3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

SculpFest finalizon përgatitjet për edicionin III të Sculp’ice

Festivali SculpfestNga 15 deri më 17 shkurt 2014 në Prizren do të mbahet Festivali i sculptures SculpFest, i cili është duke i finalizuar përgatitjet për edicionin e tretë. Eshtë ky një manifestim kolektiv, në kuadër të cilit akulli shndërrohet në art. Duke i dhënë akullit formë artistike, festivali synon të promovojë skulpturën dhe angazhohet për krijimin e hapësirës së nevojshme për shprehjen e talentit artistik të të rinjve.Në veçanti, Sculp’ice është një përpjekje për të promovuar shtetin e Kosovës në rrafshin global dhe paralelisht një thirrje për promovimin e artistëve të skulpturës nga vendi e rajoni. Me artin e skulpturës synohet të përçohen disa porosi nga Kosova.

Edicioni i tretë i Sculp’ice do të realizohet rreth konceptit të “Shkrirjes se Barrierave”. Shkrirja do të tematizojë të gjitha seksionet e festivalit, duke shërbyer si emërues i përbashkët dhe moto e këtij edicioni. Në nivel të përgjithshëm, shkrirja nënkupton punën e artistit të skulpturës për t’i dhënë formë artistike akullit. Shndërrimi i një cope akulli nga forma e pagdhendur në një vepër arti është dimensioni i parë i shkrirjes. Përmes kësaj simbolike, festivali do të konceptojë të gjitha aktivitetet e tij, duke u angazhuar për shkrirje që synon zhbllokimin e proceseve dhe nxjerrjen në pah të pjesës së bukur të realiteteve shoqërore dhe politike.

Konkretisht, festivali do të strukturohet rreth këtyre shtyllave tematike: Shkrirja e barrierave të njohjes së shtetësisë së Kosovës; Shkrirja e barrierave të integrimit; Shkrirja e potencialit rinor; Shkrirja e tabuve dhe Shkrirja e gjelbër.

I mbajtur në një moment shumë të përshtatshëm për promovim të shtetit të Kosovës si dhe për përmirësim të imazhit të tij, ky organizim do të ketë të ftuar 8 artistë/skulptor ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilët do të skulpturojnë me akull (material riciklues) në publik për 3 ditë me radhë. Aktiviteti kryesor do të realizohet me 17 shkurt,që përkon me shënimin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast do të zhvillohet një performansë e veçantë artistike,transmeton koha .net

Po ashtu do të organizohet debati mbi rëndësinë e diplomacisë kulturore në promovimin e shtetit të Kosovës, që do të zhvillohet në bashkëpunim me RrOK-un (Rrjeti i Organizatave Kulturore të Prizrenit). Pastaj do të ketë dy biseda me artistët pjesëmarrës të festivalit, si dhe punëtori me studentë të akademisë së arteve rreth krijimit të “artit me materiale ricikluese”, ku shtjellohen temat: skulpturimi me akull, proceset e përgatitjes se akullit dhe materialeve tjera ricikluese, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit. Po ashtu, do të ketë edhe muzikë kualitative gjatë ditëve dhe mbrëmjeve të festivalit.

Më Shumë

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Lajmet e Fundit