2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Selimi: Pa marrëveshje nuk e përkrahim Qeverinë

RexhepSelimi-vv?Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë se në zgjedhje të jashtëzakonshme do të mund të shkohej vetëm nëse zgjedhjet do të ishin zgjidhja e vetme e situatës.

Por, sipas tij, në zgjedhje nuk mund të shkohet vetëm pse i konvenon Partisë Demokratike të Kosovës. “Vendi nuk mund dhe nuk duhet të shkojë në zgjedhje përderisa ka zgjidhje. Nëse nuk do të kishte zgjidhje atëherë edhe mund të shkohej në zgjedhje. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje vetëm për faktin se PDK-ja e dëshiron këtë. Në zgjedhje do të mund të shkohej vetëm nëse zgjedhjet do të ishin zgjidhja e vetme e situatës”, ka thënë Selimi në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje!, përkatësisht deputetët e saj, nuk do ta përkrahin formimin e Qeverisë së re pa pasur një marrëveshje të shkruar. Sipas tij, në rast se arrihet marrëveshja, një mbështetje eventuale do ta përfshinte edhe rolin e Vetëvendosje!-s në institucione.

“Ashtu siç vepruam me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ne nuk mund ta japim përkrahjen tonë as për Qeverinë nëse paraprakisht nuk ka marrëveshje të shkruar. Nëse me bllokun LDK-AAK-Nisma ka dakordime dhe marrëveshje të shkruar, vetëm atëherë do të mund të llogaritej në mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje!, mbështetje e cila do ta përfshinte edhe rolin e Vetëvendosje!-s në institucione”, është shprehur Selimi.

Duke e komentuar paralajmërimin e PDK-së, që çështjen e kryeparlamentarit do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, Selimi ka thënë se kjo gjykatë nuk duhet të shihet si mjet për ta vonuar krijimin e institucioneve të reja. “Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej të shihej si mjet për të përfituar në kohë, respektivisht për ta vonuar krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet, ngaqë tashmë është e qartë se PDK-ja nuk i ka numrat as për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por as Qeverinë. Prandaj, paralajmërimi se këtë çështje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, është edhe kërcënim dhe tendencë për të përfituar në kohë”, ka thënë Selimi. Sipas tij, seanca konstituive është përcjell me shkelje të procedurave.

“Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pati një varg shkeljesh të procedurave, të Rregullores së Kuvendit, sidomos kishte shkelje të vendimit të Kryesisë së Kuvendit nga ana e kryesueses së kësaj seance, znj. Brovina. Përveç këtyre, shkelja më skandaloze dhe antikushtetuese ishte ajo që bëri grupi parlamentar i PDK-së, i cili ndërhyri dhunshëm, duke shkelur Rregulloren e Kuvendit, Kushtetutën e Republikës si dhe vendimin e Kryesisë së Kuvendit”, ka theksuar Selimi.

Më Shumë

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka...

Lajmet e Fundit