20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 8394

Ura e Gurit dhe Arastës dëshmi të mungesës së shtetit ligjor

0

Ura e gurit ne prizrenOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka shqyrtuar sërish çështjen e ndriçimit të Urës së Gurit dhe atë të Arastës, në Qendrën Historike të Prizrenit.

Valon Xhabali, Koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore tha se gjatë muajit janar monitoruesit e organizatës kanë kërkuar sqarime nga Drejtoria për Shërbime Publike në lidhje me afatin e largimit të ndriçimit nga këto ura, që vitin e kaluar ishin vendosur pa leje të Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor dhe pa pëlqimet e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Historike dhe të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit.
“DSHP nuk e ka parë të udhës që të ofroj përgjigje, duke shkelur parimet bazë të transparencës, por edhe dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike”.

“Në muajin nëntor të vitit të kaluar DSHP pat sqaruar se me 11 shtator 2013 ka lëshuar pëlqimin për NSH “Hisar Kosova” për pastrimin e shtratit të Lumëbardhit, rregullimin e mureve mbrojtëse në vendet e dëmtuara dhe ndriçimin e urave në qytet. “Përkohësisht është bërë ndriçimi i urave i cili do qëndrojë deri në festat e fundvitit dhe janë bërë disa riparime të vogla si ngjyrosja e parmakëve, rregullimi i trotuarit në urë, të cilat kanë qenë mjaft të dëmtuar dhe mundë të qëndrojnë deri në rregullimin e urës së re”, thuhej në përgjigjen e DSHP-së”.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga përfundimi i festave të fundvitit ndriçimi ilegal në urat e lartpërmendura vazhdon të funksionoj. EC Ma Ndryshe 3 muaj më parë pat dokumentuar intervenimet pa leje e pa pëlqime në këto ura, që përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të dispozitave të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.

“EC Ma Ndryshe” përkujton sërish se ky ligj, përcakton se për çdo aktivitet në Qendrën Historike duhet të konsultohen Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Prizrenit dhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike dhe se pas pëlqimeve të tyre Drejtoria e Urbanizmit lëshon lejen përkatëse ose e refuzon duke u bazuar në Planin e konservimit dhe ligjet në fuqi.

“Rasti i këtyre dy urave tregon mungesën e vullnetit të institucioneve komunale për të përfillur ligjet në Qendrën Historike të Prizrenit”.

“Marrë parasysh neglizhencën e Komunës së Prizrenit, EC Ma Ndryshe i bën thirrje MMPH-së dhe MKRS-së që të intervenojnë për zbatimin e ligjshmërisë në Qendrën Historike të Prizrenit, duke nisur nga Ura e Gurit dhe ajo e Arastës”

EC Ma Ndryshe gjithashtu inkurajon institucionet mbikëqyrëse, si IMMH-në dhe KTK-në në veçanti, për denoncimin publik të këtyre rasteve.

“EC Ma Ndryshe” në korrik të vitit 2013 ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale./PrizrenPress.com/

Kush është përgjegjës për zhvillimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”?

0

DitarShkruan: Ditar Kabashi

Protesta është formë e reagimit publik, kryesisht për të shprehur ndonjë pakënaqësi të caktuar. Është e drejtë e çdokujt që paqësisht të bëjë një gjë të tillë. Energjia e shpenzuar në oborrin e Rektoratit nga një grup studentësh, s’ka dilemë se mund të ketë arsye të qëndrueshme.
Kërkesa kryesore e protestuesve manifestohet me thirrjen për dorëheqje të rektorit Ibrahim Gashi, i cili dyshohet se paska botuar punime shkencore jo kualitative, jo adekuate për profesionin e tij dhe në revista jo prestigjioze, madje sipas disave, edhe inekzistente.

Realisht, (mos) puna shkencore e ligjëruesve në këtë universitet është mjaft e përfolur prej vitesh. Pasiviteti studimor i stafit akademik nuk ka filluar me rektorin Gashi. Fakti që një pjesë e madhe e profesorëve kanë edhe një punë të dytë, domosdo përcakton edhe cilësinë e përgatitjes profesionale të tyre. Kur dikush punon edhe në një institucion shtetëror a privat, ku të gjejë kohën që të merret me studentët? Prandaj, ta zëmë edhe kontrollimi i testeve zgjat me javë e shpesh ankimohet për vlerësime shkarazi.

