Janë arrestuar dy persona të dyshuar për prostitucion, dje në rrugën “Faik Konica” në Prizren.
Sipas Policisë së Kosovës, ata janë kapur në një motel në flagrancë në kryerje të veprës penale.
“Njësiti policor ka arrestuar një femër shtetase e Republikës së Shqipërisë dhe një mashkull K/Shqiptar, pasi që të njëjtit në një motel janë kapur në flagrancë në kryerje të veprës penale”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari është dërguar në procedurë të përshpejtuar në gjykatë. /PrizrenPress.com/