Lushtaku mund të mbetet pa avokat ndërkombëtar

Lushtaku5-27Kryetarit të Skendarajt, Sami Lushtakut, i cili po mbahet në paraburgim, i ka dalë problem me angazhimin e avokatit ndërkombëtar. Oda e Avokatëve e Kosovës i ka refuzuar përkohësisht licencën avokatit izraelit Nick Kaufman, që po provon ta mbrojë Lushtakun në rastin e njohur si “Grupi i Drenicës”.

Oda e Avokatëve ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë, që të tregonte se a kanë dy shtetet marrëveshje reciprociteti për këtë.

Por, Driton Lajçi, këshilltar i ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi, i ka konfirmuar KTV-së se dy vendet nuk kanë marrëveshje.

Në këto rrethana, Oda e Avokatëve e Kosovës paralajmëron mosdhënie të licencës për avokatin Kaufman.

Sami Lushtaku ka ndërprerë bashkëpunimin me avokatin mbrojtës, Arianit Koci, ende pa e ditur se a do të licencohet Nick Kaufman, apo jo?

“Avokatit të huaj ia kam lënë një baze të mirë për veprim te mëtejshëm profesional”, ka thënë Koci.

Koordinatori i ekipit të mbrojtjes të Sami Lushtakut, biznesmeni Rrustem Rukolli nuk ka dashur të fliste për këtë, transmeton KTV.

Pos Sami Lushtakut, avokat ndërkombëtar ka angazhuar edhe Sylejman Selimi.

Gregory Guy Smith është licencuar dhe bashkë me Tomë Gashin përbëjnë tash e tutje ekipin mbrojtës të ish-komandantit të UÇK-së.

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit