18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Rikthehet Besim Zekthi…në skenë krijimtaria e gjysmë shekulli

Besim ZekthiKa shkuar gjysmë shekulli nga debutimi i atij që do të shndërrohej në personifikim të valles shqiptare. Sot, Mjeshtri Besim Zekthi ndjek me kërshëri çdo lëvizje të trupës së Ansamblit dhe nuk ngurron aspak të kërkojë lëvizjet që do të shohë në skenë ndërsa provat për koncertin recital me krijimtarinë e tij, vijojnë me intensitet. Me emocione që s’ka pse t’i fshehë, Besim Zekthi tregon keqardhje që vallet e kombit tonë, janë kaq pak prezente në skenën kombëtare!

‘Është shumë prekëse, është një ndjenjë përtëritjeje të rikujtoj ato ritme të cilat për 40 vjet me radhë i kam ekzekutuar vetë, me këmbët e mija…e që tani i rikujtoj këtu ndërsa shoh valltarët e rinj të interpretojnë të njëjtat valle. Tingujt e daulles, të fyejve, të instrumentave popullorë krijojnë një pasuri shpirtërore. Këto ngjarje duhet të jenë më të shpeshta sepse ka nevojë populli, kombi ka nevojë për krijimtarinë e tij, sidomos për vallet. Të gjitha shtetet Ballkanike kanë folklor por është tepër e veçantë kultura dhe folklori i kombit tonë dhe këtë e kanë dëshmuar disa dhjetra çmime të cilat i janë dhënë këtij ansambli ndër dekada në skenat botërore’-rrëfen me të folurën e tij të ngadaltë mjeshtri i valles sonë kombëtare.

Vallet shqiptare, të të gjitha krahinave janë unike thotë mjeshtri, andaj edhe jo vetëm që duhen ruajtur, por duhet që kjo traditë të shkojë përpara…çka duket se prej gati një çerek shekulli nuk ndodh! ‘Ka kujtesa, ja si kjo që bëjnë për mua në këtë 50 vjetor të debutimit në skenë, por nuk është në ato nivele që duhe. Duhet t’i qëndrohet më afër këtyre ngjarjeve historike të këngës dhe valles shqiptare. Më duket se duhet punuar më shumë dhe duhet dhënë një injeksion për t’i vlerësuar më shumë, për të mos i lënë të varfea siç po ndodh në këto kohë. Me kërcimin shqiptar s’mund të krahasohet asnjë lloj kërcimi koreografik në botë’-thotë Mjeshtri i Madh i skenës.

Atë e veçojnë për ‘Vallen e Shqipes’…s’ka se si të ndodhë ndryshe…!
Zekthi na rrëfen: ‘Vallja titullohet, ‘Luftëtarët e Lirisë’ por populli tani i thotë ‘Vallja e Shqipeve’…nuk mendoj se kam bërë ndonjë gjë të madhe për shqiptarët, por çdo shqiptari i kam futur një shqiponjë në shpirt. Kjo është kënaqësia ime e madhe, kjo është ajo që kam bërë unë me vallen e shqipeve’.

Koncerti recital me krijimtarinë 50-vjeçare të mjeshtrit të valles shqiptare, Besim Zekthi mbahet këtë 4 shkurt në orën 19.00 në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, për këdo që do të ndjejë peshën e trashëgimisë që është mbartur ndër shekuj../bw/

Më Shumë

Sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”

Në Prizren sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”. Në panairin e sivjetmë do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut...

Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës. Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet...

Lajmet e Fundit