por çfarë e shtyu Thaçin të pozicionet në këtë konflikt?

Burime të Gazetës Express thonë se Kryeministri ka qenë në presion të brendshëm për t’u deklaruar në përkrahje të Izraelit pas disa deklaratave të deputetëve të Grupit të tij Parlamentar.

“Ka qenë e turpshme veçanërisht deklarata e deputetit Gëzim Kelmendi për bojkotimin e pijeve amerikane. Ky është një turp shumë i rënd për ta mbajtur PDK’ja”, ka thënë një zyrtar i lartë i PDK’së në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Në vijim lexojeni të plot deklaratën e Kryeministrit Thaçi në përkrahje të Izraelit.

Këto ditë përfundoi mandatin presidencial një nga veteranët e politikës dhe paqe-bërjës globale, Presidenti Shimon Peres. U bë president i Izraelit më 2007, kur edhe u takova me të gjatë një vizite qe e bëra në Jeruzalem dhe Tel-Aviv me ftesë të shtetit izraelit. Nobelisti Peres, edhe në atë kohë ishte përkrahës i pashoq i pavarësimit të Kosovës dhe shpesh ka spikatur publikisht pro-amerikanizmin e përbashkët të shqiptarëve dhe hebrenjëve. E mbaj në mend historinë e tij për shtet-ndërtim dhe paqe përkundër faktit që familja e tij në Poloni ishte zhdukur në Holokaust – krimin e pashoq në historinë moderne të njerëzimit. Edhe tek sa lutemi për paqe në Lindjen e Mesme, Kosova duhet të ketë kujdes t’i çmojë kontribuesit e lirisë dhe pavarësisë sonë nga populli hebre si Presidenti Peres, kongresmeni i ndjerë Tom Lantos, Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright, Kongresmeni Eliot Engel, Senatori Charles Chuck Schumer e dhjetëra përfaqësues tjerë të popullit hebre.

Tirana feston Fiter Bajramin

0

Tirane-Falja e BajramitPas 30 ditëve agjërim, myslimanët e Shqipërisë dhe të mbarë botës, festojnë sot Fiter Bajramin. Namazi i Bajramit u fal sot në orën 06:23 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin para ish-hotel “Dajtit”.

Në ditën e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë i kanë bërë apel qeverisë për ndërtimin e xhamisë së madhe. Këtij apeli i është bashkuar edhe Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili duke iu drejtuar kryeministrit Rama, ka kërkuar që qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre. Sipas Gurrës, besimtarët myslimanë duan të kenë një vend ku të falen.

Gjithashtu edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, uroi besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët.

“Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar. Festa e Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë”, tha Bruçaj, shkruan Shekulli.

Kreu i KMSH-së theksoi se Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita e një jete të re, e pendesës për gabimet dhe e projekteve të veprave të mira, duke shprehur dhe një urim për paqe në Gaza, Irak dhe Siri.

“Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t’i lutemi së bashku për më shumë paqe, gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit, i lutem Zotit Fuqiplotë që të sjellë paqen në Gaza, Irak, Siri e kudo nëpër bote ku shkelen parimet hyjnore dhe te drejtat themelore te njeriut”, u shpreh Bruçaj.

Gashiq: Ushtria e Kosovës është kërcënim për Serbinë!

0

FSK-marrsh”Kjo është arsyeja se pse angazhohemi që forcat ndërkombëtare në Kosovë, sipas mandatit të Kombeve të Bashkuara, të ruajnë paqen dhe të kujdesen për sigurinë e pakicave”, tha ai për Dnevnik të Novi Sadit, duke shtuar se Ushtria e Kosovës paraqet rrezik për Serbinë “dhe për rajonin”!

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq, thotë se Kosova është kërcënimi më i madh për sigurinë e Serbisë.

“Jemi duke punuar në mënyrë aktive për të parandaluar çdo rrezik. Jemi të gatshëm të reagojmë në mënyrë të duhur”, shton ai. I pyetur nëse ka presione mbi Serbinë që t’i drejtohet NATO-s, sidomos gjatë krizës në Ukrainë, ai thotë se nuk sheh arsye për çfarëdo presioni.

Philip Breedlove të mërkurën në Kosovë

0

Philip BreedloveGjeneralin Philip Breedlove, Komandant Suprem i Aleancës për Evropë (SACEUR) të mërkurën vjen në Kosovë. Me këtë rast ai viziton KFOR-in në Kosovë.

Ai planifikohet të mbaj konferencë të përbashkët me Gjeneralmajor Salvatore FARINA, Komandant i Forcave të Kosovës (COM KFOR) në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës të mërkurën më 30 korrik, në ora 16:00

Ja si u grabitën kosovarët në Rrugën e Kombit

0

Rruga e Kombit-shqiperiProkuroria e Lezhës ka zbardhur skemën e plotë të grabitjes së kosovarëve që vinin për të pushuar në Shqipëri. Bëhet fjalë për dy të rinjtë Ardit Maxhuni dhe Anton Nikolli, të dy nga 22 vjeç, të cilët në gusht të 2013-ës kanë grabitur nën kërcënimin e armës disa shtetas kosovarë që udhëtonin për në Shqipëri përmes Rrugës së Kombit.

Gjykata e Lezhës i ka dënuar dy të rinjtë me nga 15 vite burg, por sipas procedurave të shkurtuara, secili prej tyre përfundimisht është dënuar me 10 vjet burg.

Ndërkohë që ky proces gjyqësor përfundoi, nga ana e organit të akuzës së Lezhës po vijojnë hetimet për përfshirjen e mundshme të këtyre shtetasve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në raste të tjera vjedhjeje me armë në këtë zonë. Kjo, pasi në gushtin e vitit të kaluar, shumë qytetarë nga Kosova denoncuan vjedhjen me armë në Rrugën e Kombit, gjatë udhëtimit të tyre drejt destinacioneve turistike shqiptare.

SKEMA
Nga hetimi i Prokurorisë së Lezhës është zbuluar “mekanizmi” i vjedhjes me armë. Sipas të dhënave, rezulton se dy të akuzuarit dilnin në rrugë dhe vinin pengesa, kryesisht gurë të mëdhenj dhe drurë të ndryshëm, me qëllim që automjetet të pengoheshin, duke ngadalësuar shpejtësinë. Pasi ndalonin për shkak të pengesave, dy të pandehurit afroheshin tek automjeti dhe nën kërcënimin e armës iu vidhnin sendet personale dhe vlerat monetare. “Më datë 03.08.2013, rreth orës 02.30, është njoftuar Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, në lidhje me faktin se në aksin rrugor Kalimash-Rrëshen, janë grabitur me armë zjarri shtetasit kosovarë O. Cakiqi dhe F. Ahmeti, të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Shkodrës me automjetin me targa të Kosovës”, citohet në dosjen e organit të akuzës.

Pas kësaj, policia ka vënë në pranga 22-vjeçarin Ardit Maxhuni, i cili ka shpjeguar për grupin hetimor edhe mekanizmin që kanë përdorur për të grabitur kosovarët. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Anton Nikolli ka mundur që të largohet fillimisht, për shkak të njohjes së terrenit si banor i zonës. Njohja mes tyre është bërë në fshatin Shënkoll, Lezhë, ku edhe banonte Maxhuni, ndërsa Nikolli shkonte shpesh tek të afërmit e tij./BW/

Fundjava, koha më e mirë për të bërë seks

0

cifti4Nëse doni të keni gjithmonë një raport të mirë në çift, momenti më i mirë për “shpërthimin” e afshit dashuror është padyshim fundjava. Ndaj, ju parashtrojmë disa këshilla të thjeshta, të cilat ju ndihmojnë të keni një marrëdhënie, si në fillimet tuaja.
1- Planifikoni tërë ditën, siç keni bërë në fillim të lidhjes

Dita juaj e pushimit duhet të përfshijë mëngjesin e vonuar në krevat apo një piknik të vogël në park. Kjo nuk është e thënë të jetë diça luksoze, as e shtrenjtë. Shikimi i filmave të cilët bashkë i keni shikuar në fillim të lidhjes mund të jetë gjë e thjeshtë, por edhe aktivitet romantik.

2- Përgatituni për të bërë seks

Shumica e partnerëve planifikojnë ngjarje të shumta në jetë (pushime, kremtime ditëlindjesh, festa…) shumë më hollësisht dhe me shumë angazhim. E po seksi a nuk meriton një përgatitje të tillë?

3- Premtoni vetes që nuk do ta refuzoni më partnerin tuaj

Filloni ta trajtoni partnerin tuaj ashtu siç silleni ndaj miqve – kushtoni interes të sinqertë për jetën e tij dhe tregoni atë që ju ndodh në jetën tuaj. Aq shumë ngjarje ndodhin gjatë ditës, ndaj mos i mbani detajet interesante dhe ndodhitë vetëm për miqtë tuaj, por ndani edhe me partnerin.

4- Bisedoni, por vetëm për gjëra reale!

Tregoni partnerit se çka ju bën të lumtur, dhe për çka ndiheni e dashuruar dhe e dëshiruar. Shmangni frazat e përgjithshme si p.sh. “bëhu më romantik”. Nëse me këtë mendoni “dëshiroj të më mbash për dore kur jemi jashtë shtëpisë”.

5- Përqafojeni partnerin kur ktheheni nga puna

Partneri juaj mbase kurrë nuk ju ka thënë që kënaqet kur e përqafoni kur ktheheni nga puna në shtëpi. Tani është rasti që të përmirësohet kjo gjë. Dëgjojeni me kujdes dhe bëjeni atë që kërkon nga ju.

Sabri Fejzullahu: Ah, ta kisha ditë çka po ndodhë me mu

0

Sabri FejzullahuuI madhi është i madh. E kush është ai që e meriton këtë epitet më shumë se i madhi ynë Sabri Fejzullahu? Andaj e dëgjon të thuhet edhe kjo: Sabriu është Sabri, Është legjendë e gjallë e skenës sonë muzikore…

Edhe kjo dëgjohet nga fjalët e popullit, për të cilin këngëtari ynë, Sabriu i këndoi në çdo kohë. I këndoi edhe atëherë kur varfëria dominonte në çdo shtëpi familjare, edhe atëherë kur binte shi e gjak në çdo cep të Kosovës, edhe kur torturohej e vritej çdo shpirt shqiptari, veç pse ishte shqiptar…

Sabriu i këndoi edhe vazhdon të këndojë edhe sot. Zëri i tij nuk ndalet as sot. I pëlqyer, i pranuar, i dashur, i mirëpritur kudo, kahdo që këndon në trojet shqiptare. Edhe këtu, edhe në diasporë. Edhe pse i shtyrë në moshë, siç thotë djali i tij Ermali- zor është të qëndrohet me të. Ai s’di të lodhet, anipse gjatë një mbrëmje muzikore ndodhë t’i ndërrojë edhe nga tri këmisha nga djersët. Dhe gjithmonë të disponuar, të buzëqeshur duke ua “hëngër” loçkat e zemrat popullit, me këngë çfarë i don ai.

Sabriu njeh mirë, ua din damarët, dhembjet plagët shpitit të popullit. Andaj ai s’di të zbresë nga skena tash e afro 50 vite e me afro njëmijë këngë të incizuara. Cili është tjetri që ka një bagazh sa e si Sabri Fejzullahu? Dhe për këto pesë dekada gjithmonë më i dashur e më i kërkuar.

“Në këto ditë pleqërie po më rinon produksioni “Emra com”, me të cilin kam bashkëpunim të shkëlqyer dhe më afron këngë të jem ende në trend me kohën, me të rinjtë” – na thotë Sabriu për Kosovaren.

Derisa shkruaj këta reshta për të madhin Sabri Fejzullahun, dëgjojmë këngën e tij më të re, të cilën përmes viberit ma dërgon miku im e producenti Emrush Thaqi, “Emra com”. Kjo këngë me titull “Ti po shkon” do plasohet shpejt në treg. Natyrisht do jetë hit i kësaj vere.

sabriPo qysh t’mos jetë me zë të Sabriut dhe vargjet:
Ah ta kisha ditë cka po ndodhë me mu
Nga kjo lojë dashnie unë dola i humbur,
As nderë, as i dashur, as i lumtur…

Kështu i këndon dashurisë Sabriu, i cili me afro 50 vjet përvoje në skenë të muzikës dhe me afro një mijë këngë, meritor për epitetin legjendë kënge, por kurrë hala nuk i shkoi në mend ndonjë instuticioni tonë t’ia organizojë një mbrëmje, koncert solistik me emrin – Sabri Fejzullahu!
E kanë tash rastin.
50 vjet me Sabriun!
Apo jo? / Kosovarja/