Home Blog Page 8327

Mandatari mbetet pezull

0

Atifete jahjagaEnde nuk dihet nëse Presidentja Atifete Jahjaga do ta dërgojë në Kuvend emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë, apo do ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas kërkesës së PDK’së, për interpretimin e mënyrës së zgjedhjes së Isa Mustafës si Kryeparlamentar, raporton Kosovapress.

PDK tanimë ka vendosur që të kërkojë sqarime nga Gjykata Kushtetuese rreth kësaj çështje.

Këshilltari i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, ka thënë për KosovaPress, se e para e vendit do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për caktimin e mandatarit për Kryeministër, por në të njëjtën kohë edhe të drejtën e secilit subjekt politik që mund të kërkojë interpretime dhe sqarime ligjore nga Gjykata Kushtetuese, për seancën e djeshme.

“Presidentja Jahjaga, përveç zbatimit te kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, do të respektojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për caktimin e mandatarit për Kryeministër, por gjithsesi se do të respektojë edhe të drejtën e secilit subjekt politik që mund të kërkojë interpretime dhe sqarime ligjore që mund të ngritën për çështjen e seancës së Kuvendit”,ka deklaruar Vllahiu.

Të merret hak nga libri

0

Ditar

Shkruan:Ditar Kabashi

Libri është si një njeri. Ai është më i mahnitshmi nga të gjitha sendet, sikur që njeriu është më i përkryeri nga të gjitha krijesat. Mund t’i ketë anët e mira apo jo të mira. Të nderosh një libër është të nderosh një botë. Të dëmtosh fizikisht një libër, është të tregosh fuqinë ‘prej një mashkulli’ dhe pafuqinë prej një kritiku intelektual.

Përgjatë historisë njerëzimi e ka trajtuar librin në forma të ndryshme. Sa ka pasur kontribut në botimin e këtij burimi të dijes, po aq edhe rrekje në luftimin e tij. Lakuriqët nuk shohin në dritë.

Në të kaluarën hasim djegien e bibliotekave. Kur sundimtari mongol Hulagu (shek. XIII), pushtoi Bagdadin, ndër punët e para që bëri, ishte hedhja e librave të Bibliotekës së Bagdadit në lumin Tigër, ku për ditë të tëra thuhet se lumi kishte marrë ngjyrën e bojës së shkrimit. Në atë bibliotekë gjendeshin dorëshkrime të rralla historike, kulturore, fetare, filozofike, etj. Pra, kjo nënkuptonte goditjen ndaj një civilizimi të tërë.

Po ashtu djegia e Bibliotekës së Aleksandrisë (shek. IV), e cila ishte qendër botërore e literaturës së shkencave ekzakte dëmtoi rëndë fondamentin shkencor të botës akademike që nga ajo kohë. Ende mbahet mend si tragjedi e historisë.

Historia shënon edhe rastet e censurës në literaturë apo edhe të anatemës së personaliteteve. Kryesisht këtë e bënë klasat që zotëronin me pushtet, qoftë ai (pushteti) të ketë qenë fetar apo shtetëror. Aparati i dhunës e tregoi fytyrën e vet mizore, në petkun teokratik-kanonik në kohën e Galileut, apo edhe në djegien për së gjalli në turmën e druve të Zhana D’Ark.

Kësisoj veproi edhe pushteti laik shumë më vonë, sikur në kohën e Enverit, kur vargje të tëra të Naimit, Migjenit e shumë të tjerëve reduktoheshin, ndryshoheshin apo ndaloheshin. Duke filluar nga tekstet e shenjta e deri tek Lahuta e Fishtës gjithçka konsiderohej si mundësi e agjitacionit e propagandës kundër proletariatit.

Krejt këto janë bërë e vazhdojnë të jenë aktuale nga njerëz që nuk kanë tolerancë e respekt për veprën e dikujt tjetër; zëri ndryshe duhet shukatur, mendimi tjetër është heretik dhe liria duhet të kufizohet jo në baza drejtësie, por në aspekt ideologjik. Kjo shpërfaq rrugën më të lehtë dhe zgjidhjen më oportune për ruajtjen e status quo-së politike, ideore dhe programore.

Dhuna është mjeti i fundit i çdo gjëje. Të ushtrosh atë ndaj një libri, nuk e dëmton as autorin e as që e bën më pak të vlefshëm atë libër. Aq më tepër, nëse një libër qëmton tema të nxehta siç është historia e afërt e Kosovës, atë duhet kritikuar (për të mirë ose për të keq) me forcën e argumentit e jo të zjarrit të shkrepëses.

Nuk di sa do të zgjasë tek shoqëria e jonë mendësia e mos durimit të qasjes së kundërt, të antitezës ideore ndryshe nga klishetë e bastardizuara. Dje Blendi Fevziu e Oliver Shcmitt-i, sot Veton Surroi, nesër…Mbase jemi mësuar të dëgjojmë vetëm atë që na konvenon.

Uroj që si popull t’i këpusim prangat e dogmatizmit ideologjik e të përgjigjemi ndaj njëri-tjetrit me dritën e fakteve duke ngritur nivelin e diskursit nga ky moçal në të cilin fatkeqësisht ka rënë.

Ukë Rugova lirohet nga paraburgimi për ta vazhduar dënimin në arrest shtëpiak

0

uk rugovaIsh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova, është liruar nga paraburgimi
Këtë e ka konfirmuar për Express, avokati i tij Nexhat Shabani, i cili thotë se sot e ka marrë aktvendimin e gjykatës me anë të së cilit është njoftuar se klienti i tij është liruar nga paraburgimi, duke iu zëvendësuar masa e dënimit me burg shtëpiak.

“Sot kam marrë aktvendimin në të cilin jam njoftuar se kërkesa e prokurorit për vazhdimin e paraburgimit është refuzuar, derisa kjo masë është zëvendësuar me arrest shtëpiak deri më 4 shtator”, ka thënë ai për Express.

Luanin në plazh, 4 fëmijët vriten nga predhat izraelite

0

plazh bombKatër djem të vegjël palestinezë, u vranë dje pas sulmeve me predha të avionëve izraelitë. Kamerat e vendosura në vendin e ngjarjes, arritën të filmojnë momentet e fundit të tyre, në përpjekje për të shpëtuar jetën.

Fëmijët , Ahed Baker dhe Zakaria të moshës 10 vjeç, Mohammad Baker 9 vjeç dhe një tjetër Mohammad Baker 11 vjeç, po luanin me top në plazh kur predhat filluan të binin në drejtim të tyre.

Kur dëgjuan predhat, djemtë filluan të vraponin nga paniku, por fatkeqësisht ata u goditën për vdekje. Kjo vrasje u cilësua si “masakër e ftohtë e përgjakshme” e izraelitëve.

DokuFest 2014: ‘Ndrysho, mos u mshef’

0

DokuFest XIII-ndrysho mos u mshefFestivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, në edicionin e trembëdhjetë të tij, vjen me moton “Ndrysho, mos u mshef”. “Dokufest” për këtë edicion ka përzgjedhë më shumë se 200 filma nga 2.4000 aplikime, nga e gjithë bota. Të gjitha storiet janë në vete dhe të lidhura me ndryshimin.

“Për edicionin tonë të trembëdhjetë, ne i kemi përzgjedhë më shumë se 200 filma nga 2.4000 aplikime. Ne kemi mbledhë vizione nga e gjithë bota, të gjitha storie në vete dhe të lidhura me ndryshimin”, thotë drejtuesja e komunikimit të “DokuFest”-it, Nita Deda.

“Ndryshimi është konstant dhe i pashmangshëm. Ndryshimi mund të jetë për të mirë dhe për të keq. Në këtë edicion të DokuFest ndryshimi do të jëtë i brendshëm dhe i jashtëm, qesharak dhe në anën tjetër shkatërrues”.

Sot në botë duket se ndryshimi është përshpëjtuar. Ne tash mund të shohim thellë nëpër hapësirë, të mësojmë që një kafshë është zhdukur dhe të flasim ballë për ballë me një shok i cili ndodhet në anën tjetër të botës, në të njëjtën kohë, me një objekt më të vogël se dora jonë”.

“Megjithatë, për shumë njerëz, ndyshimi është gjëja që ju mungon më së shumti”.

“Ideja për temën e NDRYSHIMIT këtë vit erdhi sepse në vitet e fundit ka pasur lëvizje të mëdha, në shumë pjesë të botës, nga qytetarë që përpiqen të kenë një zë më të fortë për të ardhmen e tyre. Për shumë kjo është një luftë, qoftë kjo luftë kundër vetes, situatës së tyre, shoqërisë, apo regjimit në të cilin ata jetojnë”.

“Imazhet e përdorura për kampanjën e DokuFest këtë vit vijnë nga arkivat e fotografit dokumentar Jetmir Idrizi. Kampanja i bën homazh forcës së heshtur të qytetarëve, shumë prej të cilëve vazhdojnë të luftojnë për ndryshim”, përfundon Deda.

Edicioni i trembëdhjetë i DokuFest do të mbahet me 16-24 gusht në Prizren. Program i plotë i filmave do të shpallet më 24 korrik në webfaqen e “Dokufest-it”. /PrizrenPress.com/

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe “Northen Illinois University”, pajtohen për bashkëpunim

0

UPZ-Zahadin Shemsidini dhe Anthony ProstonNjë delegacion nga “Northen Illinois University” në Çikago–SHBA, ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Delegacioni ishte në përbërje nga Anthony Proston, Drejtor i Programit Global të këtij Universiteti dhe Bajram Spahiu, Menaxher në Programin Global në këtë Universitet, të cilët janë takuar me stafin menaxhues të UPZ-së.

“Takimi ishte mjaft i frytshëm, ku u arrit pajtimi që të nënshkruhet, në një të ardhme shumë të afërt, marrëveshja për bashkëpunim në mes të dy universiteteve. Marrëveshja pritet të nënshkruhet më 6 gusht, kur një delegacion i lartë nga Northen Illinois University, i udhëhequr nga Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë do të vizitojë UPZ-në”, njofton UPZ përmës një komunikatë.

Vendosja e bashkëpunimit me këtë universitet prestigjioz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një sukses jashtëzakonisht i madh për Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Gjithashtu të dyja universitetet në të ardhmen do të bashkëpunojnë në fushat akademike, në shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve dhe në zhvillimin e programeve të përbashkëta të studimit.

“Shumë shpejt një grup prej 20 studentësh të UPZ-së pritet që të udhëtojnë për në SHBA për një vizitë studimore në këtë universitet”, thuhet më tej në komunikatë.

U. d. i rektorit të UPZ-së, Prof. Dr. Zahadin Shemsidini, e vlerësoj lartë fillimin e bashkëpunimit me këtë universitet prestigjioz nga SHBA dhe theksoi se për UPZ-në do të jetë festë e madhe rasti i nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit. Ai falënderoi përfaqësuesit e këtij universiteti për angazhimin që kjo të realizohet.

Ndërkaq, drejtori i Programit Global në “Northen Illinois University” në Çikago–SHBA, Anthony Proston, theksoi se ata janë të gatshëm që të ndihmojnë Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren në të gjitha fushat, dhe vlerësoi lartë arritjet dhe sukseset që ka shënuar UPZ gjerë më tani. /PrizrenPress.com/

I rikthehet gërshetave, Dafina bëhet si Beyonce (Foto)

0

Dafina me gersheta Dafina Zeqiri njihet mësë shumti edhe për ndryshimet që bën herë pas here me flokët e saj, ndërsa ka zgjedhur ti rikthehet një stili që ka pasur pak kohë më parë.

Bëhet fjalë për gërshetat e famshme të cilat edhe Elvana Gjata i kopjoi nga diva Beyonce. Duket se këngëtares po i pëlqejnë flokët e saj, ndërsa ka zgjedhur të pozojë ashtu sikurse di të bëjë ajo më mirë.

Dafina me gersheta1

Studentët e Dragashit pa bursa komunale

0

Komuna e DragashitDragashi është ndër komunat e rralla në Kosovë e cila nuk ndan bursa për studentët e kësaj komune. Kurse, studentët ankohen për këtë çështje, madje thonë që kjo që po ndodh me ta është e padrejtë, edhe pse sipas tyre nëpër fushata u është premtuar që studentët e suksesshëm do të përfitojnë bursa.

Sipas kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jonuzi, kjo e fundit nuk ka shpërndarë asnjëherë bursa për studentët për arsye të mungesës së mjeteve buxhetore.

Ndërsa i pyetur se a ka pasur ndonjëherë kërkesa nga studentët e kësaj komune që ky kusht të plotësohet për ta sikurse ndodh me studentët e komunave tjera, ai tha se studentët i dinë mundësitë që i ka komuna dhe nuk ka pasur asnjëherë kërkesa për një gjë të tillë.

Mirëpo, edhe pse kryetari i Komunës, arsyetohet se nuk kanë buxhet për këtë gjë, studentët e thonë të kundërtën./KosovaPress/

Tundohet nga ëmbëlsirat, ja si vepron Alketa Vejsiu (Foto)

0

Alekta Vejsiu-vereAlketa Vejsiu, ashtu sikurse edhe shumë personazh të tjerë publik mundohen që të mos konsumojnë shumë ëmbëlsira, për të qënë gjithmonë në formë.

Ajo i dëshiron shumë ëmbëlsirat, por nga ana tjetër mundohet që të mos i konsumojë, pasi ato sjellin shumë pasoja. Femrat mundohen gjatë gjithë kohës që të jenë vigjilente ndaj shtimit në peshë, por Alketa ndonjëherë nuk i reziston dot shijes së tyre.

Ndaj ajo ka zgjedhur Instagramin, për ta bërë publike dëshirën e madhe që ka për të ngrënë ëmbëlsira.

Alekta Vejsiu-embelsira“Të dashura ëmbëlsira…Kam një letër dashurie për ju: Ju dua shumë. Ju jeni tunduese, provokuese, gjithë shije, të bukura, të freskëta, si rrallëherë tundoni dhe egzaltoni gratë dhe burrat, keni një të keqe në të dyja rastet; kërcenoni tulet tona të cilave ngelëm duke i shpallur luftë.

Por pasi ju ha, nuk pendohem sepse një gjë është e vertetë: Ju e bëni jetën më të bukur. Ja kaq pak duhet! Një bignè me krem dhe gjithçka duket më e lëmuar.

Pastaj kam dhe një problem të madh me ata që nuk ju kanë qejf (perjashtim vetëm për kë vuan nga diabeti)…Ju jeni dhe shkaku pse njerëzit që nuk ju hanë janë të hidhur e pa lezet. Po i futem tani me kokë vitrinës”, përfundon ajo.

Thaçi: Do t`i drejtohemi Kushtetueses

0

Thaci14-17aKryeministri Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, i ka cilësuar të pavlefshme vendime e djeshme në Kuvend, dhe ka theksuar se do t’i drejtohen Kushtetueses për të kërkuar, sipas tij, rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion.

“Dje pamë skena jo të dinjitetshme për demokracinë kosovare, të nxitura nga liderë politike që kurrë në jetën e vet nuk kanë fituar asnjë palë zgjedhje tash e 15 vite në Kosovën e lirë. Partitë politike humbëse të zgjedhjeve të 8 qershorit, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, si dhe në kundërshtim me vullnetin dhe verdiktin e qytetarëve të vendit, dhunuan institucionin më të lartë të vendit, duke e shëndrruar atë në arenë të imponimit arbitrar të tekeve”.

“PDK duke i konsideruar si krejtësisht të kundërligjshme dhe jovalide vendimet e marra nga uzurpatorët e seancës së djeshme konstituive, shpreh qëndrimin e saj se këto vendime që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues janë të pavlefshme. Të barabarta me një zero të madhe”.

“Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me zhvillimet e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion”.

“Ne jemi zotuar ta ruajmë qetësinë karshi këtyre zhvillimeve të pashembullta dhe amatore. Besoni në shtetin që e kemi ndërtuar së bashku dhe në funksionimin demokratik dhe legal të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi. /PrizrenPress.com/