20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 8393

Limaj zyrtarizon largimin nga PDK-ja, formon parti të re

0

FamtiLimaj6-06(E plotësuar) Deputeti Fatmir Limaj, në ditëlindjen e tij të 43-të, i ka thënë lamtumirë Partisë Demokratike të Kosovës. “Nga viti 2012 unë më nuk e kam parë vetën pjesë e PDK-së. Pra sot edhe publikisht e them edhe formalisht se e pushoj aktivitetin tim në PDK. Ne shumë shpejt do të dalim me një ofertë të re politike para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Limaj gjatë emisionit “Debat” në RTK.

Ai thotë se si themelues i Partisë Demokratike e Kosovës, ka besuar në vlerat e saj dhe se me gjithë humbjet në shumë zgjedhje, gjithmonë ka arritur të ngritet duke mos mbyllur debatin. “Votuesi i PDK-së nuk ka qenë mekanik, ka qenë votues me zemër”, ka thënë Limaj.

Duke folur për fitoren në zgjedhjet e PDK-së në vitin 2007, ai tha se ka qenë në interes të Kosovës, fitorja e PDK-së dhe ajo ka udhëheqë procese të jashtëzakonshme nga paslufta deri në shpalljen e pavarësisë.

Nga viti 2009 e deri në Kongresin e partisë, i cili, ai mendon se nuk është partia që ishte dikur. Sot ai, thotë se kur sheh njerëz që flasin në emër të PDK-së nuk e njohin këtë parti. Me qeverisjen e tillë, Limaj thotë se votuesi e sheh se nuk është ajo që ata kanë votuar. Ai thotë se ka tentuar reforminin e partisë, por se kjo nuk është përkrahur.

“Kur erdhi koha për zgjedhje unë kam kërkuar shtyrje, sepse se një parti duhet të dal më e fuqishme nga Kongresi”, ka thënë ai. Këtë Limaj e quan degradim, pasi thotë se nuk ka pasur reformë, pasi profesionistët dhe meritorët nuk janë vlerësuar, por se kanë marrë pozita njerëzit në bazë të jaranisë.

“Deri në vitin 2012, asnjë temë aktuale politike nuk është biseduar në PDK, përfshirë dialogun me Serbinë…Me veprimet e tilla, PDK nuk është ajo e dikurshmja, tha ai.

Limaj: EULEX të mos shkoj në shtëpi

Deputeti Fatmir Limaj, thotë se nëse vetëm dy vjet do të udhëhiqte me ministrinë e rendit, Kosova do të kishte standard të pranueshëm evropian.

Ai thotë se korrupsioni dhe krimi i organizuar dihet nga Policia e Kosovës, dhe se duhet shkarkuar ata që nuk e kryejnë punën si duhet. Ndërkohë, Limaj është pro qëndrimit të EULEX-it në Kosovës. Ai thotë për RTK-në se EULEX-i duhet të ketë rol mbikëqyrës për prokurorët dhe gjyqtarët vendas.

Limaj: Të rikonfigurohet klasa politike

Deputeti Fatmir Limaj, zgjidhjen në të gjitha problemet e sheh në rikonfigurimin e klasës politike në vend. Ai thotë se ka ardhur koha që të mos bëhet politikë ideologjike. Kështu, ai mendon se nuk duhet vlerësuar dikush vetëm pse ka qenë ushtar i UÇK-së dhe t’i jepet detyra udhëheqëse. Kështu, ai është edhe kundër përmendjes së ish presidentit Ibrahim Rugova, për politikat e tanishme.

Limaj thotë se kemi probleme në natyra të ndryshme të funksionimit të shtetit. Ai thotë se formësimi i shtetit nuk ka ndodhur ende, dhe beson se ka njerëz që mund të punojnë në këtë aspekt, vetëm se duhet vendosur ata në pozitat e duhura.

Deputeti Limaj thotë se nuk ka asnjë ndjenjë të fajësisë dhe se është krenar për punën e tij dhe nuk duhet kritikuar për çmimin e autostradës, pasi sot autostrada shihet. Kështu ai, mendon se problem më i madh se çmimi i autostradës, janë miliardat e harxhuara për blerje të rrymës.

“Kosova për infrastrukturë, është para vendeve të rajonit, përfshirë Kroacinë dhe Serbinë, tha Limaj. Pas vitit 2010, Limaj tha se ka pas qeverisje pa program dhe pa objektiva.

Limaj: Probleme në funksionimin e shtetit

Deputeti Fatmir Limaj ka kritikuar procesin e privatizimit në Kosovë, derisa ka thënë se e gjithë kjo është pasojë e politikave jo të duhura ekonomike. Limaj ka thënë se duhet të rishikohen të gjitha kontratat e privatizimeve me ‘spin off’ special, dhe se ato kompani të cilat nuk i kanë përmbushur detyrimet të dënohen.

Limaj ka kritikuar procesin e privatizimit në Kosovë, derisa ka thënë se e gjithë kjo është pasojë e politikave jo të duhura ekonomike. Limaj ka thënë se duhet të rishikohen të gjitha kontratat e privatizimeve me ‘spin off’ special, dhe se ato kompani të cilat nuk i kanë përmbushur detyrimet të dënohen. Ai zgjidhjen e sheh në seriozitetin e shtetit për respektim ligji, politika të duhura fiskale dhe mos linçim të grupeve të caktuara të interesit.

“Kemi probleme në funksionimin e shtetit në të gjitha aspektet dhe duhet të kemi vullnet që kjo të shtyhet përpara. Njerëzit nëpër pozita duhet ta dinë se janë në shërbim të qytetarëve dhe jo servil të një njeriu, të një grupi politik”, ka thënë ai.

”U ndëshkuan partitë”

Deputeti Fatmir Limaj ka deklaruar se qytetarët e kanë kuptuar më së miri se ndryshimet mund të vijnë vetëm nga vota e tyre dhe kjo u dëshmua më së miri në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Ai tha se me mbështetjen për Iniciativën Qytetarë të Malishevës, nuk ka punuar kundër PDK-së, por se vetëm ka ndjekur atë që ka menduar se është rruga e duhur.

Ai tha se mendimi i tij për situatën në vend nuk dallon shumë nga ajo e njerëzve të thjeshtë, me të cilët thotë se është takuar.

Limaj thotë se janë bërë punë të mira, por se ka mundur të bëhet më shumë dhe se ka mund të kishte më shumë zhvillime pozitive në këtë drejtim.

E gjithë kjo, sipas tij u reflektua edhe në rezultatin e zgjedhjeve lokale të nëntorit të vitit të kaluar. Limaj, thotë se ai me mbështetjen për Iniciativën Qytetarë të Malishevës, nuk ka punuar kundër PDK-së, por se vetëm ka ndjekur atë që ka menduar se është rruga e duhur.

“Asnjëherë s’kam bërë veprime kundër askujt, por kam bërë veprime nga bindja, nga bindja se cila është më e mira. Edhe në rastin konkret në Malishevë, nuk kam bërë asnjë hap kundër dikujt në këtë rast kundër Partisë Demokratike”, ka thënë Limaj.

Deputeti Limaj, thotë se intelektualët e devotshëm që kanë punuar gjithmonë për vendin, në Malishevë janë bashkuar për ndryshime, kanë kërkuar përkrahjen e tij dhe ai i ka përkrahur, pasi thotë se është gjithmonë në shërbim të më të mirës për qytetarët.

Ai thotë se pushteti të konsumon dhe se vjen një kohë kur duhen njerëz të rinj, figura të reja që mund të ofrojnë alternativa tjera.
Limaj shtoi se njerëzit e kanë humbur shpresën për një situatë më të mirë dhe është moment i fundit për të ndryshuar diçka.

“Njerëzit me votë e kanë kuptuar se vetëm ashtu vjen ndryshimi, dhe ata kanë ndëshkuar partitë politike”, ka thënë ai.

Smajl Latifi na la shumë borxh

0

IdrizVehapi-rahovec-pdkKryetarit të ri Idriz Vehapi duhet të paguaj 3 milion euro borxhe që i ka lënë paraardhësi i tij Smajl Latifi.

E menaxheri i prokurorimit, Jetullah Kabashi, i cili shërbeu edhe në qeverinë e Latifit porositë Vehapin që mos të bëjë panik.

Ky zyrtar që është marr me këto punë në dy mandate thotë se borxhet janë për shkak të kontratave afatgjatë që ka lidh komuna, transmeton Klan Kosova.

Ish krytari Latifi nuk i mohon këto borxhe, por thotë se puna e tij bazohet në ligjin. Ai tha se sipas Ligjit për prokurorimin publik dhe Ligjit për financa, absolutisht, është e lejueshme, plotësisht e ligjshme që të hysh në kontrata një, dy ose 3 vjeçare dhe punët të kryhen nëpër faza.

Vehapi i cili menaxhon me 9 milion euro buxhet vjetor po planifikon të kërkoi ndihmë nga qeveria në Prishtinë për të paguar borxhet.

Qendrim Gashi: Rektori po shndërrohet në kamikaz

0

QendrimGashi-matematicientProfesori i Universitetit të Prishtinës, Qendrim Gashi, i rreshtuar në krahun e atyre që po kërkojnë largimin e re rektorit Ibrahim Gashi, thotë se Gashi po shndërrohet në kamikaz.
“Ai dëshiron ta merr edhe universitetin në aeroplanin e vet. Kjo është e patolerueshme. UP-ja vlen me shumë se një profesor, e sidomos më shumë se një profesor mashtrues”, ka shkruar Gashi në Facebook.

“Unë e ndaj publikisht mendimin me të gjithë studentët dhe qytetarët që kërkojnë shkarkimin e ‘pionierit’ të mashtrimit. Njëkohësisht, bëj thirrje që të mos politizohet edhe më tej debati për UP-në. Por, duhet thënë po ashtu se të merresh me studentët e qytetarët protestues, e të mos e kërkosh shkarkimin e rektorit mashtrues në fillim, është demagogji e paparë. Merresh me pasojat e jo me shkakun”, ka shkruar ai.

Më tej profesori Qendrim Gashi shkruan se “Rektori në largim Gashi ka botuar tri punime (një për minerale, një për privatizim e një për integrim në BE) në të njëjtin numër, në vitin 2013, të revistës mashtruese ku ka botuar edhe Filan Fisteku. Historiani pastaj i ka përdorur ato skandale shkencore për t’u avancuar në titullin e profesorit të rregullt. Kjo përbën shkelje të Statutit të UP-së dhe të ligjeve të Kosovës. Unë i bëj thirrje publike organeve hetuese ta studiojnë këtë mashtrim me qëllim përfitimi”.

“Janë të paktë ata që e mbrojnë turpin e Ibrahim Gashit. Por, janë të shumtë ata që po i vuajnë pasojat e atij turpi. UP-së i nevojitet menaxhment me kredibilitet, për të diskutuar hapur dhe me kompetencë për problemet e shumta në universitetin më të madh, më të vjetër dhe më të rëndësishëm në vend”, ka shkruar profesori Qendrim Gashi në postimin e tij në Facebook.

Thaçi nuk fletë për Qeverinë “Muja III”

0

Thaci dhe MujaKryeministri i Kosovës,njëherësh kryetar i PDK-së,  Hashim Thaç nuk ka folur asnjë fjalë për formimin e  Qeverisë “Muja III” në Prizren.

Ai për këtë çështje nuk është përgjigjur as në pyetjet e gazetarëve.

Thaçi gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Prizren. Ai ka vëzhguar nga afër rrënimet e objekteve pa leje në fshatin turistik të Prevallës.

Ndërkaq, partitë opozitare dhe  shoqëria civile kërkojnë nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi që të formojë sa më shpejtë Qeverinë “Muja III”.

Përveç partive në koalicion, thirrje për formimin e qeverisë së re në Prizren kanë bërë edhe partitë opozitare dhe shoqëria civile.

Burimet e “PrizrenPress”-it, ndërkaq bëjnë të ditur se brenda PDK-së në Prizren ekziston një pakënaqësi për emrimin e drejtorëve të Ekzekutivit të këtij qyteti.

Drejtorët që kanë qenë pjesë e Ekzekutivit në dy mandatet e kaluara synojnë që të gëzojnë edhe mandatin e tretë./PrizrenPress.com/

 

Lufta e të gjithëve kundër të gjithëve!

0

Taulant selmaniTaulant Selmani

Shumë diskutime, shumë polemika, shumë dilema lidhur me zhvillimet e fundit, si politike, po ashtu edhe të sferave tjera. Të thëna e të pathëna, të cilat vetëm se po i vështirësojnë dhe stagnojnë proceset integruese. Sa e palogjikshme të dëgjosh që në Parlamentin e Kosovës, flitet për “ndotje akustike”, për të kaluarën, e aspak për një ardhmëri të shëndoshë e të sigurt, e që po na e cenon brendësinë e shpirtit dhe qenies tonë të pambrojtur.

Çfarë rëndësie ka e ashtuquajtura “ndotje”, e cila mbështetet në arsyetimin e prishjes së qetësisë, kur qytetari në Kosovë nuk arrin të ketë qetësi shpirtërore?! Cilat janë ato arsye neveritëse, të cilat na trishtojnë ato ndjenjat e të jetuarit, e që na çojnë drejt një humnere a një amullie, pa e parë atë #kepin e shpresës së mirë#?! Si duket, tani më së miri qëndron ajo thënia e famshme e Hobbesit: “Lufta e të gjithëve, kundër të gjithëve”! Edhe më keq fakti që, shumica po bëjnë luftë me vetveten! Zoti e di kur do të ndryshojë kjo gjendje!

Problemi kryesor tek ne, nuk është as aspekti ekonomik e as ai politik, si dy aspekte jetësore, por problemi kyç qëndron në gjendjen e brendshme dhe shpirtërore të individëve. E derisa nuk ka ndryshim “nga brenda”, të tjerat janë vërtet larg horizontit tonë progresiv.

Për çfarë arsye duhet të cenohen të drejtat fondamentale jetësore të një pjese të qytetarëve dhe me çfarë të drejte bëhen diskriminime, e që po i quajnë “pozitive”?! Vërtet është shumë paradoksale, që një gjë apo një proces që është i dëmshëm dhe që ndikon në zbehjen e demokracisë, të quhet pozitiv dhe të mbrohet me cinizëm e krenari! Sa turp, të mburremi me antivlera! Dhe vlerat tona janë mbuluar me një pluhur, e i cili po na e zë frymën dhe po na shpie drejt një vdekjeje të ngadaltë e të pamëshirshme.

Fjalët janë të shumta, por të pakta hapat që merren dhe veprimet që bëhen për të ndryshuar diçka pozitivisht. E mira e të mirave është, se ne si popull jemi për ndryshime, jemi për zhvillim dhe jemi për pozitivitet. Por, nuk e dimë se çka duam të ndryshojmë, apo ndoshta duhet dhe duam të ndryshojmë çdo gjë, rrënjësisht!

“Në fund të ditës” neve po na hedhin pluhur syve, ne jemi ata që pësojmë dhe gjithashtu, jemi ne ata që duhet të ngritim zërin kundrejt padrejtësive dhe kundër mohimit të të drejtave tona individuale e kolektive. Duam zgjidhje të problemeve, duam përgjegjësi, duam transparencë dhe mbi të gjitha duam solidaritet!

Shuhet violinisti Ibrahim Madhi

0

80180Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare violinisti Ibrahim Madhi. Ai mbante titullin “Artist i Popullit”. Madhi vunate prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë. Artisti u nda nga jeta rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

Ibrahim Madhi ishte një violinist me karrierë të suksesshme. Ai mbante mbi supe 50 vite karrierë. Madhi ka qenë një ndër pedagogët e rëndësishëm të violinës.

Homazhet për violinistin Madhi do të zhvillohen ditën e nesërme prej orës 12:00 deri në orën 13:00 në Universitetin e Arteve.

SculpFest finalizon përgatitjet për edicionin III të Sculp’ice

0

Festivali SculpfestNga 15 deri më 17 shkurt 2014 në Prizren do të mbahet Festivali i sculptures SculpFest, i cili është duke i finalizuar përgatitjet për edicionin e tretë. Eshtë ky një manifestim kolektiv, në kuadër të cilit akulli shndërrohet në art. Duke i dhënë akullit formë artistike, festivali synon të promovojë skulpturën dhe angazhohet për krijimin e hapësirës së nevojshme për shprehjen e talentit artistik të të rinjve.Në veçanti, Sculp’ice është një përpjekje për të promovuar shtetin e Kosovës në rrafshin global dhe paralelisht një thirrje për promovimin e artistëve të skulpturës nga vendi e rajoni. Me artin e skulpturës synohet të përçohen disa porosi nga Kosova.

Edicioni i tretë i Sculp’ice do të realizohet rreth konceptit të “Shkrirjes se Barrierave”. Shkrirja do të tematizojë të gjitha seksionet e festivalit, duke shërbyer si emërues i përbashkët dhe moto e këtij edicioni. Në nivel të përgjithshëm, shkrirja nënkupton punën e artistit të skulpturës për t’i dhënë formë artistike akullit. Shndërrimi i një cope akulli nga forma e pagdhendur në një vepër arti është dimensioni i parë i shkrirjes. Përmes kësaj simbolike, festivali do të konceptojë të gjitha aktivitetet e tij, duke u angazhuar për shkrirje që synon zhbllokimin e proceseve dhe nxjerrjen në pah të pjesës së bukur të realiteteve shoqërore dhe politike.

