19.3 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 8392

Kontributi i secilit në luftë do të vlerësohet

0

UCK-rreshtKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se Qeveria, përmes Projektligjit për veteranët e UÇK-së, do t’i merr parasysh të gjithë qytetarët dhe ushtarët që kanë kontribuuar qoftë edhe një orë në luftën e Kosovës. Sot, gjatë mbledhjes së Qeverisë ai ka thënë se ky Projektligj, i cili gjatë kësaj jave do të procedohet në Kuvend, ka për qëllim përcaktimin e benificioneve për veteranët e UÇK-së.

“Realizimi i të drejtave me benificione të përcaktuara me këtë ligj bëhet për shkak të nderit dhe respektit që gëzojnë në popullin e Kosovës dhe më gjerë… Ky projektligj përfshin të drejtat dhe benificionet për të gjithë ushtarët e UÇK-së, ushtarët e Kosovës në të gjitha periudhat që nga fillimi i rezistencës së armatosur deri në çlirimin definitiv të Kosovës”, ka thënë ai në mbledhjen e ekzekutivit, transmeton Koha.

Më tej, kryeministri ka bërë të ditur të gjitha beneficionet që do të dalin nga ky ligj.

Ndërkohë, Qeveria i dha mbështetje të plotë agjendës për shënimin e përvjetorit të gjashtë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të cilën e prezantoi ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, i cili është edhe kryetar i Këshillit Organizativ për shënimin e kësaj date.

Çeku prezantoi edhe logon e 6 vjetorit të pavarësisë, që simbolizon rrumbullakimin e shtetësisë dhe vazhdimin drejt Bashkimit Evropian.

Liberalizimi i vizave po ecën mirë

0

Vlora CitakuuMinistrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka thënë të martën se nuk ka ngecje në procesin e liberalizimit të vizave për shtetin e Kosovës, përkundrazi ka thënë se ky proces është duke ecur me dinamikën e paraparë.

“Procesi i liberalizimit të vizave është duke ecur sipas dinamikës që e kemi paraparë dhe misionet vlerësuese janë ato që do ta vlerësojnë progresin në zbatimin e kritereve”, ka thënë Çitaku në këtë intervistë për “Epokën e re”. Në këtë kontekst, ministrja Çitaku e ka quajtur befasuese deklaratën e eurodeputetes Ulrike Lunaçek se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën edhe dy apo tre vjet. “Nuk e quaj goditje, më shumë befasi, pasi pikë së pari mendoj se është nxjerr jashtë kontekstit deklarata e znj. Lunaçek. Po ashtu, mendoj se ka qenë befasuese, pasi kësi vlerësimi nuk ka dhënë Komisioni Evropian, i cili është kompetent për ta vlerësuar progresin e arritur”, është shprehur Çitaku. Ajo ka thënë deklarata e Lunaçekut nuk e paraqet gjendjen faktike. “Jo, nuk besoj se e paraqet gjendjen faktike, pasi vlerësimet tona janë të rregullta dhe ato tregojnë progres në të gjitha blloqet dhe fushat për liberalizim të vizave. Unë nuk dua të flas me data, por datat që janë përmendur nga deklarata e znj. Lunaçek nuk besoj se qëndrojnë edhe pse, siç thashë më herët, jam e sigurt se janë nxjerrë nga konteksti dhe këtë do ta qartësoj edhe me znj. Lunaçek në takimin e radhës që do ta kem në ditët në vijim”, ka deklaruar Çitaku.

Ministrja Çitaku ka folur edhe për ecurinë e procesit të negocimit të MSA-së, duke bërë me dije se takimi i tretë i kryenegociatorëve do të mbahet në pranverë. “Presim që takimi i tretë i kryenegociatorëve të mbahet në pranverë të vitit 2014. Kjo do ta shënojë edhe përfundimin e procesit negociator dhe inicializimin e MSA-së. Pas përfundimit të procesit negociator dhe inicializimit të MSA-së, teksti i MSA-së do ta fillojë procesin zyrtar të miratimit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Bashkimit Evropian”, ka theksuar Çitaku. Pavarësisht kritikave të fundit, Çitaku ka thënë se nuk ka rrezik të prishjes së konsensusit sa i përket agjendës evropiane. “Agjenda evropiane është agjenda më konsensuale në Kosovë dhe nuk shoh asnjë arsye mos të mbetet e tillë”, ka vlerësuar Çitaku.

