7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Qendrim Gashi: Rektori po shndërrohet në kamikaz

QendrimGashi-matematicientProfesori i Universitetit të Prishtinës, Qendrim Gashi, i rreshtuar në krahun e atyre që po kërkojnë largimin e re rektorit Ibrahim Gashi, thotë se Gashi po shndërrohet në kamikaz.
“Ai dëshiron ta merr edhe universitetin në aeroplanin e vet. Kjo është e patolerueshme. UP-ja vlen me shumë se një profesor, e sidomos më shumë se një profesor mashtrues”, ka shkruar Gashi në Facebook.

“Unë e ndaj publikisht mendimin me të gjithë studentët dhe qytetarët që kërkojnë shkarkimin e ‘pionierit’ të mashtrimit. Njëkohësisht, bëj thirrje që të mos politizohet edhe më tej debati për UP-në. Por, duhet thënë po ashtu se të merresh me studentët e qytetarët protestues, e të mos e kërkosh shkarkimin e rektorit mashtrues në fillim, është demagogji e paparë. Merresh me pasojat e jo me shkakun”, ka shkruar ai.

Më tej profesori Qendrim Gashi shkruan se “Rektori në largim Gashi ka botuar tri punime (një për minerale, një për privatizim e një për integrim në BE) në të njëjtin numër, në vitin 2013, të revistës mashtruese ku ka botuar edhe Filan Fisteku. Historiani pastaj i ka përdorur ato skandale shkencore për t’u avancuar në titullin e profesorit të rregullt. Kjo përbën shkelje të Statutit të UP-së dhe të ligjeve të Kosovës. Unë i bëj thirrje publike organeve hetuese ta studiojnë këtë mashtrim me qëllim përfitimi”.

“Janë të paktë ata që e mbrojnë turpin e Ibrahim Gashit. Por, janë të shumtë ata që po i vuajnë pasojat e atij turpi. UP-së i nevojitet menaxhment me kredibilitet, për të diskutuar hapur dhe me kompetencë për problemet e shumta në universitetin më të madh, më të vjetër dhe më të rëndësishëm në vend”, ka shkruar profesori Qendrim Gashi në postimin e tij në Facebook.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit