15.8 C
Prizren
E shtunë, 5 Tetor, 2024

Krasniqi mohon kthimin e Limajt në PDK

Krasniqi-Jakup5-21Jakup Krasniqi, thotë se lajmi për kthimin e Fatmir Limajt në PDK është krejt gënjeshtër. Ndryshe, Limaj dhe Krasniqi, dikur dy nga figurat kryesore brenda PDK’së, kanë lënë të hapur mundësinë e krijimit të një partie të re pas prishjes së tyre me PDK’në.

Jakup Krasniqi mohon kthimin e Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në media sot ka qarkulluar një lajm në të cilin thuhej se deputeti Limaj do të kthehet në PDK, pas konsultimeve të supozuara se kanë ndodhur mes tij dhe Kryeministrit dhe kryetarit të kësaj partie, Hashim Thaçi.

Por, ky lajm demantohet nga politikani aktualisht më i afërt me Limajn, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

“Është gënjeshtër”, thotë Krasniqi për lajmi.net.

“Për këtë çështje më mirë është të pyetet Fatmir. Por, unë nuk besoj se lajmi është i vërtetë”.

“Besoj se është krejt gënjeshtër, mirëpo për këtë duhet të flasë vetë ai”, thotë Krasniqi për lajmi.net.

Thaci LImaj Krasniqi

Limaj dhe Krasniqi, dikur dy figura kryesore brenda PDK’së, kanë lënë të hapur mundësinë e krijimit të një partie të re, pas përplasjeve që ata kishin me drejtuesit e kësaj partie.

Si deputetë të dy votuan në disa raste kundër vendimeve të koalicionit qeveritar.

Limaj në Malishevë dhe Krasniqi në Drenas, po ashtu, u angazhuan maksimalisht për fitoren e dy Iniciativave Qytetare në këto komuna, që garonin përballë PDK’së, e cila humbi njërën nga këto beteja zgjedhore.

Pas zgjedhjeve lokale Thaçi dhe Zëvendëskryetari i PDK’së, Kadri Veseli, u kanë bërë thirrje Limajt dhe Krasniqit që të kthehen në PDK, por thirrje e tyre nuk ka mirëkuptimin e tyre.

Deri tash Limaj dhe Krasniqi kanë folur për një alternativë të re politike, por pa dhënë detaje dhe pa ndërmarrë hapa konkret, duke lënë kështu hapësirë për debate dhe interpretime të ndryshme.

Më Shumë

Finalja e Superkupës për femra: Bashkimi përballet me Pejën 03

Sonte zhvillohet finalja e Superkupës së basketbollit për femra 2024, përcjell PrizrenPress. Ndeshja do të luhet në palestrën sportive “Karagaçi” në Pejë, me fillim në...

Komuna e Prizrenit ofron falas shërbimin e ultrazërit dhe mamografisë me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është duke u ofruar falas shërbimi i ultrazërit dhe mamografisë,...

Lajmet e Fundit