-1.7 C
Prizren
E martë, 18 Shkurt, 2025

Nuk jam hakmarrës

RagipBegaj-IQPMKryetari i Malishevës, Ragip Begaj nuk preferon shumë t’i komenton akuzat e fundit të PDK-së. Thotë se nuk pret as në të ardhmen që të marrë lavdërime nga njerëzit, që kanë humbur zgjedhjet dhe besimin e qytetarëve të Malishevës. Punëtorët që janë larguar, Begaj tregon se kanë pasur pozita politike.

“Ata kanë qenë drejtor të drejtorive dhe është normale që kur të bjen pushteti që i ka emëruar, bien edhe drejtorët”,thotë Begaj për “PrizrenPress”.

Kryetari i PDK-së, Isni Kilaj ka akuzuar dje kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begajn për largim nga puna të punëtorëve të Administratës. Sipas tij, Begaj ka filluar të hakmerret ndaj njerëzve që nuk mendojnë si ai.

“Me këto akte, kreu i Iniciativës Qytetare dhe kryetari i ri i Malishevës,Ragip Begaj, jo vetëm që po hakmerret ndaj njerëzve profesionist që nuk mendojnë si ai, por po krijon edhe probleme sociale dhe po e shton numrin e të papunëve duke favorizuar me ketë rast vetëm bashkëmendimtarët e tij, duke i eliminuar bashkëluftëtaret dhe bashkëpunëtoret e deridjeshëm”, ka thënë Kilaj.

Kryetari Ragip Begaj, ndërkaq nuk pajtohet me këtë konstatim të Kilajt.
“Unë se kam asnjë fjalë të keqe për asnjërin prej tyre .Ata le të thonë cka të donë .Unë i këqyri punët e mia dhe nuk duatë shikoj mbrapa. Synimi im është të eci përpara”.

“Nuk jam as i gatshëm me u marrë me akuzat e atyre që e kanë humbur besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Qytetarët e Malishevës e kanë dhënë vlerësimin për Ragip Begajn. Ata e dinë që Ragip Begaj nuk është hakmarrës”.

Ai thotë se nuk pret as në të ardhmen se do të marrë ndonjë lavdërim nga PDK-ja.

“Nuk pres prej atyre që i kanë humbur zgjedhjet se do të më lavdërojnë. Është e natyrës së tyre. Unë do të punoj që të më lavdërojnë qytetarët”.
“Unë do të punoj shumë që të dalë nesër faqebardhë para qytetarëve që ma kanë dhënë besimin”. /PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

YTHP konsideron se rasti i sulmit dhe kanosjes nga rivali politik dëmton vlerat e komunitetit turk

Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) ka shprehur qëndrimin se rasti i sulmit dhe kanosjes ndaj anëtarëve të saj nga rivali politik është tronditës...

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Durrësin për të festuar Ditën e Pavarësisë

Durrësi nuk është vetëm një destinacion veror, por një vend ku shqiptarët e Kosovës ndihen si në shtëpinë e tyre. Për këtë arsye ata...

Lajmet e Fundit