Konkretisht, festivali do të strukturohet rreth këtyre shtyllave tematike: Shkrirja e barrierave të njohjes së shtetësisë së Kosovës; Shkrirja e barrierave të integrimit; Shkrirja e potencialit rinor; Shkrirja e tabuve dhe Shkrirja e gjelbër.

I mbajtur në një moment shumë të përshtatshëm për promovim të shtetit të Kosovës si dhe për përmirësim të imazhit të tij, ky organizim do të ketë të ftuar 8 artistë/skulptor ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilët do të skulpturojnë me akull (material riciklues) në publik për 3 ditë me radhë. Aktiviteti kryesor do të realizohet me 17 shkurt,që përkon me shënimin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast do të zhvillohet një performansë e veçantë artistike,transmeton koha .net

Po ashtu do të organizohet debati mbi rëndësinë e diplomacisë kulturore në promovimin e shtetit të Kosovës, që do të zhvillohet në bashkëpunim me RrOK-un (Rrjeti i Organizatave Kulturore të Prizrenit). Pastaj do të ketë dy biseda me artistët pjesëmarrës të festivalit, si dhe punëtori me studentë të akademisë së arteve rreth krijimit të “artit me materiale ricikluese”, ku shtjellohen temat: skulpturimi me akull, proceset e përgatitjes se akullit dhe materialeve tjera ricikluese, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit. Po ashtu, do të ketë edhe muzikë kualitative gjatë ditëve dhe mbrëmjeve të festivalit.

Limaj sonte e qartëson rrugën e tij politike

0

Fatmir-limaj2Deputeti i PDK’së, Fatmir Limaj do të flasë sonte në RTK, ku sipas gjitha gjasave, do të tregojë definitivsht rrugën e tij politike; nëse do të vazhdojë të qëndrojë në këtë parti apo do të formojë parti të re.

“Të nderuar miq e simpatizantë. Dua të ju njoftoj se sot me datën 4 shkurt, në ora 8:20 do të jem mysafir në RTK për një intervistë. Ju ftoj ta ndiqni”, ka shkruar Limajn ë Facebook.

Fatmir Limaj i shkaktoi humbje të konsiderueshme PDK’së në zgjedhjet e fundit lokale, në Malishevë, Lipjan, Drenas e Prizren

Thaçi, Gashit: Prishi objektet pa leje në Prevallë

0

Prevalla, rrenimetKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi,ka përciell nga afër rrënimin e objekteve pa leje në fshatin turistik të Prizrenit, Prevallë.

Ai ka inkurajuar ministrin e Ministrisë së Ambientit, Dardan Gashin, që të vazhdojë të rrënojë objektet pa leje në këtë fshat.
Thaci tha se në këtë fshat nuk ka ndërtaur asnjë vilë.

“Nuk do t’i ngelet hatri nëse dikujt nga miqtë iu rrënohet objektet”.
Ndërkaq,ministri Dardan Gashi,tha se aksioni do të vijojë në Prevallë.
I pyetur nga gazetarët se a do të ketë aksion për rrënimin e objekteve pa leje edhe në Zonën e Parë Historike të Prizrenit,Gashi tha se “një gjë e tillë do të ndodh shumë shpejt”./TV Prizreni/

 

Theret me thikë një person në “Shatërvan” të Prizrenit

0

Thika e pergjakurNjë persona është ther me thikë në sheshin “Shatërvan” në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.

Rreshteri i Policisë, Vesel Gashi tha se therja ka ndodhur pas përleshjes që kanë pasur dy persona

“ Sot rreth orës 12”00 në ‘Shatërvan’ si pasojë e një zënke të mëhershme janë përleshur dy persona,me ç’rast janë përdorur edhe thika”,tha Gashi transmeton TV Prizreni.

Sipas tij, njëri nga autorët e këtij incidenti ka pësuar lëndime trupore.
“Personi që i ka shkaktuar lëndime viktimës,për momentin është i panjohur për policinë”
.Ndërkaq,i lënduari që pësoi nga kjo përleshje,aktualisht ndodhet për tretman në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë/PrizrenPress.com/