Gjykimi i kosovarit të akuzuar për terrorizëm, në maj

SamiOsmankacNjë gjykatës federal amerikan caktoi për në muajin maj fillimin e gjykimit të kosovarit Sami Osmankaç, i akuzuar për përgatitjen e një sulmi terrorist në Tampa të shtetit amerikan Florida.

Sami Osmankaç, shtetas amerikan i natyralizuar, është arrestuar në janar të vitit 2012 pas një operacioni të FBI’së. Ai akuzohet se ka bërë përpjekje të përdorë armë të shkatërrimit në masë dhe posedimin e një automatiku të paregjistruar.

Autoritetet thonë se Osmankaç planifikoi ta sulmojë një pikë të frekuentuar të natës dhe më pas të marrë pengje në mënyrë që të kërkojë lirimin e të burgosurve myslimanë. FBI thotë se posedon një videoxhirim të cilin Osmankaç e kishte bërë për ta publikuar pas bombardimit.

Gjykatësja e Gjykatës së Distriktit postoi të premten një njoftim në listën e çështjeve gjyqësore se procesi gjyqësor ndaj Osmankaçit do të fillojë më 27 maj, transmeton lajmi.net.

Gjykimi ndaj tij ishte caktuar të fillojë në tetor të vitit të kaluar, por ishte shtyrë pasi mbrojtja kishte ngritur shqetësime rreth kompetencës mendore të të akuzuarit. Megjithatë një ekspert i angazhuar nga Gjykata arriti në përfundimin se Sami Osmankaç është I aftë të qëndrojë në gjykim.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit