24.1 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 8414

I raportojnë Begajt

0

Begaj ne EkzekutivinKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur takimin e dytë me drejtorët e Ekzekutivit. Ai është njoftuar për gjendjen aktuale të drejtorive dy ditë pas marrjes së detyrave.

Begaj ka kërkuar nga drejtorët e rinj, që të punojnë në vazhdimin e punëve dhe projekteve aktuale, sikur edhe planifikimi për të ardhmen.

“Unë kërkoj nga ju që të punoni si dhe të bëhen planifikimet dhe planet e punës nga ana juaj, dhe nuk kam asnjë dyshim në suksesin tonë si qeveri komunale”.

Ndërkaq, drejtorët kanë njoftuar për pranim- dorëzimin e detyrave, si dhe për gjendjen në të cilën e kan gjetur në drejtorit e tyre./PrizrenPress.com/

 

Nijazi Kryeziu apo Kujtim Gashi?

0

Prizren-Asambleja komunalePartia Demokratik e Kosovës(PDK) në Prizren ende nuk është përcaktuar për emrin e kandidatit për kryesues të Kuvendit Komunal. Kryesia në mbledhjen e fundit, ndërkaq ka propozuar dy emra për këtë pozitë atë të Nijazi Kryeziut dhe të Kujtim Gashit. Zëdhënësi i PDK-së,Samir Hoxha thotë se Kryesia shumë shpejt do të përcaktohen për njërin nga dy emrat e propozuar.

“Kryesia e PDK-së ka propozuar dy emra për kryesues të Kuvendit, mirëpo ende nuk është përcaktuar se cili prej tyre do të jetë kandidat me 22 janar”.

Kuvendi Komunal në Prizren, do të mblidhet me 22 janar për të zgjedhur kryesuesin dhe anëtarët e komiteteve. Përveç subjektit politik që është në pozitë që ka lakuar emrat e dy kandidatëve të mundshëm,opozita ende nuk ka dal me ndonjë emër që do të jetë kundërkandidat për kryesues të Kuvendit.

Zëdhënësi i PDK-së Samir Hoxha thotë se PDK-ja në fund të javës do të përcaktohet për njërin nga dy emrave të propozuara.

“Në fund të javës do mbahet një takim i Kryesisë së Degës, ku edhe do të vendoset për njërin nga këta dy të propozuarit. PDK-ja do të jetë unike për të mbështetur njëri nga dy emrat”./PrizrenPress.com/

S’ka koment për aktakuzën

0

SalimJonuziKryetari i Dragashit, Salim Jonuzi nuk komenton aktakuzën që organet e drejtësisë kanë ngritur ndaj tij, dhe ish-kryesusit të Kuvendit, Lulzim Rifaj, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai tha se nuk dëshiron të jap as ‘llogari’ për këtë punë.”Edhe gazetarëve me iu dhënë llogari për vendimet e mia.Hajt bre lem rehat “, tha shkur Jonuzi për “PrizrenPress”.Procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Dragashit, Salim Jonuzi dhe ish -kryesuesit të Kuvendit Komunal, Lulzim Rifaj, të mërkurën është shtyrë për muajn shkurt.

Kryetari i Dragashit Salim Jonuzi, sikurse disa homologë të tij, nuk ka arritur të shmang mospërfshirjen në konteste gjyqësore. Ndaj tij dhe ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, Lulzim Rifaj, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Qarkut të Prizrenit për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm i kanë shkaktuar dëme ndërmarrjes shoqërore “Sharr Prodhimi” në Dragash, të cilën e menaxhon AKP-ja. Sipas aktakuzës së prokurorisë, Jonuzi ka urdhëruar drejtorin e Urbanizmit që të bartë pronën shoqërore në sipërfaqe prej 29.727 hektarësh, prej ndërmarrjes shoqërore në pronësi të Komunës. Pastaj këto patundshmëri u janë dhënë në shfrytëzim pa ndonjë bazë juridike personave fizikë, blegtorëve./PrizrenPress.com/

Në Bruksel, diskutohet për EULEX-in

0

Kuci-hajredin5-30Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Bashkimit Europian, përgjegjës për rishikimin strategjik të misionit të EULEX-it..Përfaqësuesit e BE-së të udhëhequr nga Hansjorg Haber, Shef i Operacioneve Civile të BE-së, kanë paraqitur pranë institucioneve të Kosovës idenë e tyre për tranzicionin e misionit të EULEX-it.

Ky tranzicion, që tashmë ka filluar në disa komponente të misionit, pritet të intensifikohet në muajt në vijim, deri në përfundimin e mandatit të tanishëm në qershor. Kuçi ka paraqitur qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke rikujtuar ngritjen e kapaciteteve që është bërë në vitet e fundit, forcimin e dukshëm të organeve të sistemit të drejtësisë dhe reformimin e gjyqësorit dhe legjislacionit.

Palët kanë shkëmbyer ide të ndryshme në lidhje me riformatimin e mëtejshëm të EULEX-it, formën dhe natyrën e mëtejshme të këtij misioni.

Të njëjtat qëndrime janë paraqitur nga të dyja palët në një darkë zyrtare me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ndërkohë që ky proces ideator dhe negociues midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në muajt në vijim. Misioni i tanishëm i EULEX-it do të vazhdojë të implementojë tranzicionin që tashmë ka filluar në shumë shtylla të tij.

Nuk jam hakmarrës

0

RagipBegaj-IQPMKryetari i Malishevës, Ragip Begaj nuk preferon shumë t’i komenton akuzat e fundit të PDK-së. Thotë se nuk pret as në të ardhmen që të marrë lavdërime nga njerëzit, që kanë humbur zgjedhjet dhe besimin e qytetarëve të Malishevës. Punëtorët që janë larguar, Begaj tregon se kanë pasur pozita politike.

“Ata kanë qenë drejtor të drejtorive dhe është normale që kur të bjen pushteti që i ka emëruar, bien edhe drejtorët”,thotë Begaj për “PrizrenPress”.

Kryetari i PDK-së, Isni Kilaj ka akuzuar dje kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begajn për largim nga puna të punëtorëve të Administratës. Sipas tij, Begaj ka filluar të hakmerret ndaj njerëzve që nuk mendojnë si ai.

“Me këto akte, kreu i Iniciativës Qytetare dhe kryetari i ri i Malishevës,Ragip Begaj, jo vetëm që po hakmerret ndaj njerëzve profesionist që nuk mendojnë si ai, por po krijon edhe probleme sociale dhe po e shton numrin e të papunëve duke favorizuar me ketë rast vetëm bashkëmendimtarët e tij, duke i eliminuar bashkëluftëtaret dhe bashkëpunëtoret e deridjeshëm”, ka thënë Kilaj.

Kryetari Ragip Begaj, ndërkaq nuk pajtohet me këtë konstatim të Kilajt.
“Unë se kam asnjë fjalë të keqe për asnjërin prej tyre .Ata le të thonë cka të donë .Unë i këqyri punët e mia dhe nuk duatë shikoj mbrapa. Synimi im është të eci përpara”.

“Nuk jam as i gatshëm me u marrë me akuzat e atyre që e kanë humbur besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Qytetarët e Malishevës e kanë dhënë vlerësimin për Ragip Begajn. Ata e dinë që Ragip Begaj nuk është hakmarrës”.

Ai thotë se nuk pret as në të ardhmen se do të marrë ndonjë lavdërim nga PDK-ja.

“Nuk pres prej atyre që i kanë humbur zgjedhjet se do të më lavdërojnë. Është e natyrës së tyre. Unë do të punoj që të më lavdërojnë qytetarët”.
“Unë do të punoj shumë që të dalë nesër faqebardhë para qytetarëve që ma kanë dhënë besimin”. /PrizrenPress.com/

 

 

Kush ishte Shën Jeronimi i Ilirisë

0

EstetikaUrë lidhëse e Ciceronit me kulturën perëndimore të mëpastajme është Jeronimi (Eusebius Sophronius Hieronymus, 347- 420), i njohur si Shën Hieronymi, apo Shën Jemia, një figurë e përmasave botërore, por pak e konsideruar në Shqipëri, megjithëse shqiptarët mund të krenohen me të, thjesht për faktin se ai ishte nga Iliria. Anekdota thotë, se, në kohën kur kristianizmi kishte fituar epërsi, si e vetmja ideologji perandorake, Jeronimin e Ilirisë e përfolën si pagan, për shkak se promovonte kulturën klasike, shkruan Tonin Çobani në librin “Eseistika”, të botuar ditë më parë.Por në të vërtetë, ai vetë ishte i ndërgjegjshëm për atë që bënte, duke pajtuar kristianizmin e hershëm me kulturën klasike greko-romake, prandaj shkroi një ese ku paraqet gjyqtarët, të cilët, kinse në një ëndërr, e dënuan duke e kamxhikuar me akuzën se ishte ciceronian e jo kristian, transmeton fragmente Shqiptarja. Është pikërisht kjo vetëdije e shprehur në veprat e tij diturore, që ne mund t’i trajtojmë si ese (ose që i paraprijnë gjinisë së esesë) për idetë origjinale të qëndrueshme dhe stilin vetjak polemizues…

Jeronimi ka dëshmuar se atdheu i tij është Iliria

Vetë Jeronimi e ka dëshmuar me të shkruar se atdheu i tij është Iliria (pra, jo me origjinë ilire) dhe se kishte lindur në qytetin Stridoni (Dalmaci), që gjendej diku pranë Panonisë, sot territor i Kroacisë. Ai u largua nga vendlindja në moshën 18-vjeçare për të mos u kthyer më kurrë. Në Romë studioi latinisht me mësuesit më të mirë të kohës, dhe greqisht. Pasi kreu në qendrën e Perandorisë Romake studimet e plota filologjike, teologjike e filozofike, u vendos për tre vjet në Lindje, ku mësoi hebraishten: zotëronte 7 gjuhë, përfshirë edhe ilirishten, për të cilën na ka lënë dëshmi interesante. Në vitin 382 papa Damas e thërret në Romë. Si këshilltar i kreut të Kishës Katolike, Jeronimi shpalos aftësitë e veta që e venë në krye të dijetarëve dhe shkrimtarëve të kohës, veçanërisht me letrat e tij të bëra publike, të cilat përshkohen nga një satirë e mprehtë për shoqërinë romake të atëhershme, duke mos kursyer edhe organizimin e ngurtësuar të Kishës.

Ndoshta, për këto arsye ai bëri shumë armiq, ashtu si kishte edhe shumë miq e pasues. Në Romë, Jeronimi i Ilirisë ishte ngarkuar të rishikonte përkthimin në latinisht të Testamentit të Ri. Por me vdekjen e Papë Damasit (385), ai detyrohet të largohet përgjithmonë nga Roma për t’iu kushtuar jetës së jeremitit në shpellat e Tokës së Shenjtë, në Betlehem, ku kaloi 34 vitet e fundit të jetës. Atje, në të parin manastir murgjish, që kishte ngritur vetë, përfundon Vulgatën, që është rishikimi i Testamentit të Ri, dhe përkthimi nga origjinali në latinisht i Testamentit të Vjetër. Me interes edhe në ditët e sotme janë komentet e tij për Biblën tek vepra “Kronikat”.

Studiuesi Buzhala ka vërejtur se “duke e krahasuar Psaltirin me kumbimin harmonik të poezisë së Pindarit e të Horacit, kurse te Libri mbi Jobin… (duke) veçuar harmoninë,… në kontekstin historiko-letrar dhe në rrafshin e teorive letrare, do të mund të flitej, me siguri të plotë, për një teori e poetikë të Shën Hieronimit.” Konkluzione të tilla vijnë kryesisht nga komentet e Vulgatës si dhe nga vepra të tjera të Jeronimit të Ilirisë, si: “Epistolari”, “Njerëz të shquar”, “Polemika”, etj., që konsiderohen themele teorike të mendësisë perëndimore. Studiuesit seriozë e kanë vendosur Shën Jeronimin e Ilirisë përkrah Shën Agustinit (354–430), si dy fytyrat më të rëndësishme të Kishës Latine… Shën Jeronimi, cilësohet filolog erudit e polemist me një stil të fuqishëm ciceronian, prandaj mori edhe nofkën “Ciceroni i Krishterë”. Jeronimi i Ilirisë konsiderohet si pararendës dhe hero frymëzues i Rilindjes Evropiane.

Natyra rebele e Shën Jeronimit

Ndoshta duhen shtuar edhe shumë fakte të tjera, për të cilat Jeronimi i Ilirisë edhe u sulmua ashpër nga krahu mediokër i kohës së tij. Jeronimi i Ilirisë, p.sh., s’pranonte asnjë kufizim në procesin e njohjes njerëzore, prandaj iu drejtua dhe citoi klasikët paganë greko-romakë, ashtu si do të bënin shekuj më vonë rilindësit. Ai ishte kundër çdo kufizimi denatyrues të gruas, ashtu si bënë të gjithë rilindësit evropianë, duke lartësuar kultin e bukurisë dhe të intelektit femërore. Madje, Jeronimi i Ilirisë ishte edhe njeri i veprimit të pacensurueshëm. Kur nisi rrugët e jeremitit, ai mori pas vetes edhe disa vajza aristokrate (madonat romane), nxënëse të tij. Për të tilla sjellje dhe të tjera qëndrime laike e humane të Jeronimit të Ilirisë, rilindësit e zgjodhën si figurë-simbol dhe e evokuan në veprat e tyre.

Disa studiues kanë hulumtuar edhe lidhjet e Jeronimit me kulturën ilire (para e paskristiane) dhe me ilirishten, elemente të së cilës latinistët pedantë i kanë quajtur “gjurmë barbare” në veprën e Jeronimit. “Gjurmë barbare”, por me krenari i cilëson edhe vetë Jeronimi, sepse “jeta dhe vepra e tij vijnë si një dëshmi me peshë për vetë qytetërimin ilir të kohës.” Studiuesi Gasper Gurakuqi dallon dy-tre shprehje të tilla “barbare” në latinishten e Jeronimit, si: “Dignum patella operculum” (Ka gjetë rrasa vekshin), “Donec exeat per nares vestras” (Deri t’u dalin për hundësh) dhe “Quantum jactus est lapidis” (Sa e hedh peshën), të cilat nuk gjenden tek asnjë autor tjetër latin.

Gurakuqi, madje, sjell në shqip prej Jeronimit (Letra 7) edhe një dëshmi të mendimit të tij kritik për vendlindjen e vet, që po e citoj në gegërishten e sotme: “Në atdheun tem, e ndjek, ku trashamania rrin me shpi, bahet zot barku, e jetohet tue e shkue ditën me mend të tretun, e ma në shenjë asht kush asht ma i pasun. Shto (si thotë fjala) se e ka gjetë rrasa vegshin, priftin Lupicit… timonier i ligshtë i një barke zhavelle, e i verbër që u prin të verbërve kah gropa: si drejtuesi, ashtu gjindja e drejtueme prej tij.”

Shën Jeronimi në studimet e Nolit dhe Mjedës

I pari që e quajti shqiptar njeriun që në historinë e kulturës botërore, laike dhe biblike, njihet me emrin Shën Jeronimi, ka qenë Fan S. Noli. Ndërsa i pari që skicoi një jetëshkrim për tekstet e shkollave dhe e riaktivizoi emrin e tij në trojet shqiptare ka qenë Ndre Mjeda. Ai, së bashku me të vëllanë, Lazër Mjedën, aso kohe kryeipeshkëv i Shkodrës, themeluan shoqërinë letrare Jeronime ose Shën Jeronimi, që merrej me botimin e teksteve të vjetra në gjuhën shqipe.

