24.7 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
Home Blog Page 8409

Gjatë fundjavës bien temperaturat

0

BoraDeri në 11 gradë celsius, ka arritur temperatura në dy ditët e para të kësaj jave dhe njësoj do të jetë deri në fundjavë, pra të shtunën, kur pritet të bien temperaturat deri në minus 6 gradë celsiusë.
Janari, të cilit po i vjen fundi do sjellë ende ditë të ngrohta, me gjithë vranësirat do ketë ditë edhe me diell. Për të enjten paralajmërohet ditë e tillë, me temperatura deri në 9 gradë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK)bënë me dije se gjatë ditës ka mbajtur mot me vranësira dhe vende –vende me riga shiu.

“Për ditët e ardhshme vazhdon situata meteorologjike të mbetët jo stabile. Fushat me presion të ulët që janë stacionuar mbi vendin tonë do të kushtëzojnë një mot të ndryshueshëm me reshje shiu të cilat do të jenë më intensive në fundjavë. Temperatura më e ulët do të luhatet nga 2-3 gradë celsius, kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 8 gradë celsius. Ditën e shtune e tutje do të kemi ulje të temperaturave nga minus 6 gradë celsius, ajo më e ulëta, deri në 2 gradë maksimalja e ditës”, thuhet në njoftimin e IHK-së. /

Kryeziu: Nuk jam në dijeni për peticionin e dorëheqjes

0

Eqrem KryeziuuKryetari i Degës së LDK-së, Eqrem Kryeziu nuk është në dijeni për peticionin që nëndegët kanë bërë për dorëheqjen e tij.
“Janë nisma të llojllojshëm klandestine. Këto janë në vazhdën e disa përpjekjeve të njerëzve të caktuar .Ata nuk kanë arsye ta fshehin peticionin,sepse rendi ka qenë ta sjellin te unë”, ka thënë Kryeziu për Zërin.

Shumica e delegatëve të nëndegëve të LDK-së po kërkojnë dorëheqjen e Eqrem Kryeziut nga pozita e kryetarit të degës në Prizren. Ata janë të pakënaqur me Kryeziun, sidomos pas humbjes së tretë përballë Ramadan Mujës.

Nga dega e LDK-së në Prizren deri më tani 57 delegatë nga 101 sa i ka LDK në Prizren kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeziut. Po ashtu nga 45 nëndegë , 34 kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeziut.

Në UPZ, nesër organizohen zgjedhjet për Parlamentin Studentor

0

UPZNë Univerzitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, nesër do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Studentor dhe Këshilla të Studentëve.

Sekretari i Përgjithshëm i UPZ-së, Adem Sallauka, njëherësh kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor,fton të gjithë studentët që të dalin në numër sa më të madh në këto zgjedhje.
“Kto zgjedhje janë të parat në këtë Universitet .Nga këto zgjedhje do të dalin përfaqësuesit e studentëve që do përfaqësojnë studentët e UPZ-së në nivel të Universitetit dhe në nivel të njësive akademike 2014-2016”.

“Pjesëmarrja e studentëve në zgjedhje është jashtëzakonisht e rëndësishme pasi që përmes këtij procesi ata bëhen pjesë e vendimmarrjes në Universitetin e Prizrenit”.
“Të gjithë studentët e rregullt dhe më korrespodencë kanë të drejtë të votojnë, duke pasur me vete në ditën e votimit Indeksin ose ID”/PrizrenPress.com/

Caritas Kosova dhe Komuna e Malishevës do të vazhdojnë mbështetjen në shëndetësi

0

1150Komuna e Malishevës dhe Caritas Kosova, do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë në Malishevë, në vazhdimin e projektit për përkujdesjen shëndetësore shtëpiake.

Kështu janë pajtuar sot Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtari i Caritas Kosova, Pal Baftijaj, në takimin e mbajtur sot në zyrën e Kryetarit të Komunës.

Kryetari Begaj, me këtë rast, ka falënderuar Caritas Kosova, për bashkëpunimin e mirë dhe për ndihmën e dhënë në projektin për përkujdesjen shëndetësore shtëpiake, si dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e këtij projekti të përbashkët edhe në këtë vit.

Begaj e Baftijaj përveç se janë dakorduar për vazhdimin e këtij projekti dhe janë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim edhe në fusha tjera./PrizrenPress.com/

 

OSBE premton angazhim në Rahovec

0

IdrizVehapi dhe OSBEKryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi ka prit në një takim njohës përfaqësuesen e OSBE-së për regjionin e Prizrenit, Sara Bonotti.

Vehapi informoi përfaqësuesit e OSBE-së për gjendjen aspak të volitshme financiare të komunës së Rahovecit, duke cekur shumat e mëdha të borxheve ekzistuese, kontratat e papërfunduara, si dhe një mori çështjesh që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e projekteve komunale.

Duke ju përgjigjur interesimeve të OSBE-së për përfaqësimin e femrave në vendimmarrje, Vehapi tha se ‘në këtë drejtim po bëhen përpjekje për gjetjen e femrave që janë të gatshme të marrin përgjegjësi institucionale dhe nuk do të pajtohet vetëm në përmbushjen e kuotës ligjore sa për formalitet’.

Vehapi informoi edhe rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjë që do të sigurojë bashkëpunim më të mirë në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Po ashtu u potencua nevoja e funksionalizimit të Këshillit të Hoçës së Madhe, si dhe intensifikimit të kontakteve institucionale me përfaqësuesit e komunitetit serb, përfaqësuesve të komunitetit RAE, me qëllim të krijimit të një klime të besimit të ndërsjellë. Kjo, u tha në takim, do të ndikojë edhe në interesimin e investitorëve të ndryshëm për të investuar kapitalin e tyre në komunën e Rahovecit.

Në këtë funksion duhet të ketë bashkëpunim sa më të sinqertë me grupet e ndryshme të interesit dhe konsolidim të organeve të Kuvendit të Komunës.

Ndërkaq Bonotti fillimisht uroi që kryetari Vehapi të ketë sukses në misionin e tij në Rahovec, duke potencuar faktin se Rahoveci vazhdon të mbetet në fokus të interesimeve të OSBE-së, për shkak të specifikave që ka. Ndër të tjera Bonotti u interesua për shumë çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e administratës komunale dhe të Kuvendit, përfaqësimin e femrave në ekzekutivin e komunës, pjesëmarrjen e pakicave në jetën institucionale e publike, si dhe për mundësitë që ka Komuna e Rahovecit për të përmbushur pritjet e qytetarëve të kësaj komune.

Në fund Sara Bonotti, shtoi se do të angazhohet, në kuadër të mundësive dhe përgjegjësive të OSBE-së, që të promovojë Rahovecin si komunë të qetë dhe me mundësi të mëdha të zhvillimit të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. /PrizrenPress.com/

Nderohet Rugova në 8-vjetorin e vdekjes

0

LDK-homazhe te RugovaSot në tetë vjetorin e vdekjes së ish Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova me një varg aktivitetesh po kujtohet jeta dhe kontributi i tij. Anëtarësia e Lidhjes Demokratike dhe personalitete të tjera shtetërore kanë bërë homazhe te varri i tij.

Ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova është nderuar me homazhe nga personalitete të ndryshme nga jeta politike e vendit. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bashkë me veprimtarë të tjerë nga radhët e LDK kanë bërë homazhe tek varri i ku prehet trupi i tij në Velani. Mustafa e quajti Rugovën themelues të LDK-së dhe ideatorë të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Do të punojmë vazhdimisht që projektin e tij të pavarur për liri,pavarësi dhe demokraci ta ndërtojmë edhe më tutje në mënyrë që ky shtet të jetë shtet i cili do të punojë për qytetarët e Kosovës, dhe demokracia e cila do të kultivohet të jetë shembull i një demokracie evropiane”, tha ai, transmeton RTK.

Edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe të varri i presidentit Rugova. Ai tha se nderojnë kontributin e tij në shtet-ndërtimin e Kosovës.

“Jemi këtu si qeveri e Kosovës për të bërë nderime shtetërore për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, për të vlerësuar kontributin e tij në letërsi, në shkencë ,kontributin e tij të spikatur dhe politikën e tij shtet-formuese të Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Presidentin historik e ka nderuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se vepra e presidentit historik Ibrahim Rugova, ka qenë në shërbim të lirisë së vendit.

“Në nderim të veprës së tij, në shërbim të Kosovës, të shqiptarëve të lirisë sonte dhe në nderim të mesazheve të tij që ishin për një Kosovë evropiane”, tha ai.

Homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, kanë bërë edhe ish- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, lideri i AKR-së, Bexhet Pacolli, ai LDD-së Nexhat Daci si dhe personalitete të tjera nga jeta politike, familjarë dhe qytetarë.

S’ka agjendë politike me veteranët

0

AgimCeku5-30Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka thënë se është e padrejtë të fajësohet për mosangazhim komisioni qeveritar për verifikimin e veteranëve të UÇK-së.

“Është e padrejtë që fajësohet vetëm komisioni në drejtim. Çuditem se si fajësohet komisioni, sidomos nga anëtarët e vet. Ju e dini se ky komision ka qenë i formuar që dy vjet, por ka filluar të punojë kur e kam marr ta udhëheq. Edhe ky fakt nuk duhet harruar”, ka thënë Çeku në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka deklaruar se mungesa e ligjit për kategoritë e dala nga lufta është duke e prolonguar këtë proces. Çeku ka thënë se me miratimin e këtij ligji do të përshpejtohet procesi i verifikimit të veteranëve. Në këtë kontekst, Çeku ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka kurrfarë agjende politike me veteranët. “Nuk duhet të ketë askush dyshime se ka mungesë vullneti, se ka mungesë angazhimi apo ka agjendë politike. Asnjëra prej tyre nuk qëndron”, është shprehur Çeku.

Ai është zotuar se çështja e veteranëve të UÇK-së do të zgjidhet në mandatin e Qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi. “Jam i sigurt se kjo punë do të zgjidhet shpejt dhe në këtë mandat. Kjo nuk është punë vullneti, por çështje edhe e rrethanave objektive”, ka deklaruar Çeku.

Thaçi paralajmëron takim në mes dy qeverive Kosovë-Maqedoni

0

Thaci5-21Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur se e ka takuar ambasadorin e ri të Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe gatishmëri për bashkëpunim.

Kryeministri Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se nga ambasadori ka kërkuar që edhe Maqedonia të filloi me përgatitjet për takimin e përbashkët të dy qeverive.

“Kërkova nga Ambasadori Strashevski që t’i përcjell mesazhin kryeministrit Gruevski për përmbylljen e shpejtë të përgatitjeve për mbajtjen e mbledhjes se përbashkët të dy qeverive tona”, ka shkruar Thaçi.

Arrestohen dy persona në Prizren për prostitucion

0

PoliciaKS-prangatJanë arrestuar dy persona të dyshuar për prostitucion, dje në rrugën “Faik Konica” në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, ata janë kapur në një motel në flagrancë në kryerje të veprës penale.

“Njësiti policor ka arrestuar një femër shtetase e Republikës së Shqipërisë dhe një mashkull K/Shqiptar, pasi që të njëjtit në një motel janë kapur në flagrancë në kryerje të veprës penale”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari është dërguar në procedurë të përshpejtuar në gjykatë. /PrizrenPress.com/

Vdekje e dyshimtë në Prizren

0

Policia-crime sceneNjë person i moshës 55 vjeçare është gjetur i vdekur në Prizren. Policia thotë se bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë. I ndjeri ishte shpallur i humbur nga familja para pak ditësh.

Një person rreth moshës 55 vjeç, është gjetur i vdekur, në një shtëpi, e cila nuk ishte e meremetuar dhe e gatshme për banim, në Prizren.

Tashmë i ndjeri, kishte tre ditë që ishte shpallur si person i zhdukur nga familja e tij.

Policia, në njoftimin e saj thotë se bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë. Trupi është gjetur nga pronari i shtëpisë.

Mjeku nga Emergjenca e Spitalit Rajonal të Prizrenit ka konstatuar vdekjen ndërsa personeli nga Mjekësia Ligjore, me urdhër të prokurorit të shtetit e ka bartur trupin e pa jetë për autopsi në institutin e tyre.

“Grupi hetimor ka iniciuar rastin si vdekje e pa sqaruar dhe për ketë pret raportin nga Mjekësia ligjore për shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin Policisë. /PrizrenPress.com/