21 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 8430

Ndryshimi i EULEX-it nuk u nis nga Qeveria

0

EULEX-kosoveNjë raport i Gjykatës së Auditorëve Evropianë i vitit 2012 po e ndryshon misionin e EULEX-it tek në vitin 2014. Raporti që pati konstatuar se 700 milionë euro të investuara nga shtetet anëtare për misionin me të madh që ka BE-ja po shkon dëm është arsyeja se pse Brukseli asnjëherë nuk ka ndalë përpjekjet që EULEX-in ta bëjë më të vogël, më efektiv dhe sa më pak të kushtueshëm,shkruan Tribuna.

Një gjë e tillë, përshkruhet në strategjinë e BE-së për transformimin e EULEX-it, një kopje të së cilit e disponon gazeta Tribuna. Aty thuhet se arsyeja se pse në shtator të këtij viti duhet të ketë ristrukturim të misionit është pikërisht raporti i auditorëve dhe sfidat që kanë dalë pas dialogut Kosovë – Serbi.

Në strategji nuk përmenden pretendimet e Qeverisë së Kosovës se misioni po ndryshon për shkak të kërkesës së institucioneve vendëse.

Shqiptarët vriten si të dyshuar të Al-Kaidës

0

siriiHetem Sinan Dema e Qani Mujaku nga Kaçaniku dyshohet të mos jenë shqiptarët e fundit të vrarë këto ditë në Siri.

Si rezultat i përplasjeve me rebelët vendës dhe jo me forcat e presidentit Bashar Al –Assad, pretendohet se ka edhe shqiptarë të tjerë që janë vrarë të hënën në veriperëndim të Sirisë.

Burime të gazetës Tribuna, kanë bërë të ditur se në një përpjekje të grupeve rebele për ta pastruar lëvizjen e tyre nga elemente të “Al- Kaidës”, i kanë vrarë në një aksion të paktën 34 luftëtarë të huaj në Siri. Burime të tjera kanë shpjeguar për gazetën, se disa nga të vrarët janë shqiptarë.

Sipas këtyre burimeve, shumica e shqiptarëve që luftojnë në Siri janë në veri të këtij shteti, gjegjësisht në kufirin e Sirisë më Turqinë në provincat Idlib dhe Alepo. Në provincën Idlib ka ndodhur vrasja e 34 të huajve. Në bazë të një skenari të njohur, shumica e vullnetarëve shqiptarë kanë përfunduar në tokën siriane duke udhëtuar përmes Turqisë/Tribuna/

Opozitarët e Malishevës duan të bëhen pjesë e pushtetit

0

MalishevaPavarësisht që nuk e fituan garën, partitë opozitare në Malishevë, duan të bëhen pjesë e qeverisjes komunale. Ato po kërkojnë koalicion me Iniciativën Qytetare, subjekt që doli fitues në zgjedhje. Derisa një kërkesë e tillë s’po pranohet nga kryetari i ri, Ragip Begaj, ata kanë zgjedhur formën e bojkotit, duke mos bërë kuorumin në Kuvend, peng i së cilës ka mbetur edhe zgjidhja e kryesuesit të këtij organi. Përfaqësuesit e këtyre partive paralajmërojnë kryetarin se do ta ketë të vështirë, nëse nuk pranon që ta bashkëndajë qeverisjen me ndonjërën nga subjektet opozitare, transmeton Koha.

Pavarësisht se nuk i ka numrat, kryetari Ragip Begaj thotë se aktualisht nuk e ka në plan të bëjë koalicion me asnjë subjekt politik. Ai thekson se secila parti mund të propozojë kandidatin e saj për kryesues të Kuvendit dhe të zgjidhet ky problem.

Në të kundërtën, sipas tij, kjo komunë mund të organizojë zgjedhje të reja për Kuvendin Komunal. Për të enjten është thirrur një mbledhje tjetër e Kuvendit Komunal dhe do të kërkohet zgjidhja e këtij problemi.

Lushtaku mund të mbetet pa avokat ndërkombëtar

0

Lushtaku5-27Kryetarit të Skendarajt, Sami Lushtakut, i cili po mbahet në paraburgim, i ka dalë problem me angazhimin e avokatit ndërkombëtar. Oda e Avokatëve e Kosovës i ka refuzuar përkohësisht licencën avokatit izraelit Nick Kaufman, që po provon ta mbrojë Lushtakun në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës”.

Oda e Avokatëve ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë, që të tregonte se a kanë dy shtetet marrëveshje reciprociteti për këtë.

Por, Driton Lajçi, këshilltar i ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi, i ka konfirmuar KTV-së se dy vendet nuk kanë marrëveshje.

Në këto rrethana, Oda e Avokatëve e Kosovës paralajmëron mosdhënie të licencës për avokatin Kaufman.

Sami Lushtaku ka ndërprerë bashkëpunimin me avokatin mbrojtës, Arianit Koci, ende pa e ditur se a do të licencohet Nick Kaufman, apo jo?

“Avokatit të huaj ia kam lënë një baze të mirë për veprim te mëtejshëm profesional”, ka thënë Koci.

Koordinatori i ekipit të mbrojtjes të Sami Lushtakut, biznesmeni Rrustem Rukolli nuk ka dashur të fliste për këtë, transmeton KTV.

Pos Sami Lushtakut, avokat ndërkombëtar ka angazhuar edhe Sylejman Selimi.

Gregory Guy Smith është licencuar dhe bashkë me Tomë Gashin përbëjnë tash e tutje ekipin mbrojtës të ish-komandantit të UÇK-së.

Rugova: Sejdiu po gabon

0

HakiRugova-ldk14Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova, thotë se Fatmir Sejdiu nuk do të duhej të bënte deklarata të atilla që lënë përshtypjen se po i gëzohet humbjes së Isa Mustafës në Prishtinë. Thotë se me këto deklarata Sejdiu po bën gabim të pafalshëm.

Haki Rugova nuk po pajtohet me kritikat e Kryetarit të Nderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Sipas nënkryetarit të LDK’së, Sejdiu nuk do të duhej të bënte deklarata të atilla që lënë përshtypjen se po i gëzohet humbjes së Isa Mustafës në Prishtinë.

Dy ditë më herët ish Kryetari i LDK’së, Fatmir Sejdiu, ka fajësuar direkt pasardhësin e tij në krye të partisë, Isa Mustafën, për humbjen në Prishtinë.

Sejdiu ka thënë gjatë një interviste në KTV se Prishtina nuk fitohet as me duar në xhepa e as me mallkime, duke aluduar në deklaratat e mëhershme të Isa Mustafës.

“Unë i dëgjova ato deklarata dhe nuk mendoj se Fatmir Sejdiu do të duhej të bënte aso deklaratash, për shkak se është Kryetar Nderi, dhe me këto deklarata po e lë përshtypjen sikur të jetë hasretxhi të humbë Isa Mustafa”, ka thënë Rugova në një intervistë për lajmi.net.

“Ai ka qenë Kryetar i LDK’së, tash është Kryetar Nderi dhe tash nëse mendon që është mirë që ka humbur Isa, unë mendoj që e ka shumë gabim”.

“Në fund të fundit, Isa është lider i LDK’së, i ka fituar në zgjedhjet e fundit në Kuvend të LDK’së me vota ku ka qenë kundër-kandidat i Fatmir Sejdiut, dhe tash, ai është Kryetar i LDK’së”.

“Unë do të dëshiroja që Fatmir Sejdiu të jetë krah i LDK’së, të kontribuoj që LDK’ja t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme, dhe jo ta sjellë vetën në situata dhe momente të dështimeve, jo vetëm të Mustafës, por cilitdo prej nesh”.

Deri tash Haki Rugova thotë të mos ketë pritur deklarata të tilla nga Fatmir Sejdiu. Por, tash e tutje thotë se nuk do të befasohet me të tilla deklarata të Kryetarit të Nderit.

“Nuk kam pritur, dhe tash kam formuar bindjen që do të presë edhe deklarata tjera”.

“Unë jam nënkryetar i LDK’së dhe Kryetar i Komunës së Istogut, fitues i zgjedhjeve pa balotazh dhe kam pritur së paku përmes një telefonate të më uroj fitoren. Si duket, atij nuk po i pëlqejnë fitoret e LDK’së nëpër komuna”.

“LDK ka fituar në Pejë, Ferizaj, Gjilan, Viti dhe shumë komuna tjera. LDK’ja është në rritje e sipër, a i pëlqen kjo Fatmir Sejdiut a s’i pëlqen është çështje e tij, por ne presim që ai të kontribuoj që fitorja e LDK’së në zgjedhjet e ardhshme të jetë më e fortë e jo të pres me këmbë në zinxhirë, domethënë, të pret që “hajt mos po e then qafën dikush e t’vij unë”.

Fatmir Sejdiu ka shfaqur ambiciet e tij për t’u rikthyer në krye të LDK’së. Ai ka lënë të kuptohet se kjo kërkesë po bëhet nga ajo pjesë e anëtarësisë e pakënaqur me zhvillimet brenda LDK’së.

Por, Haki Rugova i thotë Fatmir Sejdiut se tani nuk është koha për zgjedhje në LDK, por për përgatitje për zgjedhje nacionale në vend.

Nënkryetari i LDK’së thotë se zgjedhje jashtë kalendarit të rregullt s’do të ketë në LDK, pavarësisht dëshirës të ndonjë zyrtari të saj.

“Ne zgjedhjet nacionale do të hyjmë të përgatitur, veç jemi duke i bërë përgatitjet dhe jemi të bindur që do t’i fitojmë zgjedhjet nacionale”.

“Dihet kur janë zgjedhjet partiake, do të thotë, ato ndodhin çdo katër vjet. Nëse konsideron Fatmir Sejdiu se mund të jetë Kryetar i ardhshëm i LDK’së atëherë le të konkurrojë në mënyrë të rregullt sipas procedurave të parapara”.

“Tashti ka ide që të krijojmë edhe Këshilla Nismëtar, t’ia nisim prej zeros LDK’së, pas një historie 24 vjeçare. Ka ide që në qarqe edhe të ish formuesve të LDK’së edhe qarqe intelektuale të ndryshme t’ia nisim nga zero, të krijojmë Këshilla Nismëtar dhe ta formojmë LDK’në prej fillimit. Unë mendoj që kjo është tepër e dëmshme për LDK’në dhe LDK nuk do ta lejoj një gjë të tillë”.

“LDK’ja ka histori dhe pjesë e asaj historie është edhe vet Fatmir Sejdiu dhe nuk mendoj që ajo mund të funksionoj, kështu që presim zgjedhjet, janë procedurat e rregullta krejtësisht demokratike”.

“Unë e pashë që ai tha se dikush po thotë që ka edhe metoda puçiste. Në qoftë se dikush angazhon ekipe të ndryshme, individë, që mos të fitojë Isa Mustafa në Prishtinë apo kudo qoftë, prej strukturave që e quajnë vetën të LDK’së por s’janë pjesë organizative e LDK’së, unë nuk mund ta quaj ndryshe”.

“Pse akuzohet Isa Mustafa, pse Fatmir Sejdiu nuk e akuzon Qeverinë Qendrore për defektet çfarë po ndodhin me qeverisjen në Kosovë, por akuzon partinë e vet, që ka kontribuar shumë për të, kjo është goxha e pafalshme”.

Por, a është kërkuar ndonjëherë dorëheqja e Isa Mustafës nga ndonjë degë ose nga ndonjë anëtar i rëndësishëm i LDK pas humbjes në Prishtinë?

“Absolutisht jo”, thotë me bindje Rugova.

“Mund të ketë individë të cilët janë të pakënaqur me punën e Isa Mustafës, që është shumë normale, që ka plotë njerëz të pakënaqur me individë, me liderë të partive në strukturë mirëpo struktura e LDK’së është duke funksionuar ashtu si duhet dhe nuk besoj se mund të hapen ato porta”.

“Nëse dikush pret të akuzohet Isa Mustafa dhe të krijohet hapësirë për dikë tjetër, ajo është një çështje tjetër”.

“Presim, zgjedhjet në parti do të ndodhin brenda vitit, kandidaturat do të jenë krejt të rregullta, dhe të kandidojnë”.

“Çdo kandidat që vije nesër lider i partisë së LDK’së unë do të jem me atë lider, natyrisht me votë të elektoratit brenda partisë”.

