Në Bruksel, diskutohet për EULEX-in

Kuci-hajredin5-30Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Bashkimit Europian, përgjegjës për rishikimin strategjik të misionit të EULEX-it..Përfaqësuesit e BE-së të udhëhequr nga Hansjorg Haber, Shef i Operacioneve Civile të BE-së, kanë paraqitur pranë institucioneve të Kosovës idenë e tyre për tranzicionin e misionit të EULEX-it.

Ky tranzicion, që tashmë ka filluar në disa komponente të misionit, pritet të intensifikohet në muajt në vijim, deri në përfundimin e mandatit të tanishëm në qershor. Kuçi ka paraqitur qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke rikujtuar ngritjen e kapaciteteve që është bërë në vitet e fundit, forcimin e dukshëm të organeve të sistemit të drejtësisë dhe reformimin e gjyqësorit dhe legjislacionit.

Palët kanë shkëmbyer ide të ndryshme në lidhje me riformatimin e mëtejshëm të EULEX-it, formën dhe natyrën e mëtejshme të këtij misioni.

Të njëjtat qëndrime janë paraqitur nga të dyja palët në një darkë zyrtare me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Ndërkohë që ky proces ideator dhe negociues midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në muajt në vijim. Misioni i tanishëm i EULEX-it do të vazhdojë të implementojë tranzicionin që tashmë ka filluar në shumë shtylla të tij.

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit