21.6 C
Prizren
E martë, 29 Korrik, 2025
Home Blog Page 8410

Lunaçek kërkon pavarësi për gjyqësorin

0

Lunacek-KuciPavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit si dhe mbrojtja e dëshmitarëve, janë fushatë që duhet punuar më shumë.

Kështu ka këshilluar Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, që megjithë procesin e arritur në fushën e drejtësisë, sipas saj, duhet të reflektohet në të gjitha proceset.

Ndërsa, ministri Kuçi ka thënë se ndihma e misionit të BE-se është e nevojshme në formë të asistencës këshillëdhënëse për ngritjen e kapaciteteve në disa fusha specifike.

“Proceset e integrimeve evropianeduhet të intensifikohen dhe se Kosova është e gatshme t’i përmbush të gjitha obligimet”, ka thënë ai, transmeton Kosovapress.

Kurse, Eurodeputetja Lunaçek tha se kanë vërejtur progresin e shënuar në fushën e drejtësisë, gjë, që, sipas saj, duhet të reflektohet në të gjitha proceset.

“Megjithatë, ka disa fusha ku ende ka punë për të bërë në fushën e drejtësisë, përkatësisht në pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe mbrojtjen e dëshmitareve”, ka thënë ajo.

Ajo theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional, por edhe nevojën që EULEX-i dhe misionet e tjera të veprojnë në partneritet me institucionet e Kosovës.

LDK-ja nesër vendos për (mos)pjesëmarrjen në Kuvend

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Malishevë, nesër do të vendos se a do të marrë apo jo pjesë në zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit. Kryetari ,Januz Kastrati ka thënë se ky subjekt politik ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë të mërkurën në seancën e KK-së.

“Ne të martën e kemi paraparë një mbledhje të kryesisë së degës dhe kuvendarëve të LDK-së në KK dhe aty do të vendoset se a do të marrim pjesë apo jo në Kuvend”, ka thënë ai për media.

“Deri tani subjekti që e ka fituar shumicën në zgjedhjet e fundit , IQM nuk ka arritur të gjejë formulën e duhur për zgjedhjen e kryesuesit dhe me papërgjegjshmëri ka treguar se është e gatshme ta cojë komunën drejt zgjedhjeve të reja”./PrizrenPress.com/

Shqiptarët në Bruksel protestuan kundër Serbisë

0

Bruksel-DacicMilosovicRreth 200 përfaqësues të komunitetit shqiptar në Bruksel protestuan të hënën përpara ndërtesës së Shërbimit të Jashtëm Evropian kundër anëtarësimit të Serbisë, përpara mbajtjes së konferencës ndërqeveritare të 21 janarit për nisjen e negociatave të Serbisë me BE-në.

Duke e konsideruar Serbinë përgjegjëse për luftërat në Ballkan, pjesëmarrësit u shprehën të zhgënjyer ndaj Bashkimit Evropian që nxiton të anëtarësojë Beogradin pa respektuar kushtin paraprak të njohjes së Kosovës dhe pa kërkuar as falje për gjenocidin e kryer gjatë viteve 1998-1999, kur ende nuk janë gjetur trupat e 1800 të zhdukurve, transmeton TCH.

I realizuar me lejen e policisë belge, manifestimi ndërthurej mes fjalimesh, himnit dhe këngëve patriotike. Përfaqësuesit e këtij komuniteti theksuan se shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë janë një komb dhe pro-evropian.

Përmes parullave në shqip e frëngjisht u kritikua qasja e BE-së, e cila ndryshe nga parimet mbi të cilat u themelua, mban pranë ekzekutuesit duke diskriminuar viktimat, pasi nuk lejon nisjen e procedurave për kandidaturën e Kosovës dhe pengon në Ballkan vetëm kosovarët që të lëvizin lirshëm në BE.

Shteti dhe Antishteti

0

ArturZheji-gazetarArtur Zheji

Kudo në botë, në atë më të qytetëruarën dhe në atë më pak të qytetëruarën, beteja e Shtetit me Antishtetin është një betejë e përhershme, herë e nëndheshme dhe herë e sipërfaqshme. E kam trajtuar këtë temë me këmbëngulje këto 10 vitet e fundit, në shkrime dhe në emisione tv, por vërej se lënda, qëndrimet e kundërta apo raportimet dramatike në lidhje me këtë betejë janë pashtershmërisht kontradiktore.Është fakt se, këto ditë, kronika e zezë është e tejmbushur me vrasje dhe me një pothuajse ofensivë të Antishtetit për revansh. Revansh ndërklanor, revansh për t’iu imponuar pushtetit të ri, revansh ndaj rendit dhe, kuptohet, revansh ndaj barrierës së tyre natyrale: organeve të Policisë. Personalisht mendoj se beteja e Shtetit, për t’u përballur me Antishtetin, me krimin e organizuar dhe krimin spontan, të segmenteve mafioze që provojnë në mënyrë ciklike forcën e tyre, është një betejë që na prek dhe duhet të na interesojë të gjithëve.Ashtu si edhe në Politikën e Jashtme, ku dhe interesat e partive duhet të unifikohen më së shumti, si ndodh rëndom në vendet e zhvilluara, edhe mobilizimi i Shtetit kundër Antishtetit është mirë për të gjithë, që të konsiderohet një front i të gjithëve apo, më saktë akoma, një front i përbashkët i shumicës absolute të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre.

Mirëpo asnjëherë, pavarësisht kush është apo kush ka qenë kryeministër, as edhe sot pra, për Policinë dhe drejtuesit e tyre, me të mirat dhe me të metat e tyre, megjithëse gjinden në vijën e parë të luftës së nxehtë me Antishtetin, nuk dëgjohet kurrsesi ndonjë fjalë e mirë inkurajuese.Përkundrazi, shpesh, kolegë dhe politikanë janë të gatshëm të “masakrojnë” publikisht Policinë e Shtetit dhe drejtuesit e tyre, si kryemëkatarët e këtij vendi. Sikur Policia apo Ministria e Brendshme të ishin vetë Antishteti në zemër të Shtetit. Nga ana tjetër, ndodh rrallë ose aspak, ose me ndonjë përjashtim të rrallë, që të denoncohen bandat kriminale, me emër dhe mbiemër, paratë e tyre të pafundme, lidhjet ndërkombëtare, superfuqinë e tyre të joshjes dhe të kërcënimit me jetë.Dhe mirë bëjnë kolegët, sepse risku i tyre do të ishte realisht i lartë, ndërsa kur sulmojnë Policinë, Shtetin pra, është e lehtë, pa pasoja dhe me plot inkurajime politike.Sa herë na ka ndodhur të jemi në dyert e aeroporteve, aty ky i hipet aeroplanit për në Tiranë, që të jemi së bashku me bashkëqytetarë tanët, sidomos ata që punojnë e banojnë në ato vende dhe kemi vërejtur që nuk pipëtijnë, nuk guxojnë të ndezin duhan, flasin me zë të ulët dhe shohin me respekt dhe gati nënshtrim, nëse pranë tyre kalon ndonjë uniformë.

Mirëpo, sapo aeroplani zbret në anën tjetër, ndër tokë tonën pra, shumica e tyre marrin një gjallëri transformuese.Ngrenë zërin me të madhe, shkundin kostumin e disiplinës që befas u rri shumë i ngushtë dhe rendin të thyejnë me tërsëllëm të njëjtat rregulla, në respektimin e të cilave, pak më parë, në aeroportin e mëparshëm, ishin më të zellshmit në vetëkontroll dhe në ligjzbatueshmëri.Po kështu, edhe kur i japin veturës, për shembull, në vendet e huaja, menjëherë vendosin rripin e sigurimit, i ulërasin edhe pasagjerit nga Shqipëria që ta bëjë një gjë të tillë, janë perfektë në zbatimin e rregullave dhe djersiten kur shohin një patrullë policie.Dhe përsëri, po të njëjtit çlirohen sikur hyn në tokën pa shtet kur hyjnë në rrugët tona, në policinë e 2000 apo 5000 lekëshit, ku nuk ndëshkohesh, ku bën pazar apo madje e kërcënon lirshëm policin, nëse ke, dy apo tre numra të rëndësishëm në celular.

Dhe ky është një trend dhe njëkohësisht një fatkeqësi shumëvjeçare e markës sonë kombëtare. Kush thotë të kundërtën, ose bën politikë, ose nuk e njeh fare temën për të cilën po flasim.Por kjo nuk mbaron këtu. Kjo licencë e vetëvendosur, për të thyer çdo rregull, shtrihet si oktapod kudo e në çdo qelizë.Te ndërtimet pa leje, te mijëra metrat katrorë trotuare që pushtohen nga kafenetë apo dyqanxhinjtë, te hunjtë, grremçat apo zinxhirët apo pritat abuzive të parkimeve personale, të cilat dhunojnë në tokë publike mijëra cepa, skuta, kënde apo ish- lulishte banesash, që janë përvetësuar kësisoj.

Licenca e vetëvendosur për të marrë tokë nga toka e përbashkët publike, për të gdhendur trotuaret apo dhunuar rrugët e qyteteve, për të kafshuar rrugët kombëtare me ndërtime gjithfarësh apo benzinata me sipërfaqe të pamata, apo parqet e kafshuara, të përdhosura e të dhunuara në format nga më të përbindshmet, kanë ndërtuar tanimë panoramën tonë tipike shqiptare, ku shkruhet me germa të mëdha:“Këtu nuk ka Shtet!”Dhe kjo panoramë shtrihet nga Shkodra në Sarandë, nga Durrësi në Pogradec, nga deti, te liqeni, nga rruga, te toka bujqësore, nga toka bujqësore, në troje të vetëvendosura, në kodër apo mal, në fushë apo në moçal, në pyll, pas ferrës, përtej shkurres apo edhe në mes të një parku kombëtar.

Në çdo cep dhe në çdo kënd, barbarisht e me arrogancë, shëmtuar e pa arkitekturë, ndërtuar lirë dhe vjedhurazi, ku zhdukur kanë edhe mure, edhe kalldrëme antike, edhe ndonjë amfiteatër, të cilit i kanë grabitur gurët mijëravjeçarë për të ndrequr ndonjë stallë, Antishteti ka ngritur mbretërinë e vet fuqiplotë.Sepse ndërkohë sharrohen pemë të vjetra dhe shekullore, që më kot mundohet t’i mbrojë arkeologu apo historiani i fshatit apo i krahinës, sepse Akademia, pardon çfarë thashë, po pse mos ka vallë Akademi në këtë vend?!E kështu gërmohen male dhe thërrmohen shkëmbinj në troje antike, merret për ndërtim rëra e plazheve apo zhavorret dekorative të lumenjve, devijohen përrenj nga shtratet e tyre, varrosen varre të vjetra shumëshekullore dhe mbi to ngrihen pallate, si në Durrës për shembull në dhjetëra raste apo në Sarandë, vidhen muzeumet dhe shfaroset çdo vlerë që dikur ish shenjë e një qytetërimi apo e një mrekullie të natyrës.Një peizazh mjeran, në natyrë, në qasjen urbane dhe, si përfundim, një kartolinë tronditëse e shëmtisë.Të gjitha këto shëmtime apo grabitje, e mijëra e miliona të tjera që nuk ka kalem t’i shkruajë, ndeshen pra proporcionalisht ngado dhe janë depozituar proporcionalisht e vit pas viti, 23 vite me radhë.

Të gjitha qeveritë, kush më shumë e kush më pak, kanë premtuar iluzionin se diçka do të ndryshojë në këtë drejtim, por fill më pas, pa zhurmë dhe pa bujë, e mbi të gjitha në harresë, Antishteti ka fituar territor dhe ka vënë në lëvizje makinën e tij të madhe kombëtare, që shfaros pronën publike, grabit krom, bakër, naftë, bregdet, pyje, ujëra, copa hekuri të veprave publike për skrap, kapakë pusetash, gardhe, rërë, zhavorr, amfora, ikona, libra të vjetër, skulptura kishash, e deri ca vite më parë edhe organe njerëzish.Ndoshta fryma e urrejtjes dhe mosrespektit për të vjetrën jo komuniste, një interpretim primitiv i “revolucionit proletar” dhe koncepti barbar i Shqipërisë së Re, që nënkuptonte shfarosjen e historisë së vjetër, për mrekullinë e historisë së re që po krijohej, kjo frymë pra pothuajse shfarosëse, ndoshta u mbart dhe u përzje me kapitalizmin primitiv të të uriturve, plus dekadencën e shtetit dhe të ligjit dhe sot, sot pra, kemi shumë bare dhe restorante luksoze, ngritur mbi një pothuajse shkretëtirë të monumenteve të zhbëra të historisë. Me kryevepra të natyrës dhe të relievit, të shkarravitura dhe të llangosura egërsisht.Po në këto qendrat tona urbane, për fat ende të vogla, po me një pothuajse kaos të plotë, si mundet të gjejmë paqe? Prandaj dhe nuk e kuptoj, se si mundemi që besojmë apo nuk besojmë te kjo qeveri e re, për qindra arsye të shëndosha, apo paragjykime të ndershme, apo paragjykime tendencioze e pra të pandershme sa duhet, që të ngremë berihajin për një sprovë që policia po bën në vendosjen e ca gjobave dhe ca ndëshkimeve në emër të natyrës dhe peizazhit?Le të themi po të duam se janë ca si shumë gjobat! Le të themi gjithashtu se ka edhe ca si shumë ndëshkime e ca si ndëshkime me kapërcime e me shënjestra të caktuara!Ç’duhet të bëjmë?!Të kërkojmë ngritjen në sistem të rivendosjes së rendit duke kërkuar të zbatohen në kohë dhe në hapësirë, në natyrë, në reliev, në mal, në kodër, në fushë dhe në qytet, ligjësitë e duhura dhe të munguara, apo të bëhemi barrikadë, në emër të një frike të papërcaktuar, në rastin e vet më të mirë?Të inkurajojmë pra Shtetin, të veprojë fort, vendosmërisht dhe për të gjithë njësoj, apo të rrimë ashtu si po mësohemi dekadë pas dekade, me Antishtetin?!Më mirë të pranojmë ca lajthitje me histori gjobash, apo të hedhim sytë e të mos shohim këmbë polici rreth e rrotull?

Të rregullohemi vetë e me forcat tona, me të fortët që të presin rrugën me makinat e tyre me cilindrat e tyre ulëritëse dhe plot arrogancë duke të parë me kërcënim në dritë të syrit?E keni provuar të ecni me këmbë rrugëve të qytetit? Sa frikë e tmerr ndeshet herë pas here nga qytetarët, që vendosin t’u besojnë semaforëve jeshilë për kalimtarët apo vijave të bardha?Apo ndoshta shumica e atyre që flasin për këto tema, nuk ecin kurrë më këmbë dhe me fëmijë të zënë nga dora, përpos jashtë Shqipërisë?Mos duhet të besojmë se ministri Saimir Tahiri kërkon verbërisht të fitojë sa më shpejt urrejtjen e njerëzve, duke i gjobitur ata arbitrarisht apo duke mbledhur gjobat e grumbulluara për shumë vite rresht?!Apo duan të vendosin një regjim policor, duke e filluar si hap të parë nga vendosja e gjobave dhe prishjet e ndërtimeve pa leje?! Jetojmë pra në një test, në një para-Diktaturë policore të Ramës?Personalisht më mungon një fantazi e tillë kaq e shfrenuar, ndonëse nuk më mungon pasioni për romanet dhe filmat me konspiracion.Nuk besoj që në Stokholmin apo në Hagën e urtë, qoftë edhe Parisin apo Romën e zhurmshme, policia të akuzohet për grusht shteti, nëse vendos një grusht me gjoba.Që të mos ketë parkime dyfishe, shkelje semaforësh dhe arrogancë të makinave luksoze të drogmenëve, të të fortëve apo të çunave të llastuar të politikanëve dhe biznesmenëve!

Sigurisht mund të bashkohem me skeptikët që dyshojnë se kjo është një valë. Përkundrazi, ne do të donim, që të ishte një rregull i qëndrueshëm dhe, hap pas hapi, një refleksion për të qenë ndryshe. Ashtu si jemi kur kalojmë kufirin e Shqipërisë, nga ajri, deti apo nga toka.Është vonë, porse më mirë vonë se kurrë. Dihet se në çdo fillim qeverisjeje të re ka pasur nisma të tilla. Dhe këto nisma kanë mbetur gjithmonë në tentativë. Ky po që është edhe rreziku i vërtetë, sepse vesi dhe zakonet e këqija thonë që nuk ndreqen e nuk shërohen kurrë, sepse dalin jashtë nesh, vetëm së bashku me shpirtin.Më kujtohet një roman i magjishëm i Leonardo Sciascia-s. Për koincidencë e ka përkthyer në shqip im atë, titullohet “Il giorno della civetta” (“Dita e Kukuvajkës”).

Në një dialog filozofik midis kapiten Bellodit, një polic, nga të paktët policë të ndershëm në botë dhe mafiozit Don Mariano, metaforikisht filozofi i logjikës mafioze.“Në botë ka përgjithësisht fare pak burra… të shumtët janë vetëm gjysmëburrat… por shkallët zbresin me poshtë, te burrecët… pastaj vijnë burrat fëmijë që e ëndërrojnë veten burra, por burra nuk janë… dhe më në fund vijnë kuakuarakuatë, burra që janë si pata moçalesh…’ – thotë, sipas përkthimit tim të shkurtuar dhe të keq, bosi sicilian, Don Mariano. Dhe mjerisht, nëse ju kujtohet filmi i famshëm me të njëjtin titull i Damiano Damianit, komisarët e policisë italiane, që luftonin kundër mafies, më të shumtët e tyre, sipas tij ishin pra thjesht:Kua kua rakua!Kjo pra është beteja e vërtetë edhe në Shqipëri. Shqipërinë e bukur dhe mjerane si Sicilia e Leonardo Sciascia-s.Nëse lufta kundër Mafies dhe Antishtetit ka bërë hapa të mëdhenj përpara në vendin fqinj, kjo ndodhi sepse Shteti dhe të gjitha forcat politike që e përbëjnë atë, ndërtuan një front të vetëm kundër Antishtetit dhe mijëra format që ai shfaqet në të përditshmen tonë.

Përndryshe, “Kua kuarakua!” do të vazhdojë të jetë timbri i shtetit plluq, në të cilin do të rrisim fëmijët tanë edhe në vitet që vijojnë.E mira pra, do të ishte të mos qëllojmë mbi vezët e disa gjërave të duhura, qofshin këto edhe iluzione apo edhe vetëm tentativa.Sepse dikur, se kur, nuk e dimë, besoj jemi dakord, se diçka e rëndësishme duhet të ndryshojë. Për mirë kuptohet.Përndryshe do të mbetemi vetëm:Kua kuarakua!

BE-ja kushtëzon Serbinë me Kosovën

0

Stefan FueleKomisioneri për Zgjerimin e BE’së, Stefan Fule, bëri të ditur se më 21 janar 2014 do të zhvillohet konferenca e parë ndërmjet Brukselit dhe Beogradit në nivel qeveritar.

Në një prononcim për Deutche Welle, Fule tha se në këto negociata, kusht kryesor për Serbinë do të jetë raporti me Kosovën.

Ai ka përmendur edhe disa kushte që Serbia deri më tani vlerësohet se i ka përmbushur.

“Në rrugën e tyre drejt pranimit, kandidatët duhet të përmbushin edhe kushte të caktuara, në përputhje me situatën e tyre specifike. Për Serbinë ka qenë bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë. Këtë kusht Beogradi e ka përmbushur tashmë me arrestimin dhe dorëzimin e kriminelëve të luftës Ratko Mladiq dhe Radovan Karaxhiq”.

“Një kusht kryesor tani është raporti me Kosovën”.

“Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008. Megjithatë, Qeveria në Beograd nënshkroi një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, e cila parashikon një autonomi të gjerë për komunitetin serb në Kosovë, por në të njëjtën kohë kufizon ndikimin e drejtpërdrejtë të Beogradit në këto komunitete”.

“Gjatë negociatave për anëtarësim në BE do të vazhdoj të vëzhgoj me shumë vëmendje marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën”.

“Në fund të këtij procesi është e nevojshme një marrëveshje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, thuhet nga BE”.

“Për të hyrë në Bashkimin Europian Beogradi nuk duhet të njohë zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur. Këtë nuk e kanë bërë deri tani edhe pesë anëtarë të tjerë të BE’së, Spanja, Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia”.

Prizreni “mbytet” nga bërlloku (Foto)

0

berlloku 1Hekurudhat e Prizrenit janë shndërruar në deponi të bërllokut.

Kompanitë kontraktuese për pastrimin e qytetit nuk janë dukur asnjëherë për të pastruar këtë vend.

Ndërkaq,banorët që jetojnë afër hekurullës rrezikohen nga ndonjë epidemi.

Pamje të tillë ka pothuaj në çdo vend, edhe brenda qytetit të Prizrenit.

Fotot që po ua sjellim flasin vetë më shumë se çdo tekst./PrizrenPress.com/

berloku 2

 

Barnat e “Farmakos-it” në rrugën e “Tusuzit”

0

BarnaDy punëtorë të “Farmakos”-it në Prizren janë kapur nga policia, për shkak të hedhjes së barnave me afat të skaduar në lagjen “Tusuz” .Z

ëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha njoftoi se rasti është lajmëruar nga një qytetar i cili rastësisht ka vejtur barnat në mbeturina.

“Drejtori Rajonal ka menaxhuar me ketë rast, i cili ka përfunduar me kthimin e ilaçeve në vendin prej nga kanë ardhur, pra në depot e “Farmakos-it” në Prizren”.

“Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, thuhet se dy punëtorë të “Farmakos-it” pasi kishin pastruar depon e fabrikës, kishin hequr barnat dhe ampulat me afat të skaduar dhe i kishin ngarkuar në një traktor e më pas i kishin hedhur në ambient të hapur. Kështu kishin vepruar disa herë”.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, por edhe inspektorët komunal të cilët i kanë marrë masat që i tërë materiali i hedhur të kthehet në vendin ku ka qenë më parë”

“Këto barna do të jetë nën kontroll të vazhdueshëm të inspektorëve. Pastrimi i terrenit po vazhdon edhe sot”

“Ndaj dy punëtorëve të cilët i ka identifikuar policia është iniciuar rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe ndotje të ambientit”./Prizrenpress.com/

 

Zgjedhjet, vështirë të mbahen në qershor

0

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se është vështirë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në muajin qershor, ashtu siç po insiston partia më e madhe opozitare LDK-ja.

Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se zgjedhjet duhet të organizohen gjashtë muaj pas përfundimit të reformës zgjedhore.

Krasniqi duke folur për vendet e rezervuara për minoritetet, ka thënë se ka ardhur koha që minoritetet të përfaqësohen me votë në Kuvendin e Kosovës.

Jahjaga shpreson që negociatat për MSA të mbyllen në pranverë

0

jahjaga dhe LunacekPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shprehu sot gatishmërinë e institucioneve të vendit për të përmbushur deri në pranverë, kriteret e nevojshme për mbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian, rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Këtë zotim, presidentja ia komunikoi euro-parlamentarës Ulrike Lunacek të cilën e priti sot në zyrën e saj në Prishtinë, dhe diskutoi me të çështjen e procesit të euro-integrimeve të Kosovës.

“Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet që do të mundësojnë përmbylljen me sukses të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në në pranverë të këtij viti”, thuhet në njoftimin që i dërgoi presidenca medieve të hënën pas takimit.

Presidentja Jahjaga ka falënderuar po ashtu eurodeputeten Lunacek, për kontributin e saj personal dhe për mbështetjen e gjerë të anëtarëve të Parlamentit Evropian për kalimin e Rezolutës për Kosovën.

Lunacek që është edhe raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe posaçërisht theksoi rëndësinë e organizimit dhe mbajtjes me sukses të zgjedhjeve lokale në tërë territorin e Kosovës.

Analistët: Dorëheqja e Mustafës e shpëton LDK-në

0

IsaMustafa-LDKAnalistët politik janë të bindur se e vetmja zgjidhje do të ishte marrëveshja që LDK-ja të mbajë një kuvend të përgjithshëm zgjedhor të sajin, duke zgjedhur dikë tjetër në pozicionin e liderit të LDK-së, për shkak të përçarjes mes Isa Mustafës e Fatmir Sejdiut.

Ata thonë se dorëheqja e Mustafës do të ishte akt moral.

Ngritja e zërit për zgjedhje të reja brendapartiake para zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, gjithandej degëve të LDK-së në Kosovë, dhe kërkesa për ndryshime në lidership që po injorohet nga Mustafa, po e bën gjithnjë e më zëshëm dhe të fuqishëm në kërkesa për reforma të thella krahun e ish-presidentit Sejdiu, por injorimi i këtij zëri nga Isa Mustafa dhe hezitimi i tij për marrëveshje politike me Sejdiun mund t’i kushtojë kreut të LDK-së me humbjen e posti aktual dhe ndarjen më dysh të partisë më të madhe opozitare, që mëton të fitojë zgjedhjet parlamentare të këtij viti, shkruan Kosovasot.

Këto janë parashikime të tashme, me të cilat shihet e ardhmja sfiduese e LDK-së para zgjedhjeve të reja parlamentare.

Derisa sot, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, ka thënë se zgjedhjet në këtë parti pritet të mbahen në nëntor, kur është edhe afati i tyre i rregullt.

Sahatqija ka mohuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në partinë më të madhe opozitare, për çka duket se po angazhohet ish Presidenti Fatmir Sejdiu.