8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

BD: I pandehuri Muja, po vazhdon të degradojë Prizrenin

 

BD.2Bashkimi Demokratik e konsideron si të pa pranueshme dhe shumë shqetësuese situatën e rëndë politike dhe institucionale që është krijuar në qytetin e Prizrenit.
“Për disa muaj rresht çdo gjë është e bllokuar dhe jo funksionale, për rezultat ka gjendjen e mjerueshme në arsim, shëndetësi, administratë publike, vazhdimin e degradimit urbanistik, papastërtinë e madhe në qytet, mungesën e ndriçimit publik në pjesën dërmuese të qytetit”, thuhet në komunikatën e BD-së.
“Kjo situatë vjen si rezultat i të “zgjedhurit” kryetar kukull”

“ I pandehuri Ramadan Muja i cili pritet së shpejti të shkojë edhe në burg vazhdon të jetë ofendimi më i rëndë që i behët qytetit të Prizrenit si njeri i pa aftë në të gjitha segmentet, i cili e ka sjellë Prizrenin në gjendjen më të rëndë sikur asnjëherë më parë edhe për arsye se vasaliteti i treguar ndaj para politikës partiake të tij ka lënë qytetin edhe pa drejtues politik sepse ardhja në këtë pozicion në zgjedhjet e fundit lokale në mënyrë të pa ndershme duke blerë votën e qytetarëve të cilët qeveria e Hashim Thaçit i ka sjellë buzë greminës, si dhe duke manipuluar me një pjesë tjetër të elektoratit si “partner”, e që në fakt nuk ka qenë partneritet për të qeverisur qytetin tonë por partneritet i klaneve të caktuara mafioze”

“ Bashkimi Demokratik duke qëndruar si para rojë i mbrojtjes të interesave të qytetarëve do të vazhdoj të luftoj publikisht krimin dhe korrupsionin si dhe anarkinë në qeverisjet e dy niveleve si lokale ashtu edhe qendrore për arsye të obligimit që ka ndaj votuesve dhe qytetarëve të Prizrenit dhe Kosovës”.

“Duke përcjell me vëmendje situatën politike Bashkimi Demokratik këtë muaj fillon përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare si dhe për atë që pritet të ndodhë së shpejti për zgjedhjet për Kryetarë Komune në Prizren për arsye se i pandehuri për krim dhe korrupsion Ramadan Muja do të shkon aty ku e ka vendin”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit