19.6 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 8406

Prizreni humb maestron e fizarmonikës

0

RexhepKaraçi-fizarmonicistFizarmonicisti i tri regjimeve, maestro Rexhep Karaçi, ka vdekur të premten (dje) në Prizren. Ai ka qenë në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas vetes një karrierë të bujshme prej muzikanti, që ka zgjatur më se shtatë dekada. Mjeshtri Karaçi njihej edhe si fizarmonicisti i parë Radios së Prizrenit, respektivisht Prishtinës.

“Prizreni dhe Kosova kanë humbur një person me kulturë të lartë, një mjeshtër të vërtetë të muzikës që rrjedh nga një familje me traditë muzikore dhe i cili ka qenë i respektuar kudo ku ka bërë muzikë”, ka thënë violinisti Kastriot Marku, me të cilin Karaçi ka bashkëpunuar prej viteve ‘90, shkruan Koha Ditore.

Sipas tij, kultura muzikore e Prizrenit ka mbetur pa një margaritar, pasi që maestro Karaçi ka qenë një fizarmonicist i kalibrit të lartë, që gjatë 70 vjetëve të aktivitetit ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës vendore e ndërkombëtare.

Gjykimi i kosovarit të akuzuar për terrorizëm, në maj

0

SamiOsmankacNjë gjykatës federal amerikan caktoi për në muajin maj fillimin e gjykimit të kosovarit Sami Osmankaç, i akuzuar për përgatitjen e një sulmi terrorist në Tampa të shtetit amerikan Florida.

Sami Osmankaç, shtetas amerikan i natyralizuar, është arrestuar në janar të vitit 2012 pas një operacioni të FBI’së. Ai akuzohet se ka bërë përpjekje të përdorë armë të shkatërrimit në masë dhe posedimin e një automatiku të paregjistruar.

Autoritetet thonë se Osmankaç planifikoi ta sulmojë një pikë të frekuentuar të natës dhe më pas të marrë pengje në mënyrë që të kërkojë lirimin e të burgosurve myslimanë. FBI thotë se posedon një videoxhirim të cilin Osmankaç e kishte bërë për ta publikuar pas bombardimit.

Gjykatësja e Gjykatës së Distriktit postoi të premten një njoftim në listën e çështjeve gjyqësore se procesi gjyqësor ndaj Osmankaçit do të fillojë më 27 maj, transmeton lajmi.net.

Gjykimi ndaj tij ishte caktuar të fillojë në tetor të vitit të kaluar, por ishte shtyrë pasi mbrojtja kishte ngritur shqetësime rreth kompetencës mendore të të akuzuarit. Megjithatë një ekspert i angazhuar nga Gjykata arriti në përfundimin se Sami Osmankaç është I aftë të qëndrojë në gjykim.

Me rezolutën 1244, statusi i padefinuar

0

Thaci-OKBDrejtuesit e institucioneve të Kosovës dhe njohësit e integrimeve evropiane kanë thënë se Serbia do të kushtëzohet që ta njohë Kosovën si shtet sovran para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, shkruan Zëri.

Ky qëndrim i tyre është si reagim ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer, i cili ka thënë se Serbisë nuk do t’i kërkohet që ta njohë Kosovën në një të ardhme të afërt dhe se pa njohjen e Rusisë dhe të Serbisë, statusi i Kosovës është i padefinuar.

Njohësit e së drejtës ndërkombëtare thonë se deklarata e ambasadorit gjerman për çështjen e statusit të Kosovës është e saktë, edhe pse kjo është e dhimbshme për Kosovën.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, është përgjigjur shkurt duke u shprehur i bindur se njohja e Kosovës do të jetë kusht për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e BE-së.

Dorëheqja e Rektorit nuk vihet më në pyetje

0

RektoriatiNjë grup i studentëve u mblodhën të premten para dyerve të Rektoratit, duke kërkuar dorëheqjen e Rektorit Ibrahim Gashi.

Arsyet e kësaj proteste kanë të bëjnë me aferat e fundit, që kanë implikuar profesorë dhe anëtarë të tjerë të stafit menaxhues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Arben Hajrullahu, që ka qenë mjaft kritik për ndodhitë e fundit në UP, në një deklaratë për lajmi.net, thotë se më nuk duhet të shtrohet pyetja se a duhet që Rektori të japë dorëheqje, por duhet diskutuar mënyra se si do të vazhdohet puna me njerëz më kompetentë në krye të UP’së.

“Unë mendoj që nuk është më pyetja e duhur që a duhet të japë (Rektori Ibrahim Gashi) dorëheqje apo jo. Unë mendoj që po”, thotë Hajrullahu në pyetjen se a duhet Rektori Ibrahim Gashi të japë dorëheqje.

“Por duhet të jetë ajo që të diskutohet për mënyrën me qëllim që institucioni të vazhdojë të udhëhiqet nga njerëzit e ardhshëm më kompetentë dhe më të ndershëm, posaçërisht sa i përket çështjeve akademike, që nuk shkaktojnë skandale të quajtura të tipit indian”.

Profesor Hajrullahu thotë se ka shumë persona që janë përgjegjës për gjendjen në të cilën është aktualisht UP’ja. Njëri prej tyre, sipas tij, është edhe menaxhmenti aktual.

“Ka më shumë se sa një përgjegjës por definitivisht ndër përgjegjësit kyç për këtë gjendje është menaxhmenti aktual”.

Arben Hajrullahu thotë të jetë njoftuar përmes medieve për protestën e sotme dhe se nuk ka marrë pjesë në të pasi që nuk është student. Ai thotë se po të ishte student i Universitetit të Prishtinës do të reflektonte në atë se a do të merrte pjesë.

“Sikur të isha student i Universitetit të Prishtinës me siguri do të reflektoja a do t’i bashkëngjitesha protestës a jo. Por, unë tashmë jam në një pozitë tjetër, jam mësimdhënës”.

“Për protestën e studentëve dhe unë jam njoftuar për këtë prej mediave. Ndër të tjera unë në atë kohë kam pasur edhe provime”.

Sipas Hajrullahut, forma më e mirë për të zgjedhur këtë problem nuk janë protestat por ky problem duhet adresuar në organet kompetente.

“Unë për këtë temë jam prononcuar më shumë se një herë, por besoj që kjo gjë do të duhej të ndodhte përmes organeve kompetente”.

“Por studentët dhe çdo kush tjetër e ka dhe duhet ta ketë lirinë e shprehjes, përfshirë edhe lirinë e protestës”, ka thënë Arben Hajrullahu.

Selimi: Jemi Vetëvendosje, s’jemi AAK

0

RexhepSelimi-vvDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka thënë sekretarit të përgjithshëm të AAK-së, Blerim Ramdani, se kjo lëvizje nuk është si Aleanca.

“Nuk i mbështesim PDK-në e as Qeverinë në negociata me Serbinë. Nuk kemi nënkryetar të paguar nga Qeveria si koordinatorë në negociata me Serbinë. Nuk i votojmë Qeverisë ligjet diskriminuese në Kuvend sikur ai i Hoqës dhe i Qendrës Historike të Prizrenit. Nuk i kemi votuar ratifikimet e marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë. Nuk kemi asnjë koalicion me PDK-në në asnjë komunë”, ka thënë Selimi për Epokën e re.

Sipas tij, po sikur AAK-ja të ishte si Vetëvendosja, Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi do t’i takonte të kaluarës.

Selimi ka vlerësuar se Qeveria mund të ndihej komode po sikur të mos ekziston Vetëvendosja.

EULEX-i nuk u beson mjekëve të QKUK-së

0

EULEX-kosoveMisioni europain për sundimin e ligjit në Kosovë me letra nuk u beson mjekëve kosovarë QKU’së që ti bëjnë kontrollet e të burgosurve të këtij misioni që trajtohen në këtë institucion.

Koha Ditore shkruan se e ka parë një dokument të EULEX’it që parasheh që të burgosurit të trajtohen edhe nga mjekët e misionit EULEX.

Deri tash, sipas mjekëve, një gjë e tillë nuk po ndodh. Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt për një mandat të tretë, dhe njëherit i burgosur i EULEX’it nën dyshimin që ka kryer krime lufte, po kurohet vetëm nga mjekët kosovarë të QKU’së.

Prorektori Bexheti: S’ka krizë në UP, jam mik me Thaçin e Veselin

0

NuriBexheti-prorektor UPNë një bisedë të gjatë në Interaktiv të KTV-së, Nuri  Bexheti ka thënë se nuk sheh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje rektori Ibrahim Gashi, pasi që sikur edhe “edhe shumë shkencëtarë të tjerë të mëdhenj nëpër botë kanë botuar nëpër revista të rreme”.

I pyetur për të treguar cilët janë këta shkencëtarë të mëdhenj, Bexheti nuk ka pasur asnjë përgjigje.

Prorektori Bexheti ka thënë se studentët e kanë mundësinë që t’u dëgjohet zëri i tyre në organet e ndryshme në Universitet, transmeton Koha.

Bexheti ka thënë se e ka mik të mirë ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli dhe akoma mik më të mirë kryeministrin Thaçi, por ka mohuar se ka qenë ndonjëherë pjesë aktive e SHIK-ut.

Ish-këshilltar politik i dy ministrave të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe Ramë Buja, Bexheti e ka pranuar se është dënuar me 1000 Euro për mosdeklarim të pasurisë, por kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik.

Gashi: Rektori po e mashtron opinionin

0

QendrimGashi-matematicient

Profesori i Matematikës në UP, Qëndrim Gashi e ka vazhduar polemikën e Rektorin Ibrahim Gashin, për të cilin ka thënë se është në panik.

Ai ka thënë se Rektori Gashi, në intervistën e dhënë në RTK, ka mashtruar qytetarët e Kosovës.

“Brenda pak minutave në RTK, Rektori Gashi tenton të na mashtrojë prapë.
1. Ai tha se më ka emëruar mua Kryetar të Aleancës Franceze. Kjo është e pavërtetë. Unë jam zgjedhur nga Kuvendi i anëtarëve në vitin e kaluar, ku ai s’është as anëtar. Aleanca është OJQ dhe nuk ka mundësi të emërohet Kryetari e sidomos jo prej dikujt që as nuk ka lidhje me të.
2. Rektori Gashi tha se debati nuk ka të bëjë me vlerën e punimeve. Pikërisht vlera e punimeve po kontestohet sepse historiani me punimin “Mineralet dhe menaxhimi i tij” mund të jetë vetëm sharlatan, por jo edhe historian. Z. Rektor si duket qenka në panik”, ka reaguar Qëndrim Gashi në Facebook.

Ish-aktivisti i VV-së kujton komunstin rus Lenin

0

RronGjinovciDikur përvjetorët e vdekjes apo të lindjes së tij shoqëroheshin me manifestime të mëdha në Shqipëri dhe Jugosllavinë komuniste.

Por ka kohë që ai është harruar nga shqiptarët. Bëhet fjalë për Leninin, Vladimir Ilic-Leninin.

Megjithatë, është dikush që nuk e ka harruar; ai është Rron Gjinovci, ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje që mbahet mend për aksionin e tij të ngjyrosjes së Rektorit Mujë Rugova.

Më datën 21 janar, atë ditë kur rrjetet sociale vlonin nga fotot dhe mesazhet përkujtuese për vdekjen e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Rron Gjinovci ka kujtuar Lenin përmes një postimi në Facebook.

“21 janar 1924, vdes Vladimir Iliç – Lenin. Na ke mësu gjana me vlerë, shok”, shkruan Gjinovci, raporton Tribuna.

RronGjinovci kujton Leninin

Gashi: Kërkesa për dorëheqje time është banale

0

IbrahimGashi-rektori UPRektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, dhe një kërkesë të tillë, siç thotë, “e bërë nga rreth 30 persona në një komunitet prej rreth 60 mijë studentësh”, është banale.

Ai ka thënë se ka shumë shkencëtarë të mëdhenj të huaj, që kanë rënë në lajthitje nga revistat virtuale. Gashi thotë se është kontestuar revista dhe jo punimet e tij.

“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje sepse është banale kërkesa, dhe vjen prej një grupi të caktuar njerëzish të cilët e kanë pasë gjithmonë derën qelë nga ky menaxhment për të kontribuar në të mirën e universitetit”, ka thënë Gashi për RTK-në.

Ai thotë se kritikat po vijnë nga profesor brenda UP-së, të cilëve u është dhënë hapësirë e mjaftueshme për kontribut në UP.

“Janë dy profesorë që e kanë ngritur këtë problem, dhe unë mund t’i them edhe me emër që ata janë pjesë e forumeve. Qëndrim Gashi është pjesë e Këshillit Botues dhe është i emëruar nga unë si udhëheqës i aleancës franceze në Fakultetin Filologjik; Popovci është anëtar i Këshillit të Shkencës dhe Hajrullahu ka pasë mbështetjen time të vazhdueshme, të cilën e ka keqpërdorë skajshëm”, ka thënë Gashi.

Ndërkohë Gashi, ka kritikuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, për inicimin e diskutimit për UP-në në Parlamentin e Kosovës. Ai ka thënë se megjithëse e kupton se jemi në vit zgjedhor, partitë politike duhet të rrinë larg universitetit “Hasan Prishtina”./KP/