6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Vendet e rezervuara nuk sigurojnë integrim të serbëve

LevizjaPerbashkim-logoLëvizja për Bashkim vlerësoi se Kosova vazhdon të mbetet e përfshirë nga ngërçi i shkaktuar nga kushtëzimi i pakicës serbe për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Sipas LB-së, problemi më i madh rreth kësaj çështjeje nuk qëndron tek vazhdimi apo jo i këtyre vendeve në Kuvendin e Kosovës, por te fuqia e jashtëzakonshme kushtetuese e pakicave në këtë institucion, fuqi e cila e bën jofunksional shtetin e Kosovës, si dhe e bllokon realizimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve të Kosovës.

“Argumenti më i vonshëm për këtë është vetë situata e fundit, ku pa 2/3 e pakicave nuk mund të bëhen ndryshime kushtetuese as edhe për çështje zgjedhore”, thuhet në komunikatë.

Sipas LB-së, sa i përket rolit të vazhdimit të vendeve të rezervuara në integrimin e serbëve në institucione, ne konsiderojmë se ky është një arsyetim i paqëndrueshëm.

“Mosintegrimi i derisotëm i serbëve nuk është për shkak të mungesës së vullnetit integrues të institucioneve të vendit dhe kushteve për një integrim të tillë, por për shkak se integrimi i plotë, sidomos në pjesën veriore të Kosovës, nuk është qëllim i politikës së shtetit serb, e rrjedhimisht as i atyre serbëve në Kosovë që e pasojnë atë. Qëllimi i tyre është bërja dhe paraqitja e shtetit të Kosovës sa më jofunksional, prandaj integrimi është në kundërshtim me qëllimin e tyre”, thuhet në komunikatën për media.

Lëvizja për Bashkim konsideron se vazhdimi i vendeve të rezervuara do të thoshte vazhdim i padrejtësisë në kurriz të shumicës, përkatësisht dhunim i demokracisë në vend.

Integrimi i serbëve në institucionet e Kosovës nuk është i varur nga vendimi për vendet e rezervuara, por drejtpërsëdrejti nga zgjidhja e çështjes shqiptaro-serbe, e cila, fatkeqësisht, tani për tani ndodhet në një rrugë pa krye.

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit