Home Blog Page 8328

Smaka e Baraliu: Zgjedhja e kryetarit, kushtetuese

0

smaka baraliuE kanë përcjellur me shumë vëmendje çdo detaj të seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nuk kanë pëlqyer procedurat se si ka shkuar seanca, sidomos përmbajtjen me rendin e ditës, por megjithatë dy njohësit e çështjeve Kushtetuese, prof. Mazllum Baraliun dhe dr. Riza Smakën i gëzon fakti, se veç tensioneve me fjalë nuk pati grushte dhe nuk u përdorën metoda të tjera që do t’i jepnin një hije të keqe jo vetëm Kuvendit, por gjithë Kosovës.

Profesori Mazllum Baraliu e konsideron të drejtë hyrjen në sallë të deputetëve të bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma edhe pas mbylljes së punimeve të seancës nga kryesuesja Brovina, me arsyetimin se nëse janë numrat dhe ekziston vullneti politik dhe parlamentar pas konstituimit të Kuvendit, ai Kuvend ka të drejtë të ndikoj te kryesuesi, por edhe te kryetari pasi të zgjidhet, dhe jo e kundërta që kryesuesi të ndikoj në rrjedhën e punimeve të Kuvendit.

“Asgjë nuk ishte kundërkushtetuese, as kundër Rregullores. Ata e bënë punën e tyre dhe mendoj se nuk ka ndonjë shkelje, por ka pretendime të partisë më të madhe që ta qoj çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Pra pati një seancë mjaftë tensionuese nga të gjithë deputetët, por sidoqoftë mendoj se pati një largpamësi dhe një maturi politike dhe nuk erdhi deri te parashikimet se në seancën konstituive mund të ketë edhe tensione fizike. Kjo tashmë është një punë e kryer dhe pritet që të pasoj mandatimi i mandatarit për Qeveri”, ka deklaruar Baraliu për gazetën “Botapress”.

Edhe dr. Riza Smaka udhëheqjen e seancës nga kryesuesja Flora Brovina e konsideron jo të mirë dhe shkelje të Rregullores së Punës së Kuvendit. “Kryesuesja e Kuvendit znj. Flora Brovina ishte inkompetente, nuk ishte e përgatitur, apo nuk ju përmbajt rendit të përcaktuar nga Kryesia e Kuvendit. Ajo shkeli Rregulloren e Punës së Kuvendit, e të cilën e ka pasur për obligim që ta përfill”, tha dr. Smaka. Në anën tjetër, ai konsideron se në përgjithësi seanca e sotme plenare ka shkuar në mënyrën e pritur, ngase edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është bërë në harmoni me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe në harmoni me Kushtetutën, përkatësisht nenin 67 paragrafi 2. ”Deri në këtë etapë gjendja ka shkuar sipas procedurave normale”, është shprehur dr. Smaka. /Botapress

Selimi: Pa marrëveshje nuk e përkrahim Qeverinë

0

RexhepSelimi-vv?Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë se në zgjedhje të jashtëzakonshme do të mund të shkohej vetëm nëse zgjedhjet do të ishin zgjidhja e vetme e situatës.

Por, sipas tij, në zgjedhje nuk mund të shkohet vetëm pse i konvenon Partisë Demokratike të Kosovës. “Vendi nuk mund dhe nuk duhet të shkojë në zgjedhje përderisa ka zgjidhje. Nëse nuk do të kishte zgjidhje atëherë edhe mund të shkohej në zgjedhje. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje vetëm për faktin se PDK-ja e dëshiron këtë. Në zgjedhje do të mund të shkohej vetëm nëse zgjedhjet do të ishin zgjidhja e vetme e situatës”, ka thënë Selimi në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje!, përkatësisht deputetët e saj, nuk do ta përkrahin formimin e Qeverisë së re pa pasur një marrëveshje të shkruar. Sipas tij, në rast se arrihet marrëveshja, një mbështetje eventuale do ta përfshinte edhe rolin e Vetëvendosje!-s në institucione.

“Ashtu siç vepruam me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ne nuk mund ta japim përkrahjen tonë as për Qeverinë nëse paraprakisht nuk ka marrëveshje të shkruar. Nëse me bllokun LDK-AAK-Nisma ka dakordime dhe marrëveshje të shkruar, vetëm atëherë do të mund të llogaritej në mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje!, mbështetje e cila do ta përfshinte edhe rolin e Vetëvendosje!-s në institucione”, është shprehur Selimi.

Duke e komentuar paralajmërimin e PDK-së, që çështjen e kryeparlamentarit do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, Selimi ka thënë se kjo gjykatë nuk duhet të shihet si mjet për ta vonuar krijimin e institucioneve të reja. “Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej të shihej si mjet për të përfituar në kohë, respektivisht për ta vonuar krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet, ngaqë tashmë është e qartë se PDK-ja nuk i ka numrat as për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por as Qeverinë. Prandaj, paralajmërimi se këtë çështje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, është edhe kërcënim dhe tendencë për të përfituar në kohë”, ka thënë Selimi. Sipas tij, seanca konstituive është përcjell me shkelje të procedurave.

“Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pati një varg shkeljesh të procedurave, të Rregullores së Kuvendit, sidomos kishte shkelje të vendimit të Kryesisë së Kuvendit nga ana e kryesueses së kësaj seance, znj. Brovina. Përveç këtyre, shkelja më skandaloze dhe antikushtetuese ishte ajo që bëri grupi parlamentar i PDK-së, i cili ndërhyri dhunshëm, duke shkelur Rregulloren e Kuvendit, Kushtetutën e Republikës si dhe vendimin e Kryesisë së Kuvendit”, ka theksuar Selimi.

Enver Hasani: Kushtetuesja s’ka të drejtë ta interpretojë Grupin Parlamentar

0

Enver Hasani-gjykata kushtetueseGjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk ka të drejtë ta interpretojë çështjen e propozuesit të kryeparlamentarit e as atë se çka është Grupi Parlamentar apo se kush është grupi më i madh parlamentar. Kësisoj kërkesa e PDK-së për interpretim të kësaj çështjeje mund të shkoj huq.
Kështu të paktën mund të thuhet bazuar në ato që ka deklaruar kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani në një intervistë që e ka dhënë para një muaji në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Ai në këtë intervistë ka thënë se çështja e Grupit Parlamentar është çështje politike dhe gjykata nuk ka të drejtë që ta interpretojë.

“Propozuesin unë s’mund ta komentoj. As Grupin Parlamentar, as unë e as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta komentojmë, sepse kjo është një çështje politike”, ka thënë Enver Hasani.

Sipas tij, ajo çështje quhet politike, sepse nuk mund të zgjidhet me mjete juridike.

“Janë çështje që ne nuk mund ta interpretojmë”, ka thënë Hasani.

Për çështjen e kryeparlamentarit dhe të grupit parlamentar, nga minuta 55 e videos së mëposhtme është deklarata e kryetarit të Gjyaktës Kushtetuese, Enver Hasani.

Në seancën konstituive të Kuvendit që u mbajt të enjten, koalicioni LDK- AAK- Nisma ka arritur që ta zgjedh Isa Mustafën kryetar të Kuvendit.

Mirëpo, PDK nuk ishte pajtuar me këtë gjë duke e lëshuar sallën, me pretendimin se është grupi më i madh parlamentar.

PDK ka paralajmëruar se këtë çështje shumë shpjet do ta dërgoj për interpretim para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. /Tribuna/

Kthim i nevojshëm i pedagogëve nëpër shkolla

0

testiiiiiiiMungesa e pedagogëve dhe e psikologëve ndikon në rritjen e dhunës në arsimin parauniversitar, shkruan sot Koha Ditore.

Prej pasluftës shumica e institucioneve parauniversitare kanë mbetur pa pedagogë e psikologë. Ky veprim konsiderohet i gabuar, dhe sipas njohësve të arsimit pretendohet se ka rritur edhe dukurinë e dhunës nëpër shkolla.

Përgjysmë më pak do të kishte parregullsi e shqetësime në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë po të kishin një pedagog ose psikolog në shkollë. Këtë përllogaritje po e bën çdo vit drejtori i kësaj shkolle, Osman Vitia.

Punësimin e pedagogëve dhe të psikologëve në arsimin parauniversitar, zyrtarë nga Ministria e Arsimit thonë se janë duke e marrë seriozisht, por, sipas tyre, gjithçka varet nga mjetet financiare.

Isa Mustafa në kushtetuese

0

Isa Mustafa LDKSeanca konstitutive e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës i ka përngjarë shumë seancës së njëjtë të legjislaturës së katërt. Isa Mustafa që tash është zgjedhur kryetar i parlamentit të Kosovës, asokohe nuk ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, por mund ta ketë fatin e njëjtë me të zgjedhurin e atëhershëm për president të vendit, Behgjet Pacollin.

Ishte Mustafa dhe LDK-ja e tij që kishin kontestuar zgjedhjen e Pacollit duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Organi më i lartë kushtetues kishte konstatuar se, seanca ku qe zgjedhur presidenti ka qenë e parregullt.

Tre vjet pas, Partia Demokratike e Kosovës do t`i kërkojë Gjykatës Kushtetuese vendim të ngjashëm, pra shfuqizim të një pjese të seancës konstituive, kur LDK-AAK e Nisma me prezencë edhe të komuniteteve pakicë, e zgjodhën Isa Mustafën për kryetar të parlamentit.

Thaçi të hënën takon prokurorin që po heton raportin e Dick Martyt

0

Thaci14-17aKryeministri në largim, Hashim Thaçi, pret të hënën në zyrë një prokuror, i cili po e heton atë për veprime të mundshme të paligjshme që dalin nga raporti i Dick Martyt

Shefi i Task Forcës për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës, prokurori amerikan John Clint Williamson, do ta vizitojë Kosovën pak kohë para prezantimit të gjetjeve të tij që dalin nga hetimi dyvjeçar.

Në Prishtinë kanë konfirmuar ardhjen e prokurorit Williamson, derisa në zyrën e tij në Bruksel mohojnë se ai do t’ia zbulojë gjetjet kryeministrit Thaçi.

“Nuk mund të konfirmoj planet për udhëtimet e ardhshme të ambasadorit Williamson, por pa asnjë fije dyshimi mund të mohoj çfarëdo pretendimi se do t’i paraqesim gjetjet tona në mënyrën se si sugjeroni ju”, ka thënë për “Kohën Ditore” zëdhënësi i Task Forcës, Joao Sousa, teksa i është përgjigjur pyetjes nëse do t’ua prezantojë gjetjet autoriteteve kosovare.

Krasniqi ia dorëzon detyrën e Mustafës

0

jakup krasniqi isa mustafaPas seancës konstituive të legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është bërë dorëzim-pranimi detyrës së kryetarit të Kuvendit.

Kryetari i deritashëm i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i dorëzoi detyrën kryetarit të sapozgjedhur, Isa Mustafa, të cilit njëherësh i uroi zgjedhjen në këtë funksion dhe i dëshiroi suksese në krye të legjislativit të vendit.

Kryetari i ri, Mustafa, ndërkaq, e përgëzoi kryetarin e deritashëm Krasniqi, për punën dhe menaxhimin e Kuvendit gjatë dy mandateve legjislative. /Telegrafi/

Haradinaj: Kemi dallime të pakapërcyeshme me Vetëvendosjen

0

Ramush Haradinaj 1Ramush Haradinaj ka dhënë shenjat e para se është e pamundshme një marrëveshje me Vetëvendosjen. Ai ka thënë se kanë dallime të pakapërcyeshme me Partinë e Albin Kurtit.
Këto komente, Haradinaj i ka bërë pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku është votuar për Kryetar të Parlamentit.

“Unë kam treguar disa herë si ta gjejmë zgjidhjen. E kam parë që i kemi disa dallime ndoshta të pakapërcyeshme. Ideja ime ka qenë që ta bëjmë një dakordim në parime të përgjithshme – ku nuk prishen, ndërsa t’i lihet e drejta Vetëvendosjes që të ketë mendim të ndarë në disa tema. Përndryshe, është e pamundshme për ta gjetur një dakordim të ndërsjelltë”, ka thënë Haradinaj,transmeton express.

Haradinaj ka treguar se Vetëvendosje kishte propozuar dy dokumente të ndryshme në të cilat Vetëvendosje ka pasur dy qëndrime.

“Edhe unë kamë pasur informatë se ka lëvizur për mirë puna mbrëmë dhe sot në mëngjes kam qenë në takim. Megjithatë, ka pasur dy dokumente: për njërin dokument, njëra palë kishte rënë dakord, për tjetrin ishte pajtuar pala tjetër. Nuk mundëm që t’i bëjmë bashkë në një dokument. Në një dokument që na është prezantuar prapë ka qenë i pranueshëm, mirëpo është parë që po punojnë me dy dokumente të ndryshme. Nuk kemi mbërritur ende te kuota, unë kam menduar se duhen dakordime të përgjithshme dhe Vetëvendosje ta kërkojë votën e vetë për qeverisje, mirëpo ende nuk kemi mbërritur tek kuota”, ka shtuar ai.

Rovena Stefa më e kërkuara e dasmave tona

0

rovi002-938x535Për Rovenën s’ka nevojë ndonjë prezentim,meqë ajo ka kohë që është emër i njohur i skenës sonë muzikore dhe e pëlqyer,e adhuruar ,e kudo që këndon në mbrëmje muzikore anë e kënd vendit,këtu në Kosovë,në Maqedoni e në Shqipëri,por nuk mungon as në diasporë ,tek është pothuajse më e kërkuara e esteradës sonë.

Ndërsa Elisa ,e cila dhe për nga pamja i ngjet motrës saj,sikur t’ishte binjake,është menagjere e Rovenës,për të cilën thotë se nuk e është lehtë të keshë punë e bashkëpunim me të.

Nuk e kam lehtë ,shpjegon Elisa për Kosovaren,të punoj me Rovenën,e cila ka kritere dhe parime,të cilat edhe pse e kam motër nuk lëshon pe kollaj.

Derisa ne ndejtëm pak caste me to,Elisën nuk e lënin rehat thirrjet telefonike prej kahmos,trojeve shqiptare për ta siguruar Rovenën që të këndojë nëpër dasmat e tyre.

Rovena është shumë e kërkuar për këngëtare edhe në dasma,nga se për ato çaste e orë sa zgjat ahengu,jo që nuk din të ndalet ajo duke kënduar,por me këngën e vallëzimin e saj ua shton e ndreqë atmosferën dasmore. Krijon natë për ta mbajtur në mend – na tregon Elisa.

Fantazma e Millosheviçit

0

Milloshevic_PutinEkziston një fantzmë që e ndjek Vladimir Putinin dhe ajo është fantazma e ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviç.

Si Millosheviç, ashtu edhe Putini, “e kanë nxitur nacionalizmin intensiv… kundër kroatëve dhe ukrainasve, nëpërmjet propagandës në mediat masive” dhe si ata të dy “e kanë forcuar kryengritjen e minoriteteve etnike”., shkruan The New Republic.

Po ashtu, të dy këta liderë, e kanë shfrytëzuar pretekstin e mbrojtjes së minoriteteve për “angazhim ushtarak” dhe për “krijimin e republikave të vetëshpallura dhe gjysmë të pavarura si në Kroaci, ashtu edhe në Ukrainë”, që ishin faktikisht nën kontrollin e respektivisht, Beogradit dhe Moskës.

Një tjetër kritik i Putin, Girkin, në faqen e tij ka shkruar se braktisja nga ana e Putinit ndaj grupeve të armatosura, që synojnë formimin e “Rusisë së Re” në Ukrainë, i përngjan “sakrifikimit” të Millosheviçit të grupeve paramilitare, që luftonin për “Serbinë e Madhe” në Bosnjë Hercegovinë dhe Kroaci, në vitet ’90.