Meqë ky vit është vit zgjedhor edhe në nivel të Kosovës por edhe në LDK, a do t’i mbajë kjo parti zgjedhjet partiake para zgjedhjeve nacionale në Kosovë?

“Absolutisht jo. Nuk ka shansë”, thotë Haki Rugova.

Veturat e vjedhura në Zvicër dhe Holandë, konfiskohen në Prizren

0

vetura e ram bujesDy vetura të vjedhura, njëra në Zvicër dhe tjetra në Holandë, janë konfiskuar nga policia në Prizren.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se veturat e konfiskuar janë të llojit “Audi Q” .

“Dy vetura “Audi Q’, njëra e me ngjyrë bardhë dhe tjetra e zezë, të cilat janë raportuar si të vjedhura njëra në Holandë e tjetra në Zvicër janë gjetur në rajonin tonë”

“Në hetimin e rasteve ka qenë i përfshirë Interpoli, Zyra ndërlidhëse e Policisë së Kosovës, hetues rajonalë kundër auto -krimeve dhe Prokuroria, e cila ka urdhëruar që veturat të sekuestrohen ndërsa të vazhdohet me hetimin e rasteve”./PrizrenPress.com/.

Kosova e Serbia takim me zyrtarët e BE

0

Zgjedhjet ne veriGrupet punuese të Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen në Bruksel me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për të diskutuar zbatimin e rezultatit të zgjedhjeve komunale në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Sipas Zërit të Amerikës, mospajtimet rreth procedurave kanë bërë që të shtyhet konstituimi i komunave në veri, ndërsa mosmbledhja e kuvendeve komunale deri në fund të kësaj jave mund të çojë në zgjedhje të reja në atë zonë.

Shkolla “Nazim Kokollari”, me sallë të fizkulturës

0

muja perurimShkolla fillore “Nazim Kokollari” në Prizren, është pasuruar të mërkurën me sallë të edukatës fizike. Përurimi i kësaj salle është karakterizuar me një atmosferë festive.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, tha se ndërtimi i sallës së edukatës fizikës në këtë shkollë është i rëndësishëm jo vetëm për nxënësit, por edhe për të rinjtë e lagjes “Dardania”.

Ndërkaq drejtori i Arsimit,Nexhat Çoçaj,tha se gjysmëvjetori i dytë në këtë shkollë por edhe në shkollat e tjara ka filluar mbarë.

Fjalë të mira për realizimin e këtij projekti pati edhe,Tahir Kokollari, baba i dëshmorit,Nazim Kokollari,emrin e të cilit e bart kjo shkollë që nga 22 marsi i vitit të kaluar.

Drejtori i shkollës Xhafer Basha,shprehu besimin se së shpejti kjo sallë do të kompletohet në tërësi me inventarin e nevojshëm.

Objekti i sallës ka kushtuar në vlerë prej 228 mijë eurove të investuara nga drejtoria komunale e arsimit. Objekti në fjalë ka hapësirën prej 930 metër katror duke përfshirë sallën në dimensione 33 X 18 metra si dhe dhomat përcjellëse…/TV Prizreni/

Shtrenjtohet uji në Prizren

0

Uji i pijshem-qeshmja

Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim (ZRRUK) e Kosovës, pas analizës së afarizmit të realizuar të kompanive regjionale të shërbimeve publike të ujit gjatë vitit 2013, ka bërë korrigjime të pjesshme në dy kompanitë regjionale, tek “Hidroregjioni-Jugor” në Prizren dhe “Radoniqi” në Gjakovë, me të cilat do të faturohen konsumatorët e shërbyer gjatë vitit biznesor 2014.

“” Në “Hidroregjionin -Jugor” në Prizren tarifa për shërbimet e ujësjellësit për konsumatorët e amvisërisë është ngritur nga 0.35 €/m3 në 0.36 €/m3,për konsumatorët e biznesit dhe institucioneve tarifa për shërbimet e ujësjellësit është rritur nga 0.69 €/m3 në 0.70 €/m3”.

“ Tek “Radoniqi” në Gjakovë tarifa për shërbimet e ujësjellësit për konsumatorët e amvisërisë është ngritur nga 0.35 €/m3 në 0.36 €/m3. Po ashtu edhe tarifa për shërbimet e kanalizimit për konsumatorët biznese e institucione është rritur nga 0.21 €/m3 në 0.22 €/m3?, njofton ZRRUK nëpërmjet një komunikate.

“Arsyet e marrjes së një vendimi të tillë qëndrojnë në faktin se as një nga Kompanitë Regjionale të Ujit (KRU), nuk i ka përmbush ose përafruar përmbushjes së objektivave të dymbëdhjetë (12) treguesve kyç të përcaktuar nga ZRRUK me procesin rregullatorë të tarifave të vitit 2013, të cilët kanë qenë parakusht për të proceduar me metodologjinë e rishikimit të tarifave për ngritje të këtyre shërbimeve publike të ujit”

“Korrigjimet e pjesshme të rishikimit të tarifave te dy kompanitë regjionale të theksuara ma lartë, janë përshtat me ngritje simbolike të tarifave të tyre për nga një (1) cent për m3, pasi që njëra nga to ka të përmbushur tre tregues e tjetra dy dhe që të dy kompanitë i janë përafruar shumë shumës së planifikuar të realizimit të investimeve kapitale të financuar nga mjetet vetanake financiare”, thuhet në komunikatë.

ZRRUK ka vendosur me vazhdimin e vlefshmërisë së tarifave të shërbimeve publike të ujit të vitit 2013 edhe gjatë vitit 2014, të pesë kompanive tjera.

“Ky proces tariforë është pjesë e procesit rregullatorë të tarifave 2012-2014, të përcaktuar mbi bazën e Biznes Planeve Rregullatore të prezantuara nga Kompanitë Regjionale të Shërbimeve të Ujit në gjysmën e dytë të vitit 2011 dhe politikave rregullatorë të këtyre shërbimeve të aprovuar nga ZRRUK”./PrizrenPress.com/

 

Krasniqi mohon kthimin e Limajt në PDK

0

Krasniqi-Jakup5-21Jakup Krasniqi, thotë se lajmi për kthimin e Fatmir Limajt në PDK është krejt gënjeshtër. Ndryshe, Limaj dhe Krasniqi, dikur dy nga figurat kryesore brenda PDK’së, kanë lënë të hapur mundësinë e krijimit të një partie të re pas prishjes së tyre me PDK’në.

Jakup Krasniqi mohon kthimin e Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në media sot ka qarkulluar një lajm në të cilin thuhej se deputeti Limaj do të kthehet në PDK, pas konsultimeve të supozuara se kanë ndodhur mes tij dhe Kryeministrit dhe kryetarit të kësaj partie, Hashim Thaçi.

Por, ky lajm demantohet nga politikani aktualisht më i afërt me Limajn, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

“Është gënjeshtër”, thotë Krasniqi për lajmi.net.

“Për këtë çështje më mirë është të pyetet Fatmir. Por, unë nuk besoj se lajmi është i vërtetë”.

“Besoj se është krejt gënjeshtër, mirëpo për këtë duhet të flasë vetë ai”, thotë Krasniqi për lajmi.net.

Thaci LImaj Krasniqi

Limaj dhe Krasniqi, dikur dy figura kryesore brenda PDK’së, kanë lënë të hapur mundësinë e krijimit të një partie të re, pas përplasjeve që ata kishin me drejtuesit e kësaj partie.

Si deputetë të dy votuan në disa raste kundër vendimeve të koalicionit qeveritar.

Limaj në Malishevë dhe Krasniqi në Drenas, po ashtu, u angazhuan maksimalisht për fitoren e dy Iniciativave Qytetare në këto komuna, që garonin përballë PDK’së, e cila humbi njërën nga këto beteja zgjedhore.

Pas zgjedhjeve lokale Thaçi dhe Zëvendëskryetari i PDK’së, Kadri Veseli, u kanë bërë thirrje Limajt dhe Krasniqit që të kthehen në PDK, por thirrje e tyre nuk ka mirëkuptimin e tyre.

Deri tash Limaj dhe Krasniqi kanë folur për një alternativë të re politike, por pa dhënë detaje dhe pa ndërmarrë hapa konkret, duke lënë kështu hapësirë për debate dhe interpretime të ndryshme.