Çështja është nëse opinioni publik në përgjithësi e studentët në veçanti pse duhet ta kërkojnë llogarinë nga Gashi? Sipas meje, problemi nuk qëndron tek personaliteti i rektorit, por tek mendësia që e solli atë si rektor aty. Pra, politika. Universiteti i Prishtinës është politizuar si kurrë më parë. Madje edhe pozita e rektorit duket se qenka pjesë e pazarllëqeve ndërpartiake.
Për mua, rektori duhet të shpjegojë se pse në UP ka profesorë jo fort të përgatitur, pse ata nuk prodhojnë dituri, pse pranohen kaq shumë studentë kur nuk ka kushte, pse ka lëndë që nuk kanë literaturë, pse nuk ka ngrohje çdoherë në objektet e fakulteteve gjatë dimrit, pse gjeneratat që kanë pasur index-a nuk kanë mundur të përfitojnë nga digjitalizimi i administratës, e shumë çështje tjera. Pra, në radhë të parë mua më intereson rektori si menaxher i UP-së, e pastaj si shkencëtar. Andaj edhe them që kërkimi i llogarisë duhet të jetë i bazuar në prioritete. E nëse rektori Gashi ka bërëshkelje serioze të statutit të UP-së duhet të japë llogari.

Një institucion që për dekada ishte bartës i proceseve historike, nuk bën të ballafaqohet me rrezikun për të mbetur histori. Duhet ndalur degradimi i mëtejshëm i kësaj vatre të dijes.

Përgjegjësia për gjendjen i takon udhëheqjes politike. UP-ja nuk merr frymë nga presionet politike. Madje edhe organizatat studentore mendohet se janë zgjatime të partive.

Kjo çështje nuk duhet të përmbyllet me rektorin aktual. Hesapet nuk duhet qëruar me rektorin Gashi, apo së paku të mjaftohet me të. Duhet kundërshtuar ajo klasë politike, që me qasjen e vet, UP-në e ka shndërruar në një çerdhe militantësh e mistrecësh politikë. Nuk duhet bërë kurban Ibrahim Gashin për krejt paudhësitë që po ndodhin brenda. Natyrisht se duhet kërkuar edhe llogaria për kontributin e tij në shkencë, ama para së gjithash duhet kërkuar shpjegim për ‘mbarëvajtjen’ në këtë institucion.
Protesta ka filluar në oborrin e rektoratit, ama aty nuk ndryshohet kjo klasë politike. Rektorati në Kosovë nuk e përcakton atë ‘elitë’, përkundrazi ata luajnë me rektoratin. Protesta mund të jetë e qëlluar, por sa i përket lokacionit, nuk do të isha i sigurtë. Peshkut i vie era nga koka. Nuk duhet kapur për bishti. A është Ibrahim Gashi, koka? Nuk besoj.

 

 

BD: I pandehuri Muja, po vazhdon të degradojë Prizrenin

0

 

BD.2Bashkimi Demokratik e konsideron si të pa pranueshme dhe shumë shqetësuese situatën e rëndë politike dhe institucionale që është krijuar në qytetin e Prizrenit.
“Për disa muaj rresht çdo gjë është e bllokuar dhe jo funksionale, për rezultat ka gjendjen e mjerueshme në arsim, shëndetësi, administratë publike, vazhdimin e degradimit urbanistik, papastërtinë e madhe në qytet, mungesën e ndriçimit publik në pjesën dërmuese të qytetit”, thuhet në komunikatën e BD-së.
“Kjo situatë vjen si rezultat i të “zgjedhurit” kryetar kukull”

“ I pandehuri Ramadan Muja i cili pritet së shpejti të shkojë edhe në burg vazhdon të jetë ofendimi më i rëndë që i behët qytetit të Prizrenit si njeri i pa aftë në të gjitha segmentet, i cili e ka sjellë Prizrenin në gjendjen më të rëndë sikur asnjëherë më parë edhe për arsye se vasaliteti i treguar ndaj para politikës partiake të tij ka lënë qytetin edhe pa drejtues politik sepse ardhja në këtë pozicion në zgjedhjet e fundit lokale në mënyrë të pa ndershme duke blerë votën e qytetarëve të cilët qeveria e Hashim Thaçit i ka sjellë buzë greminës, si dhe duke manipuluar me një pjesë tjetër të elektoratit si “partner”, e që në fakt nuk ka qenë partneritet për të qeverisur qytetin tonë por partneritet i klaneve të caktuara mafioze”

“ Bashkimi Demokratik duke qëndruar si para rojë i mbrojtjes të interesave të qytetarëve do të vazhdoj të luftoj publikisht krimin dhe korrupsionin si dhe anarkinë në qeverisjet e dy niveleve si lokale ashtu edhe qendrore për arsye të obligimit që ka ndaj votuesve dhe qytetarëve të Prizrenit dhe Kosovës”.

“Duke përcjell me vëmendje situatën politike Bashkimi Demokratik këtë muaj fillon përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare si dhe për atë që pritet të ndodhë së shpejti për zgjedhjet për Kryetarë Komune në Prizren për arsye se i pandehuri për krim dhe korrupsion Ramadan Muja do të shkon aty ku e ka vendin”./PrizrenPress.com/

 

Hamiti fiton betejën ndaj MPJ-së

0

Urtak HamitiIsh-zëvendësambasadori i Kosovës në Kroaci, Urtak Hamiti, ka fituar betejën ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme, pasi që Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil i Kosovës (KPMSHCK) e ka shfuqizuar vendimin “për suspendim deri në dy vjet nga e drejta për t’u caktuar në post”.

Pas incidentit të 31 korrikut 2013, kur Hamiti ishte arrestuar nga autoritetet policore kroate me arsyetimin se ka vozitur automjetin zyrtar të Ambasadës së Kosovës në gjendje të dehur, Komisioni për Grada dhe Disiplinë kishte rekomanduar që Hamiti të suspendohet deri në dy vjet nga e drejta për t’u caktuar në këtë post./zeri/

Kilaj: Begaj po i largon njerëzit nga puna – Begaj: Nuk është e vërtet

0

Begaj dhe KilajPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Malishevë ka akuzuar IQM-në për largim nga puna të njerëzve profesional.

“Kreu i Komunës Ragip Begaj ka vazhduar me përndjekjen e kundërshtarëve politik duke larguar nga puna zyrtarët e certifikuar dhe zëvendësuar me zyrtarë të pa certifikuar të cilët nuk kanë të drejtë ligjore as të vendosin nënshkrimin në shkresa zyrtare”, ka thënë kryetari i Degës së PDK-së, Isni Kilaj.

“Pas largimit të 12 drejtorëve nga vendi i punës si menaxher është larguar edhe Elmi Paçarizi ,zyrtar me certifikim të avancuar të prokurorimit…”.

Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ndërkaq ka mohuar se është larguar Paçarizi nga puna.

“Paçarizi në pozitën e re e ka të njëtën kategori të vendit të punës me të njëjtën pagë”, ka thënë Begaj./PrizrenPress.com/

Hashim, doku në Prizren !

0

hashim thaci 3Partitë opozitare dhe shoqëria civile kërkojnë nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi që të vije sa më shpejt në Prizren për të formuar Qeverinë “Muja III”.
Lulëzim Kabashi nga koalicioni AAK-LDD u ka bërë thirrje kryeministrit Thaçi dhe ministrit Enver Hoxhaj që të vijnë në Prizren dhe të zbatojnë marrëveshjen e nënshkruan në balotazhin e 1 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Kryetari Muja nuk mund të vendosë ngase marrëveshjet janë nënshkruar me kryeministrin Thaçi dhe ministrin Hoxhaj dhe zbatimi i këtyre marrëveshjeve është në dorën e tyre”, ka thënë Kabashi,shkruan Koha Ditore.

“Ne presim që në 3-4 ditët e ardhshme të vihet në funksion marrëveshja në mënyrë që qeveria e re të nuse punën “.

Përveç partive në koalicion thirrje për formimin e qeverisë së re në Prizren kanë bërë edhe partitë opozitare dhe shoqëria civile.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren,Minir Krasniqi ka shprehur bindjen se ”në seancën e ardhshme të KK-së kryetari Muja do t’i njoftojë këshilltarët me emrat konkret të drejtorive”./PrizrenPress.com/

Rikthehet Besim Zekthi…në skenë krijimtaria e gjysmë shekulli

0

Besim ZekthiKa shkuar gjysmë shekulli nga debutimi i atij që do të shndërrohej në personifikim të valles shqiptare. Sot, Mjeshtri Besim Zekthi ndjek me kërshëri çdo lëvizje të trupës së Ansamblit dhe nuk ngurron aspak të kërkojë lëvizjet që do të shohë në skenë ndërsa provat për koncertin recital me krijimtarinë e tij, vijojnë me intensitet. Me emocione që s’ka pse t’i fshehë, Besim Zekthi tregon keqardhje që vallet e kombit tonë, janë kaq pak prezente në skenën kombëtare!

‘Është shumë prekëse, është një ndjenjë përtëritjeje të rikujtoj ato ritme të cilat për 40 vjet me radhë i kam ekzekutuar vetë, me këmbët e mija…e që tani i rikujtoj këtu ndërsa shoh valltarët e rinj të interpretojnë të njëjtat valle. Tingujt e daulles, të fyejve, të instrumentave popullorë krijojnë një pasuri shpirtërore. Këto ngjarje duhet të jenë më të shpeshta sepse ka nevojë populli, kombi ka nevojë për krijimtarinë e tij, sidomos për vallet. Të gjitha shtetet Ballkanike kanë folklor por është tepër e veçantë kultura dhe folklori i kombit tonë dhe këtë e kanë dëshmuar disa dhjetra çmime të cilat i janë dhënë këtij ansambli ndër dekada në skenat botërore’-rrëfen me të folurën e tij të ngadaltë mjeshtri i valles sonë kombëtare.

Vallet shqiptare, të të gjitha krahinave janë unike thotë mjeshtri, andaj edhe jo vetëm që duhen ruajtur, por duhet që kjo traditë të shkojë përpara…çka duket se prej gati një çerek shekulli nuk ndodh! ‘Ka kujtesa, ja si kjo që bëjnë për mua në këtë 50 vjetor të debutimit në skenë, por nuk është në ato nivele që duhe. Duhet t’i qëndrohet më afër këtyre ngjarjeve historike të këngës dhe valles shqiptare. Më duket se duhet punuar më shumë dhe duhet dhënë një injeksion për t’i vlerësuar më shumë, për të mos i lënë të varfea siç po ndodh në këto kohë. Me kërcimin shqiptar s’mund të krahasohet asnjë lloj kërcimi koreografik në botë’-thotë Mjeshtri i Madh i skenës.

Atë e veçojnë për ‘Vallen e Shqipes’…s’ka se si të ndodhë ndryshe…!
Zekthi na rrëfen: ‘Vallja titullohet, ‘Luftëtarët e Lirisë’ por populli tani i thotë ‘Vallja e Shqipeve’…nuk mendoj se kam bërë ndonjë gjë të madhe për shqiptarët, por çdo shqiptari i kam futur një shqiponjë në shpirt. Kjo është kënaqësia ime e madhe, kjo është ajo që kam bërë unë me vallen e shqipeve’.

Koncerti recital me krijimtarinë 50-vjeçare të mjeshtrit të valles shqiptare, Besim Zekthi mbahet këtë 4 shkurt në orën 19.00 në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, për këdo që do të ndjejë peshën e trashëgimisë që është mbartur ndër shekuj../bw/

Shumë të prekur nga kanceri

0

SpitaliFieritDita Botërore Kundër Kancerit e gjenë Kosovën me 735 persona të prekur nga kanceri vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2013, dhe me mungesë të barnave për trajtim. Mosha më e shpeshtë tek femrat mbetet ajo 55 vjeçare, dhe 68 te meshkujt.
Kështu tregojnë statistikat që posedon Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ku po vazhdojnë të lajmërohen numër i madh i personave të prekur nga kjo sëmundje.

KosovaPress ka vizituar dje këtë repart në të cilin ka gjetur pacientë që tregonin se barnat për trajtim po i’u mungojnë dhe shpeshherë po duhet të shpenzojnë vetë për t’i siguruar ato.

