21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Deda: Dilema është se kur do të largohet rektori

IlirDeda-KIPREDProtestuesit të cilët po kërkojnë largimin e rektorit Ibrahim Gashi, sot iu është bashkuar edhe drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda, cili e ka vlerësuar lartë vendosmërinë e studentëve për t’ia kthyer dinjitetin Universitetit të Prishtinës.

Deda tha për Telegrafin se UP-ja në të kaluarën ka prodhuar kuadro të niveleve evropiane, e që sot, ky institucion sipas tij, është shndërruar në një ambient ku akomodohen njerëzit e pushtetit.

“Institucionet e zaptuara mbrohen në mënyrë arrogante nga zaptuesit e tyre. Është inspiruese t’i shohësh studentët të cilat e duan një universitet të Prishtinës i cili i respekton kriteret akademike bashkëkohore. Pyetja se a do të largohet rektori Ibrahim Gashi është e tejkaluar, por dilema është se kur do të largohet ai. Mendoj që njerëzit të cilët bëhen pjesë e stafit akademik të UP-së duhet të kenë profil të mirëfilltë akademik dhe shkencor”, tha Deda.

Sipas tij, fajtori kryesor në këtë tempull të dijes nuk është rektori Ibrahim Gashi. Ai tha se problem më i madh në këtë tempull të dijes është zhytja e profesorëve në korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës së tyre. Universiteti duhet të pastrohet nga kuadri që ka hyrë në punë pa kurrfarë merite dhe kriteri.

“Policia e Kosovës i ka dosjet e rreth 70 ose 80 profesorëve dhe asistentëve të cilët kanë kryer vepra penale, dhe mendoj se do të ishte e udhës që Policia e Kosovës para se të merrej me studentët protestues t’i shkonte në fund këtyre aferave. Deri më tani nuk e kam vërejtur se në protesta janë përdorur për poenë politik, sepse protestës i janë bashkuar njerëz me bindje të ndryshme politike dhe nga të gjitha fushat jetësore”, ka thënë Deda.

Më Shumë

Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të 37-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi...

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Lajmet e Fundit