14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

OSBE premton angazhim në Rahovec

IdrizVehapi dhe OSBEKryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi ka prit në një takim njohës përfaqësuesen e OSBE-së për regjionin e Prizrenit, Sara Bonotti.

Vehapi informoi përfaqësuesit e OSBE-së për gjendjen aspak të volitshme financiare të komunës së Rahovecit, duke cekur shumat e mëdha të borxheve ekzistuese, kontratat e papërfunduara, si dhe një mori çështjesh që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e projekteve komunale.

Duke ju përgjigjur interesimeve të OSBE-së për përfaqësimin e femrave në vendimmarrje, Vehapi tha se ‘në këtë drejtim po bëhen përpjekje për gjetjen e femrave që janë të gatshme të marrin përgjegjësi institucionale dhe nuk do të pajtohet vetëm në përmbushjen e kuotës ligjore sa për formalitet’.

Vehapi informoi edhe rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjë që do të sigurojë bashkëpunim më të mirë në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Po ashtu u potencua nevoja e funksionalizimit të Këshillit të Hoçës së Madhe, si dhe intensifikimit të kontakteve institucionale me përfaqësuesit e komunitetit serb, përfaqësuesve të komunitetit RAE, me qëllim të krijimit të një klime të besimit të ndërsjellë. Kjo, u tha në takim, do të ndikojë edhe në interesimin e investitorëve të ndryshëm për të investuar kapitalin e tyre në komunën e Rahovecit.

Në këtë funksion duhet të ketë bashkëpunim sa më të sinqertë me grupet e ndryshme të interesit dhe konsolidim të organeve të Kuvendit të Komunës.

Ndërkaq Bonotti fillimisht uroi që kryetari Vehapi të ketë sukses në misionin e tij në Rahovec, duke potencuar faktin se Rahoveci vazhdon të mbetet në fokus të interesimeve të OSBE-së, për shkak të specifikave që ka. Ndër të tjera Bonotti u interesua për shumë çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e administratës komunale dhe të Kuvendit, përfaqësimin e femrave në ekzekutivin e komunës, pjesëmarrjen e pakicave në jetën institucionale e publike, si dhe për mundësitë që ka Komuna e Rahovecit për të përmbushur pritjet e qytetarëve të kësaj komune.

Në fund Sara Bonotti, shtoi se do të angazhohet, në kuadër të mundësive dhe përgjegjësive të OSBE-së, që të promovojë Rahovecin si komunë të qetë dhe me mundësi të mëdha të zhvillimit të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndërprerje të ujit të pijshëm në disa fshatra të Prizrenit, shkak dëmtimi i gypit

Kompania "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar konsumatorët se për shkak të dëmtimit të gypit cili e furnizon stacionin e pompave "SOZI" nga persona...

Arrestohet një person në Suharekë, gjuajti me armë në aheng

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Suharekë pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng. Rasti ka...

Lajmet e Fundit