I prekur nga kanceri në mushkëri, Hysni Shala nga fshati Brojë ka ardhur t’u trajtuar në QKUK. Ai ka thënë për Kosovapress se është shumë i pakënaqur nga gjendja që është në QKUK.

‘Kushtet janë shumë të këqija, është fjala menaxhimi prej drejtorit nuk është në rregull, arsyeja është se nuk e ka stafin sa duhet……ka mbetur vetëm një motër ajo endet atë anë endet këtë anë, një mjek, thirr andej, thirr këndej…..fajet i ka menaxheri i spitalit kush është ai Behxhet Osmani……Shumicën i blejmë, kur ka si blejmë, këtë herë ka pas, por një të premte nuk më ka shkuar hiç mirë, deri në 400 euro i kam ble’, ka thënë ai.
Edhe Florije Hamza, nënë e tre fëmijëve, 40 vjeçare, vuan nga kanceri në veshkë tash një vit e gjysmë.

Ajo pa dashur të dalë para kamerave, rrëfen për KosovaPress se ka dy muaj që pret terapinë.

Hamza thotë se barnat janë shumë të shtrenjta dhe ajo nuk ka mundësi t’i sigurojë vet ato, andaj pret tash dy muaj që t’ia sjellin.

Por, Florija vazhdon të jetë optimiste. Ajo porositë të gjitha gratë e prekura nga kjo sëmundje që mos të humbin shpresën për shërim.
Ndërsa, Destan Azemi, onkolog në QKUK, thotë për KosovaPress se, Instituti i Onkologjisë ofron çdo gjë falas për pacientët që kurohen aty.
‘Në Institutin e Onkologjisë nuk paguhet asnjë send, as vizita, as puna laboratorike, as inçizimet as terapia, absolutisht, këto janë krejt falas edhe tjerave ditë, sepse vet natyra e punës e bënë që Ministria e ka rregulluar me ligj këtë punë, nuk kemi çka me fol për çmime, gjithçka është falas’, ka thënë ai.

Sa i përket numrit të pacientëve, Azemi ka thënë se fillimisht nuk ka qenë numër i madh, pasiqë pjesa më e madhe ka shkuar në Shkup dhe Tiranë. Por ai thekson se tani numri është rritur dukshëm.

Ai ka thënë se, gjatë vitit të kaluar kanë pasur 24 mijë vizita, 725 prej tyre që shkonin për të parën herë.

Ai porositë të gjithë njerëzit që një herë në 6 muaj të vizitohen në qendrat spitalore.

Lloji më i përhapur i kancerit mbetet ai i gjirit tek femrat, ndërsa tek meshkujt ai i mushkërive. Kështu bënë të ditur Faik Hoti, zëdhënës për informim në Ministrinë e Shëndetësisë.

‘Në bazë të raportit që e posedon Instituti Kombëtar i shëndetit publik, janë disa kategori që veçohen me incidencë më të theksuar. Në këtë aspekt si më të theksuar janë karcinomat, apo neoplazmat malinje të gjirit, pastaj vijnë melanomat apo neoplazmat malinje të lëkurës, vijnë pastaj llojet e tumoreve dhe kancerëve të traktit digjitiv, ndërsa në vendin e katërt janë të renditura sëmundjet kancerogjene që prekin traktit respirator’, ka thënë ai.
Ndërsa, për rastet që trajtohen jashtë vendit, Hoti ka thënë se, vitin e kaluar kanë qenë vetëm 22 rate që janë rekomanduar nga Instituti i Onkologjisë për trajtim jashtë vendit.

Ai, gjithashtu thekson se mamografia mund të bëhet përveç në QKUK, edhe në spitalin e Pejës, atë të Prizrenit, Gjakovës e Gjilanit. Derisa thotë se në spitalin eMitrovicës, pritet të funksionalizohet një mamograf.

Sipas Hotit, një shërbim që i ka munguar Kosovës ka qenë aplikimi i radioterpisë në sektorin publik dhe tanimë edhe kjo është funksionalizuar vitin që shkoi, ku deri më tani eksitojnë mbi 3200 procedura të radioterapisë që janë aplikuar në Onkologji.
Sot, në Ditën Botërore Kundër Kancerit, Shoqata e Kosovës KundërKancerit thekson se do të japë kontributin e saj brenda mundësive që kanë.