“Epoka e re”: Znj. Çitaku, çfarë është duke ndodhur me çështjen e raportit të misionit faktmbledhës? Pse nuk ju ka ardhur ende?
Çitaku: Në princip kjo është pyetje të cilën duhet bërë Komisionit Evropian, pasi raportet mbi zbatimin e kritereve të liberalizimit të vizave janë përgjegjësi e Komisionit Evropian. Atë që unë mund t’ju them është se tashmë kemi marrë raportet individuale të ekspertëve, të cilat jemi duke i analizuar dhe komentet e të cilave do t’i dërgojmë shumë shpejt.

“Epoka e re”: Si është duke ecur procesi liberalizimit të vizave? Ka mjaft kritika nga opozita?
Çitaku: Procesi i liberalizimit të vizave është duke ecur sipas dinamikës që e kemi paraparë dhe misionet vlerësuese janë ato që do ta vlerësojnë progresin në zbatimin e kritereve. Në dhjetor të vitit të kaluar kemi pasur një vlerësim të pjesshëm të blloqeve për liberalizim të vizave, ndërsa në muajt në vijim presim vlerësimin e blloqeve të mbetura. Sidoqoftë, kemi kërkuar më shumë interaksion gjatë këtij procesi dhe këtë kërkesë e ka pasur edhe Parlamenti Evropian në rezolutën e sponsorizuar nga miqtë e Kosovës, një ndër të cilat është edhe eurodeputetja Ulrike Lunaçek.

“Epoka e re”: A ka qenë goditje për institucionet e Kosovës deklarata e eurodeputetes Ulrike Lunaçek, që s’do të ketë liberalizim të vizave edhe dy apo tre vjet?
Çitaku: Nuk e quaj goditje, më shumë befasi, pasi pikë së pari mendoj se është nxjerr jashtë kontekstit deklarata e znj. Lunaçek. Po ashtu, mendoj se ka qenë befasuese, pasi kësi vlerësimi nuk ka dhënë Komisioni Evropian, i cili është kompetent për ta vlerësuar progresin e arritur. Deklaratat politike të tilla mund të kenë ndikim negativ, kështu që kjo nuk është në interes të askujt, pasi jo vetëm për vendin tonë, por edhe për zonjën Lunaçek është shumë i rëndësishëm zbatimi i reformave me kohë sa më të shpejtë dhe mendoj se në këtë aspekt kemi qëllim të përbashkët.

“Epoka e re”: Paraqet kjo deklaratë gjendjen faktike në Kosovë?
Çitaku: Jo, nuk besoj se e paraqet gjendjen faktike, pasi vlerësimet tona janë të rregullta dhe ato tregojnë progres në të gjitha blloqet dhe fushat për liberalizim të vizave. Unë nuk dua të flas me data, por datat që janë përmendur nga deklarata e znj. Lunaçek nuk besoj se qëndrojnë edhe, pse siç thashë më herët, jam e sigurt se janë nxjerrë nga konteksti dhe këtë do ta qartësoj edhe me znj. Lunaçek në takimin e radhës që do ta kem në ditët në vijim.

“Epoka e re”: Sa jeni të përgatitur për raundin e tretë të negociatave për MSA-në dhe a është caktuar data?
Çitaku: Më 28 tetor 2013 është mbajtur takimi i parë zyrtar në nivel të kryenegociatorëve. Kjo ka shënuar fillimin e negocimit të MSA-së. Negociatat kanë filluar me hapjen e titujve më kompleks të MSA-së, gjegjësisht titujt IV, V dhe VI. Raundi i dytë i negociatave ka vazhduar me takimin e dytë të kryenegociatorëve që është mbajtur më 27 nëntor 2013. Gjatë takimit janë hapur për negocim neni 1, titujt I, III, VII, VIII, IX dhe X. Gjatë muajit dhjetor 2013 janë mbajtur takimet e para të grupeve punuese teknike për negocimin e MSA-së. Gjatë muajit shkurt do të mbahen takimet e radhës të grupeve punuese teknike, me ç’rast presim dakordimin e të gjitha detajeve teknike të MSA-së. Në këtë drejtim presim që takimi i tretë i kryenegociatorëve të mbahet në pranverë të vitit 2014. Kjo do të shënojë edhe përfundimin e procesit negociator dhe inicializimin e MSA-së. Pas përfundimit të procesit negociator dhe inicializimit të MSA-së, teksti i MSA-së do ta fillojë procesin zyrtar të miratimit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Bashkimit Evropian.

“Epoka e re”: Ka pasur kritika nga opozita ditën kur e keni prezantuar raportin qeveritar për ecurinë e negociatave për MSA-në. Opozita ka thënë se MSA-ja ka ardhur si rezultat i kompromisit në dialog?
Çitaku: Kemi filluar negociatat për MSA-në, pas një pune të palodhshme të të gjithë institucioneve të vendit në adresimin e kritereve afatshkurta që kanë qenë të lidhura me hapjen e negociatave për MSA-në. Më lejoni t’ju rikujtoj se më 12 dhjetor 2012 Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së ka marrë parasysh Studimin e Fizibilitetit për MSA-në në mes të BE-së dhe Kosovës dhe qëllimin e Komisionit për t’i propozuar direktivat negociuese për MSA-në, pasi Kosova t’i ketë përmbushur prioritetet afatshkurtra, të cilat janë identifikuar në Studimin e Fizibilitetit. Në këtë kontekst, në muajin prill 2013 Komisioni Evropian publikoi raportin monitorues për zbatimin e kritereve afatshkurta dhe konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret afatshkurta për nisjen e negociatave për MSA-në. Duke marrë për bazë raportin e prillit të Komisionit Evropian, më 28 qershor 2013, Këshilli Evropian mori vendim për nisjen e negociatave për MSA-në ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Negociatat për MSA-në kanë filluar më 28 tetor 2013 në takimin e parë në nivel të kryenegociatorëve. Negociatat pritet të përfundojnë në pranverë të vitit 2014.

“Epoka e re”: Znj. Çitaku, sa ka rrezik të prishet konsensusi i arritur në Kosovë sa i përket agjendës evropiane?
Çitaku: Agjenda evropiane është agjenda më konsensuale në Kosovë dhe nuk shoh asnjë arsye mos të mbetet e tillë.

Minoritetet s’do ta pengojnë rritën e FSK-së

0

FSK12-16Minoritetet në Kuvendin e Kosovës nuk do të paraqesin pengesë në rrugëtimin e FSK-së drejt ndryshimit të misionit të saj. Këtë e kanë konfirmuar për “Epokën e re” ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq.

Pavarësisht vazhdimit apo jo të ulëseve të rezervuara për minoritetet, ministri i FSK-së, Agim Çeku, nuk pret të ketë kundërshtime të pakicave rreth kësaj çështjeje. Edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka deklaruar se nëse do të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës minoritetet do të kenë qasje konstruktive ndaj kësaj çështje sikurse ka ndodhur deri më tash.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka deklaruar për “Epokën e re” se çështja e mandateve të rezervuara dhe ndryshimi i misionit të FSK-së janë të ndara, duke shtuar se kjo forcë ka në gjirin e saj pjesëtarë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. “Mendoj se këto janë dy procese të ndara. Minoritetet nuk kanë asnjë arsye të veprojnë në mënyrë të tillë, sepse të gjitha komunitetet pakicë janë pjesë e FSK-së. Tanimë FSK-ja edhe me punën e vetë ka dëshmuar se është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe asnjë pakicë, përfshirë këtu edhe pakicën serbe, nuk ka arsye ta kundërshtojë çfarëdo zhvillimi që dërgon përpara FSK-në”, ka thënë Çeku. Ai ka treguar se deri më tani kjo forcë ka dëshmuar se është e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe e përbërë nga të gjitha minoritetet, andaj në rrugën e avancimit të saj nuk pret asnjë pengesë nga pjesëtarët e komuniteteve pakicë.

Çeku ka sqaruar se ngarkimi i FSK-së me detyra mbrojtëse për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të paqes e stabilitetit në rajon. “Është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por edhe në interesin e të gjitha vendeve të rajonit. Gjithashtu, është në interes të paqes dhe të stabilitetit në rajon dhe në interes të rritjes së sigurt të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Nuk jemi duke ndërtuar forcë kundër dikujt. Ne jemi duke ndërtuar forcë për mbrojtjen e vendit, qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës”, është shprehur Çeku.

Ndër të tjera, ai ka treguar se tani është në dorën e kryeministrit Hashim Thaçi të vendosë për të ardhmen e kësaj force. “Rishikimi strategjik ka përfunduar. Tani jemi në fazën e formulimit të rekomandimeve. Pra, jemi duke i harmonizuar rekomandimet brenda qeverisë së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kryeministri është ai i cili vendos nëse rekomandimet i plotësojnë kërkesat e qytetarëve dhe të qeverisë. Pra, kryeministri është vendimmarrës dhe krejt varet prej tij”, ka thënë Çeku.

Ndërsa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka bërë me dije për “Epokën e re” se nëse komunitetet nuk do t’i braktisin institucionet shtetërore për shkak të vazhdimit të mandateve të rezervuara nuk do të kenë qasje selektive ndaj çështjeve të caktuara. Ai ka treguar se do të jenë parimorë dhe konstruktivë për çdo çështje. “Në qoftë se eventualisht nuk do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit deputetët e komuniteteve, kjo nuk ka asgjë të bëjë me ndonjë projekt apo institucion të veçantë. Nëse komunitetet nuk participojnë në punën e parlamentit kjo do të ndodhë për të gjitha ligjet eventuale. Pra, nuk do të ketë për qëllim ta pengojë ndonjë projektligj të caktuar apo ndonjë strategji për ndryshmin e strukturës apo ndryshimin e misionit të FSK-së”, ka thënë Rashiq.

Derisa nuk vendosin ndryshe, sipas tij, komunitetet çdo çështje do ta trajtojnë në mënyrë të barabartë. “Ne e kemi trajtuar në nivel të barabartë çdo çështje që ka ardhur qoftë në parlament, qoftë në ministri apo institucione të tjera. Pra, nuk do të kemi qasje selektive. Do të kemi veprim kolektiv për të gjitha çështjet”, ka thënë ai.

Rashiq ka deklaruar se kërkesa e tyre për vendet e rezervuara ka të bëjë me krijimin e hapësirës në Kuvendin e Kosovës. “Pra, të mos keqkuptohemi, iniciativa e komuniteteve ka qenë në radhë të parë për të krijuar hapësirë për përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës, por kurrsesi kundër një ideje të posaçme. Do të participojmë në Kuvend derisa të vendosim ndryshe”, është shprehur Rashiq, duke shtuar se komuniteti serb, sikurse në institucionet e tjera, edhe në FSK i ka pjesëtarët e vet.

Procedohet Projekt-Ligji për kosovarët në luftërat e huaja

0

Sirianet5-30Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka paraqitur sot para kabinetit qeveritar projektligjin që ka të bëjë me pjesëmarrjen e shtetasve të Kosovës në luftërat e huaja.

Nevoja për një ligj të tillë ka lindur pas fenomenit të shkuarjes së të rinjve kosovarë në luftën civile në Siri.

“Me qëllim të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare, MPB ka marrë iniciativë për hartimin e projektligjit për përcaktimin e veprës penale të bashkimin apo të pjesëmarrjes në ushtrinë apo policinë e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore në organizimet grupore apo individuale në territorin jashtë Kosovës”, ka thënë Ministri Rexhepi, raporton lajmi.net.

“Kohët e fundit është vërejtur një trend i rritjes së individëve të cilët me rritjen e vatrave të krizës në botë me qëllim të realizimit të sferave të tyre të interesit, të bashkëngjiten në formë të organizuar apo të pavarur, në kryengritje apo konflikte të ndryshme jashtë vendit, për shuma të caktuar të parave apo privilegjeve të tjera”.

“Kemi konsideruar që është imediate krijimi i kornizës ligjore për ndjekjen dhe gjykimin për personat të tillë që marrin pjesë në konflikte a[po në çfarëdo forme të organizimit joformal paraushtarak apo parapolicor jashtë territorit të Kosovës”.

“Projektligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit në vend dhe jemi dakorduar plotësisht lidhur me dispozitat e këtij ligji”.

“Dënimet e parapara për kryesit e kësaj vepre penale sipas Prokurorit të Shtetit janë adekuate për kryesit e kësaj vepre penale si në kontribuohet në parandalimin e përgjithshme të këtij fenomeni të dëmshëm për vendin tonë”, tha Ministri Rexhepi në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Në këtë mbledhje, qeveria i ka miratuar edhe Projekt Ligjin për të Drejtat dhe Beneficionet e ish Pjesëtarëve të UÇK’së, i cili pritet së shpejti t’i kalojë Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

“Qëllimi nxjerrjes së këtij ligji është përcaktimi i të drejtave dhe benificioneve të veteranëve të UÇK’së të cilët me angazhimin sakrificën dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ishin faktor vendimtar për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë të qytetarëve të Kosovës”, tha Kryeministri Hashim Thaçi.

“Realizimi i të drejtave me benificione të përcaktuara me këtë ligj bëhet për shkak të nderit dhe respektit që gëzojnë në popullin e Kosovës dhe më gjerë për shkak të sakrificës së tyre”, tha Kryeministri Hashim Thaçi duke e arsyetuar këtë iniciativë ligjore.

Deda: Dilema është se kur do të largohet rektori

0

IlirDeda-KIPREDProtestuesit të cilët po kërkojnë largimin e rektorit Ibrahim Gashi, sot iu është bashkuar edhe drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda, cili e ka vlerësuar lartë vendosmërinë e studentëve për t’ia kthyer dinjitetin Universitetit të Prishtinës.

Deda tha për Telegrafin se UP-ja në të kaluarën ka prodhuar kuadro të niveleve evropiane, e që sot, ky institucion sipas tij, është shndërruar në një ambient ku akomodohen njerëzit e pushtetit.

“Institucionet e zaptuara mbrohen në mënyrë arrogante nga zaptuesit e tyre. Është inspiruese t’i shohësh studentët të cilat e duan një universitet të Prishtinës i cili i respekton kriteret akademike bashkëkohore. Pyetja se a do të largohet rektori Ibrahim Gashi është e tejkaluar, por dilema është se kur do të largohet ai. Mendoj që njerëzit të cilët bëhen pjesë e stafit akademik të UP-së duhet të kenë profil të mirëfilltë akademik dhe shkencor”, tha Deda.

Sipas tij, fajtori kryesor në këtë tempull të dijes nuk është rektori Ibrahim Gashi. Ai tha se problem më i madh në këtë tempull të dijes është zhytja e profesorëve në korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës së tyre. Universiteti duhet të pastrohet nga kuadri që ka hyrë në punë pa kurrfarë merite dhe kriteri.

“Policia e Kosovës i ka dosjet e rreth 70 ose 80 profesorëve dhe asistentëve të cilët kanë kryer vepra penale, dhe mendoj se do të ishte e udhës që Policia e Kosovës para se të merrej me studentët protestues t’i shkonte në fund këtyre aferave. Deri më tani nuk e kam vërejtur se në protesta janë përdorur për poenë politik, sepse protestës i janë bashkuar njerëz me bindje të ndryshme politike dhe nga të gjitha fushat jetësore”, ka thënë Deda.

Këshillat mësimore të UP: Mos pengoni punën e Rektoratit

0

UP-Fakulteti FilozofikKëshillat Mësimore të Fakultetit Filozofik, Filologjisë, Ekonomik, Juridik, Shkencave Sportive, fakultetet teknike, të Fakultetit të Edukimit dhe njësi të tjera akademike, u kanë dhënë mbështetje institucioneve më të larta të UP-së për zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballet Universiteti i Prishtinës.

Në letrat mbështetëse të këtyre njësive akademike kërkohet të mos pengohet puna normale e Rektoratit dhe dënohen ndërhyrjet nga jashtë në këtë institucion.

Vendet e rezervuara nuk sigurojnë integrim të serbëve

0

LevizjaPerbashkim-logoLëvizja për Bashkim vlerësoi se Kosova vazhdon të mbetet e përfshirë nga ngërçi i shkaktuar nga kushtëzimi i pakicës serbe për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Sipas LB-së, problemi më i madh rreth kësaj çështjeje nuk qëndron tek vazhdimi apo jo i këtyre vendeve në Kuvendin e Kosovës, por te fuqia e jashtëzakonshme kushtetuese e pakicave në këtë institucion, fuqi e cila e bën jofunksional shtetin e Kosovës, si dhe e bllokon realizimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve të Kosovës.