Deri atëherë, së paku, asnjë nuk e kishte vënë në dyshim, se babai i shkencës letrare mesjetare dhe i asaj biblike, Jeronim Euzebi i përket grupit të shkrimtarëve ilirë (“Scriptores Ilyriani”)… Jeronimin e Ilirisë e kanë quajtur: “Babai i kishës latine”, “Erudit dhe filozof më tepër se teolog”, “Themelues i shkencës letrare mesjetare dhe asaj biblike”, “Njeriu që realizoi një bashkëjetesë të pëlqyeshme midis formave klasike dhe doktrinës kristiane”, “Pajtor i bibliotekave, përkthyesve, satiristëve, polemistëve”, “Polemist i ashpër dhe shkrimtar model i artit të fjalës”, dhe “Secila kohë tek ai ka mundur të gjejë shëmbëlltyrën e saj”, prandaj shkrimet e tij origjinale janë modele pararendëse të eseistikës evropiane.

Njohja e veprës së këtij dijetari ilir dhe veçanërisht, studimet e pritshme për artin e tij të të shkruarit, domosdo që do ta kthjellonin më tej edhe ndër shqiptarë kontributin e Jeronimit të Ilirisë në kulturën evropiane. Nga ana tjetër, kurdo që të rishkruhet një histori e gjithëmbarshme e letërsisë së shqiptarëve, përfshirë edhe kontributin iliro-shqiptar në gjuhët e mëdha të qytetërimit evropian ku duam të integrohemi, kryevendi do t’i takojë Jeronim të Ilirisë (edhe si pararendës i esesë evropiane, ndoshta po aq sa mjeshtri i tij Ciceroni).

Nëse piktura e Renesancës Italiane (dhe jo vetëm ajo) u frymëzua prej Shën Jeronimit të Ilirisë, atëherë kjo figurë është një kontribut iliro-shqiptar edhe për Renesancën Evropiane, si dhe për qytetërimin e sotëm, ashtu si mbetet gur-themel i qytetërimit të sotëm vetë epoka e ndritur, e quajtur Rilindja Evropiane. Gjithsesi, pavarësisht ç’qëndrim do të mbahet në shkencat tona albanologjike, Jeronimi i Ilirisë “ishte studiuesi më i madh i antikitetit për perëndimin e krishterë”.

Maqedonia me nëntë ambasadorë kulture, asnjë shqiptarë

0

Elizabeta Kançeska-MilevskaAsnjë nga nëntë ambasadorët e kulturës që përfaqësojnë Maqedoninë nëpër botë nuk është shqiptarë. Sipas AM, ministrja Kançeska-Milevska arsyetohet se deri tek dikasteri që udhëheq nuk ka arritur asnjë iniciativë me emrin e ndonjë personaliteti shqiptar edhe pse ajo nuk ka asgjë kundër. Kançevska ishte më se e ndërgjegjshme për pyetjen dhe përgjigja e saj është kjo:

‘I dini se cilat janë emrat e tyre, apo? Në pajtim me ligjin, iniciativa duhet të dorëzohen deri tek Ministria e Kulturës dhe ne më pas ato ti dorëzojmë deri tek Qeveria pasi ambasador kulture është një titull nderi, kështu që Qeveria e bën këtë nominim. Ne jemi të hapur për të gjithë artistët’, deklaroi Elizabeta Kançeska-Milevska, Ministre e Kulturës.

Të gjithë ambasadorët e kulturës të emëruar ndër vite sot raportuan mbi aktivitetin e tyre. Bllagoja Nacevski ambasador kulture në Itali tha nuk ka asgjë kundër që ndonjë shqiptarë të jetë kolegë i tij kur siç u shpreh të gjithë ambasadorët e tjerë përveç tij janë emëruar në kohën kur me këtë dikaster ka udhëheqë kuadër shqiptar.

‘Unë nëse nuk gabohem jam ambasadori i vetëm për kulturë i emëruar prej kur jeni ju ministre, ndërkohë që të gjithë kolegët e tjerë janë emëruar gjatë vitit kur pikërisht Ministër i Kulturës ishte një përfaqësues i komunitetit shqiptar’, u shpreh Bllagoja Nacevski, Ambasador Kulture në Itali.

Ambasador kulture në Romë është Bllagoja Nacevski, Elena Miserkova në Vjenë, Millço Mançevski në Nju Jork, Vllado Janevski në Zagreb, Ivo Trajkov në Pragë , Snezhana Panovska në Kuala Lumpur të Malezisë, Zafir Haxhimanov në Beograd, Goran Stefanovski në Londër dhe Ivan Popovski në Moskë .

Po amnistohen profesorët mashtrues

0

UP-rektoratiUniversiteti i Prishtinës(UP) “Hasan Prishtina” po i amniston profesorët. Pas arrestimeve të bëra më 12 dhjetor që kanë çuar 11 veta nën pranga për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje e ryshfetit, raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë, kurse përfitimi material ka qenë deri 10.000 euro për regjistrim të një kandidati dhe deri në 500 euro për kryerjen e provimeve…në mesin e tyre dhe dy asistentë të Fakultetit të Mjekësisë, nuk përmenden emra të profesorëve.

“Të mëdhenjtë” po kursehen nga akuzat për shkelje të ligjit dhe keqpërdorim në Universitet. As organet e rendit, as ato të Rektoratit nuk kanë konfirmuar hetime të tjera/zeri/

Shtetet e Quintit kundër zgjedhjeve pa reformë

0

zgjedhjet5Vendet e Quintit mbajnë qëndrimin se zgjedhjet nacionale nuk duhet të organizohen sipas legjislacionit në fuqi.

Madje,m kanë alarmuar se rezultati i zgjedhjeve mund edhe të mos njihet nga ndërkombëtarët nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme pa përmbylljen e reformës.

Na ta ka dalë edhe kërkesa që reforma të finalizohet gjatë shkurtit.

Sipas një burimi diplomatik të Kohës Ditore, qëndrimi i mëhershëm i shprehur prej përfaqësuesve të këtyre vendeve më me ndikim, i është rikujtuar lidershipit kosovar edhe tani.

Është bërë kjo vetëm një ditë pasi kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetarë të partive opozitare, Isa Mustafa i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, nxorën në skenë edhe skenarin e zgjedhjeve pa reformë, duke përmendur qershorin si muaj kur mund të organizohet votimi.

Mungesa e sundimit të ligjit është duke e dobësuar Kosovën

0

IanCliff6-12Dështimi për të adresuar si duhet problemin e sundimit të rendit dhe të ligjit mund ta ngadalësojë presin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian, ka thënë në një intervistë për Kohën Ditore ambasadori britanik Ian Cliff.
“Çfarë do të mund të ngadalësonte procesin e Kosovës drejt integrimit në BE është dështimi për të adresuar problemin e sundimit të rendit dhe ligjit. Ka ende perceptim se mungesa e sundimit të ligjit është duke e dobësuar Kosovën”, ka thënë Cliff.

Përsëritja e zgjedhjeve për kryetar të Mitrovicës Veriore, sipas Cliffit, nuk do të duhej të vononte krijimin e asociacionit të Komunave Serbe.
Sipas tij, ekipet menaxhuese duhet të hartojnë statutin në pajtim me të gjitha palët e përfshira dhe krijimin e mundësisë që aty të marrin pjesë të gjitha 10 komunat serbe.

Fakti se në vitin 2014 mbahen zgjedhjet nacionale, sipas Cliffit, nuk duhet zhvendosur vëmendjen nga problemet ekonomike dhe nga krijimi i vendeve të reja të punës.

Sa i përket vendeve të rezervuara për minoritetet, ambasadori Cliff ka thënë se me rastin e përmbylljes së pavarësisë, lidershipi i PDK – së dhe ai i AAK-së në vija të përgjithshme janë pajtuar që ato të vazhdohen edhe për një mandat. Ndërkaq, LDK-ja, sipas tij, ka qenë me dy mendje./Koha Ditore/