Xhavit Bicaj, profesor i Radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë dhe njëri ndër themeluesit e kësaj shoqate, thotë për KosovaPress se kanë vendosur që nga nesër të funksionojnë si ndërmjetësues mes pacientëve dhe MSH-së. Sipas tij, kjo është një përpjekje për t’iu ndihmuar të prekurve nga kjo sëmundje.
‘Ne si shoqatë kemi vendosë që prej nesër e tutje të jemi edhe avokatë të familjes, gjegjësisht familjarëve dhe të prekurve nga sëmundjet malinje, dhe të gjithë ata që kanë problem dhe që mund të ndërmjetësojmë kushtimesh them të jemi një urë lidhëse në mes të shoqërisë civile, mes familjarëve dhe pacientëve dhe institucioneve tona këtë rast ministrisë. Ne do të bëjmë të pamundurën të jemi avokat i pacientëve dhe familjeve që janë të goditura nga kjo e keqe’, thotë ai.
Ndryshe, sipas MSH-së, vitin e kaluar 23% e buxhetit të të gjitha barnave, i është dedikuar sëmundjes së kancerit.

Rektori Gashi u avancua me një raport të kamufluar

0

IbrahimGashi-rektori UPAvancimi akademik i Ibrahim Gashit është mbështetur në një raport që përmban kontradikta.

Në të diku i janë prezantuar rektorit tri punime shkencore, diku tjetër katër e diku pesë. Tri punimeve të publikuara në Indi u precizohet emri i revistës, e dy të tjerave jo. Raporti thotë se Gashi “është studenti më i dalluar” dhe “pionier në fushën e studimeve të historisë bashkëkohore”.

Dokumenti ishte hartuar nga Selim Daci. Në të formalisht kishin vënë firmat Gazmend Rizaj e Karl Kaser. Rizaj thotë ta ketë bërë këtë gjest me inerci, shkruan Koha Ditore.

Për ta merituar gradën profesor i rregullt duhet publikuar minimum pesë punime shkencore në revistat me recension ndërkombëtar, e Gashi nuk e kishte publikuar asnjë.

Komisioni ishte treanëtarësh, por vetëm njëri e kishte hartuar.

Të gjithë kontributin në të e kishte dhënë profesori Selim Daci, i cili ishte edhe kryetar i komisionit.

Dy vetë tjerë, Gazmend Rizaj dhe Karl Kaser, vetëm kishin vënë nënshkrimet sa për formalitet.

Rizaj thotë ta ketë dhënë nënshkrimin me inverci, Kaser nuk ka dashur të deklarohet derisa Daci prej kohësh ka thënë se qëndron pas gjithë përmbajtjes së dokumentit.

 

MPB dënohet me 113 mijë euro për municion

0

ArmaMinistria e Brendshme do të duhet t’ia paguajë mbi 113 mijë euro një kompanie gjermane të municionit. Vonesa e pranimit të një sasie municioni në vitin 2010 i ka kushtuar Ministrisë së Brendshme me një padi në gjyq nga e cila është e detyruar që kompanisë “Nowar Security Equipment GMBH” nga Gjermania t’ia paguajë shumën prej 113 mijë e 327 euro,shkruan Tribuna

Kështu kishte vendosur Gjykata Ekonomike e Prishtinës në vitin 2011 e në dhjetor të vitit që shkoi këtë vendim e ka konfirmuar edhe Gjykata e Apelit. Në këtë të fundit ishte ankuar e paditura Ministria e Punëve të Brendshme e cila kishte pretenduar se është vendim jo i drejtë dhe janë shkelur procedurat e dispozitave ligjore. Pasi e ka shqyrtuar ankesën Gjykata e Apelit ka vendosur në favor të kompanisë gjermane e cila në këtë rast ishte në cilësinë e paditësit.

Kompania në fjalë dhe MPB kanë lidhur kontratë në shtator të vitit 2009 për furnizim me municion pasi që deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës këtë të drejtë e kishte vetëm UNMIK-u. Afati për liferimin e mallit ishte më 30 nëntor të atij viti me obligim që kompania ta lajmërojë Ministrinë tri ditë para arritjes së mallit.