“Argumenti më i vonshëm për këtë është vetë situata e fundit, ku pa 2/3 e pakicave nuk mund të bëhen ndryshime kushtetuese as edhe për çështje zgjedhore”, thuhet në komunikatë.

Sipas LB-së, sa i përket rolit të vazhdimit të vendeve të rezervuara në integrimin e serbëve në institucione, ne konsiderojmë se ky është një arsyetim i paqëndrueshëm.

“Mosintegrimi i derisotëm i serbëve nuk është për shkak të mungesës së vullnetit integrues të institucioneve të vendit dhe kushteve për një integrim të tillë, por për shkak se integrimi i plotë, sidomos në pjesën veriore të Kosovës, nuk është qëllim i politikës së shtetit serb, e rrjedhimisht as i atyre serbëve në Kosovë që e pasojnë atë. Qëllimi i tyre është bërja dhe paraqitja e shtetit të Kosovës sa më jofunksional, prandaj integrimi është në kundërshtim me qëllimin e tyre”, thuhet në komunikatën për media.

Lëvizja për Bashkim konsideron se vazhdimi i vendeve të rezervuara do të thoshte vazhdim i padrejtësisë në kurriz të shumicës, përkatësisht dhunim i demokracisë në vend.

Integrimi i serbëve në institucionet e Kosovës nuk është i varur nga vendimi për vendet e rezervuara, por drejtpërsëdrejti nga zgjidhja e çështjes shqiptaro-serbe, e cila, fatkeqësisht, tani për tani ndodhet në një rrugë pa krye.

Gashi: Rrënime edhe në Qendrën Historike të Prizrenit

0

prizreni5Ndërtimet e shumta pa kriter që janë bërë në Qendrën Historike të Prizrenit të mbrojtura me ligj do ta kenë fatin e njëjtë sikur objektet në Prevallë.

Këtë paralajmërim e bëri ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Dardan Gashi. Ndonëse nuk dha ndonjë datë të saktë të fillimit të rrënimeve, Gashi i tha Radio Kosovës se do të rrespektohen të gjitha afatet ligjore. E shoqëria civile në Prizren e cila ka qenë më e zëshmja në degradimin e kësaj pjese të qytetit e mirëporet vendimin e MMPH.

Qendra historike e Prizrenit nuk i ngjason asaj të dikurshmes. Ajo tashmë ka marrë një pamje krejtësisht të re nga ndërtimet e shumta që janë bërë pa kriter, sidomos në vitet e pasluftës.

Por miratimi i ligjit për qendrën historike mundëson që kjo pjesë e vjetër e qytetit ta rikthej bukurinë e dikurshme. Madje MMPH-ja ka paralajmëruar rrënimin e të gjitha objekteve të ndërtuara pa leje, por edhe atyre që i kanë tejkaluar kriteret.

Ministri i MMPH-së, Dardan Gashi i tha Radio Kosovës, se edhe këto ndërtime do e pësojnë sikurse ato të Prevallës.

Ndonëse nuk ka ndonjë datë të saktë të fillimit të aksionit në qendrën historike të qytetit, ministri tha se do të punohet sikur që e parasheh ligji.

Ndërkohë degradimi urbanistik i pjesës së vjetër të qytetit shpesh pati ngjallë reagime të shumta të shoqërisë civile të cilët edhe patën ftuar Ministrinë për marrjen e hapave konkrete.

Enesa Gjeladini nga “Ec më ndryshe” e mirëpret vendimin e Ministrisë. Shoqëria civile tashmë i ka identifikuar 15 objekte të ndërtuara pa leje në qendrën historike të qytetit, me çrast edhe ka ftuar komunën e Prizrenit, posaqërisht Drejtorinë e inspektoriateve, atë të urbanizmit që t”i marrin masat e duhura në parandalimin e ndërtimit të tyre,shkruan rtk.

Por asnjë veprim konkret deri më sot nuk është ndërmarrë edhe përkundër zotimti të komunës për rrespketimin e ligjit për qendrën historike.

Ukë Rugova dhe të tjerët dyshohen për shitblerje vizash

0

uk rugova(E plotësuar) Njoftimet për arrestimin e deputeti Ukë Rugova, djalit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, dhe një grupi me të cilët dyshohet se ka bërë shitblerje vizash, tashmë janë konfirmuar edhe nga burime brenda EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Mirëpo, ende nuk është saktësuar numri i të arrestuarëve në këtë rast. Më herët, burime të ndryshme i kanë thënë “Koha.netit” edhe për shtatë të tjerë të arrestuar, pos Rugovës. Ndërkohë, raportohet për 5 sish.

Bajram Tmava, avokat i Rugovës, ka konfirmuar për KTV-në arrestimin e klientit të tij dhe masën e arrestit prej 48 orësh. Arrestimin e ka konfirmuar edhe EULEX-i. “Ukë Rugova është një nga të arrestuarit”, thuhet në një njoftim për media, ku shtohet se operacioni i bastisjes dhe arrestimeve po bëhet ndaj një grupi kriminali.

“Sot në mëngjes ka filluar një operacion bastisjeje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish, të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit”, thuhet në komunikatë, në të cilën nuk përmenden emra e as hollësi të tjera.

Por, avokati i deputetit Ukë Rugova ka përmendur se klienti i tij po dyshohet edhe për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ndërkohë, burime brenda Policisë së Kosovës thonë se bëhet fjalë për shitblerje vizash.

Pohohet se njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, Florent Petani dhe Izet Beqiri nga Mitrovica.

Përveç Ukë Rugovës, edhe 7 të arrestuar

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se Policia e Euleksit përveç Ukë Rugovës, ka arrestuar edhe shtatë persona të tjerë, që lidhen me rastin krim i organizuar.

Policia e Kosovës, e cila thotë se tani s’ka qasje fare në këtë aksion, po ashtu thotë se bëhet fjalë për shitblerje vizash.

Pohohet se njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Ambasadës italiane në Prishtinë, Florian Petani. I arrestuari tjetër është Izet Beqiri, nga Mitrovica, një shok i Ukës.

Izet Beqiri pati përballuar shpenzimet e vizitës së Ibrahim Rugovës në Itali në vitin 1999

I arrestuari, Florian Petani, është zyrtar kryesor për viza në Ambasadën italiane në Prishtinë. Është shtetas i Shqipërisë, por, pas martesës me një kosovare, ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës. Ai jeton në Fushë-Kosovë.(Express).

Arrestohet Ukë Rugova, dyshohet për krim të organizuar

EULEX-i ka konfirmuar se në orët e mëngjesit ka filluar një operacion bastisje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit.

Të pandehurve janë duke ju bastisur shtëpitë. Operacioni është pjesë një hetimi të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, transmeton Telegrafi.

Telegrafi mëson se bëhet fjalë për djalin e ish presidentit Rugova, Ukë Rugova.

Sipas EULEX-it ka edhe të dyshuar tjerë lidhur me këtë rast.

Mediat raportojnë se për arrestimin e Ukë Rugovës, ndonëse ende ndodhet në ambientet e shtëpisë së tij, në Velani, lagje të Prishtinës.

Peticion për largimin e Eqrem Kryeziut

0

Eqrem KryeziuuNënkryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj ka thënë se janë mbledhur 50 për qind e nënshkrimeve nga delegatët e Kuvendit dhe kryetarët e nëndegëve për votëbesim ndaj kryetarit Eqrem Kryeziu.

Unë jam nënshkrues i këtij peticioni , por nuk janë nismëtar i peticionit”, ka thënë Hodaj për Kosova Sot.

Edhe Njiazi Ademaj , që ishte kandidat për kryetar të Komunës në zgjedhjet e kaluar nga dega e LDK-së në Zhur mendon se është koha për ndryshime, duke aluduar në ndërrimin e kryetarit Kryeziut.

“Unë befasohem se pse duhet kaq gjatë të jesh në krye të detyrës për 24 vjet e të mos fitosh tri herë radhazi dhe të mbetesh në krye të partisë. Mendoj se nuk shkon”, ka thënë Ademaj.

Zëdhënësi i LDK-së,Nderim Gashi ka thënë ndërkaq se kërkesën për dorëheqje të Kryeziut e quan të pavend.

“Ai është zë i izoluar”, ka thënë Gashi./Prizrenpress.com/